Nga Migena Aleksi
“Përfaqësia e dërguar nga ju bëri bisedimet e saj me presidentin Alia. Për mendimin e përfaqësisë bisedimet qenë të suksesshme (brohoritje urraaa). U vendos të themelohet një parti e dytë(brohoritje urra-urra, fitore-fitore). Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre…” (Ovacione, thirrje)
Fjalët e mësipërme janë thënë nga Arben Imami para studentëve pas takimit të përfaqësisë së tyre me ish-presidentin Ramiz Alia. Paragrafi është shkëputur nga libri i Aleksandër Meksit, Dhjetor 90, Dokumente & Materiale.
Në orën 18.00 të datës 11 dhjetor ishte takimi me Alinë, studentët u kthyen sërish te konviktet duke brohoritur fitore dhe dëgjuan incizimin e bisedës së delegacionit të studentëve me Ramiz Alinë. Rreth orës 23.00 imami që përfaqësonte studentët atje ndër të tjera tha dhe fjalën e mësipërme.
E vini re fjalinë “Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre”?
Për kë i thotë këto fjali Imami dhe përse ishte nevoja e kësaj fraze?
Duhet të rikthehemi pak në rrethanat dhe personazhet e atyre ditëve të dhjetorit të 22 viteve më parë për ta kuptuar këtë frazë. Ideja fillestare që siç kuptohet u induktua dhe nga Alia ka qenë ajo e krijimit të një Organizate apo Partie të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj. Për këtë parti flet Imami kur thotë: …Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë…..
Disa persona aty afër nisën të thërrisnin “Parti Demokratike”. Ishte grupi i Gramoz Pashkos e Aleksandër Meksit e qytetar të Tiranës me ta. Aleksandër Meksi ka qenë i pari që ka hedhur një ide tjetër nga ajo që u importua nga takimi me Ramiz Alinë. Ideja u shpreh që në atë mesnatë siç dëshmon Blendi Fevziu:
“Në asnjë vend të botës nuk ka parti studentësh, lerini budallallëqet”, ku u la që të takoheshin të nesermen tek Pashko. Kështu dhe në datën 12 në mëngjes në një takim mes Meksit, Pashkos dhe disa të tjerëve u diskutua për krijimin e një partie..
Rreth orës 10.00 paradite kur Meksi, Pashko, Imami dhe Hajdari dhe disa të tjerë diskutonin për një parti të të gjithëve dhe emrit “Parti Demokratike” dhe jo Partia e Intelektualëve dhe Studentëve, Sali Berisha nuk ishte me këtë mendim dhe ai këmënguli në idenë e ardhur nga takimi i Alisë: duhej krijuar një parti e Studentëve dhe Intelektualëve. Meksi ka debatuar duke thënë që nuk ka parti të tillë në botë, sepse kufizon anëtarësimin (ku do anëtarësohet një minator për shembull?). Berisha ka këmbungulur në tezën e Alisë dhe madje është larguar nga takimi. Ata që mbetën hartuan Programin e Partisë së parë opozitare. Berisha u duk prapë tek shtëpia e Pashkos dhe shkoi tek mitingu bashkë me të tjerët.
Si shpjegohet ky qëndrim? A ka qenë Sali Berisha njeriu i dërguar nga Ramiz Alia për të ngritur partinë e dytë në vend? Ose njëri prej tyre? Në mungesë të dëshmive konkrete, për këtë përgjigje duhen analizuar të gjitha veprimet e atyre ditëve të Sali Berishës.
Disa nga rrethanat janë shpjeguar më lart. Sali Berisha as emrin nuk ia ka dashur Partisë Demokratike. Këmbënguli në emrin për të cilin foli Imami pas daljes nga takimi me Alinë, dhe më pas u zhduk për t’u rikthyer “me mendje tjeter” disa orë më vonë në mbledhjen e Pashkos, Meksit e të tjerëve. Me kë u konsultua gjatë asaj mungese?
