Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 79-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj nderon 10 veteranë të LANÇ: Koha për të reflektuar dhe vlerësuar ata që sakrifikuan jetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > 79-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj nderon 10 veteranë të LANÇ: Koha për të reflektuar dhe vlerësuar ata që sakrifikuan jetën
Histori

79-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj nderon 10 veteranë të LANÇ: Koha për të reflektuar dhe vlerësuar ata që sakrifikuan jetën

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Në Ditën e Çlirimit të Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nderoi veteranët e luftës për kontributin e tyre në mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e zhvilluar për 79-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, Veliaj u shprehu mirënjohjen e veçantë atyre.

“Çlirimtarët e luftës, ata që i dhanë Tiranës, kryeqytetit tonë, lirinë, të paasistuar nga forcat ruse, që ndihmuan shumë kryeqytete të tjera, meritojnë sot të gjithë respektin, të gjithë përuljen dhe mirënjohjen tonë. Më vjen mirë që ajo Tiranë për të cilën luftuan shumë të rinj atëherë, sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe i Sportit. Ndaj për të gjithë ata të rinj të asaj kohe, që sot janë 90 e kusur vjeç dhe do të nderohen, më vjen mirë që kemi këtë organizim, për të reflektuar pak dhe për të dedikuar respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që na bënë sot krenarë dhe u rreshtuan në anën e duhur të historisë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë kishte edhe një thirrje për t’u bashkuar në emër të kësaj dite dhe sakrificës së të rënëve për liri.

- Publicitet -

“Sot është gjithashtu një moment për të reflektuar. Ne duhet të kuptojmë pse kombi ynë akoma vazhdon i përçarë? Pse duhet të bëjmë homazhe veç e veç? Pse nuk mblidhemi dot të respektojmë dhe të nderojmë ata njerëz? Pse disa nga ne hyjnë nga dera dhe disa të tjerë nga kangjellat dhe dritarja? Çfarë ka ndodhur? Çfarë është ky mallkim që nuk na ndahet? Si ka mundësi pas 79 vitesh ne vazhdojmë akoma të përçarë. Ne duhet ta fitojmë përditë betejën për një Tiranë europiane dhe të jetojmë përditë për të justifikuar atë sakrificë,” u shpreh mes të tjerash Veliaj.

Në këtë ditë të veçantë, kryebashkiaku Veliaj nderoi “për kontributin e pashembullt në luftën për liri, mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe transmetimin te brezat e rinj, të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë Luftës Nacional – Çlirimtare” 10 veteranë të LANÇ. Po ashtu, së bashku edhe me personalitete të tjera të politikës dhe familjarë të dëshmorëve, Veliaj kreu homazhe te Ushtari i Panjohur në nderim të heronjve që dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  • Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  • Rama tha që një Ministër u akuzua për pedofili dhe nuk e dha dorëheqjen! A është kjo e vërtetë?
  • Serbia mund të ndryshojë… deri te Kosova
  • Çfarë po ndodh me liderin kinez? Kërkesat e pazakonta për “pushim” në Uashington

Komentet e Fundit

  1. PËR SAKTESIM !!! on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Kokpalari 21 janarit on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  3. S ka rendesi on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  4. Vlonjat i vertet on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Vlora 97 on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?