Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Për shumë kënd është e pritur që shtatori i këtij viti të sjellë trazira dhe të ketë dhunë. Sali Berisha dhe Ilir Meta thuajse çdo ditë predikojnë pikërisht këtë: shtatori do jetë muaji i gjëmës politike për qeverinë Rama. Edhe vetë shefi i qeverisë e di këtë, për më tepër, e josh këtë.
Të gjithë ata që kanë pritur se rikthimi i Berishës në drejtimin e PD-së do të jetë edhe fundi i luftës së tij politike, pasi çmontoi ekipin Basha, tani e dinë fare mirë se ky është vetëm fillimi i një nisje të re, që, aq sa do të ngjasojë me vitin ’91, sidomos muajt e fundit të tij, apo me vitet e tjerë opozitarë, aq do të jetë edhe i ndryshëm.
Ata, veshë mbyllur nga e vërteta , tashmë jo vetëm që janë të zhgënjyer në pritjen e tyre, por edhe e ndjejnë se gjithçka po mbarset me një tension të ri. Ndryshe nga sa pritnin, Berisha e shtriu synimin e tij përtej së pritshmes; ai nuk synon më vetëm “të sjellë ndryshimin” dhe të largohet nga jeta aktive politike, por tashmë ka shpallur synimin të jetë “kryeministri i ardhshëm” i këtij vendi.
Militantët që kanë bindjen se, vetëm përmes tij mund të rrëzohet Rama, kanë pritur që drejtuesi i tashëm faktik i opozitës të bënte rrëzimin e qeverisë së tashme, por jo të jetë ai vetë krye-qeveritari. Si me thënë, do ta bënte përmbysjen e madhe përmes një mendimi të ri, ekipi modern në politikë dhe ndryshe nga ai që përzuri; përmes mendjes e jo dhunës, afrimit të mençurve e jo të njëjtëve që janë stërsprovuar etj, etj.
Në të kundërtën, ai po mbjell me gjithë mundësinë e tij, vrerin për pushtetin dhe mallkimin për rrëzimin e tij. Mallkimin e ka të veçantë; ndaj ekipit të sotëm qeveritar, por edhe ndaj njerëzve që nuk e paskan kuptuar se sa shumë ky “baba i kombit”, mendon për të mirën e tyre.
Në thelbin e diskursit të tashëm politik është shtatori. Shtatori i një gërdalle larguar nga pushteti, apo më saktë, përzënë prej pushtetit, dy herë; herën e parë përmes një lëvizje të gjerë në ’97, dhe së dyti, përmes votës plebishitare kundër tij. Tri herë të tjera, e majta do të fitonte zgjedhjet politike me apo pa Berishën aty ku është sot.
Tani ka përballë një opozitë të ndarë, të zemëruar, me ide të cunguara dhe ekip të shpërndarë. Nëse ata, opozita, sot ankohet se votat iu vodhën apo u blenë, se në fushë betejë politike janë futur struktura jashtë forcave politike, se përplasjet kanë qenë të qëllimshme dhe përgjegjësi është Edi Rama, ata duhet ta kishin ditur se kompromiset qeveritare, viti 2017 dhe largimet nga institucionet, viti 2021, është e pamundur të kenë lindur vetëm në kokën e Bashës, edhe ashtu drejtues mediokër dhe pa ndjenjën e së mundshmes në politikë, i përkëdhelur – ende pa e ditur se çfarë mund të bëjë dhe, në të njëjtën kohë, përfitues.
Plani i Berishës është më i gjere se deklaratat e tanishme politike, më i thellë se ajo që ka shfaqur deri tash, e po ashtu, më i rrezikshëm se sa një llomotitje “sa kohë të duan” në parlamentin e Shqipërisë.
Berisha po përgatitet për një përmbysje me dhunë të pushtetit të sotëm; ai nuk duron që nga njeriu i pardesysë së bardhë të bëhet njeriu i shpallur “non grata”, i vënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Britania e Madhe në të njëjtën radhë me Tom Doshin apo Aqif Rakipin.
Duke qenë njeri pa pushtet, ai e ndjen se shumë shpejt, në ciklin e një harku politik të shkurtër, nëse nuk bën përmbysje në zgjedhjet vendore më të afërta, do t’i ulet ndikimi edhe te më të flakëtit e vet. Ai sigurisht do mbetet një besnik i dhunës, pasi ndryshe nuk di; do mbetet ai njeriu politik që përdhunshëm ka shkelur çdo ligj, juridik e njerëzor, që pas buçitjes atdhetare për rrëzimin e një “qeverie antikombëtare” nuk ka asgjë tjetër veçse hipokrizia e ish-dështaku që rikërkon pushtetin. Ai nuk frymëzon më, por tashmë që aritmetika e votave ia ka marrë vendin ideologjisë, vazhdon shpreson. Në çdo rast, është e qaetë: çdo gjë që bën ka pasur dhe ka vetëm një qëllim; riafirmimin e tij në politikë, krijimin e një raporti të ri me diplomacinë ndërkombëtare, e më tej, fshehjen e asaj që ka ndodhur në familjen e tij biologjike dhe politike.
