Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A duhet t’i përgjigjemi ne shqiptarët rritjes së nacionalizmit, me nacionalizëm? Dhunës, me dhunë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A duhet t’i përgjigjemi ne shqiptarët rritjes së nacionalizmit, me nacionalizëm? Dhunës, me dhunë?
AnalizaKryesore

A duhet t’i përgjigjemi ne shqiptarët rritjes së nacionalizmit, me nacionalizëm? Dhunës, me dhunë?

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Nga Leart Kola

Botuar në Dita

“Darkness cannot drive out darkness; only light can do that.  Hate cannot drive out hate; only love can do that. ” – thotë Dr.  Martin Luther King, Jr. për të shpjeguar se dhuna nuk mund të përdoret si mjet kundra dhunës,  vetëm e kundërta e saj mund ta mposhtë atë.

- Publicitet -

Sot në ballkan Shqiptarët ndodhen në të njejtën dilemë që perifrazon King, Jr. në shprehjen e tij. Në këtë situatë ku kemi një rritje të nacionalizmit jo vetëm nga fqinjët, por në përgjithësi në politikën populiste, që po zhvillohet në gjithë botën a duhet ne ti kthehemi me më shumë nacionalizëm?

A duhet provokimeve të bandave serbe në veri të Kosovës ti përgjigjemi me më shumë dhunë?

A duhet, që gjuhës së dhunës, që po përdoret këto ditë nga e djathta në Maqedoni, partitë shqiptare ti përgjijgen me më shumë gjuhë dhune?

A duhet, që dhunës që u ushtrua nga policia malazeze ndaj profesorit shqiptar (cilado qoftë arsyeja apo sjellja e tij askush nuk i jep të drejtë askujt të përdorë dhunë) ti përgjigjemi duke rrahur ndonjë profesor malazez?

Dhuna nuk na shpëton nga dhuna, por na fut në një spirale dhune e cila mund të jetë e famshme për të marrë vota apo Like (këto të fundit po rezultojnë më të rëndësishme dhe se vetë votat) nga partitë në Ballkan, që përherë e më shumë po anojnë nga nacionalizmi obskurantist i shekullit të kaluar, apo do e ‘çajmë” ciklin e mbyllur të historisë për të ndërtuar një front të gjërë ndëretnik anti-nacionalist, që do mund ti përgjigjej urrejtjes me dashuri (në kuptimin politik të fjalës)?!

Ballkani i Hapur si ideja e vetme moderne anti-populiste në rajon

Çdo ditë e më shumë idetë e errëta nacionaliste të shekullit të kaluar janë duke u rikthyer si propagandë populiste e partive aktuale. E vetmja ide moderne anti-populiste në rajon, që merr në konsideratë mundësitë reale të zhvillimit ekonomik për të gjithë vendet është nisma për krijimin e Ballkanit të Hapur.

Open Balkan si iniciativë vetiake, në ato muaj që u morr seriozisht, solli avancim më shumë se cilado iniciativë e sponsorizuar nga ndërkombëtarët gjatë tre dekadave të fundit. Kjo është e qartë si drita e diellit, kur sheh avancimin në; lejet e punës, në bashkëpunimin rajonal, tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike të vendeve pjesmarrëse, përkundër ‘Western Balkan’-it të famshëm, që në 5 vitet e fundit organizoi disa konferenca sporadike dhe që varet në “terezinë” dhe axhendën e vendeve të mëdha, ku prioritet me të drejtë kanë mirëqënien e vet dhe sipas asaj e organizojnë dhe kalendarin e tyre politik. Fundja Europa nuk ka për detyrim të babysit Ballkanin perëndimor, aq më pak kjo Europë që kemi sot ku përherë e më shumë partitë në pushtet janë izolacioniste.

Europa ku aspirojmë si Ballkan të hyjmë nuk është një aktualitet politik, por një koncept dhe ajo na ka treguar me shembullin e saj se paqja ruhet vetëm kur popujt bashkëveprojnë ekonomikisht me njëri-tjetrin, kur nuk ka kufi, ku punëtorët, intelektualët e profesionistët e cilësdo kategori mund të jetojnë e punojnë në gjithë gjeografinë e saj. Europa, që njohim sot, ajo e paqes më të gjatë në histori erdhi si një marrëveshje ekonomike e më pas politike.

Rritja e nacionalizmit dhe e partive nacionaliste në Ballkan është një lajm i keq

Rritja e nacionalizmit dhe e partive nacionaliste në Ballkan është një lajm i keq, jo vetëm për të ardhmen e tyre në Europë por dhe për vetë ekzistencën e tyre. Ne kemi parë se si mohimi i bashkëjetesës me tjetrin, që nuk ndanë të njejtën etni me ty, ka sjellë ose shkatërrime shtetesh ose krijime shtetesh jo funksionale, të cilat gjenden vazhdimisht në kushte ekzistenciale e për pasojë nuk mund ti sigurojnë as minimumin jetik banorëve të tyre. Kjo situatë bëhet tragjike sidomos në kushtet e reja gjeopolitike, që po krijohen nga lufta në Ukrainë.

