Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 7 viktima nga aksidentet rrugorë në 48 orë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 7 viktima nga aksidentet rrugorë në 48 orë
AktualitetKronike

7 viktima nga aksidentet rrugorë në 48 orë

Published: March 11, 2023
Shpërndaje

Shkon në 7 numri i viktimave nga aksidentet gjatë 48 orëve të fundit në rrugët e vendit. Përplasja e fundit u shënua në Dibër. Një mjet doli nga rruga dhe përfundoi në një përrua.

Në aksidentin në rrugën e fshatit Melan, humbi jetën 18-vjeçari Armend Spahiu, i cili ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga 19-vjeçari Roni Kata. Ky i fundit është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Para aksidentit në Dibër, humbën jetën edhe 6 qytetarë të tjerë në rrugët e vendit. Aksidenti më tragjik ishte në unazën lindore në Tiranë ku humbën jetën tre të rinj. Në Durrës një betoniere përplasi në mes të ditës një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

- Publicitet -

Një tjetër aksident me pasoja fatale u shënua edhe në Kavajë, ku 30-vjeçarja Rovena Cara, humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e plagëve të marra, ajo ndërroi jetë pa iu dhënë mundësia të dërgohet në spital.

Në një tjetër aksident në segmentin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Lumalas humbi jetën një këmbësor që u përplas nga një automjet. Disa aksidente të tjera me të plagosur i shtohen këtij bilanci.

Për periudhën Janar-Shkurt në të gjitha rrugët e vendit janë shkaktuar 451 aksidente rrugore, numër më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

E kthyer në një praktikë tashmë, pas aksidenteve të rënda, policia nisi një fushatë kontrollesh që brenda 12 orëve prodhuan, pezullimin e 53 lejeve të drejtimit, dhe ndëshkimin e 122 drejtuesve të mjeteve për shpejtësi tej normave të lejuara. Gjithashtu u vendosën 87 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit. 106 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masa ndëshkuese pati edhe për manovra të gabuara dhe gara shpejtësie, konkretisht 11 të tilla dhe 23 masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Falsifikuan dokumentet për 6 prona në Fier, arrestohen ish-drejtori i ASHK dhe përfituesi
  • EMRAT: Krim i rëndë në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten në sy të nipit 14 vjeç
  • Ndeshjet e Nations League, Maran publikon listën e lojtarëve të Kombëtares
  • Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina pësojnë rënie

Komentet e Fundit

  1. Prizren on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. 1thundrak on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. Ethem Lalaj. on 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  4. Zgjohuni, abuzimi me detyren ndeshkohet pa dallim on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  5. Zgjohuni, abuzimi me detyren ndeshkohet pa dallim on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?