Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 7 Korriku i Saliut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > 7 Korriku i Saliut
AnalizaKryesorePolitike

7 Korriku i Saliut

Published: June 28, 2022
Shpërndaje

Nga Skënder Minxhozi

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Basti i radhës është ky: a do të mbledhë më shumë njerëz në shesh Sali Berisha i sotëm, sesa Lulzim Basha i djeshëm?! A peshon më tepër Partia Demokratike e dalë nga Rithemelimi, se PD e nëntë viteve të fundit, kur Basha mblidhte protestues në shesh, me Berishën, Kryemadhin dhe një dyzinë kryetarësh e VIP-ash të tjerë të opozitës në rreshtin e parë të foltores?!

Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare në 7 korrik në Tiranë, në një lloj inaugurimi të linjës së tij të re kundër qeverisë dhe në pritje që kuadratit t’i bashkohet pas njëzet ditësh edhe Ilir Meta që po mbledh orenditë e zyrës në Presidencë. Kjo e 7 korrikut është një sfidë që Berisha i bën të gjitha manualeve të protestave në Shqipëri, ku sezoni veror, vapa dhe pushuesit e shumtë plazheve, janë një kundër-indikacion i pastër për aktivitete politike. Përgjithësisht të menduarit politikisht venitet gjatë verës, kur opozitarë e votues të qeverisë miksohen nëpër plazhe me kostume banjoje. Por Berisha kërkon të hapë ciklin e tij të tretë politik në krye të PD, me një akt publik dhe të zhurmshëm. Dhe ku ka më të zhurmshme se një protestë para dritareve të Edi Ramës?!

Nëse në planin taktik idea e Berishës është normale dhe e kuptueshme, në realitetin përvëlues të verës shqiptare një ide e tillë ka më shumë sesa një risk brenda. Nuk janë të paktë këto orë deputetët dhe zyrtarët e PD të cilët privatish ngrenë supet kur i pyet sesi e ka menduar Doktori fabulën e 7 korrikut. Përtej frazeologjive hipokrite me primare, udhëheqje kolektive e respektim të mendimit alternativ brenda strukturave të partisë, Sali Berisha po bën edhe një herë të vetmen gjë që të di të bëjë: të vendosë e të vulosë ai vetë, pa asnjë sufler pas vetes!

Kështu e ka vendosur edhe shtatë korrikun, i bindur në instiktin dhe nuhatjen e tij, por edhe në vetëbesimin se është një organizëm politik i pashkatërrueshëm, inoksidabël dhe që nuk pyet as për vitet e as për konsumin e vet si lider politik.

Një përgjigje indirekte se cili mund të jetë rezutati i protestës së 7 korrikut, duket se e jep sondazhi i fundit i Eduart Zaloshnjës, në lidhje me pëlqyeshmërinë e liderëve politikë në momentin aktual. Mes Ramës dhe pjesës gri, Sali Berisha merr vetëm 27% të mbështetjes së personave të pyetur. Një përqindje që duket se përkon me të gjitha ato që janë pritshmëritë numerike të PD se Rithemelimit, pas ikjes së grupimit të Bashës dhe rrudhjes së buzëve të elektoratit gri, gjithnjë skeptik dhe të pakënaqur me rikthimin e përjetshëm të “kostumeve të vjetra” të politikës shqiptare.

E parë në këtë prizëm, protesta e 7 korrikut ka më shumë se një të panjohur brenda. E planifikuar si një gjest emocional, më shumë sesa si një lëvizje gjakftohtë dhe e bazuar mbi logjikë, kërcimi i Doktorit në meidanin e protestave mund të sjellë një impuls për opozitën nëse sheshi mbushet e Rama frikësohet, por mund të shënojë edhe një reagim të tipit “edhe ky si Luli…”, në rast se protestuesit e sjellë me autobusa do të jenë veçse një njollë e vogël në bulevard (dronët dhe Google s’të falin në këto raste).