Nuk duhet harruar që ata që propozuan emrin Partia Demokratike kishin bërë ndërkohë një paralajmërim: Nëse vijoni me këtë tezë për parti vetëm të studentëve dhe intelektualëve të rinj ne të tjerët po shkojmë te Kombinati Poligrafik.. (ato ditë tek studentët e në mbështetje të tyre ishin dhjetra mijra qytetar të Tiranës që demonstronin dhe ata kundër komunizmit).
Mos vallë diku gjatë orëve të mungesës së habitshme të Berishës u mor vendimi që duhej kaluar nga kjo vatër zjarri në shuarje në vatrën në ndezje? Ishte Partia Demokratike që duhej “rrëmbyer” dhe jo një parti tjetër që po vdiste pa lindur? Pse vendosi Berisha ta lejë propozimin për një parti të studentëve dhe intelektualëve dhe kur e mori këtë vendim?
Thamë që Berisha u kthye pasditen e 12 dhjetorit. U bë themelimi dhe mitingu. Askush nuk kishte planifikuar një fjalim të Berishës. Por ai doli pas hapjes nga Azemi dhe nxitoi të fliste përpara Imamit që e kishin caktuar themeluesit që të lexonte Programin minimal të Partisë Demokratike të sapo krijuar.
Nëse do pyesësh ata që janë ende në Shqipëri nga ajo ditë do t’ju thonë të gjithë që ai ndihej shumë i sigurtë në ato që bënte, si një njeri i konsultuar që nuk ndjente rreziqe rreth e rrotull në ndryshim nga të tjerët që kishin pasigurinë e spontanitetit dhe ndryshimeve të mëdha që po ndodhnin nga ora në orë.
Çfarë tha në fjalim Berisha? Një video e transmetuar disa kohë më parë, ka regjistruar këto fjalë:
“...Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar edhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog ata dinë të marrin vendime të mëdha historike. Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia (ovacione dhe duartrokitje), i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima).
Mirënjohja jonë sigurisht është edhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri din t’i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. ..
Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë Rinia jonë! (duartrokitje urraaaa)”. Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione), për të mirën e kombit tonë…”
Mirënjohje Ramiz Alisë?! Kujt ia percjell kete mesazh? Kujt deshiron t’i tregojë që nuk e ka tradhtuar ende? Pse nxitoi te fliste pa mandat pikerisht perpara Imamit? Kujt i jep garancine se me te ne krye, ai (Alia) nuk do preket?
Dhe per me teper, Berisha këmbëngul duke e theksuar dy herë: Unë jam një mik i Partisë Demokratike… Jemi në datën 12 dhjetor. Berisha e quan veten ende “mik i PD” pra jo pjesëtar i saj e aq më pak themelues siç pretendon më vonë, një i ardhur pra nga “jashtë shtëpisë” që përshëndet dhe apelon për mirënjohje për Ramiz Alinë. Doktori ne fakt ende po “mat temperaturen”, te tjere me sa duket po vendosnin nderkohe per receten.
Dhe në datën 13 te Kinoklubi ndryshon dhe pjesa e mbetur e mozaikut. Kur nismëtarët dhe themeluesit e vërtetë të PD-së me emrin që ka sot – hyjnë në sallë, ata e gjejnë në podium Berishën. Të vetëvendosur në krye. Që fliste tashmë si “kryetar” e jo më si mik.
Rikthehemi tek pyetja: a ishte Sali Berisha njeriu i Ramiz Alizë për të ngritur partinë e dytë në Shqipëri? Ramiz Alia e shmangu me të gjitha mënyrat sa ishte gjallë përgjigjen e kësaj pyetje. Arsyet kuptohen: Nëse do pranonte këtë, do duhej të hiqte dorë nga statura me të cilën ka mbetur në histori. Është një rol që Shqiperia nuk do t’ja njihte nëse do pranonte që nuk ka patur asgjë prej burri shteti në veprimet e tij, por thjesht një intrigë për ndarje pushteti mes ish-komunistësh.
