Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të rrëzohet Edi Rama në shtator?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A do të rrëzohet Edi Rama në shtator?
AnalizaLajmi i funditopinion

A do të rrëzohet Edi Rama në shtator?

Published: 30 Maj, 2025
Shpërndaje
_upscale

Bedri Islami

Botuar në DITA

Ajo që ndodhi ditën e djeshme, 29 maj, në parlamentin shqiptar është pamja që do të ketë në shtatorin e konstituimit të parlamentit të ri. Megjithëse shumë nga deputetët do të jenë të rinj, tabllo do të jetë e njëjtë: ulërima, çjerrje, klithma, kërcënime, zaptim të foltores, degradim të mendimit politik nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, qeveria e re që do të bëjë sikur nuk dëgjon asgjë nga çfarë do të ndodhë.

- Publicitet -

Ka disa ditë që, me bujë e pompë të madhe, opozita e tashme, më e pakët se kurrë ndonjëherë, ka përcaktuar fillimin e shtatorit si ditën kur, përmes mosnjohjes së zgjedhjeve të 11 majit, do të rrëzohet qeveria Rama, e veçanërisht kryeministri, dhe përmes rrëzimit të tij, do të vijojë punën një qeveri teknike, që do të përgatitë zgjedhjet e reja, e ku, natyrisht, përmes të cilave, opozita do të vijë në qeverisjen e vendit.

A do të ndodhë kështu? Është kaq e lehtë që një qeveri të rrëzohet përmes protestave, edhe pas 34 viteve jetë plurale dhe aspak demokratike?

A mund të bjerë një qeveri, thjeshtë se kështu kërkon opozita, apo, duhet të ketë shumë më tepër se kaq? A mundet që një opozitë, e nënshtruar krejtësisht nga halli i shefit të saj dhe e pushtuar nga mos durimi i ardhjes në qeverisje,  të jetë gjithnjë mediokër në thelbin e saj dhe të mos ketë mësuar asgjë nga e djeshmja?

I ka kjo opozita e tanishme, e rrudhur dhe me pak mendje të qarta,  kredencialet dhe besueshmërinë për t’u ndjekur nga ajo masë e madhe njerëzore, e cila mund të bëjë një revolucion përmbysës?

A do të ishte e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare një rrëzim qeveritar me forcë, me protestë apo edhe me dhunë?

Kush është i interesuar të sjellë pjesë të botës latinopërmbysëse në shtetin ballkanik, i cili, qoftë si pjesë, Shqipëria londineze, qoftë si e tërë, Shqipëria përtej Drinit, ndodhen para evenimenteve jetësore kombëtare?

Liderët e opozitës, të djeshëm dhe të tashëm, në parti apo në institucione të larta, herë krejt haptas, herë duke e nënkuptuar, kanë vënë sigurinë e fjalës së tyre se fillimi i shtatorit është dita e fundit e Edi Ramës si shefi i qeverisë së Rilindjes. Berisha, ndoshta humbësi më i madh opozitar në të gjitha trevat ballkanike, ka ndarë kasnecët organizatorë në rrethe. Jo vetëm kësaj here, por pas çdo humbje, opozita, duke shkuar sipas mendjes së çartur të Berishës,  kanë shkuar edhe më tej se kaq. Ata kanë paralajmëruar hedhje në Lanë, përmbysje, revolucion, rrethimin e godinës kryeqeveritare dhe ndërprerjen e aktivitetit të saj, deri në përmbysje, qoftë edhe përmes forcës.

Opozita është në të drejtën e saj të protestojë kur e mendon vetë ajo më të kohës; megjithëse ka profetizuar që në qershor 2013 se kjo qeveri do të bjerë përmes dhunës revolucionare, për çka ishte i bindur Berisha, e tashmë edhe Ilir Meta, që sapo mori lajmin e gjykimit. Opozita ka të drejtë të mbledhë njerëzit e saj, ku i ka dhe ku nuk i ka dhe, përmes tyre të bëjë presion mbi qeverinë për një qeverisje ndryshe, për të ndaluar kriminalizimin e jetës parlamentare, për gjyqësor e drejtësi ndryshe, për gjithçka që e mendon se është në të drejtën e saj.

