Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 8 marsi, Veliaj nderon me certifikata mirënjohjeje punonjëset në prag pensioni: “Faleminderit për sakrificën dhe punën e palodhur për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > 8 marsi, Veliaj nderon me certifikata mirënjohjeje punonjëset në prag pensioni: “Faleminderit për sakrificën dhe punën e palodhur për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë”
Shoqëri

8 marsi, Veliaj nderon me certifikata mirënjohjeje punonjëset në prag pensioni: “Faleminderit për sakrificën dhe punën e palodhur për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë”

Published: March 8, 2024
Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me certifikata mirënjohjeje për kontributin pranë institucionit, punonjëset në prag pensioni të Bashkisë së Tiranës. Veliaj shprehu falenderimet e tij për punën e palodhur që zonjat kanë bërë për qytetin e Tiranës, ndërsa theksoi se është krenar që skuadra e tij ka më shumë vajza dhe gra.

“Sot morëm një moment për të falenderuar zonjat, koleget tona, të cilat i kanë dedikuar një jetë të tërë modernizimit të Bashkisë së Tiranës. Një modernizim që filloi me Edi Ramën, me skuadrën që drejtoi bashkinë nga 2000 deri në 2011-ën, por që vazhdon edhe sot në Bashkinë e Tiranës. Ajo që ndoshta shumë njerëz nuk e dinë është se, pas një debati, apo një figure politike që drejton bashkinë, është një grup i jashtëzakonshëm grash edhe vajzash, inxhiniere, profesioniste, financiere, llogaritare, që punojnë në audit, në projektim, që janë pjesë e zbatimit të projekteve apo që inspektojnë në terren. Jam pafundësisht mirënjohës që shumë prej këtyre realiteteve të ndryshuara në Tiranë kanë emrin, firmën dhe kontributin tuaj profesional. Këtë e vlerësoj jashtë mase. Nuk besoj se ka gjë më të vështirë sesa të jesh grua dhe nënë sepse të duhet të mbash edhe familjen, edhe të japësh kontribut në shoqëri, por edhe të bësh një punë shumë serioze dhe të vështirë”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se kjo nuk është një festë lamtumire, por një festë falënderimi dhe mirënjohjeje për gocat, zonjat, gratë e Bashkisë së Tiranës, që i kanë dhënë kaq shumë qytetit dhe që kanë vendosur një standard edhe për institucionet e tjera.

- Publicitet -

“Më shumë se sa nostalgji, donim që kjo të ishte një ditë për reflektim, për mirënjohje dhe për respekt. Ndonjëherë shkojmë nga beteja në betejë dhe harrojmë t’i themi njëri-tjetrit faleminderit. Jam krenar për ju dhe do të doja që këtë traditë të bukur që kemi në Bashkinë e Tiranës, për të treguar respekt për njëri-tjetrin, ta vazhdojmë për të treguar mirënjohjen për gocat, zonjat, gratë që i kanë dhënë kaq shumë këtij qyteti”, tha ai.

Në fund, kryebashkiaku falenderoi veçanërisht zonjat e plodhura të pastrimit të qytetit, duke theksuar se pa to qyteti nuk do ishte ky që është sot, i pastër dhe i mirëmbajtur. “Dua të falënderoj në veçanti të gjitha zonjat e pastrimit, që duhet të dalin që në orën 5 ose 6 të mëngjesit, teksa të tjerat kanë lënë turnin e vonë. Ka zonja dhe gra të mrekullueshme në të gjitha institucionet tona. Dua t’u them nga zemra faleminderit edhe një mirënjohje e thellë. Ky qytet është xixë falë punës së tyre, që ndoshta mund të duket si punë e rëndomtë, por pa atë punë qyteti nuk do të ishte ky që është sot. Kur mendoj se sa nga zonjat tona janë tërë ditën me çizme nëpër kantiere për t’u siguruar që shkollat mbarojnë në afate dhe punët të kapin ritmin e tyre, e kam zemrën plot mirënjohje”, përfundoi Veliaj.

Disa nga zonjat që u nderuan me certifikata mirënjohjeje janë: Mimoza Musliaka, e cila prej 23 vitesh është pjesë e Bashkisë Tiranë, Greta Dhaskali, e cila i është bashkuar ekipit të Bashkisë Tiranë prej 24 vitesh, Armanda Guxh, e cila prej 18 vitesh është pjesë e Bashkisë Tiranë, Zihnie Tugu, ku prej 17 vitesh është gjithashtu pjesë e Bashkisë Tiranë, Ikbale (Dalliu) Lubonja, që prej 23 vitesh është pjese e Bashkisë Tirane, si dhe Edlira Turku, e cila prej 24 vitesh në Bashkinë e Tiranës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?