Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “64 vjeçarja shkon ta tërheqë”, kanabis-çokollatë me pako postare drejt Shqipërisë, rasti i tretë në tre muaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “64 vjeçarja shkon ta tërheqë”, kanabis-çokollatë me pako postare drejt Shqipërisë, rasti i tretë në tre muaj
KronikeKryesore

“64 vjeçarja shkon ta tërheqë”, kanabis-çokollatë me pako postare drejt Shqipërisë, rasti i tretë në tre muaj

Published: September 4, 2022
Shpërndaje

Policia njoftoi të premten arrestimin e dy të rinjve në Durrës, fill pasi tërhoqën një pako nga zyrat e postës, brenda së cilës u gjet kanabis sativa e paketuar në formë çokollate. Policia tha se arrestoi dy 28-vjeçarë me banim në Durrës, ndërsa njoftoi se dërgesa me kanabis ishte nisur nga Belgjika në drejtim të Shqipërisë.

Ky është rasti i tretë i identifikuar në tre muaj, kur sasi të vogla kanabisi nisen me pako postare drejt Shqipërisë. Policia tha se përveç Belgjikës, kanabisi ishte trafikuar në dy raste të tjera edhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Shqipëria ka qenë prej vitesh një burim i rëndësishëm i eksportimit të kanabisit drejt vendeve të BE-së dhe rruga e kundërt, edhe pse në sasi të vogla, flet për një trend të ri gjatë vitit të fundit.

Kanabisi i kapur nga policia më 18 gusht. Foto kortezi: Policia e Shtetit

Policia i ka koduar tre operacionet me emrin “Green mail” dhe ka arrestuar gjashtë persona. Më 18 gusht, policia e Durrësit sekuestroi dy pako kartoni të postuara nga Mbretëria e Bashkuar, brenda së cilës u gjendën 5 qese me pesë totale prej 340 gramësh.

Megjithëse destinacioni nuk ishte Durrësi, ajo ishte postuar në qytetin bregdetar. Porositësi i dërgesës së 18 gushtit, me iniciale M. V., dërgoi një 18-vjeçar për t’i dërguar pakot në Tiranë. Ky i fundit po udhëtonte me një taksi në momentin e arrestimit.

Gjatë një operacion më të hershëm më 30 qershor, policia arrestoi gjithashtu 2 persona. Një 64 vjeçare kishte shkuar të tërhiqte në një zyrë postare në Tiranë pakon e sjellë nga Mbretëria e Bashkuar me rreth 1.3 kilogramë të dyshuar si Kanabis Sativa, të cilën e kishte porositur një 34 vjeçar.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Apokalips says:
    September 4, 2022 at 8:31 pm

    Shoke gazetare te gazetes Dita paskeni marre overdoze, Shqiperine nga eksportuesja me e madhe ne Evrope, po na e ktheni ne importuese.
    Zoti paste meshire per ju dhe t’ju ktheje ne njerez normale, por sic duken bathet (bythet) goditja qe keni marre eshte e pariparueshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika popullore e protestës
  • Paratë nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë sjellje
  • Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis
  • I përhapën foto-montazh me minifund dhe e akuzuan se ‘urdhëroi policinë’, Iris Luarasi: Kjo nuk është gazetari, por qelbësirllëk
  • Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar në Itali

Komentet e Fundit

  1. Flamur on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  2. Xha Teme Analisti on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  3. X on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. Emigranti on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  5. Luani on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?