Berisha ka zgjedhur të dalë në shesh pa Ilir Metën. Një akt nxitimi që duket se kërkon të afirmojë rolin drejtues të PD në opozitën e shtatorit. Pa Metën në shesh, Berisha do t’i llogarisë si të tijët pjesëmarrësit, e jo si “popullin e 2 marsit” që presidenti/kryetar i LSI,  thotë se  është garda e tij pretoriane!

Doktori i bën shumë mirë llogaritë e Edi Ramës, por duket se harron disi llogaritë e veta. Në parim momenti aktual është tejet i vështirë për qeverinë. Kriza e çmimeve ka futur në mendime të thella çdo shqiptar, tabelat e çmimeve të pikave të karburantit që duken më shumë mure pushkatimi për cilindo që ka një makinë.

Por kjo është llogaria e Ramës, jo e opozitës. Sepse ka dhe një të tillë për t’u bërë. A është PD e sotme mbartëse e besueshme e pakënaqësisë popullore për krizën, çmimet, korrupsionin dhe të këqijat e tjera të lidhura me qeverisjen?! Vështirë të thuash se po. Nëntë vjet ngjyrë rozë janë aty, me pluset dhe minuset e tyre, por pala përballë nuk vjen e virgjër dhe pa rekorde në këtë përballje.

Edi Ramën e rrezikojnë çmimet, konsumimi politik, korrupsioni i administratës dhe kriza, jo opozita aktuale e drejtuar nga politikanë me asteriks në fund të rreshtit. Berisha dhe Meta nuk janë varfanjakët që dolën nga hiçi për të sjellë një përmbysje politike dhe morale në këtë vend. Ata janë pjesa më e vjetër e sistemit dhe si të tillë do dalin në shesh edhe në 7 korrik. Kjo duhet mbajtur mirë parasysh, para se të llogariten në ajër mijërat e militantëve dhe qytetarëve të thjeshtë që do t’i përgjigjen thirrjes së Doktorit në piskun e vapës së korrikut, për të rrëzuar “Edvinin e zi”. Sepse në këtë vend të vogël dhe të ngratë ka shumë “të zinj”, e pak “të bardhë”!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • edi says:
    June 28, 2022 at 9:03 am

    Per inat te sime vjhre shkoj e flej me mullixhne eshte nje fjale e urte. Kjo dyshe Rama Velija qe po marin pronat me nje cope leter dhe te vene gjithe shtetin perpara na ka bere qe te themi me mire tjetri se keta.Partia socialiste nuk ekziston me ate e kane pushtuar rilindasit hajdute e kriminele qe po shfrytzojne cdo pushtet per te grabitur pronen.Mallkimi im eshte ju vrafte zoti o politikane hajduter e kriminele.

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    June 28, 2022 at 9:04 am

    A duhet protestuar apo duhet duruar ky regjim-Rama, kjo eshte ceshtja!
    Qeverite kudo ne bote kush me shume e kush me pak kane zgjidhur qesen per qytetaret e tyre ne keto kohe. Vetem kjo qeveri-Rama nuk ka luajtur as gishtin e vogel ne kete drejtim. E vetmja mase ka qene 3 muaj nga 3000 leke per pensionistet me pensione nen 15 mije leke (!) Per buxhetoret, Asgje. Rrogat e tyre jane te stopuara aty ku ishin 10 vite me pare.
    Kur nje qeveri deshton ne aspektin kryesor – rritjen e mireqenies se shtetasve te saj – e aq me shume kur ka shtuar varferine, ajo qeveri duhet rrezuar pa patur asnje alibi me opoziten. Nje qeveri qe mba pushtet me Patronazhiste meriton plotesisht te largohet me Protesta.