Sa më tepër që të zgjasë periudha e qëndrimit të tij i lirë dhe i pandëshkuar, aq më e hapur do të jetë mundësia e diagnostikimit të plotë të rikthimit të tij, dhe aq më tej do të vazhdojë keqqeverisja pa alternativë, dhe më tej, degradimi i klasës politike në Shqipëri.
Berisha nuk është shpresa, por e kundërta, nuk është zgjidhja, por problemi, nuk është as e tashmja dhe as perspektiva. Por ai mund të vërë në alarm një qeveri që, aq sa ka drojë nga shpërthimet e shtatorit, aq edhe u gëzohet atyre.
Fakt është se dy liderët aktualë të opozitës, secili më vete dhe të dy së bashku, po i drejtohen rrugës radikale, si rruga e vetme drejt pushtetit. Berisha planin e tij të rikthimit përdhunshëm e ka skicuar duke e ditur se nuk ka asnjë rrugë tjetër dhe se vetëm rikthimi në qeverisje është ri afirmim në diplomacinë ndërkombëtare.
Mundësia e parë: Rikthimi përmes përmbysjes ekonomike:
Të gjitha qeveritë, kur vijnë në pushtet, qoftë edhe për arsye populizmi, bëjnë dhurata. Kjo është një traditë e hershme e pushtetit të ri. Dikur, të gjithë mbretërit, në ditën e kurorëzimit, hidhnin para nga dritarja. Qeveria e sotme, e drejtuar nga Edi Rama, këtë vit, jo vetëm që nuk do të bëjë një dhuratë shtesë, sipas ritit të pushtetit, por të heqë përfundimisht edhe atë që bënin dikur paraardhësit e tyre: rrogën e 13-të në pragun e vitit të ri.
Të duket e çuditshme pse ndodh kjo, por fakti është se buxheti i shtetit është i zbrazur, me gjithë mbushjet që po bëhen këto muaj nga rritja e çmimeve. Ajo që quhet arka e shtetit, ka mbetur krejt thuajse bosh, me borxhin më të rëndë publik, sa tashmë nuk mund të flitet për dhurata, por për mbijetesë. Tenderimet e mëtejshme, me financime të zmadhuara jashtë çdo mendimi ekonomik, transferimi i shumë të drejtave vendore në qeveri, deri te çadrat e plazhit, borxhet ndaj kompanive private, PPP-të, e drejtimi pa mendim ekonomik, përmes një ekipi sill nga hiçi e bëje ministër, nuk është në dobi të vendit, por i sjell dobi luftës politike.
Qetësia me të cilën duket se e kanë marrë socialistët këtë humnerë, të cilën e shohin, por nuk e mbushin, i jep shpresën e re Berishës se ka gjetur një modus vivendi të jashtëzakonshëm për të bërë “përmbysje të madhe”, dhe për më tepër, të realizojë një shkapërcim drejt pushtetit në këtë prag të fundit të fuqive të tij politike e njerëzore.
Mirëpo i gjithë ky skenar ka një të metë, që nuk përputhet me karakterin e Berishës dhe natyrën e tij shpërthyese. Ka të metën e kohës. Koha është armiku i saj dhe Berisha e di këtë. Për të pasur sukses kjo përmbysje ekonomike Berishës dhe skifterëve pranë tij, i duhet të presë, por ai nuk mund të presë. I duhet të ketë shembull pozitiv i qeverisjes së tij, por nuk ka të tillë.
Ai ende ndjen angështi kur mendon se i gjithë ky mision i tij mund të përmbyset. Ai kishte ankth të jashtëzakonshëm kur u diskutua mundësia e një ndihme të fuqishme ekonomike të SHBA ndaj shtetit shqiptar, apo nga investimet që mund të bëhen. Lufta ndaj çdo investimi të huaj në Shqipëri, pa asnjë dallim, bën që të injorohet edhe kur është një shqetësim i drejtë dhe faktet flasin për keq qeverisje, korrupsion apo mungesë mendimi ekonomik.
Koha pra, është armiku i Berishës në kalkulimin e parë. Ai nuk do presë gjatë.
