Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj
AktualitetEkonomi

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj

Published: July 1, 2022
Shpërndaje

Bizneset shqiptare kanë më shumë prirje të punësojnë njerëz nga jashtë vendit në krahasim me vendet e tjera të rajonit (Serbi, Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje).

Barometri i Ballkanit 2022 në anketën me bizneset e rajonit gjeti se, kompanitë shqiptare kishin përqindjen më të lartë të përgjigjeve pozitive për të punësuar punonjës të huaj.

Pyetje se, “Sa gjasa keni të punësoni persona nga jashtë vendit”, 74% e kompanive shqiptare u përgjigjen ‘po’, ndërsa mesatarisht në të gjithë rajonin, 47% e kompanive pohuan se ka gjasa të punësojnë të huaj.

- Publicitet -

Ballkani por sidomos Shqipëria, po përjeton mungesë të fuqisë punëtore prej mungesave që po krijon emigracioni i të rinjve. Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për llogari të Barometrit 2022 ka evidentuar se, kompanitë shqiptare kanë më shumë prirje për të punësuar të huaj.

Tendenca për të punësuar të huaj në Shqipëri dhe shënoi rritje të fortë në barometrin e vitit 2022, pasi një vit më parë vetëm 32% e kompanive shqiptare kishin gjasa ose shumë gjasa për të punësuar të huaj.

Kjo prirje po rritet, për faktin se, Shqipëria ka normat më të larta të emigrimit në raport me popullsinë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 2021 emigracioni neto shënoi 32 mijë persona. Të dhëna më të detajuara tregojnë se shumica (80%) janë nën moshën 34 vjeç.

Nga ana tjetër kërkesa për punonjës në disa sektorë, të tillë si turizmi, ndërtimi dhe industria tekstile po rritet me shpejtësi, për shkak të zgjerimit të aktivitetit.

Kompanitë në të gjitha aktivitetet po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Për shumicën e tyre, gjetja e punonjësve është kthyer në shqetësim kryesor, ndryshe nga një dekadë kur fuqia punëtore nuk ishte shqetësim i kësaj natyre.

Nga ana tjetër vendet e Rajonit vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë. Në vitin 2021 papunësia shënoi mesatarisht 16%. Papunësia në njërën anë dhe kërkesa për punonjës në anën tjetër tregojnë për një mungesë vizioni për të integruar nevojat e tregut të punës me arsimin.

Kërkesat për punësim nga bizneset janë zakonisht për pozicione pa kualifikimin, sidomos në Shqipëri ndërkohë që të papunët e regjistruar në një masë të madhe janë të kualifikuar.

Banka Botërore i ka rekomanduar Shqipërisë të ndryshojë modelin ekonomik nga krahu intensiv i punë në teknologji dhe në punë me vlerë të shtuar.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • gjergji says:
    July 2, 2022 at 8:49 am

    Bravo.Lajme i shkelqyer.Koha e ndryshimevete krahut te punes duke e kthyer ate ne intensive me teknologji te larte kerkonPUNTOR TE KUALIFIKUAR qe edhe rendimenti i tyre si dhe pagesa te jene me te larta.
    Normalisht ne shqiperi ka “puntor te kualifikuar” per rrena e mashtrime e te paafte ne kto zanate.Te afte si puntor bujqesie apo ndertim duke mos ja hequr zanatin e pjesmarrjes ne trafikun e droges.
    Shtimi maksimal i puntoreve te huaj me kualifikim profesional ndihmon ne zhvillimin profesional te nje stadi puntoresh te rinj profesional te afte qw te shpejton kualifikimin e nje krahu pune per te kryer pune intensive fale teknoligjis se larte qe duhet te perdoret.E nevojshme dhe e domosdoshme qe te kerkohet qe ne bizneset e reja te prodhimit te kene teknollogjite larte e qe forca e krahut pas mbarimit te studimeve te larta te specializohet jashte qe te jete e afte(sipas profilit punes) te plotesoj kushtet e prodhimit.
    Kjo se paku nga eksperienca ime ma se 30 vjecare ( i punesuar ne industrin farmaceotike e me vone nje nder drejtuesit e saj te nje sektori te profilizuar prodhimi) ne nje vend super te zhvilluar te teknollogjis se larte besoj ka ardhur koha qe kto kondita pershpejtojne futjen e teknologjive te prodhimit intensiv e te paguar mire.Pa puntor te afte profesionalisht per kte hap( jo puntor made in albania) eshte e veshtire dhe e pamundur investimet e kompanive te medha ne sektor te nryshem prodhimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?