Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do ta braktisë Meta Saliun? Çfarë do të ndodhte në rast se arrestohet njëri prej tyre?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A do ta braktisë Meta Saliun? Çfarë do të ndodhte në rast se arrestohet njëri prej tyre?
AnalizaKryesoreopinionPolitike

A do ta braktisë Meta Saliun? Çfarë do të ndodhte në rast se arrestohet njëri prej tyre?

Published: July 4, 2022
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Sado që mund të duket paradoksale dhe deri diku e pamundur, në fakt mund të shfaqet shumë shpejt, më së largu pas zgjedhjeve të ardhshme vendore :ata, të dy, do të jenë përballë njëri tjetrit; i pari, Meta, pa asnjë funksion politik të rëndësishëm – tani askush nuk e merr më seriozisht LSI-në , gjithnjë me dyshimin se mund të shpallet non grata, apo edhe më tej, të ketë fatin e hidhur të njeriut politik që dënohet si keqbërës ordiner, gjithë pezëm dhe helm përse nuk ia “ këputi ” qafën që në fillim Edi Ramës, dhe dyshues ndaj Berishës, plot mëkate të mëdha , të cilat mund të përkthehen vetëm në gjuhën e SPAK-ut; i dyti, Berisha, ri futur në lojën e fundit të jetës së  tij me shpresën se mund të përmbysë diçka në çastin e mbramë, nisur nga aksioma se “fitimtari nuk gjykohet”, dyshues për të gjithë se, në rast humbje mund ta braktisin, dhe i pari në to do të ishte Ilir Meta, me kokën nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe me thikën për të bërë deri në fund mëkatin e tij politik, i furishëm dhe me ngjizjen e entuziastit edhe tek më të humburit ndër ato që e shohin si njeriun që mund të jetë nesër përsëri dikush.

Përballë njëri tjetrit ata janë pak të rrezikshëm; të dy së bashku ata përbëjnë vetë rrezikun.

Të ardhur në politikë nga bindje të majta, më saktë, qëndrime të majta, pasi që të dy fillimet e politikës i kanë në monizëm, i pari përmes familjes, i dyti drejt për së drejti, të dy ruralë, nga zonat e thella në skaje të ndryshme, për pak kohë, do të bëhen të pranishmit e domosdoshëm në pluralizëm, njerëz të fuqishëm, ekstremistë të pasur, maniakë  dhe sundues të oligarkisë politike e financiare, ndarës pushteti dhe grabitës të pa shoq.

Kopertina e Ditës, 4 Korrik 2022

Pasuesit e Ilir Metës në strukturën e tij politike janë të gatshëm të bashkohen me këdo që u sjell një tortë pushteti, atyre nuk u bën përshtypje nëse në 31 mars janë berishistë dhe në 1 prill zgjohen edramistë, mjafton të kenë pjesë të pushtetit. Për to asgjë nuk është e rëndësishme veç kësaj. Duke qenë dikur pjesë e së majtës, ata u shkulën prej saj kur u mbaroi kazani i pushtetit dhe u bashkuan me Berishën kur ai u afroi këtë kazan.

Pasuesit e Berishës e dinë se Ilir Meta është njeriu që politikën e ka si mall financiar. Ai e jep kush afron më shumë dhe, pikërisht këtë nuk e kanë dashur kurrë militantët fanatikë të Berishës, që është edhe skalioni më i fuqishëm i tij. Kushdo e di se Ilir Meta edhe me katër deputetë merr 25 për qind të pushtetit, dhe se, kur e ndjen se kësaj hise i erdhi fundi, kthehet lehtësisht në pikën e tij fillestare. Askush deri tani nuk ka bërë lojë më mizore me politikën se sa ai, dhe, askush tjetër nuk e ka shpërfytyruar politikën në postin e një bakalli që shet e merr sipas ofertës. Ilir Meta pa pasuesit e Berishës është i humbur , por edhe pasuesit e së djathtës e dinë se me Ilir Metën pushteti është e vështirë të merret, por, edhe nëse merret, ai duhet ndarë në pjesë të pa barabarta.