Rikthimi përmes dhunës së rrugës
Kjo është rruga që Edi Rama do të donte më shumë se kushdo të përdorej nga opozita. Ka disa kohë që, si asnjëherë më parë, Berisha po gjen krahasime me vende të tjera , në të cilat ndodhin revolta, për të bërë përngjasimin me atë që dëshiron të ndodhin në Shqipëri. Atë e joshin shembuj të tillë, qofshin edhe në fund të botës. Thirrjet e tij, qoftë nëpër foltore, qoftë në mediat sociale, janë kaq të furishme, por edhe kaq të rrezikshme, saqë në çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata jo vetëm do të dënoheshin, por i çarturi që do t’i thoshte nuk do kishte asnjë shans në politikë.
Në fakt radikalizmi i skajshëm politik i Berishës, dhe jo vetëm i Berishës, por i gjithë klasës politike shqiptare, – që shpesh më ngjan me radikalizmin vehabist në metodat dhe përçartjet e tij, – duhej të ishte prej kohe jashtë lojës politike në Shqipëri. Ka ndodhur edhe në vende të tjera, jo shumë larg nesh, që njerëz të njohur të politikës, edhe kryeministra, për shkak të qëndrimeve të tyre ultra radikale, janë shpallur të padëshirueshëm për jetën politike dhe janë përzënë prej saj.
Fakt është se Berisha po përgatit edhe njëherë njerëzit e tij për bllokimin e institucioneve dhe të jetës normale të vendit, për krijimin e një gjëndje pasigurie në të gjithë vendin; për krijimin e një psikoze se jemi në fillimin e një katastrofe të gjithanshme, dhe, për t’u përballuar kjo , domosdo, duhet të vijë ky në pushtet sërisb.
Falangat e tij janë shpresa e Berishës, ndaj i nguc ata, i frymëzon, i shumëfishon, u jep shpresën se nuk janë vetëm, krijon zyra fantazmë për mbrojtjen e tyre, i regjistron, (krijon kështu listë- sulmin e mundshëm militant), dhe kur mendon se kjo listë është e mjaftueshme, i vendos ata në funksion të skalionit të parë: militantëve të rrugës, që nuk janë të paktë në partinë e tij.
Kjo do të jetë edhe ëndrra më e bukur e shefit të tanishëm të qeverisë, për kthimin në realitet të së cilës ai është i gatshëm të investojë.
Zakonisht rrëmujën e madhe Berisha e bën ose në fillim të pranverës, kujtoni 2 prillin në Shkodër, ose në fillimin e vjeshtës, kujtoni shtatorin e vitit 1998. Më e mundshme që këtë lëvizje ai ta fillojë që në javën e tretë të shtatorit, dhe këtë tashmë e thonë edhe institucione të rëndësishme studimore të politikës evropiane.
Ai, fillimisht, kërkon të skifterojë partinë, që e bëri përmes “zgjedhjeve të reja” brenda forcës së tij politike. Por Berisha nuk do të ishte Berishë nëse ai do të ndalej këtu. Më e mundshmja, por edhe më e rrezikshmja, është synimi i përmbysjes së qeverisë përmes rrugës radikale, të cilën ai e ka provuar një herë dhe mendon ta provojë edhe një herë tjetër: përmbysjen me dhunë, përmes një grushti shteti. Duke parë se gjendja mund t’i shkasë nga duart, ai do e provojë këtë edhe një herë.
Do të jetë triumfi i Edi Ramës. Nëse Berisha do të shkojë në demonstrim force me mendtë e Ilir Metës, atëherë do të jetë edhe fundi i pa shmangshëm politik i tij.
Berisha prej kohe ka rreth vetes një grusht besnik njerëzish, të përgatitur, që kanë qenë ose janë pjesë e strukturave të specializuara të ndërhyrjeve policore apo ushtarake. Të grumbulluar në struktura të ditura nga ai dhe një grup i vogël rreth tij, ata janë të gatshëm që përsëri, si në shtatorin e vitit 1998, të hipin mbi tanke dhe të sulmojnë ndërtesat qeveritare. Ky grusht disa dhjetëra njerëzish, është ajo që mund të quhet “elita ushtarake”. Këtë e provoi edhe Gazmend Bardhi, ndoshta figura më e rrezikshme që ndodhej në ekipin Basha.
Cila prej tyre do të ndodhë?
