Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do përsëritet rasti Beketi? Irfan Hysenbelliu kërkon 300 milionë euro në Arbitrazh për prishjen e hotelit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A do përsëritet rasti Beketi? Irfan Hysenbelliu kërkon 300 milionë euro në Arbitrazh për prishjen e hotelit
KronikeLajmi i fundit

A do përsëritet rasti Beketi? Irfan Hysenbelliu kërkon 300 milionë euro në Arbitrazh për prishjen e hotelit

Published: January 12, 2025
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?

Shembja e hotelit ‘Prestige Resort’, dy vite më parë, një godinë 7-katëshe në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të biznesmenit dhe botuesit Irfan Hysenbelliu, mund t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë euro.

Sipas mediave, Hysenbelliu e ka çuar çështjen në Strasburg dhe pretendon një dëmshpërblim nga shteti shqiptar në vlerën 300 milionë euro.

Është një shumë e madhe, e cila ka tërhequr shumë interesa.

- Publicitet -

Duke qenë një pronar mediash, përpjekja të kujton rastin e freskët të Francesco Bechettit, një mjeshtër skemash, i cili fitoi të drejtën e dëmshpërblimit me 100 milionë euro plus interesat në Arbitrazh.

Njësoj si Beketi të cilit iu mbyll televizioni Agon Channel, Hysenbelliu akuzon se urdhëri për hotelin e tij është dhënë nga Rama për shkak të qëndrimeve të mediave që ai posedon.

“Unë jam i qartë. Gjithçka që ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh, kemi qëndruar bashkë shpesh. Unë u prononcova tani. Ai bëri një zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe unë i ktheva këtu“, tha Irfan Hysenballiu kur fadromat e IKMT i rrafshuan hotelin.

Edhe Edi Rama kishte një argument të fortë.

“Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi! Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!“.

Shembja e hotelit u reflektua në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2022.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Vlora 97 says:
    January 12, 2025 at 7:05 am

    Pyetja që ngrihet naryshëm është: Po shqiptarët ç’kusure kanë që taksat e tyre të shkojnë në xhepat e Irfanit, nëse ky i fundit do të fitojë çështjen në Arbitrazh si Beketi?

    Pse duhet të paguajnë shqiptarët nga xhepi dhe djersa e tyre sa herë pushteti prishet në pazare me një biznesmen mafioz apo botues përfitues?

    Reply
    • Arben says:
      January 12, 2025 at 12:39 pm

      Shqipetaret ja shkaterruan pronen, si c’kusur kane. shqipetaret e mbeshtesin kete qeverri dhe tani do te mbajne pergjegjesi per veprimet e saj.

      Reply
  • TIRONA says:
    January 12, 2025 at 7:24 am

    NQS hoteli kishte leje ndertimi Musabelliu ka te drejte,
    nqs jo ta fshije prapanicen “me qyramithke”
    S’ka perse te paguhet nga taksa e popullit:
    Ligji Eshte Ligj ! Thote francezi.

    Reply
  • Detari says:
    January 12, 2025 at 8:16 am

    ligji eshte ligj po si u ndertua pa leje hoteli kur vet ramazoni e vizitonte me gjithe hajdutet e tjere te qeverise?
    pra duhen futur ne burg ata qe e lejuan ndertimin.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 12, 2025 at 9:01 am

    Kur prish ndertime me leje, do paguash. Prandaj i prish Ramuti, qe tu jape parate ketyre. Ashtu si beri me Pallatin e Bashes ne Vlore, qe e pagoi mbi 10-milione Euro. Edhe sikur te ishin shitur te gjitha hyrjet ne ate ndertim, shuma do ishte as sa gjysma e asaj qe moren. Kujt i plasi, parate e qorrave jane. Le te paguajne Taksa.

    Reply
  • Nuk është ashtu siç thuhet! says:
    January 12, 2025 at 11:30 am

    Jo nuk është ashtu sikurse pretendon Hysenbelliu!!! Ai hotel ishte ndërtuar në ujë dhe që të lëvizje në bregdet duhej të hypje shkallëve të hotelit dhe të zbrisje shkallët e hotelit dhe pas kësaj të vazhdoje shëtitjen buzë detit. Ai ndërtim ishte ofendim për çdo qënje njerëzore dhe ngrefosje e njerëzve që para 1990 ishin me « brekë » dhe u bënë të pasur, duke kujtuar se kanë kapur « qiejt ». Është metodë në Shqipëri, që kur kërkon të mbrosh një padrejtësi, t’a paraqesësh politikisht dhe të sulmosh Ramën! Në këtë rast nuk është shkelur e drejta e njeriut e Hysenbelliut, por Hysenbelliu ka shkelur të drejtat e të gjithë qytetarëve me atë ndërtim duke prishur vijën bregdetare që u takon të gjithëve!