Dhe ajo po i bën të gjitha këto, ose më saktë, po synon t’i bëjë të gjitha këto, duke bërë më herët disa prova të përgjithshme në qytetet e ndryshme të vendit, sidomos aty ku e mendon se janë bastionet e saj. Natyrisht, prova e saj më e rëndësishme ishte ajo e 8 janarit, kur një pjesë e opozitës sulmoi godinën e partisë së tyre, si në një sulm mesjetar, me hunj, gurë, drurë dhe shkallë e litarë!!

Por, le të shtrojmë disa nga gjërat më kryesore:

Së pari, a mund të rrëzohet tani qeveria Rama, që është Rama 4?

Kabineti i ardhshëm qeveritar, si e ka konceptuar shefi i qeverisë, më pak se çdo kabinet tjetër është i socialistëve. Kështu ka ndodhur me çdo kabinet të tij. Ai do të jetë  një mendim teknik i shefit të qeverisë Rama, i cili, si duket, e ka më të lehtë të veprojë me njerëz që i binden, se sa me njerëz që mendojnë.

Ndryshimet që do të bëhen, të cilat duhet të ishin bërë që në krye të herës, më shumë se sa nevojë për ndryshim, do të vazhdojnë të jenë, një gjetje politike e administrative pas daljes në një dritë zvetnuese të skandaleve financiare dhe mbushjes së kupës nga ministrat e mëparshëm. Frika nga SPAK do e bëjë shefin e qeverisë të zgjedhë një ekip, ndoshta më të paaftë, por të pa goditshëm nga drejtësia.

Pas 12 viteve qeverisje nuk është më koha e krahasimit të saj me qeverinë Berisha, sidomos në mandatin e dytë të saj, sepse krahasimet do të çalonin, por edhe sepse në kaq vite duhej të ishte krijuar një mendësi ndryshe e drejtimit të vendit, praktikë e devotshme dhe krijimi i institucionit të ndëshkueshmërisë ndaj elitës politike të korruptuar. Pa pritur veprimin e SPAK, që, edhe pse në ndonjë rast ka qenë abuziv dhe në kalim të së drejtës, përsëri ka forcën të tund një qeveri.

Tani nuk është më koha që të lehtësohemi me faktin se Rama është qeverisës më i mirë se sa Berisha, se ky nuk të vret si Berisha dhe as të krahasohet me bëmat e tij. Njerëzit e votuan Ramën pikërisht që të mos jetë si Berisha dhe e rivotuan që të krijojë një qeverisje model. Çka kishte munguar e vazhdon të mungojë në Shqipëri. Mandati i katërt, si duket, do të jetë edhe i fundit i qeverisjes së tij, por kjo nuk e lehtëson të vërtetën.

Për pushtetin e tij vetjak Berisha ishte autokrat i dorës së parë me shikim nga diktatura. Për të mbajtur atë, ai bëri majin e vitit 1996, marsin e vitit 1997, shtatorin e vitit 1998, ai synoi përmbysjen e shtetit totalisht dhe si nocion. Atë synon të bëjë edhe tani, që ishte në fakt, kënga e tij e fundit e mjellmës. Pas 11 majit ai e ka në dorë të mbajë fort opozitën, deri në një moment të dhënë, por nuk ka më as forcën, as kohën e duhur të qeverisë këtë vend. Në politikë, si kudo në jetët njerëzore, janë disa postulate, përtej së cilës nuk mund të shkojë askush. Sidomos një njeri, gjynahet e tanishme të së cilit, dalin për disa breza.

Rama, ndërsa në dy mandatet e para shkoi drejt autokratit, tani është e rrezikshme të shkojë drejt absolutizmit, duke përmbysur një besim të shprehur në votë, duke sjellë unin e tij politik mbi unin financiar dhe vendosur raporte përmbysëse mes shtresës së varfër e të mesme, ku është forca politike që e drejton dhe oligarkisë financiare e politike, që mbijetoi edhe u forcua në kohën e tij, duke qenë tani njëra nga tentakulat më të forta, ndoshta më e fuqishmja, e kapjes së shtetit.

Rrëzimi i qeverisë Rama në këto momente, kur ende raporti i besimit , mes tij dhe asaj që mund të vijë, është ende në favor të tij, është njëra nga pamundësitë, me të cilat nuk mund të ushqehet një revoltë dhe nuk ngrihet një kauzë.