Berisha dhe përgjithësisht opozita është në cakun e fundit të zgjedhjes së rrugës. A do e gjejë këtë? Nuk e di. Shpesh herë është vërejtur se inatet e mëdha dhe shpërthimet e pakontrolluara nuk sjellin dobi. Në kaq vite në politikë ai , jam i bindur se ka mësuar që, askush nuk mund të përsëritë më vite të errëta të përmbytjeve të dhunshme.
Mberriti Prova e Pare e Pakundershtueshme,materiale dhe Faktike,qe Edvin Rama eshte Hajdut.
Nuk jane PPP,dhe Koncesionet me shifra Astronomike,as sheshet dhe parqet e grabitura per Karabina Betoni,As rruget dhe BY Passet me cmime 10 fish me te shtrenjta se Europa,as Gtabitja e portit te Durresit,Butrintit, Palles jo jo jo,,Akuza vjen nga Spanja. Ka vjedhur Logon e Partise Socialiste Spanjolle,,
Ate Trendafilin lejla ne Grusht shtrenguar,.Eshte Logo e Partise Socialiste Spanjolle,,,Vecse ata trendafilin e kane te kuq te celet.E paska punuar nje piktor spanjoll qe ne 1975..
Duket si gje pa rendesi,po edhe Al Caponen per evazion fiskal e denuan.
Do shofim zhvillime,se ata Spanjollet qenkan zemeruar keq,.Ai kryetari i PS Spanjolle qe ka porositur Logon ne 1975 qenka gjalle dhe do ta hedhe ceshtjen ne Gjyq,Mos ne Gjykaten e Hages per krime lufte,,ne gjykaten e Hages per Hajdutlluqe. Sa te coje ky Kufirin detar me Greqine,le ta provoje njehere vete per dava Pikturash.(p.s.Logo eshte pikture)
A do ketë sërisht dhunë mediatike në shtstor?
A do ketë sërisht sulme të koordinuara mediatike kundër një kavie politike, ashtu sic ka ndodhur gjatë gjithë dhjetëvjecarit të fundit ku ka sunduar me kthetrra të pastra Qehajai i Surrelit?
A do zënë mend dikur këta sahanlëpirës e qelepirxhinj “mendjendritur” e të heqin përfundimisht dorë nga bombardimi i paskrupullt i opinionit publik me parullën “gjithë fajet i ka Saliu”?
A do heqin dikur dorë gazepat e ripjerdhjes nga kjo metodë e shpifur për të mbuluar dhe lënë në harresë zullumet e panumurta të kësaj qeverie të paaftë për mirëdrejtim e menaxhim të sukseshëm situatash, apo me qëndrimet e tyre thellësisht të njëanshme do bëhen bashkëfajtorë në zhytjen e saj gjithnjë e më thellë në llumin e korrupsionit galopant, dhëniet e koncesioneve dhe PPP-rave pa hesap, rritjen e frikshme të cmimeve, krizën ekonomike, emigracionin masiv si pasojë e rritjes së papunsisë e varfërisë, etj. etj.?
Respekt për Ju B.Islami për analizën e saktë në DITA për situatën aktuale( jo vetëm në Shqipëri)si shqetësim për vëndin dhe jo se kush do të jet në pushtet pas SHTATORIT 2022:
1.Sipas meje:Ndryshimi pushtetit në Shqipëri do marri më parë OK nga SHBA+BE.Nuk mund të vijnë në pushtet një NON GRATA DHE SPIUN I SHUMFISHT si Sb( S.Braho,A.Haklaj,I.Haxhia)dhe NJË SPIUN I DEKLARUAR sëfundmi si IM që do haj pak kohë në Kuvënd e Komisionin e dosjeve..! Këta 2 personazhe fatkeqsi kombëtare jan vënë në shënjestër nga DASH,ANGLIA,GJERMANIA,FRANCA,ITALIA..duke i nxjerr nga politika me ligje legjislative pasi SPAK ka lindur i tredhur prej tyre që në 92 dhe drejtësia e RE tek ne nuk bëhet më sa të jetë Sb mbi dhe..! Nuk mund të lihet në dorën e Sb Shqipëria antare e NATO-s kur Sb është agjent i UDB që në 67-“penicilina” dhe i shumfisht 70,80 “Bisturia” Dhe që sot syt po i mban nga LINDJA.
2.SHBA+BE e kan kuptuar që në 2016 se Sb & Im kan kënë kundër REFORMËS NË DREJTËSI.Tashmë qëllimi dyshes Sb & Im është të kthejnë në detyra 70 % të Gj.+Prek. ( Gjin Gjonin me leje lindje 5 vjet më parë)të nxjerr NOKAUT nga vetingu për korrupsion.