    Reply
  • Genti says:
    January 12, 2025 at 2:26 pm

    Beggetti nuk Ka marre asgje spese I dolente palarat qe korruptonte arbitrazhet. Edhe ky hysenbello nuk Ka per te marre asgje spese nuk Ka leje ndertimi Ka vetem leje shfrytezimi po’ si Ka puntura deri tani ky due mijera te tjere buze detit m’ha kiosk per caj Kan bere hotele kete te ma e thot Sala Rama.

    Reply
  • Hajdari. says:
    January 12, 2025 at 2:46 pm

    Genti… Beketi i mori 1 me 1 te gjitha dhe Rama i pagoi si kurve te gjitha… por jo nga xhepi i vet por nga xhepat e tua dhe gjithe Shqiptareve qe votojne pa tru… dhe votojne ate qe ua zhyt me shume … Lexo ndonje gazete Gento se nuk dini te beni gje tjeter…

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2025 at 2:54 pm

    Shporrja e mafiozit Grabitqar dhe Mashtrues Bechetti,Prishja e Pallatit ne Uje te Lulzim Bashes ne Vlore,Prishja e Hotelit te Hysenbelliut ne Uje ne Golem,Jane veprime te Drejta shteterore te Kryeministrit Rama kundrejt Oligarkise Mafioze dhe politike qe shkelin me kembe Hapesirat publike dhe te drejtat e qytetareve.
    Ku gabon Rama?Rama gabon,kur me brisk Rubie,kujton se do rruaje derrat dhe me sacme zogjsh,do vrase Ujkun.
    I ben Hesapet pa hanxhine.E vetmja arme personale e Rames jane batutat tralala.Me keto batuta kujton se do fitoje Arbitrazhet Nderkombetare,qe i ka humbur 100%.Gjej avolat te zotin,,OSE TA SJELL UNE.

    Reply
  • Vlonjati says:
    January 12, 2025 at 5:50 pm

    Ti demo do t’i sjellësh avokat ? Po ku do ta gjesh a derëzi , ti plak njeri që nuk ke kaluar kurrë kufijtë e Shqipërisë ? Rri rehat a të q.fsha udhët se nuk është aspak ashtu si thua ti . Rama nuk ka humbur asnjë arbitrazh ndërkombëtar dhe Becheti nuk ka marë asnjë mut deri tani . Prandaj rri rehat demo ver një thëngjill në bythë se është ftohtë dhe rri pranë plakës në shtëpi , ç’të duhen ty punët e qeverisë , ka kush mendon për to .

    Reply
  • mali says:
    January 12, 2025 at 6:15 pm

    Sejcili nuk ka pula dhe ben” ish -ish “.
    Kjo eshte problem I pronarit.
    Nuk ka vend per komente.
    Do gjyq, beje.
    Deri me 11 maj do terhiqet vemendja qe te injorohen partite e vogla.
    Rames e Saliut u ka hyre lepuri ne bark prandaj jane grusht bashkuar per te mbajtur pushtetin qe po I pasuron.

    Reply
  • demo says:
    January 12, 2025 at 6:22 pm

    Po u bene 1 miljard euro o vlonjat,qe i hikin taxapaguesve shqiptare neper Arbitrazhet Nderkombetare,
    Ti ben si ay gomari qe ujku po i grryen zorret dhe thote me vete:-Zot beje Enderr! Becheti e rropi Ramen.Ka 4 vjet qe i perlau 120 miljon Eurot shtetit shqiptar,nga Taxat e Hapesires Ajrore dhe sherbimet e Aviacionit Civil.
    Vlonjat,nuk kerkoj qe Rama te rregjistrohet ne shkolle nate per Juridiks,Po te shkoje ne keto Gjykatat Kushtetuese,apelit,Zyrat Avokatore dhe te kerkoje Experte Juridike per Te drejten Nderkombetare,Experte Ekonomike per Shkeljet e Bechetit,Hysenbelliut,Vjerrit Bashes e sa e sa Gjyqe ka humbur,,Pse nuk mban Juriste te Zote rreth vetes,qe t`i bejne letrat,.Mban ca avokate,ca Agaca,qe kane qene avokate drogaxhijsh dhe xhepistash burgu ne Sicili.
    Po pse me keta do mundesh Kryemafiozin e Italise qe ka 200 vjet experience mafioze ?
    Po qe i pazoti te mbaje rreth vetes Experte,,njoh Une Avokate te zote,qe te mos humbase edhe 300 miljone per Fanen!

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    January 12, 2025 at 9:44 pm

    Ik o demo rri me plaken ne shtepi, nuk jane pune per ty keto- Lerja Vlonjatit keto pune sepse jo vetem qe eshte i zgjuar por eshte dhe i familjes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?