Opozita do e provojë të bëjë të pamundurën, por kjo nuk varet nga dëshira e saj. Nuk varet as nga thirrjet që bëhen çdo ditë për përmbysje, as nga selektimi i ndjenjës se, “ nëse nuk bie qeveria Rama, vendi do të shkojë drejt luftës civile”, as nga mediat që janë edhe përtej opozitës dhe bëjnë kasandrën mediatike, më shumë si shenjë urrejtje ndaj ish kolegut e mikut të tyre, se sa për hir të së vërtetës.

Koha për të rrëzuar një qeveri nuk përcaktohet nga opozita dhe as nga dëshira e saj. Të ishte ashtu, megjithë thirrjet , shpesh herë, halucionante të pushtetarëve të rënë nga pushteti, prononcimet, publikimet, sajesat , arrestimet,  apo të tjera, honin financiar të vitit 2013 etj, qeveria do të kishte rënë prej kohe.

Është e vërtetë se zhgënjimi nga qeverisja e tashme ka marrë të drejtën e tij. Edi Rama vetë nuk është më në ato përmasa dhe shkallë besimi si  njeriu i shpresës së të varfërve dhe dishepulli i së drejtës. Qeveria e drejtuar prej tij nuk mori mësimin e ndëshkimit nga e keqja e krijuar në qeverisje dhe hodhi shpesh herë mbi supet e saj mantelin të mundurit. Gjithësesi, 11 maji tregoi se ai mbetet zgjidhja më e mirë.

Por, kjo opozitë, duke krijuar mitin e rrëzimit të një qeverie përmes një proteste, apo dhjetra protestave, rrethimit të parlamentit apo sajimit të kauzave që e përjashtojnë atë, përmes të njëjtëve liderë apo nënliderë,  të provuar dhe të stërprovuar dhe të mbytur në afera koruptive e pa ide gjeneruese, nuk mund të bëjë asgjë më tej se sa krijimit të një rrethi vicioz në politikë, nga e cila edhe ajo vetë nuk del dot.

Koha që qeveria Rama të mësojë nga besimi i 11 majit ka ardhur!

Koha për rrëzimin e qeverisë Rama është ende larg!

Të paktën edhe katër vite larg! Iluzionet e pushtetit krijojnë ddritë – hije të rrezikshme për opozitën!

Po çështjet e tjera…

Së dyti : kredencialet e opozitës.

Opozita e tashme është ndoshta më e lodhura dhe më e konsumuara që ka Shqipëria në më shumë se tri dekada jetë plurale.

Mos besimi ndaj saj është shtrirë që nga rradhët brenda vetes, çka solli heshtjen e madhe të mbi 300 mijë votuesve, të njohur si aradhë e saj, por edhe në mjediset që pak ose aspak kanë të bëjnë me të. Në 11 maj ajo kishte 250 mijë vota më pak se katër vite më parë. Është ronditëse.

Në 12 vitet e qeverisjes Rama, e gjithë ajo që mund të mbahet mend nga opozita është përfshirja e saj në kauza që nuk ishin të saj dhe nga të cilat, ose u dëbuan, ose kanë kaluar në histeri politike.

Edhe protestat e tanishme , në thelbin e tyre, nuk janë asgjë tjetër veçse dëshira, deri në shfaqje manjake, për të mbajtur opozitën nën hyqmin e një njeriu, i cili e sheh mbajtjen e saj si kalin e shpëtimit të familjes së tij , para së cilës ende nuk janë hapur rreziqet e vërteta, njëra nga të cilat nuk do të mbyllet kurrë, edhe nëse nuk do të ketë trajtim gjyqësor : 21 janari! Vendosja e hegjemonisë familjare mbi një strukturë partiake është reminishencë e së shkuarës, nga e cila Shqipëria, sado që përpëlitet, nuk po shqitet dot.

Në këto 12 vite për njerën pjesë të opozitës, shqupasve, dhe më shumë se tetë vite për pjesën tjetër, lësëistëve, nuk mbahet mend asnjë aksion i vyer, nxitës, përplasës dhe me rrjedhë pozitive.  Nëse opozita quan gjete politike falangat e armatosura të “ ruajtjes së votës”, të krijuara nga Gazmend Bardhi, atëherë ajo joshet nga ide naziskine

Figurat politike që duan t’i prijnë lëvizjes së opozitës për të përmbysur qeverinë Rama, janë, po ashtu, me kredenciale politike e njerëzore, në të shumtën e tyre, tejet të lodhura, të konsumuara, të provuara dhe të refuzuara. Në shumë prej tyre fshihen skandale financiare të së njëjtës përmasë që ka përfshirë edhe kupolën rilindase. Përmes tyre nuk mund të vijë shpresa, por ankthi i së keqes, i asaj që mund të quhet pa droje, si ankthi i humbjes së tretë të Evropës nga shqiptarët.

