Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të ndikojë propozimi francez për heqjen e vetos bullgare?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > A do të ndikojë propozimi francez për heqjen e vetos bullgare?
BoteKryesore

A do të ndikojë propozimi francez për heqjen e vetos bullgare?

Published: June 18, 2022
Shpërndaje
Bujar Osmani dhe Katerina Zaherieva
Bujar Osmani dhe Katerina Zaherieva

Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e grindjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duke ngjallur shpresa se deri në fund të muajit mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Propozimin e Francës për heqjen e vetos së vendosur nga Bullgaria në negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për të cilin flasin të gjithë, deri tani nuk e ka parë askush, as Shkupi e as Sofja zyrtare. Jo zyrtarisht thuhet se, propozimi i Francës për heqjen e vetos bullgare parasheh që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.

Kovaçevski: Identiteti dhe gjuha nuk mund të diskutohen

- Publicitet -

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, konfirmoi se Shkupi nuk e ka marrë ende propozimin francez, megjithatë tha se i vlerëson lartë përpjekjet e kryesueses së radhës të BE-së dhe të vetë presidentit Macron për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme edhe për Shkupin edhe për Sofjen.

“Për momentin tek ne nuk kemi propozim, i cili është harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshi edhe Bullgarinë. Kur të vijë një propozim i tillë ne do ta shqyrtojmë. Ndërkohë sa i përket identitetit dhe gjuhës, ne e kemi pozicionin të qartë se për këtë çështje nuk diskutojmë”, tha Kovaçevski.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha përmes një video-mesazhi se shpreson që të gjendet një zgjidhje për grindjen Shkup-Sofje, ashtu siç u gjet zgjidhje mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Është e rëndësishme të theksojmë se si Greqia dhe Maqedonia e Veriut arritën ta tejkalojnë problemin e tyre dhe ta zgjidhin atë me një marrëveshje të përbashkët. Presim që Bullgaria të bëjë përpjekje dhe të bëj të njëjtën gjë. Jam i sigurt që bisedimet do të ofrojnë shumë ide se si të ecim përpara së bashku” tha Varhelyi.

Vigenin: Vetoja mbetet, pavarësisht përmbajtjes së propozimit francez

Pavarësisht se çfarë përmban propozimi francez, vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të tërhiqet, tha nënkryetari i Asamblesë Kombëtare Bullgare dhe nënkryetari i Partisë Socialiste Bullgare, Kristian Vigenin.

“Definitivisht nuk do të ketë heqje të vetos. Çfarëdo propozimi të vijë nga presidenca franceze, ai do të shqyrtohet, por kjo nuk mund të ndodhë javën e ardhshme. Na duhet kohë e mjaftueshme për të parë, nëse është mirë për Bullgarinë, cilat janë hapat e ardhshëm dhe për të ndërtuar një strategji. Nuk ka asgjë urgjente në këtë çështje”, tha Vigenin.

VMRO-DPMNE: Maqedonia e Veriut para kapitulimit

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thotë se kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Jashtëm Osmani janë fajtorët kryesorë për kapitulimin e Maqedonisë së Veriut. Sipas VMRO-DPMNE-së, propozimi i Francës për përfshirjen e kërkesave të Bullgarisë në kornizën negociuese është hap për bullgarizim. De fakto propozimi i Francës i vë kërkesat e Bullgarisë në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE, kjo do të thotë që Maqedonia ose do të bullgarizohet ose asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. Opozita është e vendosur se nuk do ta pranojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, nëse nuk merr garanci nga Sofja dhe Brukseli se kjo është kërkesa e fundit e palës bullgare.

Analisti i çështjeve ndërkombëtare nga Shkupi, Nenad Markoviq e konsideron debatin për propozimin francez si utopi, meqë shumë pak në opinion janë të njohur me përmbajtjen e tij përveç palës bullgare që e komplikon situatën edhe më shumë. Ai është pesimist se kjo çështje do të mbyllet deri në samitin e radhës së BE-së. “Koha është tejet e shkurtër dhe kësaj i duhet shtuar se në Bullgari nuk ekziston predispozita politike që kjo çështje të mbyllet shpejt”, tha Markoviq.

Megjithatë propozimi francez ka ngjallur disa shpresa, se deri në fund të muajit mund të ketë zhvillime pozitive në drejtim të zhbllokimit të procesit integrues./ DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • intelektuali says:
    June 18, 2022 at 10:37 am

    MAQEDONIA KOMUNISTE E KRJUAR NE EPRUVETE NGA STALINI, TITO DHE DIMITROVI ESHTE TRRUALL SHQYPTAR DHE BULLGAR QE U SERBIZUA NGA AGJENTET E UDB

    prandaj:

    Bullgarizimi qe flasin komunistet e Shkupit nuk i pergjigjet realitetit historik, gjate LDB Bullgaria e Mbretit Borisi i Trete ishte deri ne Shkup dhe kishte rikthyer trojet historike bullgare para vendimit te Kongresit Famekeq te Berlinit anglezet i kishin premtuar patrioteve shqyptare te Abaz Kupit rikthimin e Kosoves bashke me Metohine, por tradhetia e Enver Hoxhes ne Mukje 1943 nuk beri te mundur realizimin e kesaj enderre shekullore te patrioteve shqyptare dhe ne kete kendveshtrim lind pyetja:

    CFARE MUTIN KERKON KY SHTET KOMUNIST I LINDUR NE EPRUVETEN E KREMLINIT DHE BEOGRADIT?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on FOTO: Leje të shumta nga Rama për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?