Arrestimi i mundshëm i Berishës, nëse ndodh ndonjëherë kjo, do të sillte në sheshe mijëra protestues, që shohin tek ai shpresën e fundit, pas kaq viteve lodhje dhe zhgënjim të përhershëm . Nuk do të ndodhte përmbysje, por do të kishte në një farë kohe tronditje, më pas qetësi. Do të ishte si rënia e një godine të madhe, e cila është në të shembur dhe vetëm ri ngritja e tij e ka mbajtur në këmbë. Berisha është i rrezikshëm kur bie, jo kur ngrihet.

Arrestimi i mundshëm i Ilir Metës, nëse ndodh ndonjëherë kjo, dhe, duhet të ndodhë, nuk do të sillte asnjë tronditje. Ai nuk sjell as shpresë dhe as nuk ka ngjizjen e ri ngritjes. E majta në pushtet do të gëzohej hapur, e djathta do të gëzohej fshehtas dhe do të protestonte haptas, me shpresën se ky ishte kurbani i opozitës.

Tani për tani ata duken si një dyshe dashurie plot pasion që mezi presin të takohen edhe një herë. Berisha ka qenë gjithnjë dobësia e Ilir Metës, megjithëse e dërgoi për disa orë në qeli para burgimi. E ka shprehur sa herë që ka menduar se duhej dhe ka menduar se cilat dosje të tij ka ende në fshehtësinë e tij doktori i politikës që e sëmurë gjithë vendin.

A do të jetë një dyshe pasionante deri në fund apo Ilir Meta po bëhet gati të lëshojë diku tjetër spirancën e shpëtimit të tij?

Berisha beson pak tek Ilir Meta, pasi, sa herë që e ka besuar me të tepërt, aq herë e ka ndjerë se ia kanë hedhur. Ai e di se njeriu që prej t’i bashkohet në gusht nuk kërkon vetëm rolin e ndihmësit. Shumë kohë më parë ai ka shpallur devizën e tij , të jetë lideri i gjithë opozitës. Tani kur LSI nuk është më as opozitë, as pushtet, vetëm pamja e kuruar e zonjës Kryemadhi përmes qindra mijëra eurove , ai mund të jetë lideri i kësaj pakice, të cilën, duhet pranuar, e shkërmoqi Edi Rama, por e vështirë, në mos e pamundur, të jetë qoftë edhe numri i dytë i krejt opozitës. Berisha kërkon gjithçka për vete, asgjë për të tjerët. Ai ka nuhatjen e njeriut të tradhtuar disa herë – asnjë forcë politike në këtë botë nuk është ndarë e pajtuar aq shpesh – edhe sot e kësaj dite – sa ka ndodhur me opozitën e tij. Ai i ka ndarë vetë, i ka thirrur vetë, i ka mbajtur në grusht dhe , kur ka hapur gishtërinjtë ka vënë re se “ zogjtë” kanë fluturuar. I ka mallkuar, i ka sharë, i ka lëçitur, i ka rrahur, e pastaj, përsëri i ka mbledhur. Ilir Metën , po ashtu, e ka mallkuar si njeriun e krimit, e ka sharë në shtatë breza, e ka lëçitur, e ka akuzuar si njeriun që vodhi floririn, për vrasje, por e mbrojti kur gjithçka ishte në dritën e diellit. Ishte mbrojtja më e pa zakontë, më makabër dhe masakruese ndaj pushtetit gjyqësor, por ai e bëri , e bëri me vetëdije, sepse i duhej. Në një rast tjetër, edhe më pak flagrant, ai nuk do e kishte bërë.