Së treti :

A do të  ishte e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare një rrëzim qeveritar me forcë, me protestë apo edhe me dhunë?

11 maji, në fakt, duan apo nuk duan opozitarët, jo për kërshëri, por si mbështetje, është pranuar nga shtetet perëndimore. Në një kohë të tillë, ku gjërat po ndryshojnë marramendshëm shpejt, ku interesat politike gjeostrategjike po shndërrohen në interesa financiare, përkrahja e hapur ndaj 11 majit është shenjë dalluese. Sado të kërkosh mes rrjeshtave, nuk gjen dot dënimin, as braktisjen.

Liderë të opozitës, mes të cilëve shquan për thirrje radikale shefi i saj politik dhe ende njeriu më i fuqishëm, Berisha, versionin e përmbysjes me revolucion e kanë trajtuar shumë herë dhe seriozisht. Edhe tani po ndodh kjo, megjithëse me zërin më të mekur. Askush më mirë se sa vetë ai nuk i di shkaqet e humbjes së thellë. Në një çast sinqeriteti, në një studio televizive, pas 11  majit, ai e pranoi hapur se e kishte ditur humbjen. Dhe e kishte pranuar. Por e kishte mbajtur brenda vetes.

Berisha njihet si njeriu që ka pas vetes metingashë të shumtë, por jo të fuqishëm si në vitin 1991, kur me një fjalë të tij shkatërronin e digjnin gjithçka.

Ai e ka provuar dy herë grushtin e shtetit. Herën e parë në prishjen brenda natës të Qeverisë së Stabilitetit, kjo edhe me porosi të disa të arratisurëve politikë që kishin bërë krime në Shqipëri, çka e solli në pushtet; herën e dytë në shtator 1998, me armë dhe bashkësia ndërkombëtare e detyroi të tërhiqej dhe të mbyllej në strofullën e partisë së tij, ku në bodrume rrinin njerëzit e tij besnikë të armatosur rëndë.

Një herë e tretë do të ishte fatale për të.

Sidoqoftë kohërat kanë ndryshuar. Detyrimet politike ndërkombëtare shqiptare, dhe të ndërkombëtarëve ndaj saj, edhe kur shefi i qeveriesë luhatet nga e majta në të djathtë, pa gjetur kurrë qetësi, nuk mund të lejojnë krijimin e një gjendje amorfe, destablizuese dhe përmbysëse.

Shqipëria e tanishme, dhe ky është fakt më pozitiv për qeverisjen e gjatë të Edi Ramës, nuk është më shtet i panjohur, pa identitet, i braktisur, dhe, as parajsa e krimit. Sado që të akuzosh, në të gjitha gjuhët që di, shtetin tënd, si narkoshtet apo qeveri të lidhur me krimin, ajo që ndodh në Shqipëri, atë që njerëzit tashmë e dinë, sjell një pamje krejt tjetër. Jo të mrekullueshme, por normale.

Përmendja e emërit të Shqipërisë nuk sjell ndër mend imazhin tronditës të mijëra njerëzve që kacavirren me litarë në anije. Shqiptarët që banojnë jashtë e dinë këtë fare mirë dhe, sado që opozita të shkojë me mendjen e mykur të Topallit, ata e ndjejnë këtë më mirë se secili opozitar, dhe natyrshëm vota e tyre do të jetë për këtë ndryshim.

Që qeveria  e  së majtës,  po shkon drejt mbushjes së kupës kjo është diçka që ndjehet, por është ende një qeveri e besuar, e mbështetur dhe e njohur. 11 maji tregoi se, ndryshe nga sa mund të jetë pritur, skandalet financiare nuk e joshën humbjen e besimit ndaj saj.

Do të kisha dashur dhe është mirë që qeveria e tashme të shkundet fort e mirë, të dalë nga kllapia ku e ka hedhur besimi i qytetarëve, të cilët bënë të pabesuarën: i dhanë të drejtën të qeverisë e vetme kjo shumicë, për të katërtën herë, gjë që nuk besoj do të ndodhë më.