Shqiptarë,  Sllavë, Turq, Grekë etj. kanë qindra vjet, që bashkë ekzistojnë në këtë gadishull, shpesh herë në gjendje lufte e ndonjëherë në gjendje paqeje e për sa kohë Rama, Albini, Vucic, Mitsotakis, Erdogan apo kushdo tjetër  nuk kanë shpikur në fshehtësi ndonjë formë, që mund të zhvendosin ndonjë etni në ndonjë territor jashtëtokësor kjo do vazhdojë dhe në qindra vitet në vazhdim. Për këtë arsye promovimi i bashkëjtesës është vetëm ‘common sense’ (mendim praktik), cdo gjë tjetër është një aventurë e rrezikshme, që nuk ka asnjë të ardhme. Në këto kushte rrugët janë dy, ose me luftë ose me dialog. Këtë e dinë të gjithë, e dinë madje dhe ata që nëpërmjet “nacionalizmit të dhunshëm” kërkojnë votën e shpejtë dhe pse nëse gjërat shkojnë në ekstrem ajo votë e ai pushtet nuk i duhet më jo vetëm atyre, por as dreqit të mallkuar! Hipokrizia e nacionalistëve është me afat skadence në kuptimin politik, por s’ka afat dhe kufi në katastrofën njerëzore, që ajo prodhon.

Situata ndërkohë në Ballkan është alarmante, nga njëra anë Kosova është në një kryqëzim të rrezikshëm jo vetëm me bashkësinë e komunave por dhe me gjyqin e komandantëve në Hagë (dhe pse kjo nuk merr vëmëndje). Në rast se kjo gjykatë speciale e ngritur mes shumë polemikash do te dënojë UÇK-në, do të vendosë në dyshim vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës, jo vetëm stabilitetin politik të saj, siç po ndodh ndërkohë me këtë presionin ndërkombëtar për bashkësinë e komunave, që po kërkohet sot.

Mali i Zi, që deri dje shihej si ‘safe haven’ (parajsë e sigurtë), sot përherë e më shumë jo vetëm po prodhon përplasje të dhunshme, por dhe ka momentin më të lartë të konfliktit ndëretnik që ka përjetuar ndonjëherë.

Në Shkup rritja e VMRO_DPMNE në sondazhe si pasojë e gjuhës raciste ndaj shqiptarëve dhe si plan politik izolimin jo vetëm do ndezi urrejtjen ndëretnike të një shteti, që në këto 5 vitet e fundit kishte bërë hapa galopantë drejt bashkëjetesës, por dhe do eklipsoj të ardhmen Europiane nëpërmjet bllokimit të proçesit të integrimit. Lëvizje kjo, që pashmangshmërisht do marrë dhe Shqipërinë poshtë. E nëse vazhdohet me këtë politikë obskurantiste kjo duket e pashmangshme, sidomos në kushtet kur partitë në Ballkan duan një sukses të menjëhershëm në zgjedhje pa marrë parasysh pasojat, që sjellin këto politika. E kur ndërkombëtarët janë duke kërkuar zgjidhje të shpejta pa marrë parasysh asnjë konteskt historik apo politik të vendeve, të cilave po u’a propozojnë këto zgjidhje, ngjajnë me arrogancën e të fortit që më pas nuk mban përgjegjësi për asgjë.

Për këto arsye zgjidhja nuk mund të vij as si paketë ndihme nga ndërkombëtarët, as si proces force nga brenda. I kemi provuar të dyja dhe më parë dhe nuk kanë funksionuar. Tani është koha për të ndërmarrë një proces të vështirë politik, por organik dhë të qëndrueshëm, ashtu si e bëri Europa më shumë se 60 vjet më parë, për një bashkëpunim ndëretnik ndërshtetëror me bazë njerëzit dhe rritjen e tyre ekonomike. Pra një Open Balkan, por jo të udhëhequr nga politikanët por nga njerëzit, të cilët nuk negociojnë nën terrorin e votës

Open Balkan 2. 0

Për ta bërë të mundur këtë, nuk mjatojnë vetëm takimet mes krerëve të shteteve apo ministrave, por duhet një angazhim në të gjithë sektorët, qofshin ato publik privat apo të shoqërisë civile.

Largimi i punëtorëve të specializuar është një problem, që i prek të gjithë vendet e ballkanit njësoj, për këtë më shumë se disa ministra do mund të takoheshin krerët e sindikatave me punëmarrësit, për të zgjeruar tregun dhe për të bërë presion, që punëtorët të punonin lirshëm kudo në Ballkan, kjo mund të rriste pagat dhe sigurinë dhe nuk do kishin nevojë të jetonin larg familjes e vendit të tyre.

Dhomat e inxhinierëve dhe arkitektëve nëse unifikojnë diplomat e licencat papritur do kishin një treg me disa milionë më shumë klientë dhe do rritej perspektiva dhe për të mbajtur inxhinierët dhe arkitektët në këtë rajon por dhe për ti paguar më mirë.