Mes themeluesve te vertete te PD (fatkeqesisht kane mbetur shume pak dhe ata qe jane ende ne Tirane duhet t’ua mbledhesh deshmite si copat ne nje puzzle) ka dhe një mendim tjetër: që Alia kishte caktuar dikë nga delegacioni i pedagogëve dhe studentëve por që ”e tradhëtoi” dhe prandaj e zëvendësoi me Berishen që e tregoi dinakerisht besnikerine në fjalimin që mbajti përpara qytetarëve dhe studentëve tiranas.
Dikujt mund t’i duket pa rëndësi tashmë kjo gjë. Nga ’90 kanë rrjedhur shumë vite. Plagët e ndërgjegjes shndërrohen në vullnet për të ruajtur karriken. Por nuk është plotësisht kështu. Rrënjët e vjetra të mashtrimit ushqejnë ende sot lulet e reja të tij.
Ramiz Alia ishte njeriu i Saliut në fakt.
Dhe më e çuditshmja është se halldupët historianë ende nuk kuptojnë atë që kuptojnë budallenjtë si unë, Intelektuali, Demo, Phoenix e Ad Thano:
Që, ishte Ramiz Alia intriga e gjithë sistemit komunist.
Ai bënte propozimet.
Ai fuste nënlevat e tij në rrethe për të bërë letra nga populli, si per grupin armiqësor të naftës, të festivalit 11 e më parë e më pas.
Idiotët historianë soc-komunistë nuk e thonë që ne mund të kemi shtresë të mesme ekonomike, por nuk kemi shtresë të mesme intelektuale.
Ramiz Alia rrinte me gratë e diktatorëve nga fundi, pse?!
Sepse “gjelat e detit” qenë përcaktuar kur do “therreshin”..
Prandaj Ramizi iu rrinte larg antarëve të birosë, no se ay ndjehej inferior ndaj tyre, si thotë Maskal Pilo, porse e dinte “punën”.
Edhe kur ka takuar Cao De Munin, i fundit, Kamiz Ralia ia jep dorën ftohtë Caos. Edhe krushkovit ca më parë.
Edhe bënte të sinqertin dikur në një intervistë me të madhin Fevziu: që Mehmet Shehu vetëm një vërejtje do merrte për fejesën e Skënderit me Silva Turdiun, se gjoja qe habitur Enveri, si ka mundësi që Mehmeti vrau veten?!
Mendoni pak ju lutem,
Se sa përfitime nga turizmi do kishim ne, sikur të ishin ruajtur restauruar burgjet e komunizmit?!
Ta zemë të ishte shtëpia e Partisë si ka qenë, burgjet, I burelit, spaçit, kampet e përqëndrimit?! Etc
Pse u shkatërruan?!
Ylli komunist gjoja qe sebepi?!
Apo rroftë flamuri i djallit.
Po pse turistat kanë nevojë të shohin vetëm dritkat shumëngjyrëshe happy 2025 e sheshin carnival për hajdutat e xhepave nga rretthet?!
E mo Demo, fol ti se edhe kontraversllëku jot e ka një farë sinqeriteti
Banda e diktaturës nuk gjykohet.
Aty janë të gjithë në bandë. Nga fundi rrinë gratë, mes tyre zonja Ramiz Alia.
Ujku, dhelpra, çakenjtë, qentë, edhe karakteri I ca burrave që mendoj se ishin me karakter si Kadri Hazbiu p.sh.
Por ama o Demo (se ti je historik), si ka mundësi që ky Enver kari, i motrës së vet karin
e vet, I vrau djalin e pafajshëm Kadri Dautit e nuk vrau Luan Omarin?@
Ti shqipfoles serb me nick “Fjale me vend” = LLogje me vend dhe pa vend,
sikur u betove qe s’do komentoje me ne Forumet Shqiptare te gazetes Dita!