Ilir Meta ka parë gjithnjë te Berisha si vëllain e tij politik, e ka ditur mirë se, as njëri e as tjetri nuk e kanë politikën seriozisht, sidomos pas vitit 1997, nuk janë as të së majtës dhe as të djathtë: njërit i ka hipur familja mbi shpinë përmes fëmijëve, që u bënë si babai i tyre, të padëshiruar në SHBA; tjetrit përmes vetes dhe gruas së tij, para së cilës, edhe një grua diktatori do të dukej e ngopur. Skandali i zbuluar ditëve të fundit me Drini Kryemadhin, vjehrra e kunetër është kaq banal dhe vetëm maja e asaj që fshihet në babëzinë  e tyre. Ilir Meta nuk ia harron Berishës Gërdecin, por ia fal 21 janarin, sepse ishte pjesë. Berisha ia fal atij natën e burgimit, por nuk ia harron 1 prillin. As njëri e as tjetri nuk harrojnë se mund të jenë në radhë për të pasur pasoja të tjera. Për dreq, të dy, në kohë të ndryshme, kanë qenë kryeministra e presidentë dhe rajoni ballkanik ka përvojë të hidhur me shefat e qeverisë së tij.

A mund ta braktisë Ilir Meta , në një ditë jo të largët, dobësinë e tij, Berishën?

Pa asnjë dyshim, po!

Në ditët e fundit të presidencës së tij ia dha disa shenja se gjërat mund të lëvizin, nëse të tjerët do e pranonin. Pyetjes së një gazetari në konferencë shtypi, për ndërlidhjet e tij të ardhme me Edi Ramën, ai e la pa përgjigje, duke sjellë nëpër dhëmbë diçka që askush nuk e mori vesh. Presidenti që , me të gjitha mënyrat , nuk kishte dekretuar as ministrat e qeverisë dhe kishte bërë lojën e madhe me Gjykatën Kushtetuese, befas, jashtë atdheut, në oborrin e një konsullate, firmosi largimin nga Forcat e Armatosura të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për të qenë në postin e tij, sikur të ishte fjala për të spostuar një rreshter . E pa zakontë në politikën e tij dhe e paperceptueshme të ndodhte ajo nga njeriu që kishte premtuar se pas 24 korrikut do të lëvizë gjithë gurët nga vendi. Ai shkoi edhe më tej: takoi gjithë vëmendje zonjën Kim, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, të cilës i kishte treguar se edhe Rusia e Korea Veriore kanë raketa dhe i kishte dërguar betimin e tij se është i gatshëm të vritej në Malin me Gropa.

Në politikë asgjë nuk është rastësi. Sidomos në një vend si i yni, ku njerëzit shohin edhe kollitjet e shefit për të bërë karrierën e tyre. Nuk është rastësi që në vendin tonë, lodhur nga e shkuara dhe shembur nga iluzionet e humbura qeverisin njerëz që nuk besojnë te njerëzit, që mund të vrasin për të qeverisur apo të hedhin vendin në greminat e së nesërmes nga lukunia e zhvatjes. As politika dy dyersh e Metës nuk është rastësi dhe as nuk përbën përjashtim nga rregulli meskin.

Burime të mirë informuara në institucione që monitorojnë Shqipërinë kanë sjellë mendimin se Meta është në kërkim të vazhdueshëm për një ngjizje të re politike, e cila , tani për tani, kalon nga e djathta, por emisarët e tij ia ka dërguar edhe te e majta.

Radikal nuk mund të jetë Ilir Meta për dy arsye të mjaftueshme: së pari, ai nuk ka më njerëz që ta ndjekin besnikërisht, veçse një tufë horash që ndjekin këdo që ka para dhe së dyti, pas shpinës së tij qëndron hija dhe enigma e Departamentit Amerikan të Shtetit. Kjo e fundit e tremb më shumë , pasi e di se pas saj vjen gjithnjë diçka tjetër. Ajo që i druhet më shumë: humbja e pasurisë dhe kthimi i tij në një hiç.

Ai e di krejt mirë se Rama nuk ka ndër mend, të paktën tani për tani, të hapë deriçkën për kundërshtarin e tij të vjetër, por as menteshën nuk e ka vënë. Të tre, kjo tresha e pa durueshme në politikë, po presin se si do të jenë raportet në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku shefi i qeverisë ndjehet ende komod, shefi i pa certifikuar i opozitës ndjehet në ankth, ndërsa ish presidenti mbetet pas portës, në pritjen e tij të ankthshme,

Ai do të shohë se cila portë do të hapet sado pak për të. Dhe do të tentojë të futet me gjithë çizme. Si gjithë hajdutët e rëndomtë!

