Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
Lajmi i funditPolitike

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Published: November 6, 2026
Shpërndaje

Regjistrat e dhuratave të pranuara nga kryeministri Edi Rama gjatë 13 viteve në pushtet përfshijnë qindra objekte, nga libra e suvenire diplomatike te orë, vepra arti dhe sende prej metalesh të çmuara.

Më 27 shtator, pas kthimit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kryeministri Edi Rama publikoi një videomesazh nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në të cilin hodhi poshtë akuzat për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, duke përmendur mes të tjerash edhe një muze të dhuratave në selinë e qeverisë.

“Sot në kryeministrinë e Republikës së Shqipërisë, ka një muze të dhuratave që merr kryeministri,” deklaroi Rama, duke këmbëngulur se pushteti i tij nuk ishte përdorur kurrë “për të dhënë favore të errëta apo për të marrë dhurata të paligjshme”.

- Publicitet -

Deklarata erdhi në përgjigje të akuzave publike për një orë të shtrenjtë që pretendohej se kryeministri e kishte marrë dhuratë nga persona të lidhur me krimin e organizuar. Rama i mohoi akuzat dhe tha se dhuratat e marra gjatë ushtrimit të detyrës ishin regjistruar si pronë shtetërore.

Nëpërmjet kërkesave për të drejtë informimi, BIRN siguroi nga Kryeministria katër regjistra të dhuratave që mbulojnë periudhën 2013–2026. Pas eliminimit të regjistrimeve të përsëritura, analiza identifikoi 753 objekte, të dhuruara nga presidentë, kryeministra, diplomatë dhe personalitete të tjera.

Regjistri më i hershëm, që mbulon periudhën 2013–2018, identifikon edhe dhuruesit, duke ofruar një panoramë të marrëdhënieve diplomatike dhe vizitave zyrtare gjatë viteve të para të qeverisjes së Ramës.

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm turk, Recep Tayyip Erdogan, figuron si dhurues i një pjate me kapak argjendi, ndërsa presidenti francez François Hollande ka dhuruar një pjatë argjendi dhe një gotë, të dyja të zbukuruara me stemën e Francës.

Në listë gjendet edhe emri i Joe Biden, në atë kohë zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara, i regjistruar si dhurues i një ore tavoline të markës Chelsea.

Ish-presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, figuron si dhurues i një guri rubini të vendosur mbi një pllakë mermeri, ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhuruar një hartë të Kosovës të punuar në gur.

Mes objekteve të inventarizuara janë gjithashtu dy maska të përshkruara si prej ari, të dhuruara nga kryetari i atëhershëm i Parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski, dhe një shpatë e vogël ceremoniale nga princi saudit Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Në regjistrat e mëvonshëm, që mbulojnë periudhat 2018–2020, 2021–2022 dhe 2022–2026, shfaqen qindra objekte të tjera, megjithëse emrat e dhuruesve nuk janë shënuar.

Mes tyre është një orë dekorative me bazament, e përshkruar si “St. Michael Over the Devil” [“Shën Mëhilli mbi Djallin”] , një shpatë e vogël me ngjyrë ari, një objekt argjendi që paraqet Katedralen e Bukureshtit, si dhe një palë këpucë dhe top futbolli të punuara në filigran me ngjyrë ari.

Inventari përmban gjithashtu një replikë të një pikture të Gustav Klimt, një statujë Pegasi, një ikonë të Shën Marisë, koleksione monedhash, medalje përkujtimore dhe objekte dekorative.

Pjesë e koleksionit janë edhe piktura dhe portrete me motive historike e kombëtare, përfshirë një gravurë në bakër të Ali Pashë Tepelenës, një portret të Hashim Thaçit, një pikturë të anijes “Vlora” me emigrantë, si dhe punime që paraqesin heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Përveç veprave artistike dhe objekteve ceremoniale, regjistrat përmbajnë dhjetëra libra, albume fotografike, medalje dhe suvenire përkujtimore, të cilat pasqyrojnë praktikën e shkëmbimit të dhuratave gjatë vizitave zyrtare dhe takimeve diplomatike.

Një pjesë e këtij koleksioni ruhet në muzeun e dhuratave në selinë e qeverisë, të cilit Rama iu referua në shtator gjatë përgjigjes së tij ndaj akuzave për përfitime të paligjshme.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Detari says:
    November 6, 2026 at 9:26 am

    Nxiri ne shitje dhe lelek jepja familjeve qe skan te hane buke ne fshatra.

    Reply
  • 1 says:
    November 6, 2026 at 9:40 am

    Duke lexuar nje pjese te dhuratave me kapi nje e qeshur se me erdhi ne mend Berisha kur iku nga presidenca mori dhe kolltukun e zyres me vete.Besoj se do veje ndonje Berishe tjeter ne k/ministri dhe ca gjera me vlere do i qethi.Ne per qethje e ruajtje jemi te vetmit .Unikal ne sojin tone,aq sa qethem dhe floririn e rezerves .Ky veprim nuk besoj se eshte bere ne ndonje vend ,as ne koh te luftes

    Reply
  • Valbona says:
    November 6, 2026 at 9:49 am

    Jimmy Kimmel i ka dërguar një mesazh të ashpër Donald Trump-it, i cili ne shqip vlen per Edi Ramen: “Vendimi është dhënë për ‘”Liderin Boteror”. Tani ka mbetur vetëm një gjë për të bërë: të japë dorëheqjen. Largohu më në fund, thjesht largohu! Askush nuk të do. Madje as ti vetë nuk dëshiron të jesh më kryeminister. Merri milionat ne Offshore dhe bli një ishull, noshta nje ishull prane “motres” ne Itali…

    Reply
  • info analitike says:
    November 6, 2026 at 9:56 am

    Me i ndershmi prej krejtve. Qelibar more, po akullore fare me shume se miku i tij Gjushi! U kenaqem me shakate plot kripe te Duces!

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    November 6, 2026 at 10:34 am

    Ja, per keto e kisha llafin! Dhurata, romuze, batuta e ndonje shishe vere te mire me miq e mikesha.
    Keto jane punet e nje kryeministri te perkushtuar detyres tij, nuk jane ekonomia, bujqesia, mireqenia, borxhi publik, e tjera qe as ja kam idene fare…
    Pra c’na duhen protestat as mua as juve, te na e prishin kete stabilitet qe e kemi ngritur me aq mund e djerse!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga pensioni social, orari 32-orësh i punës dhe 3 muaj pushim për baballarët e rinj, Lista Studentore prezanton programin
  • Cristiano Ronaldo lë Portugalinë, shifrat dhe trofetë e fituar me kombëtaren
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e ambasadorit Wendt, tri fushat prioritare të misionit në Tiranë
  • Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  • Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  2. info analitike on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  3. George on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  4. Valbona on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate
  5. nastradini on Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?