Eshtë uluritëse që këto Haleksat e shtypit shqiptar si kjo Migena akoma merren me idiotizma të fëlliqura se gjoja Ramizi me Saliun bënë një intrigë për ndarje pushteti mes ish-komunistësh…… Që një analiste relativisht e zgjuar si zonja në fjalë të arrijë këtë nivel mjeran ….1 ose ka një intelekt afër zeros ose …2…paguhet si vuvuzele në kakofoninë e kanibaleve mediatike te shtypit shqipfolës.. Le te japim argumentin : Edhe nësë e paska zgjedhur Ramizi ,Saliun kete nuk e pranon 31 marsi 1991 ku Ramizi u ndesh me bajlozin e Viqidolit që kishte dhe Amerikën e Sërbiberajve pas prapanice dhe humbi në mënyre spektakulare’..Por ajo që i vë vulën se Saliu nuk ishte “dhurate” nga Ramizi Enverit por nga falangat e Elez Biberit, e jep nje detaj i forte i deklaruar nga Izet Haxhia i varrosur per se gjalli nga dyshja antishqiptare Rama & Berisha qe thote…Ne 1 prill 1991 erdhi ne Seline e Pd te tropojanit Sali,Tropojani Elez dhe nisi ne Shkoder horrin e tropojes Azem Hajdari per te djegur Shkodren dhe me pas Shqiperine…Kam nje rroman me fakte te vertetoj ate qe si thote Analisti amerikan Fred Abraham se Amerika e pruri ne pushtet Berishen ne 22 mars 1992 dhe po kjo (Amerika) ka bere nje gabim historik qe pas 1997-1998 e rifuti ne skene kete Monster..Biles tani po e fut për herë të tretë në lojë për turpin e Mig Haleksave të shtypit shqiptar…
Akoma eshte pyetje? Vertet!Ka patur nje lidhje midis UDB dhe Enverit me Nexhmijes! Si ka mundesi qe Nexhmija lejoi dhe i besoi Saliut dhe Liries, kupto UDBse, jeten e femijeve te tyre! A ishin ata Nexhmija Enveri dhe Ramise spiune te UDB-se?Ramizi e justifikoje se ” malesoret jane besnike”! Si mundet qe Akoma Saliu eshte ne gjendje te mbijetoje?! A ka UDB-ja idhje me me lart?
Pasi hengrem nga nje shkop gome me perkedheli te shtunen ne mengjes, nese nuk gaboj. Ramizi a Xhelili i dergoi kete gerdallen me Gramozin ne darke te qetesonin studentet. Andej nga zyra e tij doli.
Cfare rendesi ka ti rikujtojme keto ngjarje, kur ne si popull nuk kishim kurajon tu perplasnim deren qe atehere. U pane qe ne fillim, Merrte rruget koka e lakres ne mes te Kavajes. Do te luftonin komunizmin duke shkateruar dyqanin e fruta perimeve. Kulmi ishte kur dogjen librat, qe vetem nazistet e kane bere.
Kemi 35 vjet qe i mbajme ne qafe, dhe mire tna i bejne, se i meritojme si popull dele qe jemi.
Këta kryesharlatanë,që themeluan PD,e morën pushteyin,i ngrenë një monumenr Ramiz Alisë dhe shokëve të ti,më të afërt,që e katandisën Shqipërinë në gjëndjen e mjerueshme ekonomike të viteve 80 (kujtono 1/2 e qengjit,kolapsin ekonomik e ushqimor),duke detyruar popullin të dilta në rrugë e mbëdhteste,këta legena.Përfshi këtu dhe Fatos Nano,Ilir Metën,Majkon e Ramën.Mbështetja e cila i doli për hundësh e që po e vuan për 30 vjet.