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • max says:
    July 4, 2022 at 11:35 am

    E lexova, por asgje e re nga froniti i perendimit, bla-bla-bla, asgje, si gjithmone z.Bedri.

    Reply
  • sopiqoti says:
    July 4, 2022 at 12:38 pm

    Ne aartikull pasqyrohet sakt “..fshatari nga Vicitoli.” dhe “.bariu i kopes te dhve” nga Skrapari.te cilet RROTA e ndryshimeve politike ne vendin tone na i ka sjelle jo per per te sjelle ndryshimin e madh POR per te na u bertitur neper kembe si “patriote me vlere”.

    Reply
  • Fjala ime says:
    July 4, 2022 at 1:37 pm

    Nje pergezim per Bedriun kesaj radhe per analizen korrekte qe ka bere, por rruga e nisur na çon ne sketere sepse: duhet denuar me forma demokratike Arben Kraja deri ne perdhunim, duhet denuar me forma demokratike gjykatesit dhe prokuroret, po si do thuash: proteste ne Lalez, proteste ne bulevard Tirane, por protesta me e madhe para SPAK, prokurorise dhe gjykatave te vendit. Keto protesta duhet te jene flake dhe ata te rinjte si ai i portokallise apo ai jurist vlonjate apo dhe ai profesor Qorri, te mos shesin dengla neper televizione apo emisione, por atje te organizojne protesta ne qoftese e duan vertete Shqiperine dhe shqiptaret para SPAK deri sa Arben Kraja te marre vendimin e arrestimit te kryekriminelit shqiptar, sepse Shqiperia nuk rregullohet as me ngritjen dhe uljen e çmimit bukes e naftes, por demokracia rregullohet po te keshe drejtesine ne rregull. Prandaj kjo eshte zgjidhja ne daten 7, bashke me te shtatat e Saliut, proteste kombtare para SPAK. E beni dot?! Ndryshe mos tu shohim me fytyrat .

    Reply
  • Vasili says:
    July 4, 2022 at 1:39 pm

    Jam me max-in,me siper:
    Lereni islamin te funksionoje si mulli fjalesh pa bereqet dhe te beje sikur mbushe hambaret e gazetes.
    E verteta eshte fare e thjeshte:
    Llojit te saliut dhe metes,ne shekuj kane provuar se e kane ne gen tradhetine dhe marrin orgazem kur e realizojne ate dhe pa perfituar.
    Ambasada amerikane beri nje pune teper te lavderueshme,(kur kryeveziri qendronte gjate gjithe kohes, vec tek shkallet e stadiumit),per te cmontuar perfundimisht efektin e vrimes se zeze arnaute sali,nga zhvillimet ne boten shqiptare dhe me tej.
    Dhe arriti ambasadorja,qe ta ktheje ne opozitar ekstrem te Saliut lul konen,qe lehte me vite te tera me trute e saliut.
    Por kur askush nuk e priste,bile dhe ne kete vend muti,saliu tani i mbaruar me te gjitha,ngrihet nga shtrati i vdekjes dhe sulmon,me shume tinezisht se ballazi,sic di ai.
    U aktivizuan ish shoferat e tij gjyqtare,per ta quajtur te paligjshmen te ligjshme.I ndihmuar dhe nga artileria e rende,mafia shpellare e oligarkeve,te cileve ay u shperndau pasurite dhe postet e ketij vendi.
    Klyshi i bllokut andushi e goditi ne thember,kur i tha:
    Nuk ke hapur asnje here goje per oligarket e Rames,pasi ata kane qene dhe te tute.
    Pasi thjesht ata jane oligarket e tij me mish dhe shpirt,kurse me Ramen,bejne nje pazar te momentit,nga ku te dy palet dalin te perfituar.
    Dhe ndodhi ajo qe ndodhi feniksi i zi sali,montoi perseri puplat dhe ka filluar te marshoje perseri mbi kete vend,per ta shkaterruar perfundimisht ate.
    Dhe ambasadores amerikane,nuk i mbeti gje tjeter,por te kaloje ne ekstrem me real politiken e saj:
    Te duroje eren tejet te ndyre te metes dhe ta afroje ate,per tja kundervene banden e tij,bandes se saliut.
    Nuk eshte ndonje bande e madhe ne numer,por sidoqofte e ndodhur ne krah te bandes se saliut,e fuqizon jo pak kete te fundit,ne kete vend me zero shoqeri qytetare.
    Dhe meta e ka pritur kete afri,si uji ne shkretetire,mbas vitesh te tera i terrorizuar nga dera e burgut,per te gjitha llojet e krimeve te pafundme qe ka bere,duke i bere poste e larta qe ka pasur,te funksionojne krejt ne te kundert te tyre.