-Në këtë kuptim PS dhe Edi Rama do çojnë përpara reformën në DREJTËSI deri në FINISH.Pasi dështimi REF.NË DREJTËSI ËSHTË DËSHTIMI SHBA+BE.Pasi RD monitorohet 100 % prej tyre.Juristi THEO JAKOBS është bër Tmerr i të degjenrruarve berishist 92-2013.Pasi KM E.Rama ka në dorë vetëm gjatësinë e tij-1.98 cm dhe €,$ për ti paguar Ata,ku Yuri Kim nuk e lejon të kritikoi punën selektive të SPAK.
3 S.Berisha & Im janë në pikën më të dobët të mbështetjes Nd/Kombëtare,Ndërsa E.Rama është në krye të KS OKB dhe po cilësohet nga Presidenti A.Moisiu dhe Rilindasi Kosovar R.Qose më i miri në 32 vite në Shqipëri.Kush nuk i vlerëson këta korifej është miop..!
4-Nëse për Sb & Im ka dosje e vidio me zë e figurë për Vjedhje e Vrasje në 32 vite,Për E.Ramën konkretisht nuk ka të tilla.Nese vartësit e tij kan abuzuar me detyrat kan shkuar dhe të shkojnë në burg,por KM nuk ka përgjegjësi politike për 1,2,3 persona..por morale.Dhe nse Sb i ka të lyera duart me GJAK DHE NUK ËSHTË DËNUARË,80 % e Popullit të majtë gjykon më shumë se NE për ta votuar edhe në 2025 në mandatin e 4-tër..e pse jo edhe në mandatin e 5 -të nëse Opozita do të qëndroi nën Poturret e Sb & Im 2 hajdutët e kriminelët më të mëdhej dhe destabilizues në Shqipëri e Ballkan,Sipas gazetarit Anglez të BBS Partosh.
5.Nuk duhet të trëmbemi nga BUBULLIMAT e Sb & Im për DESTABILIZIM.Në 2019 PD mori kartonin e kuq nga SHBA për protesta të dhunëshme.Kështu,në Protestën e 7..7..7. Sb kishte më pak protestues,Pasi gati 40 % e PD nuk është më e tij.Fakti që baza e PD nuk e do më PL të Spiunit Meta do të thot se Sb i kan ngelur partit aleate që kan vetëm vulën në xhep.
6.Rreziku qëndron tek 44.000 luftëtarët e armatosur(militantët)që ka hedhur në treg Sb,si vazhdim i bandës së zezë të A.Hajdarit 90.. dhe që sot drejtohen nga A.Kuliçaj,S.Luzha me të birin STRESI,A.Breçanin.etj.mbi 2500-3000 Tropojan që vërtiten rreth SHQUP e paguhen nga PD..që mund të destabilizojnë vëndin përkohsisht si në 1998..! Por,Sb e provoi në 98 se pushteti nuk merret kurrë me dhunë..! Kjo do ishte + për E.Ramën.
6.Qëllimi nd/kombëtar është të evidentoi,dobësioi e dekonspiroi sa më shumë militantizmin e Sb & Im për derisa SPAK të dali nga KOMA.Pasi A.Kraja nuk mund të sekuestroi vilat e Sb & Im në gjirin e Lalzit,etj kur vilën e tij e ka përbri tyre.Fakti që SPAK po merret vetëm me Im dhe vetëm me 2 denoncime të bëra nga të tjerë,kur për të jan mbi 20 dosje Vjedhje e Vrasje.. tregon se A.Kraja i SPAK.. ish prekuror i Im kM nuk mund të dali kundër shefit të tij.
7.Nëse YURI KIM nuk e shkund SPAK-un për të arrestuar non gratën Sb dhe Spiunin IM..do të thot se Kryetari SPAK ka dështuar deri në zgjedhjen e një kryetari tjetër pas 2-3 muajsh.
8.Fakti që Gj.Apelit nuk po nxjerr vendimin për PD legjitime,do të thot se Sb nuk do jet kryetar i PD sa të jet gjallë.Militantët e kamur prej tij në vitet e pushtetit.. do vij dita ta tërheqin ZVARR SË VDEKURU,siç ja jëri Sb E.Hoxhës.Këtu do lahen të gjitha bëmat e gjëmat e Sb e KO..!
-FLM DITA,BI
O shoku Bedri, kjo qe po ndodh sot ne Prestige resort, a konsiderohet dhune??????????