Shkundja e qeverisë , nëse do të ndodhë, do të jetë vlerë e opozitës, por nuk e besoj se mund të ndodhë kur e gjithë zhurma dhe buja bëhet nga të njëjtët që duan thjeshtë ndërrimin e kuajve të karrocës, dhe që, në kaq shumë vite, kanë bërë shumë më pak se sa bëri në tridhjetë vitet e para një regjim i rrëzuar me të drejtë, ai që shkoi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Komente
  • TRENI thotë:
    30 Maj, 2025 te 4:30 pm

    Or Bedri po si nuk u lodhe duke rrahur uje ne havan or burre i Dheut. Nejse xhanem, kur te paguajne qe te derdellisesh pse te mos e besh?

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    30 Maj, 2025 te 5:23 pm

    I ke bere MakeUp surratit te Rames o Bedri per 12 vjet.Qe vodhi,vodhi,por vodhi nje hajdut,Prandaj populli i mbetur pensionist nuk po e rruan per Hajdutin humbes. e Aq shume vodhi Hajduti fitues sa edhe bullicen e beri deputete,.
    Kaligula beri kalin Senator,,po ky ja kaloi.Beri Bullicen.

    Përgjigjiuni
  • Ethem Lalaj thotë:
    30 Maj, 2025 te 7:12 pm

    Më pëlqejnë analizat e KOMBËTARIT B.ISLAMI:
    -VOTUESI Popull në çdo Shtet të botës,është më i mënçëm se çdo Politikan,Ha-le-ist..në Rruzullin toksor,sidomos tek NE,në një kohë të shkurtër të ndryshimit të sistemit,të drejtuar nga komunisti 8 nlntor 1968,si më i KORRUPTURI MADH FAMILHARISHT,MUNUSI I DEMOKRACISË 35 VJEÇARE,SHPËRFILLËS I DREJTËSISË,etj,sipas DASH- 2021,që e futi në listën e zezë përfundimisht & familjarisht.!
    -Dhe nëse do të analizonte 101 FAKTET e Non Gratës,E.Rama nuk do të kishte shumë nevojë të bënte FUSHATË elektorale për fitiren e madhe të 11 Majit 25,duke i vendosur kundërshtarit SHPIFS vetëm NOFKËN BUF KËNETE.!
    -Fitoren e PS E.Rama e deklaroi në Kuç të Vlorës një javë më parë me 78-88 mandate,qëkurse Non Grata e mbushi KARROCËN ME HULIGAN,BANDIT,SHARLATAN,ZJARRVËNËS..të tipit MULI,VOKSHI,GAZI,PADHOQE,GJONI,NDOJA,NALLBATI,etj.
    -Edhe sikur në krye të PD të zgjidhej Kryetar-ROJA I SHQUP- PS,E.Rama nuk do i fitonte 83 mandate.Por,kjo situatë STERROET më shumë kur jo vetëm Non Grata,por dhe b..lëpirsit e tij nuk po e kuptojnë akoma se me Sb kjo Parti do të HAJ BAR(Yuri Kim) deri 2033 e më tej(EL).
    – Tanimë për të shpëtuar PD-në dhe Shqipërin për në BE nga përbindëshi i madh,
    duhet të zgjohet nga KOMA-SPAK+GJKKO,duke shpejtuar gjykimin e dosjes së KL.PARTIZANI ME 60 BANESA NË GJITHË EUROPËN ME FIRMËN E TIJ PËR DHËNDRRIN(të cilin Gjyqtarja I.OLLDASHI në konflikt interesi e REHATOI NË SHTËPI ME ARGITËN(Si pedagoge dhe shefe personeli në DREJTËSI),,Të hapin e gjykojnë dosjen e HIROSHIMËS SË GËRDECIT ME 27 TË VDEKUR(përfshi VRASJEN e Kosta Trebickës) me VKM e urdhra Ministri,,Të dosjes së 21 janarit me 4 të vrarë para zyrës së tij mbretrore,me urdhërin e tij ose të Lulit me ndikim të tij ARROGANT,PREPOTENT,TIRANI.!
    – Mos dhënia e dorheqjes ,pas humbjes KATASTROFË(e 5 ta radhazi & 99 % nga 1992),dihej nga 100 % e popullit,pasi Ai nuk njehë kurrë humbje,,nuk bën analizë humbjeje,,Nuk njeh kundërshtar politikë brënda e jashtë PD-së si AJA E DEMOKRACISË,etj si:
    -ANADOLLAK ME KOKË E KËMBË,
    QË TË VJETRËN E KA KYÇYR NDËR DHËMBË,
    QË E REJA SHUMË E VERBONË,
    PËR MBRET KA MENDUAR E MENDONË.!
    -FLM DITA,B.ISLAMI.

