Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje! Ditën e sotme shteti ka sekuestruar një pallat pa leje në zonën e Liqenit të Thatë, që u denoncua një ditë më parë edhe nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili me tone të ashpra tha se një shef komisariati ‘mbronte’ pallatin.
Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, është ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se ky është rasti më flagrant i shkeljes së ligjit dhe pikërisht për këtë arsye aksionin e nisën nga ky subjekt.
Subjekti është në pronësi të biznesmeni Julian Morina, i njohur ndryshe edhe si Lul Morina. Mësohet se Morina kishte aplikuar për legalizimin e subjektit, ndonëse e kishte ndërtuar pa leje, por kërkesa i ishte refuzuar. Morina në vitet 2013-2014 ka qenë donator në Klubin Tirana.
“Ndodhemi sot në zonën e Farkës. Ky është komunikimi i parë publik që ne po bëjmë sa i përket vendimit që u mor me VKM, është një VKM që ka të bëjë më ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe përdorim në të mirë publikut. Ky është një shembull dhe pse kemi zgjedhur të vijmë në Farkë dhe të zgjedhim këtë ndërtese. Ky është shembulli më flagrant simbolikë e shkleses së ligjit. 2 kate nën tokë dhe 7 kate mbi tokë, 9 kate ndërtim pa asnjë letër. Sesi kjo ka ndodh është një mister për ne”, tha Balluku.
Sipas VKM-së së miratuar ditën e djeshme, biznesmenit Morina do t’i jepen dy mundësi për të këtë objekt. Balluku shpjegoi se mundësia e parë është që investitori ta blejë pallatin me çmim tregu ose t’ia dhurojë atë shtetit. Në këto dy raste, investitori i shpëton ndjekjes penale dhe subjekti i legalizohet, por është i detyruar të paguajë një gjobë.
Nëse investitori Morina vendos të blejë subjektin, paratë do të shkojnë për shpronësimet e familjeve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe. Nëse Morina vendos që t’ia dhurojë qeverisë subjektin, Balluku tha se prona do përdoret për banesa sociale ose për të strehuar banorët e Unazës së Madhe.
Në të kundërt, nëse investitori nuk pranon asnjërën nga dy mundësitë e parashikuar në VKM, subjekti do t’i konfiskohet nga shteti dhe më pas do të fillojë ndjekja penale e investitorit Julian Morina. Edhe në këtë rast nuk i shpëton gjobës.
Dje Rama tha se pallati në Farkë është ndërtuar pa leje dhe është nën mbrojtjen e një shefi komisariati.
Tani,parja madhe..nxirrni carcafet t’i mblidhni….forme e re hajdutlliku..kjo Ballaku qenka fenomen..kot nuk e zgjodhi ai…
Shteti behet me ligje, ato zbatohen.
Me sa kam pare, Edi Rama nuk ben shaka.
Po nuk pate leje, po ndertove ne det, vjen ta prish.
Keshtu behet Shqiperia.
Cfare kuptimi ka ndertuesi mund ti parableje banesat?
Une e kuptoj keshtu: Nqse ka 30 banesa, i vlereson shteti me cmimin e tregut, ato leke pronari duhet ti paguaj si gjobe ndaj shtetit.
Mbasi paguan gjoben (Vleren e 30 apartamenteve), ndertesen e ka te tijen.
Duket sikur nga te gjitha anet e ka lakun ne fyt.,
Zgjidhja eshte te mos ndertosh pa leje, perndryshe, nderton per shtetin.
Propaganda qe ben Balluku ne kete rast eshte mjaft e rrezikeshme per shtetin ligjor. Ajo stimulon shkeljen e ligjit.
Balluku dhe baklluket e tjera te qeverise (shtetit) duhet te japin llogari se pari pse ata (organet e shtetit) e lejuan kete ndertim pa leje? Per nje vit apo 3 vjet qe u ndertua ky pallat pa leje ku ishin trimat e Ballukes? Per se paguhen zyrat e bashkise, urbanistikes etj etj?
Propagandimi se u konfiskua nje ndertese pa leje te ve ne dyshim se prapa propagandes fshihen dhjetra ndertesa te tjerta pa leje. Me kete menyre si punon qeveria mbase te tjeret (pa leje) kane paguar taksen e korrupsionit te Ballukja ndaj jane bere te “ligjshem”.
Nese qeveria (bashkite) vertet mbrojne ligjin ato duhet te veprojne qysh kur hedh themelet nje ndertim pa leje jo kur ka ndertuar 9 kate se atehere kushton, si per shtetin dhe per ate qe e nderton.
E kudondodhura bllok-qenia Balluku, keto 9 kate u ndertuan brenda nates, perse nuk flet edhe per pergjegjesine e Lali Fikut qe e ka lejuar te ngrihet nje mal me beton, kur me nder ky Kryebashkiak shkon cdo jave dhe mbjell “LIVE” ndonje peme per show.