Prape me Berishen!!!!!!! O te qifte Berisha me liber fisi, spiun serb
Eshte Rama që po sundon shtetin dhw popullin me dhunë. Çfatë altenative ka një shqiptar me shkollë zë lartë që nuk hjen punë se i kanë zënë militantët dhe miqtë e partisë? Edhe të supozojmë se ka punë modeste nga halli e merr 32000 lek? As qeranë e shtëpisë. nuk paguan dot në Tiranë me atë rrogë. Atëherë ç’të bëjë populli? Të emigrojë jashtë? Jo. Duhet hequ qeveria, qoftë edhe me protesta të dhunshme, pavarësisht se ç’bën Saliu. Saliu ka hesapet e veta dhe populli të vetat.
Per shume kend pritet qe shtatori e me tej te kete protesta. Kjo mund te sjelle Trazira vetem ne oborrin Kryeministror se neper Shqiperi ka shume kohe qe ka Dhune. Eshte Dhuna e Fukarallekut qe ka sjelle kjo qeveri Rama prej vitesh. Nese do kete protesta pra ato nuk i sjell as Berisha, as Meta. Ato i sjell vetem kjo qeveriasja Rama qe emblemen te shkruar ne balle ka vetem Varferimin e shqiptareve nisur shume kohe para asaj ku synon te fshihet, Luftes ne Ukraine.
Berisha prej kohesh ka endrruar , madje ai po vdes me merakun qe ne shqiperi te organizoi nje lufte civile ku te laje hesaper , ku te gjokosen shqiptare nderveti.
Ai jo me kote ben bilancin e forcave per nje “rrevolucion” demokratik. E ka provuar disa here dhe nuk ka arritur ta realizoi, kjo fale ekujlibrimit te se majtes shqiptare se sa per Berishen ai nuk do te ishte kursyer aspak.
Ndofta me budallekun e vet dhe me tolerancet teper te madh nga pushteti aktual atij ja merr mendje per te hyre ne keto hesape si neoballist per te realizuar planin e Ballisteve te cilet nuk e ralizuan dote, pas clirimit te vendit, e mbase sote kerkon ta realizoi,
Nje shpers e ka se toleranca e madhe qe i behet atij, Berisha e ka marre dhe e merr gjithmon per dobesi te madhe dhe per paaftesi e deri edhe ne frigsim te autroritetev te qeveris aktuale.
Ndaj mjafte me me tolerime te jashzakonsheme qe i behen atij.
Keto tolerim i ka quar Berishenm tek thirrje.”Eeeej Ore Budallej jam Sali Berisha ore Budallej” ndersa IM-ne “Eeeej Ja IM-jam ore superbudallej”
Keto thirrje te tyre tregojne per nje sulme te pa permbajtur, kunder Qeverise.
Qeveri! Hiq dore nga tolerime te demshem se do te jet teper von NESER !
Sa gjate i bie more shoki Bedri. Me shkurt me shkurt se mileti nuk ka nge shume te lexoje llomotitje pa bereqet. o i lodh mileti o shoki Bedri
Liaaa mër kungull i hidhët që dhe shqipen ma flet bash si rilindjot me dy klasë shkollë.
Mirë bedrinjtë, por sa vite radhazi do ulërisni si kukuvajkat edhe ju ardhacakët e keqindoktrinuar nga propaganda, a thua se ditëzezës nuk i mjafton injoranca e tejskajshme e qeneralëve të padobishëm madhorë, e u duhen medoemos edhe ca koqevrarë.
Edhe sa vite do viheni në resht e do bëni rolin e papagallitbpër të denigruar sado pak në kor e budallenjsh të preferuarin dhe të përzgjedhurin e dikurshëm të bedrinjve të PPSH-së?
Që ta dish sagllom muhabetin ti Lio, për sa kohë ish sekretari komunist i partisë së vetme që pati diktatura ishte i gjithëpushtetshëm, ai ishte për bedrinjtë e partisë po aq i dashur dhe i omël sa c’është kjo hallva pa shërbet që ka zaptuar e po con drejt humnerës cetën e vobektë rilindjotase.
Saliuuuu shokë, Saliuuuu? Ai dhe vetëm ai është zullumqari dhe farkeqsia e vendit… Hahaha kaqola, kaqola.. Me këtë teori ju kanë keqindiktrinuar, dhe me këtë po ju cojnë drejt e në GPS.
Me duket qe shume shpejt do te ngushelloi per Berishes se per ty nuk qenda ditezze pore qenka dite e Bardh,.
C`fare shkuaj une e c`fare perralal me thua ti a thua ti se kemi dale te bejem “Bukurshkrim” Hajde mendje Hajede. Te rrosh ti per Berishen !
Shumë gjatë. Gjëra të njohura.
Por shtatori do i ngjasë gushtit dhe korrikut. Shumë turistë nga e gjithë bota.
