Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të presë Shqipëria dhe emigrantët e paligjshëm nga Britania? Përgjigjet Rama. Nënshkruhen marrëveshjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > A do të presë Shqipëria dhe emigrantët e paligjshëm nga Britania? Përgjigjet Rama. Nënshkruhen marrëveshjet
Lajmi i funditPolitike

A do të presë Shqipëria dhe emigrantët e paligjshëm nga Britania? Përgjigjet Rama. Nënshkruhen marrëveshjet

Published: May 15, 2025
Shpërndaje

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot deklaratën e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.

Bëhet fjalë për deklaratën e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Nënshkrimi u bë në kuadër të vizitës së kryeministrit britanik Keir Starmer, i cili vizitoi sot vendin tonë për herë të parë.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama priti me ceremoni zyrtare kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

“Për herë të parë në Shqipëri, kryeministri britanik Starmer zhvillon këtë vizitë zyrtare në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve”, u shpreh Rama.

Në ceremoninë e organizuar përpara Kryeministrisë, pas ekzekutimit të himnit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Himnit Kombëtar të Shqipërisë, Rama dhe Starmer vijuan takimin në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.

Starmer tha se dy vendet do të punojnë më tej për të shtuar sigurinë në rajon.

Ai tha se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të punojnë së bashku për prodhimin dhe shitjen e mjeteve ushtarake.

”Urime për fitoren zgjedhore këtë javë. Është gjë e madhe  që unë jam këtu për të hapur atë që e shoh si kapitullin e radhës në marrëdhëniet tonë. Kjo është një mundësi për të parë nga afër se si punojnë nga afër vendet tona.  Siç e kam thënë kufijte e sigurt të vendit tonë janë jetike për planin tonë të ndryshmit. Njerëzit duan një sistem emigracioni të rregullt.

Task forca jonë e përbashkët kanë punuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm, ndërkohë kemi marrëveshjen e përbashkët për transferimin e të dënuarve…Shqipëria është aleat i fortë i NATOS dhe partner kyç për mbrojtjen e interesave të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Të fuqizojmë sigurinë kombëtare, ky është një momente që shtete europiane të qendrojmë së bashku  kundër agresionit rus. Ju jam shumë mirënjohës  për këtë partneritet kaq të fortë që keni treguar. Më këtë moment  po përçojmë një mesazh të qartë që Europa është e bashkuar.  Ne do të fuqizojmë sigurinë, do punojmë së për prodhimin dhe shitjet  mjeteve ushtarake”, u shpreh kryeministri britanik.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama iu përgjigj interesit të gazetarëve britanikë lidhur me mundësinë që Shqipëria të pranojë ndërtimin e një qendre pritjeje për emigrantët e paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, të ngjashme me marrëveshjen që Tirana ka nënshkruar me Italinë.

Kryeministri e përjashtoi kategorikisht një mundësi të tillë, duke nënvizuar se marrëveshja me Italinë është e vetme dhe nuk do të ketë asnjë tjetër me vende të tjera.

“Që në fillim kemi qenë shumë të qartë se marrëveshja me Italinë është unike, si rezultat i marrëdhënies së veçantë që kemi me këtë vend, por edhe për shkak të kontekstit gjeografik që e bën të kuptueshme bashkëpunimin. Disa vende na kanë pyetur nëse do të ishim të hapur për një model të ngjashëm, por përgjigjja jonë ka qenë jo. I qëndrojmë besnikë ‘martesës’ që kemi me Italinë – pjesa tjetër është vetëm dashuri”, u shpreh Rama me një ton ironik dhe humoristik.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • NATO says:
    May 15, 2025 at 2:25 pm

    Mos te prishet mendja rruges,se jane burra te forte englezet.

    Reply
  • Dinjiteti says:
    May 15, 2025 at 3:06 pm

    Po largohen djemte dhe vajzat shqiptare nga vendi per nje jete me te mire, e jo te pranojme emigrante te paligjshem nga Anglia.
    Keta na marin per budallenj por ne ju japin uje me bisht te luges.