    Reply
  • Maloku says:
    July 4, 2022 at 4:23 pm

    O shoku Bedri. E dime qe je i penes por te lutem kur mollois keto hartimet e tua beji pak me te shkurtra se edhe ne kohen e komandantit tend me nje flete hartimi te permbledhr mire merja 10

    Reply
  • Arber iliri says:
    July 4, 2022 at 5:14 pm

    Nje gabim Bedri,Berisha eshte i rezikshem mè pranine e tij ne politike ska rendesi ne ngritje apo ne renie.Meta eshte krijese e tij asgje me shume.

    Reply
  • Haxhireja miliardere 90 vjecare says:
    July 4, 2022 at 7:17 pm

    Pas vdekjes se Saliut,me vjen keq ta them por Bedri spiuni i UDB do haje vetem MUT

    Reply
  • Fff says:
    July 4, 2022 at 7:43 pm

    U PLAKE BEDRI
    E SDO TA KUPTOSH
    BEN ZHURME SI KAZANI
    QE ESHTE FARE BOSH

    LERE POLITIKEN
    NUK BEN PROKOPI
    NQSE JE GEGE
    KETU ME SHQIPERI

    Reply
  • karadakliu says:
    July 7, 2022 at 7:50 am

    Pse ende pritet per arrestim,ku eshte prkororia e shtetit,madje Salihu e Meta enderojne ende te zgjidhen ne drejtimin e ketij populli dhe shteti qe e sakatosen me krime e plackitje

    Reply
  • fteri says:
    July 8, 2022 at 3:22 pm

    Në rastin më të mirë dosen e korrupsionit të mega- vjedhjes vilave ,trojeve ,bankave e kopsit Qeveria ja dorzon SPAKUT të Arben Krajës.Në rasin më të keq kur hesht qeveria (pa dyshim bëhet ortak në vjedhje ),dosjen e kopsit një grup njerzish patëriot ekspert nga shoqëria civile dhe ja dorzon të dokumentuara e të fotografuara ,objektet , vilat dhe resortet ,bashkëlidhur me prova dokumenta ti sensibilizoi në BE dhe SHBA ,pasurinë e vjedhur të bllokmenve të Ri ,Sali Ram Berisha ,Ilir Meta ,Monika Kryemadhi ,arrestim dhe sekuestrim pasurisë vilash e resortesh që zortojnë ,asnjë zyrtar prokuor apo gjykatsish të mos i gëzojnë pasurin e vjedhur ,tu ngecet në grykë,rikthimit të bllokmenve të ri.Vila e Argita Berishës me S, 166 M2 e blerë të firma Doçi në gj.lalëzit me vlerën 56 mij euro ,Vila Ilir Metës &Monika Kryemadhes Gjiri Lalëzit me sipërfaqe 317m2 e blerë me pazarllëqe – truallesh- tollovi të çiftit mafoz Kryemadhi -Meta,por dhe të gjithë klasës politike majtas dhe djathtas që kan varfëruar popullin për 30 vjet sa treqind vjet robëri

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?