Bumi turistik nuk do kallauz.
Per kaqolat te cilet harruan Berrishen e vertete dhe po mundohen t’a paraqitin si shqerre e urte dhe e drejte po ju konfirmoj se Saleh varrmihesi&Like hajduti jane gati t’a djegin per here te dyte Shqiperine vetem per te shpetuar by*en e tyre dhe pasurite e vjedhura ketij populli dhe se dyti SPAK duhet te justifikoje rrogat e larta e shoqeruar me shume favore pasi 5 vjet jane shume per te mos bere asgje…Mos harroni te dy maskaenjte Saleh&Like hajduti i kane te lyera duart me gjak…
1. Un kam frike nga “nje variant, nje skenario kangrenizimi” qe duket me “probalitet jo te vogel ne kete moment” dhe mund te shtohet ne nje nivel ekstremal.
Ne themel te ketij skenari qendron:
2. Mos bashkepunimi midis dy partive kryesore, lufta e eger per racionim te pushtetit, mungasa e nje lufte serioze ndaj korrupsionit, mashtrimit, nje indiference totale e shume individeve, etj.
3. Ne keto rrethana qe mund te “kosiderohen tragjike”, partite, politikanet, te gjithe individet duhet te mobilizohen per ta stabilizuar gjendjen.
Ne shpresojme qe situata te permiresohet, por mobilizimi eshte minimal:
1. Egjithe Bota, Europa,…., jane ne nje gjendje te veshtire, shume te veshtire. Ketu nuk po inkludojme shume shtete ku diskutohet buka e gojes dhe garantimi i kushteve me elementare te jeteses.
2. Nuk mund te presim qe te tjeret te na duan ne me shume se vetene tyre. Qe ne ti shpallim lufte vetes dhe te tjeret te futen per te na ndare.
3. Keto qe ndodhin “nuk jane lojra”. Shume individe mund ti interpretojne si “akte vete shkaterrimi”
4. Ka shume mundesi qe ne po ja konsumojme durimin miqve tane.
5. Jane te shumte ata qe dine vetem te “shajne, kritikojne”, te mos degjojne “keshillat” e atyre qe kane nje eksperience shume me te madhe, te cilet keto situata i kane jetur shume, shume kohe me pare.
6. Disa nga ato “kane paguar shum shtrenjete” kur nuk kane qene ne gjendje te “meren vesht me njeri tjetrin”.
7. A do kene ato durim qe te “degjojne pallavrat tona” kur situatat sot jane kudo te komplikuar?
8. A mundet qe ato te thone: “Mjaft, e kaluat 100 fish masën, po na beni te humbasim durimin”?
9. Ne duhet te vime ne vehte, se i kemi kaluar te gjitha caqet e miresjelljes, mirekuptimit, e gjuajtjes me shkelma.
Padyshim Berisha Meta do bejne nje perpjekje te dhunshme,pa asnje dyshim.Sa e gjere do jete varet nga numri i pasonjesve dhe pergjigja qe do i jepet.Shteti duhet ta cmontoje paraprakisht qe te jete sa me e dobet.
Kupa është tejmbushur dhe po derdhet. Sidomos për sa i përket mafies dhe parave të pista që hidhet në ndërtim. Në Shqipëri kushdo mund të blejë pasuri të patundshme me para të pista, të padeklaruara. Ndërtohen kulla pafund e komplekse pallatesh, dhe çmimet ngelen në stratosferë, si të shitjeve e po ashtu të qerave, e madje ka pak shtëpi që jepen me qera e si rrjedhim çmimi është shumë i lartë. Pra, mafia ndërton, dhe i lë stok apartamentet, ose merri me çmim të shtrenjtë ose lëri, nuk i plas fare, se i thjesht ka pastruar paratë, nuk ka qëllim fitimin duke konkuruar më treg me rregulla dhe pëgjegjësi të caktuara. Kjo po çon në shpopullimin e Tiranës, sepse rroga minimale =32000 lek bruto (28000 lek neto), kurse qeraja e shtëpisë është minimumi 30000-35000 lek. Skandal! Pra edhe po pate një punë modeste nuk të del as për të ngrënë. Kjo ka bërë që përveç gjithë zullumeve të tjera, të derdhet kupa, sepse kërcënohen nevojat bazë të popullit, nevoja për strehim dhe ushqim. Kjo është vija e kuqe që po u kalua, nuk mban më ujë pilafi dhe nuk ka Amerikë apo Soros që të mbrojë. Si do qëndrojnë studentët në