A ishte Saliu “Njeriu i Ramiz Alise”? Kete pyetje i ka bere Fevzo ne studion e OPINION te rese se Enver Hoxhes, Liliana Hoxha e cila dha fiks kete pergjigje : …kur Saliu i doli nga programi Ramiz Alise, atehere ai futi ne ate Levizje Edi Ramen si ”Radikalin qe do varte Komunistet” me udhezim personal nga Nexhmije Hoxha qe me te atin Kristaq Ramen kishte nje miqesi te ngushte …
Dhe koha tregoi se Komunistet kurre nuk ja moren seriozisht Edi Rames ato thirrje per “varje Komunistesh”
Per uzurpuesin e demokracisë,
nga poeti popullor në vitin 2005:
“Ku e ke djalin nënë Jovanka ?
-Në Tiranë, tek Sllobodanka.
Na është kthy dhëndri n’pushtet,
Tash do dalim n’selamet.
“Dobro doshli, daj Fazlliçi !
E uron Shkelzen-o-viçi.”
“Zdravo unuka Argitë !
Të gezojme që erdh’ kjo ditë!
Tash fitojme ç’far’ t’na doje zemra:
Pare t’pista, prona, tendera,
Me rritë normën e fitimit,
Jem’ bashkue me botën e krimit.
Objektiv i madh për mue:
Këto milionat me i fitue.
Si t’i fusim në xhepin tonë,
Ka metoda, ti pastrojmë!
Armë, drogë e kontrabandë,
Jane për burrat: punë e randë,
Këtu, Argite mos i fut hundët,
Kem Shkelzenin për kësi punësh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind për demontim!
Ti Argita, bija ime:
Fokusou n’ privatizime!
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithë projektet që ka shteti,
Do i përlajmë t’ tana për vedi.
Ç’farë ka prona ky milet,
Në mal, n’fushë a në bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadalë,
Futju bregdetit me radhë,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’lëmë parcelë të na shpetoje!
Ty Jamarber t’kam si djalë,
T’i zaptosh tokat në Jalë!
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen më fati në derë,
Ta shfrytezojme per t’fundit herë!
Të mos mbesë aset pa shit,
Të mos lëmë pronë pa grabit.
Do vëmë kapital pa masë,
Do fitojme para me thasë,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt që konsulton, Dhjetë përqindëshin e “rrafshon”.
Nga që pronat ke synim,
Po të jap mendimin tim:
Tokë me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronarë ca katundarë,
I gënjejmë me pak dollarë.
Bëjmë nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokës shkon n’stratosferë,
Rritet çmimi 300 herë !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare të madhe fitojmë ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithë mafiozët ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik ! Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Përdor mjetet e ushtrisë,
Ke dhe çikën e Farisë.
Kam mendu per proceduren, Gati ke infrastrukturen.
Fatmir Medin e Aldo Bumçen,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Në poligon shko ndonjehere n’të rrallë,
Veç me mbush thasët me dollarë,
Non-stop, n’supervizion,
Baxhanakut i takon!
Per fitimin maksimal,
Nuk njoh ligj, as moral,
Puna del me leverdi,
Kur shfrytëzohen gra e fëmi. Këto jane punë që leverdisin,
Pasurohemi me tanë fisin!
Fitim të tillë nuk ka parë bota,
Pesëdhjetë breza s’na dhemb koka.
– Nga Argita due’ i projekt:
Si ta fusim ARMO-n në xhep. T’u krijojme pershtypjen t’tanëve,
“Se ua dhamë amerikanëve”.
Nga Teksasi, një firme hiçi,
Na e gjejnë Toma e Fazlliçi.
Koperturë n’afera krimi,
Rezart Taçi esht me kopili.
Thirre Taçin me urgjence ! Fillo, jepi konsulencë !
Të startojë me korrupsion, T’paguaje mediat, sa t’kërkojnë!
Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
Fonde sjellë nga Azerbaijani. Nuk prish punë, t’ zeza a t’kuqe,
Mirë se të vijnë nga mafia ruse!
Vlerë fiktive vëmë n’ ofertë,
Me u “pague” për 5-6 vjet,
Po u zbuluem nga konkurentat,
I ndërron Ruli dokumentat.