    Reply
  • Sos says:
    June 28, 2022 at 1:24 pm

    NGRIU PRIFT TE ULET HOXHA
    SALA PO THERRET
    EDI BEN GALLATE
    MBAHET SI PROFET

    KOHA DO TREGOJ
    QE TE DY I PRET
    KAZANI I PLEHRAVE
    MJERE KY MILET

    Reply
  • Tatarata says:
    June 28, 2022 at 1:41 pm

    Quhet ASTERISK, jo ASTERIKS…..

    Reply
  • rexhep says:
    June 28, 2022 at 4:38 pm

    Te heshtesh, te mos veprosh, te mos dalesh ne proteste kunder veprimtarise se kesaj qeverie e cila ne te gjithe zinxhirin e drejtimit te saj mbizoteron korrupsioni, nepotizmi, paaftesia, kriminaliteti etj etj do te thote te pranosh veprimet e saj. Ne keto 30 vite te tranzicionit nga dikatura ne demokraci 1991-2022, vitet e qeverisjes socialiste (2013-2022) kane arritur majen e piramides te shkaterrimit moral te njerzve.
    E si te mos protestosh per nje te drejte elementare-te drejten per te jetuar ne vendin tend me dinjitet? po na digjet toka nen kembe.
    Veprimet tona (protestat) mund të jenë të mira ose të këqija, por jo domosdoshmërisht njëri nënkupton tjetrin. Me fjalë të tjera, të bësh një veprim që na duket i mirë mund të çojë në pasoja edhe me te keqija, megjithëse duhet thënë se gjithçka varet nga mënyra se si e shikon atë. Protestat e medha duhet ta tundin dhe shkundin kete qeveri, perndryshe do kthehemi ne nje popull sklleverish. ju bej thirrje dilni ne proteste edhe sikur te jeni kunder Sali Berishes

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 28, 2022 at 5:45 pm

    Ok,Z.Minxhozi: Sa herë u jap OK analizave të Tua nuk më botohen..!
    1.Sb do i bëj karshillëk DASH,SPAK,POPULLIT SOCIALIST,L.BASHËS..etj.
    2.Edhe këtë herë E.Rama do plazhitet në detin jonë pasi çmimet e shportës,etj nuk u ul qeveria por sipërmarrja.Ndryshe e pson si në VENEZUEL që bisneset lan tregun bosh dhe qeveria RA..! Rama nuk ka mëndjen e Saliut dhe 44.000 luftëtarët e tij të armatosur,siç ka vepruae në 32 vite..pasi Luli ka qën vetëm biri tij politik..
    3.Protesta do shënoi fundin e tij protestues,pasi Ai nuk është kryetar i PD por një person inatçor,Kafshë pas 21 janarit 2011(F.Nano) Shpifs,Psiko i viteve 68-70,i kuruar nga Dr.YLVI VEHBIU..!
    4.Majlinda Bregu mbrëm në TopÇenell tha: Nyja gordiane Sb+Lb duhej zgjidhur që në 2013,pasi Sb ka qën ATY,(si gjarpëri nën gur..EL)
    -FLM S.M,DITA

    Reply
  • Demotakercita says:
    June 30, 2022 at 6:38 am

    Qeveria Rama e ka konsumuar veten ne keto tre mandate,me gjithe perparimet e bera.Ndoshta edhe mund te ishte larguar por,kur perpara si kundershtare ka nje opozite te pa rinovuar me figura e program,Rama do te qendroj akoma shume.Cmimet nuk i vendos qeveria,si ne monizem por,tregu.Saliu dhe shpura e tij do te bente mire ta kishte hapur krahun,per te miren e tij e te shqptareve
    .

    Reply
  • Arber iliri says:
    July 2, 2022 at 7:50 pm

    Berisha nje mbeturine enveriste ne ambjentin politik shqiptar eshte turpi i jone.Te shkosh pas Berishes eshte sa e turpshme aq edhe primitive per cdo shqiptar .Vetem hajdutet,kriminelet dhe trushplaret mund te shkojne pas tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?