Tiranë pas studimeve? Punë s’ka, edhe kur ka, paga është minimale kurse qeraja sikur je bos. Përveç studentëve ka plotë të tjerë familjarë që kanë vite në Tiranë dhe tani iu duhet të gjejnë shtëpi por qeraja është shtrenjtë. Ç’të bëjnë të ikin nga Tirana? S’mund të luash me të vërtetën, e t’i lësh njerëzit rrugëve. Fukarallëk maskarallëk i thonë një llafi! Nuk kërcënohen njerëzit me nevojat bazike. Në Tiranë je i kërcënuar vazhdimisht nga papunësia dhe mungesa e strehimit. Enveri ishte diktator, por të gjente një punë e një shtëpi. Kurse tani mirë papunë, por të shkatërron edhe qeraja. Duhet të ndalohet mafia në blerjen e shtëpive apo ndërtimin e kullave, dhe duhen ulur çmimet e qerave dhe duhen dënuar abuzimet. Përndryshe, në Shqipëri plas lufta shumë shpejt. Nuk mban më ujë pilafi o Bedri. Kështu që është apo nuk është Saliu&Meta,kujt i plasi, popullit i ka vajtur thika në palcë tashmë, dhe nuk ka asgjë që ta mbajë e të mos ngrihet në revoltë, qoftë edhe të dhunshme, sepse qeveria çdo gjë po e bën me dhunë. Pika më e madhe e dëshpërimit në demokraci ështl kur populli fillon mendon që ishin më mirë në komunizëm se tani. Pra, ka dështuar gjithshka.
Kemi një pseudo demokraci bandash hajdute.
Tek komenti i autorit; “E verteta shqeto” konstatoj nje trajtim te sinqertë, por mund te shtoj:
1. Sa me shume ndertime te bëhen, do vije nje moment qe oferta do behet me e madhe se kerkesa dhe shpresoj se çmimet do ulen.
2. Po keshtu nje person qe akuzohet se paret e tij, “jane te pastra”, konsiderohet se eshte i pa fajshem pesa kohe qe nuk eshte provuar e kunderta.
3. Ne kushtet kur nuk mund te provohet fajesia, “Askush nuk ka te drejte” ta pengoje ndertimet e çdo lloj objekti, qe e ben shqiperine me te forte, qe puneson njerezit, e mbush tavolinen me me shume ushqime cilesore.
4. Per paret qe vijne nga emigracioni, per investimet nga kompanite e huaja, te cilat ne nuk jemi ne gjendje ti verifikojme, Shqiperia nuk mban pergjegjesi.
5. Eshte detyre detyre e shteteve nga “vjen paraja” te deklarojne se, “X,Y,Z” kane biznese te “kundra ligjeshme”
Persa i perket protestave qe ju propozoni duhet bere nje interpretim:
1. Nje proteste paqesore, ku njerezit shprehim mendimet e tyre, a pa manipuluar nga forcat politike, eshte normale, ne raste te caktuara.
2. Nje “Seri Protestash” tendencioze dhe “aqë më keq te dhunëshme” perfaqësojnë një “Puç të ngadaleshëm, gradual, të maskuar” shume te rezikshem.
3. Edhe kur keto protesta te organizuara, edhe nga “kontribute monetare nga jashte” nuk e arrijne qëllimin, dëmi ështe kolosal, se:
a) Shkollat nderpriten, nxenesit dalin ne proteste, fillojne te besojne se problemet zgjidhen vetem me force.
b) Akonomia demtohet, konceptet anarkike shtohen, pjesmaresit qe kerkojne drejtesi bëjnë të kundërtën.
c). Pra organizatoret nga “padituria, pa pjekuria, apo nga interesi personal”, praktikisht perfaqesojne, “një kollonë te pestë” dhe turrma eshte, një viktimë e “instikteve të pa kontrrolluara”
Tek pika 2. ===> Duhet te jetë: se paret e tij “jane jo të pastërta”
Me kete vape shtatori,prit pak se shtatori iku,Saliu po ben kura rere ne Lalez per rreumatizmin.metaj me moniken jane me leje bisnesi ne Angli.Andej nga tetori shohim e bejme.
O Bedri !Nuk eshte me Saliu i 98,qe mblidhte perdite maloket e Bathores para pallatit kultures.
Po sa Edi Rama,Saliu ka vajzen.Nga 98 deri ne 2005 Saliu ka udhehequr 168 mitingje ne vit,rreth 1200 mitingje per 8 vjet ,derisa e permbysi Nanon.Me keto shifra eshte rekord bote dhe rekord Gines.Sot eshte 80 vjec(eshte shkry 2 vjet pas lindjes),mire qe qendron ne kembe.