Kontrolli mbi territorin eshte ZERO.
Ky mal me beton duhet te hidhet ne ere, kjo zone nuk pranon ndertime ne lartesi, pasi betonizuat dhe shkaterruat Tiranen i jeni kthyer periferise se saj.
Tallen e nxjerrin kunjin me kete popull dele. Kurse opozita perbehet nga hunj te shtrember. Me Kod Penal konfiskimi behet detyrimisht nga gjykata, me ligjin 107/2014 konfiskimi për interes publik behet me vendim të
KKT-së.
Ec e gjoje ti
Dera sa ta ndaje mendjen pronari, ruajeni se mos i ndodh ndonje gje pallatit.
Objekti është në Njësinë Administrative Farkë, Bashkia Tiranë.
Përpara se të bësh show, tregoi publikut personat përgjegjës dhe kallëzimin në Prokurori për secilin me veprën penale konkrete.
Në fund, mos harro përgjegjësinë tënde.
Po pse mo shtet eshte ky qe ben pazare ?Dmth kush ka para mund te ndertoje sa te doje!Shtet qelbesirash!
Liria e mendimit eshte totalisht e pranueshme por te ofendosh publikisht personin ne kete rast femer eshte injoranteske…eshte e turpshme qe ky vend mban njerez si ty e shum e shum te tjere qe shajne e ofendojne ne internet…
pabytheza
Ma ne fund paskemi pasur nje njeri qe ka menduar si duhet edhe per nje parking nen toke ! Pikerisht kjo i pengon , kur ju tregon se mundet me u ba mire dicka, prandaj keta te vene gjobe! Pyetja eshte kur dikkuh do nje leje ndertime si merret ajo ne Tirane?! Njesoj per te gjithe apo marrin leje vetem ata qe paguajne 30% ( per Ramen e tash edhe per Veliajn!) !? pse nuk i eshte dhane leja per nje pallat qe respekton me sa duket kriteret teknik e estetik per nje palat atje, shume ma shume se ato monstruositete qe shohim ne zemer te Tiranes!
Ligji nuk behet me shembull e me perzghedhje te nje rast po behet i njejte per te gjithe!
Pyetja tjeter eshte ku ishte shteti qe nuk pa qe nje 9 katesh po ngrihet?! Filloni me administraten tuaj punet njehere e pastaj sqaroni publikut si behet ngritja e nje paallati para syte e juaj ps reagim qe ne fillim?! Nuk paguati mjaft sic duket e keni vendos gjobe si shtet maffioz po kur jo si shtet ligjor: shteti ligjor kerkon pse ky pallat ne regull n’ aspektin teknik e estetik nuk merr leje pert’ u ngritur, pse kur fillon ‘ illegalisht,’ te ngrihetasnje orgsn te ketij shteti nuk reagon, e shteti ligjor zbaton ligjin e jo urdherat e Njishit, urdhera te sapodalur , pa asnje mbeshtetje ligjore!
Edhe nje rast per Strasbourg !
Ne France qe e pelqen aq shume KM, kur kerkon nje lee ndertimi e shteti nuk te pergjigjet mbtenda 6 muaj me po a jo te arsyetueshme- se e drejta me kundershtuar ate vendim eksiston- kur nuk te pergjigjet pra ti ke te drejte me ngrit ate pallat: faji eshte i shtetit atehere!
“M.Sparthi”.
Kur bisnesmeni ndertonte pallatin, qeveria flinte gjume!
Cfare te bente bisnesmeni,te rrinte pa pune?
– Te shkonte dhe ta zgjonte qeverine!
Bojken Lako, burg për 3 penxhere pa leje.
Të tjerat llogaritini vetë.
Shteti behet me ligje, ato zbatohen.
Me sa kam pare, Edi Rama nuk ben shaka.
Po nuk pate leje, po ndertove ne det, vjen ta prish.
Pastaj ceshtja shkon ne gjykate , pastaj ne Strasburg ata e detyrojne qeverine te paguaje
demshperblim per pallatin ,per imazhin etj etj.Si pallati i vjehrrit te Lul Bashes
Perse nuk flet ministrja edhe per pallatet qe ndertuesit nuk i perfundojne sipas kontrates me bleresit dhe sipas projektit per te cilin kane marre lejen e ndertmit?
Per shembull DOLA shpk e Bujar Nurkes nuk ka vendosur ashensoret ne disa pallate, pavaresisht se bleresit kane hyre neper apartamentet e tyre qe prej me shume se 10 vjetesh.
Kur banoret ankohen ne bashki, kjo e fundit mbeshtet ndertuesin dhe per pasoje asnje banor, qe ka blere apartament, nuk ka marre certifikaten e pronesise.
Perse nuk i vene gjobe Bujar Nurkes? Apo sepse e ka mire me bashkine?