Nuk e ban ai për shoqni,
Ai ka këtu pjesen e tij,
“Druri i arres” qe nxitim,
Sot e kam ortakun tim.
Për “OK”-n në parlament,
Duhet ba një marifet:
Veç të ketë emrin “garanci”
Boshe e fallco, s’ka rëndësi.
Grupi im parlamentar,
Jane ca koqe, ca gomarë,
S’jane të zot as “për një punë”,
Miratojne ç’far u them unë.
Pse jane arti, politika ?!
I blejmë ca nga opozita,
Kur ta mbyllim këtë pazar,
U çojmë ftesat për iftar.
Për paratë, s’kemi siklet, ARMO-n e marrim pa leke,
Po t’na pyesë ndonjë gazetë,
“Janë pague”, por jo n’buxhet.
Po e teproi ndonjë gazetar,
Do ta shpallë une tradhtar,
Do ia djeg gjithë pasurinë,
Me shtypshkronjë, e me makine.
Për transferta kriminale,
Kemi bankën personale,
Me Korkut e Elvanë,
Kryebandit Adrian Fullanë.
I bajme ligjet si t’i dona,
Që kjo ARMO t’jetë e jona.
Ky qe plani, me startu,
Eshte sukses i garantu !!
…..
Ti Aleksandër Meksi i bëri gropën Shqipërisë me firmat piramidale. Në ato firma more sa munde dhe u largove si dhelpra me bisht në shalë nga politika.
Ti bashkëpunove me Sali Berishën për interesat e tua, ti i pranove firmat piramidale, përfitove nga to dhe i vure kazmën dhe thikën pas shpine vendit tonë. Ti heshte dhe heshtja jote i solli vdekjen shumë shqipëtarëve, me heshtjen tënde bëre një varr të hapur për të ardhmen përjetë të shqipëtarëve. Ti je fajtor për udhëkryqin në të cilin ne ndodhemi, ti je armiku më i rrezikshëm dhe i fshehur i shqipëtarëve, ti je më i zi se vet djalli. Mallkim ke mbi trashëgimtarët nga shoqëria shqiptare sa kohë të ekzistojë vet Shqipëria!
Vitet `90-`91 jane bere vite qe aq shume jane permendur nga mediat e qeverise, me perseritje, sterperseritje me autore nga me te shumellojshmit me tregime „a e dergoi Alia Berishen tek studentet apo jo“ , kush u zgjodh ne PD, Azemi apo Berisha“ kush ishin organizatoret e atij teatri etj,etj sa jane bere aq bajate, kur mendon se Alia ka nderruar jete, Xhelil Gjoni nuk e di, Sabri Godo po ashtu, Skender Gjinushi ka gjetur nje kolltuk pleqsh si tek filmi plot humor „80 dite rreth botes“ ku pleqte e Akademise te mbreterise britanike vune bast nese Fogg rrotullohet rreth rruzullit per 80 dite apo jo dhe ne fund e humben ate bast, ku vete Berisha ka kapur kufirin e 80 viteve pa zene ne goje shume e shume aktore te atyre koheve qe tashme jane ne prag te pensionit ose jane tashme pensioniste. Ku dhe vete Edi Rama ka kapluar 60 vitet e jetes se tij.
Pra jemi rreth 35 vjet pas atyre ngjarjeve, apo me mire te themi pas atij teatri studentor qe beri qe Alia te derozoje celsat e kalbur te regjimit 45 vjecar socialist!
Pra ketij cikli i ka hyre tashme dhe regjimi Berisha-Rama qe tashme ka kapur 35 vjecarin, ashtu si dhe ne vitin 1985, kohe kur vdiq Enver Hoxha, kur Shqiperia mbushte 40 vjet nga vendosja e sistemit socialist. E pra te merresh akoma me teatrot e fillim viteve `90 eshte vetem hedhje hi syve kur 30 vejcaret e sotem as e kane perjetuar ate kohe.