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    30 Maj, 2025 te 7:27 pm

    Bullica e satëme demo , s’ke turp , plak i shpifur !

    Përgjigjiuni
  • edi thotë:
    30 Maj, 2025 te 7:52 pm

    Mos eshte gje motra jote ajo bullica o Dashi qe hidhesh perojete duke ofenduar apo ti ofendon kedo qe eshte kunder Rames ?

    Përgjigjiuni
  • chp thotë:
    30 Maj, 2025 te 11:35 pm

    Me shume se negativiteti i monotonise qeverisese shume vjecare e Edi Rames eshte ky shkrim i Bedriut qe me e pakta eshte neverites….Per kete te therrasim ne “ndihme” periudhen me antishqiptare per te gjitha kohrat nga 31 mars 1991 deri 22 mars 1992 ku banda e Tropojes me ne krye Biberaj-Berishaj-Hajdaraj ishin tre shkaterruesit e shtetit dhe dinjitetit te shqiptareve qe do te pakten 100 vjet te rregullohen…Pikerisht pasi “kamanistat” Alia-Nano ne 31 mars 1991 fituan ne menyre paqsore ndaj dyshes “pro amerikane” Biberaj-Berishaj me rezultatin proverbial TETE ME DY filloi nje invazion mediatik-dipllomatik dhe te sherbimeve inteligjente per rrezimin e qeverise Nano ..Diagrama e shkaterrimit te votimeve demokratike ishte:……E PARA Mos njohja e votimeve te 31 marsit 1991…..E DYTA …organizmi i 2 prillit 1991 sipas skenarit Gladio ( qe vendet perendimore shkaterronin qeverite e majta si kuti kartoni) E TRETA…prishja kriminale e qeverise stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 nga ca usa-tallare qe Bedriu i quan turpshem “mergimtare”..E KATERTA Krijimi i qeverise teknike dhe E PESTA Marrja pjese e kolonelit Rajeson ne votimet e 22 marsit 1992 qe ne nje fare menyre e ktheu Shqiperine ne Republicke Ambasadoriale duke emruar Usalihin e Biberishajve si Jakomonin e tyre…Te gjitha te zezat sa ndodhen nga 31 marsi 1991 deri ne 22 mars 1992 do ti kisha falur nese hipokrizia e dipllomacise se “anglo-amerikaneve” 33 vjecare nuk do kishte arritur nivele kozmike…duke LaCivitizuar dipllomacine amerikane dhe duke Belerizuar dipllomacine europjane…per hater te Usaliut apo Beler-ishes…Ka ardhur koha qe “anglo amerikanet” te rrezojne realisht mitin e Enver Hoxhes dhe kjo arrihet jo vetem duke kerkuar falje per vendosjen forcerisht te kuislingut Usali (anti kamunist) ne 22 mars 1992 por dhe ti heqin dekoraten qe i kane dhene atij qe gjasme shembi kamunizmin ( qe ishte kanibalizem politik pasi ai sistem kishte vdekur ne ate kohe)….
    Po kush ta kerkoje kete te drejte.
    ..Bedriu qe thote O BO BO DO NA RRAFI SALA NE SHTATOR..turp x 1000

    Përgjigjiuni
  • Gac Gjondrekaj thotë:
    31 Maj, 2025 te 6:03 am

    Një shkrim perfekt i z. Bedri Islami

    Përgjigjiuni
  • Shkodrani-Belgjike thotë:
    31 Maj, 2025 te 11:51 am

    Ju mendoni se e rrëzoni, por po shkon lart e më lart. Ska viçidol as usa që e rrëzon Edi Ramën sepse punon çdo ditë e nuk përçan Shqiptarët.