    Reply
  • capi says:
    May 15, 2025 at 3:11 pm

    I beri ca takime dhe me arabe, por duket se i shtyti qe te mos ndikonin ne zgjedhjet dhe opinionin e brendeshem. Qofsha i gabuar por koha do te tregoj, se ky tipi ka dhene prova qe tjeter thote e tjeter ben, e merr vesh teper vone kur gjithcka eshte perfunduar.

    Reply
  • Arben says:
    May 16, 2025 at 3:51 am

    Robt ku ti kesh

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 16, 2025 at 3:57 am

    Nenshkruhet marreveshja thote, aty jane te gjitha.
    Bashkepunim me emigrantet.
    Ky eshte bashkepunimi
    Po, urime popole qiptare per fitoren, se ike per lesh jevgu

    Reply
  • fteri says:
    May 16, 2025 at 5:22 am

    Mundë rezultoi bumerang deklarimi rregjistrimit real të refugjatve shqiptarë që kan marr dokumentat në britani si kosovar i përzënë qeveritë pasardhëse britanike ?

    Reply
  • strehime refugjatesh si strategji pushteti says:
    May 16, 2025 at 6:12 am

    Tanime Shqiperia nuk pret, por Shqiperia ja kerkon emigracionin e paligjshem Europes sepse ofrimi i strehimit te refugjateve qe mesyjne neper Europe ketu ne Shqiperi eshte e vetmja mundesi qe i ka mbetur Rames qe Europa t’ja pranoje sundimin prej tij te ketij vendi aq te shpopulluar nga shqiptaret pikerisht per tu ofruar si kamp gjigand per refugjatet kudo ku shkojne.

    Reply
  • Testi i memories says:
    May 16, 2025 at 6:45 am

    Te jete kjo bote gjithnje insistuese qe kjo Shqiperia e vogel te pranoje nga demontime armesh kimike e deri strehime te klandestineve emigrante…apo kjo Shqiperi e vogel ka nje Gamor te madh ne krye qe shko e i kerko botes nga demontime armesh kimike e deri klandestinet t’ja sjellin ketu – keto jane sot dy mundesi qe jane para c’do shqiptari dhe qe kushdo mund ti gjykoje vete e ta gjeje se ku eshte e verteta e ku mashtrimi.

    Reply
  • Koran, koran, sa më shumë koran (refugjatë)... says:
    May 16, 2025 at 7:10 am

    Shpopullimi apo më mirë të themi “spastrimi” i shqiptarëve nga trojet nevojit me domosdo një kompensim. Përndryshe shembet e shkon drejt vdekjes ekononia. Dhe po ndodhi kjo (kujtoni pak deklaratën skandaloze të BUFIT-PËPËSHËIST se qeveria siguron vetëm 6 ditë bukë thatë për qytetarët) mreti del fare-fare cullak e ja mbath për vete në emigracion njëlloj si idhulli i tij më 7 prill 1939. E meqë nevojitet kompensim, ky nuk mund të bëhet barasvleraz me njerëz dosido, të një niveli ekonomik, kulturor e arsimor si vetë shqiptarët, por me mjeranë që ndoshta s’dinë as shkrim e as këndim.

    Kjo është njëra nga “synimet strategjike” të stramerva europjanë që do i parashtrohen mretit në samit. Sa për të tjerat, si pshm. masat që duhen ndërmarrë për arritjen e paqes së qëndrueshme në konfliktin ruso-ukrainas, aty mretit as që do ja hedhi njeri sytë e as do mundohet t’i tërheqë sado pak vëmendjen.

    Reply
  • Detari says:
    May 16, 2025 at 8:02 am

    Arabet dhe evropa ka erdhur ne albaniston te gezuar per emigrantet qe do sjellin nga gjithe bota. Palerstineze arap, afrikane, muslimane nga azia etj. Gezuar ramazonin. E degjuat si tha? HALLAL dhe INSHALLAH perpara bustit te Kastriotit…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse emri ka ngjallur kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?