Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “8 të arrestuar dhe 109 patenta të hequra”, policia: Aksion blic për shpejtësi tej normave dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “8 të arrestuar dhe 109 patenta të hequra”, policia: Aksion blic për shpejtësi tej normave dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur
KronikeKryesore

“8 të arrestuar dhe 109 patenta të hequra”, policia: Aksion blic për shpejtësi tej normave dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

Published: March 12, 2023
Shpërndaje

Policia rrugore ka bërë me dije se janë vënë në pranga 8 shoferë për shkak se drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve janë pezulluar gjithashtu 109 leje drejtimi, ndër të cilat, 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Njoftimi

- Publicitet -

Kontrolle intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve, duke përdorur bazën logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar nga mjetet inteligjente dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, në qendrat e banuara.

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues.

Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie.

395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?