    Përgjigjiuni
  • RETROSPEKTIVE thotë:
    1 Qershor, 2025 te 7:22 am

    Shkundja e qeverise e te dale nga kllapia po shkruan o Bedri? Po pse valle?
    Mos nuk beson edhe ti se eshte ashtu si po shkruan “…skanalet financiare nuk e lekunden besimin ndaj saj…” se eshte “…ende nje qeveri e besuar, e votuar…”
    Apo se me mendje e di mire se ato “skandalet financiare” jane ne realitet Skandale Korruptive e Rama me to ble edhe zvarritjen ne pushtet duke u ster-votuar madje?
    Fitoi Partia Punes ne 31 mars 1991 vertet 2/3 e vendeve ne parlamentin e pare pluralist por u detyrua shpejt te zbriste nga pushteti. Per nje faktor qe rrezon tere pushtetet – krizen ekonomike. E sot ajo krize ekonomike eshte me komode ne pushtet se Rama e eshte ajo qe do ta rrezoje Ramen nga froni. Sic rrezoi edhe Rame Aline e 1991 me 2/3 e parlamentit mbushur me njerez te tij.
    Koha ka ardhur qe historia te perseritet e zullumi i Rames ne c’do qelize qeverisese e ka sjelle me shpejt.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    1 Qershor, 2025 te 8:07 am

    Ti dorzosh pushtet Berishes,si Ramiz Alia ne 1992 eshte te biesh nga shiu ne Bresher.

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    1 Qershor, 2025 te 8:42 am

    Po nuk keni argumenta ju zabitet e Rames?Ti Dashi i kudondodhur,nuk ke Argumenta qe bullica nuk eshte bullice,por:
    Eshte diplomuar me rezultate te Larta ne Filan Universitet,Ne filan Dege.Eshte specializuar per kete e per Ate.Ka experience pune kaq vjet ne filan Institucion.Ka botuar ketoo vepra,artikuj ne shtyp.Ka experience ne radhet e PS,kaq vjet. etj.
    Je bere si zagaret e Asllan Caushit,qe nuk hyje dot ne Menxen e Kopratives.

    Përgjigjiuni
  • Dashi thotë:
    1 Qershor, 2025 te 10:23 am

    Ato kritere që përmënd ti , demo , nevojiten për të marë titullin shkencor “akademik ” dhe jo për t’u bërë deputet . Vajza ka mbaruar universitetin me rezultate shumë të mira dhe kjo është thënë gjithandej . Ti , plak i keq , pa e njohur fare , si e quan buallicë vajzën e botës ? Nuk të vjen turp ?

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    1 Qershor, 2025 te 11:40 am

    Prandaj i perjashtoi Bojaxhiui zonjat me ^Tituj,me Experienca Akademike,themeluese te PS,si Ermelinda Meksi,Arta Dade,se duheshin bullica per te shtyre qerren?
    E te kapardiset Qerrexhiu.

    Përgjigjiuni
  • I juaji Edi Rama thotë:
    1 Qershor, 2025 te 3:35 pm

    Bedri, sa ta shohesh ti fallin tim te filxhani kafese a do rrezohem a jo une ne shtator…
    une po i fus nje foto ne Mynih ku vajta per te pare finalen e Championsit bashke me Zahon (Linden e kam lene te shijoje mbiemrin tjeter, ate te Bashes)
    ne foto ate shtrembsin Alex Sorren cifut e kam zevendesuar me shtrembaluq Nusretin qoftexhiun Turk .

    Përgjigjiuni
  • Dardani thotë:
    8 Qershor, 2025 te 7:40 am

    Pershendetje Z.Bedri.Gjithte keta shqiprat qe shkojne ne bregdetin shqiprat dhe ne tere Shqiperin mbi 2000000 cdo dite shpenzojne mjafte euro.A ka obligim Tirana ne menyra te ndryshme perkrah arsimin ne Lugine te Presheves ne Ulqin Tuz Parari i ri ,Tetove

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • “Ajo që ndodhi në Theth, shqetësuese”, Rama për lirimin e hapësirave publike në vend: Jo më zaptime!
  • Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  • Situata e zjarreve në vend: Katër vatra aktive, ja zonat me rrezik të lartë
  • “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
  • VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu

Komentet e Fundit

  1. bjeri drejt se ke lehtesira në “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
  2. demo në “Ke menduar që të japësh dorëheqjen?” Ja si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
  3. Yp Xhixhi në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
  4. Agron & Geron Xhafaj në VIDEO: “Konferencë në orën pesë”, fjalët e para të Salianjit pas lirimit nga burgu
  5. xhaxhi moderatori në Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn, rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?