Dhe shtypi i Bazes dhe i Thanos na kujtojne dhe na rikujtojne me te njejtin ritual kronik kohet se si Fevziu dhe Gonxhe hyne ne greve urie i thencin, se qoftet dhe hamburgerat e asaj kohe hynin me tonelata ne ate salle te ish-Qytetit Studenti.
Tani na kane gjetur kete Migena Aleksin per te ne sjelle ca „biseda te kendshme“ te asaj kohe te Alise me Berishen, Gjinushin, Hajdarin e te tjere e te tjere.
Ka ndonje kritike per regjimin e sotem qe po mbush 35 vjet? Asnje fjale. Korrupsioni masiv, zgjedhje te vjedhura, pensione qe arrijne 150 Euro ne muaj, fshatra te boshatusur, nj rini qe iken dhe nuk do te ktheje koken prapa, nje ekonomi fiktive ku te gjithe shesin dhe blejne dhe anasjelltas, etj,etj,etj.
Por ama kullat rreth sheshit Skenderbej rriten dhe lartohen me tej me para qe nuk do shume mend te mendosh se nga vijne.
Dhe Shqiperia akoma dhe pas 35 vjetesh nuk ka hyre ne BE!!!!
Sa per nje mbyllje plot humor te hidhur po sjell kete sekuence:
Ne nje edicion lajmesh te stacionit qendror gjerman „ZDF“ te ores 21.45 korrespendeti respektiv gjerman i beri nje pyetje Edi Rames mbi samitin e Budapestit mbajtur ne Nentor te ketij viti duke pyetur batutaxhiun tone nga viset e Surrelit mbi temat e atij samiti dhe se cfare mendonte per renien e qeverise se koalicionit ne Gjermani. Dhe a e di se si u pergjigj batutaxhiu nga viset e ullishteve te Surrelit? Plot sarkazem dhe ironi, tha:
„Ato probleme qe ka Gjermania ti kem dhe une!!!“
E pra ketij surrelaxhiu nga ullishtet rreze Dajtit i duken problemet e Gjermanise aq te vogla dhe te thjeshta dhe ndoshta, ndoshta Gjermania duhet te importoje urgjentisht Bundeskancelarin Edi Rama per te zjidhur problemet e saj aq te lehta qe nuk mund ti zgjidhe dot vete!!!!
„Wahnsinn“ (Cmenduri) do te thoshte gjermani. „Paranoischer Zustand“ (Gjendje paranoidale) do te thoshte ndonje neurolog gjerman.
„I paska hy vetja n`qejf ktij lum miku“ do te thoshte shkodrani.
Ishte nje malok,qe e di mire si mund t`u imponohesh profesoreve qytetare.
Ua rrembeu nga duart Partine Demokratike,
Shembull;Ai komitet Provizor qe doli nga mbledhja me Ramz Aline vendosi Arben Imamin te lexoje Deklaraten.
Mikrofonin e zaptoi Sali Berisha.Pse?Sepse as Arben Imami,as Aleksander Meksi,as studentet,nuk ishin nga ata hundelesha,qe ta kapnin nga Jaka dhe ti trgonin Rradhen.
Edhe sot ne Parlament ja ka rrembyer podiumin kur i ka dashur trapi edhe Edi Rams,edhe Enkelejdit,edhe Spiropordhes.
“Spiropordhës” shkruan plaku i rrjedhur demo . Përmënd disa emra meshkujsh dhe të vetmen grua që përmënd , e ofendon keqas . Se çfarë i ka bërë kryetarja e kuvendit demos , e di ai vetë . Megjithëse bëhet fjalë për vitin 1990 , kur u krijua PD-ja , ofendimet i ha Spiropali , që aso kohe ishte vetëm 6 vjeçe . Dhe nga kush ? Nga një matuf demopordha 85 vjeç , që nuk i mbahet as shurra dhe as pordhët .
Korrigjim ; në rreshtin e tretë nga fundi të komentit tim , në vend të “demopordha” , të lexohet demokari .