Sot investimet në infrastrukturë e shohin rajonin si të tërë, pse do duhej, që kompanitë e zhvilimit të këtyre projekteve të mos punonin kudo në Ballkan dhe eventualisht ti eskportonim në Europë, nëse hiqen burokracitë kjo është mëse e mundshme.

Këto janë vetëm disa shembuj, por këtu mund të shtojmë bashkëpunimin në teknologji, bujqësi por për të bërë të mundur gjithë këtë na duhet një bashkëpunim organik jo vetëm me ata që bëjnë ligje, por dhe me ata që i “pësojnë” ato. Jo vetëm me ata, që janë të zgjedhur por dhe me ata që kanë zgjedhur me vullnetin e tyre të bëjnë një profesion e duan, që nëpërmjet këtij profesioni të bëjnë një jetë të dinjitetshme, por mbi të gjitha të mos paragjykohen nga etnia dhe të jetojnë në këtë cep të botës në paqe dhe pa ankthin, që çdo i çmendur që merr pushtetin ti shkatërroj gjithçka që kanë ndërtuar. Për të bërë këtë na duhet një front i madh ndëretnik ndërshtetëror anti-nacionalist në të gjithë vendet e ballkanit në një ombrellë njerëzish e organizatash progresiste.

Do të na duhet një front Anti-fashist Ballkanik për të ruajtur paqen e për të ri-përkufizuar të majtën, si të vetmen forcë ideologjike, që është e ndërtuar në një thelb internacionalist, që e përqafon të ndryshmen dhe e vë në funksion të së mirës së përbashkët. Një front anti-nacionalist, i cili mund ti japë Ballkanit mundësinë për të ndërtuar një realitet ekonomik të përbashkët, që është i drejtë për profesionistët e për punëtorët, një ekonomi që funksionon, që më pas mund të sjellë paqen ndër etnike me zëvëndesimin e hegjemonisë aktuale, që promovon dhunën dhe përçarjen në një “kulturë” të re të bashkëjetesës si ajo Europiane, në të cilën duam të integrohemi.

E cila dhe pse jo rrallë e dorëzoj pushtetin në duar aventurierësh tregoj, që marevëshja e “çelikut” i rezistoj kohës dhe pavarsisht politikanëve popujt sot janë më të bashkuar se kurrë më parë në histori sepse “only love can conquer hate” (vetëm dashuria e njeriut për njeriun mund ta zhduk urrejtjen”!

Ashtu si Anglia, Franca e Gjemania në Bashkimin Europian arritën të ndërtonin një ekonomi të përbashkët pavarësisht të shkuarës së përgjakshme, ndoshta ka ardhur koha, që edhe bashkëjetesa dhe fqinjësia e mirë të jetë një realitet i përditshmërisë së banorëve, që kanë ngelur në Ballkanin e Hapur.

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • Gani usa says:
    March 1, 2023 at 8:31 am

    Preferoj Shaban Muratin para kesaj “te qelloi n shpullë, kthe faqen tjeter” qe sugjeron zotria artikull shkrues

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 1, 2023 at 9:33 am

    OK 100 % ZOTI L.KOLA:Por nuk na e sqarove mirë..Copa e foltores së Sali Non gratës çfar Partie është: E djathtë,E majtë,Nacionaliste,Fashiste,apo revizioniste Putiniste.!?Pasi datë 03.03.23 nëse nuk i jepet VULA,do bëj REVOLUCION,Një lloj si Putini në Ukrainë.Ta bëj këtë sugjerim pasi nuk na e përmënde fare non gratën FATKEQSI mbar Kombëtare 32 vjeçare..!
    -Megjithatë-FLM.

    Reply
  • kasem gahinji says:
    March 1, 2023 at 9:39 am

    Masat integruese per Shqiperine dhe ballkanin perendimor Jane njera ane e problemit.Ndersa dhuna me dhune eshte ceshtje tjeter.Asnjehere ne histori nuk vertetohet nje East qe shqiptaret te jene ushtruar dhune ndaj sllaveve apo banoreve te tjere te ballkanit.Te mbrohesh nga dhuna ,nuk do te thote te pergjigjesh me dhune.Prandaj kujdes ne perdorin e ketyre termave.Asnjehere shqiptaret nuk Kane qene bashkefajtore.Po te ishte keshtu ,greqija deri ne gjirin e Artes do te fliste shqip.Nuk them deri ne Athine ,ose ne shqip “ATI ine”.

    Reply
  • Jeta says:
    March 1, 2023 at 10:30 am

    Gabuar qofsha por Europa nuk na do.
    Shikoni si sillen me Kosoven.
    Serbia nuk firmosi mareveshjen e tyre (mgjths ishte ne avantazh te saj te qarte) dhe prape i dhane 610 milion euro grant.
    Ne bejme gjithcka na thon dhe prape na trajtojne si qenin e rrahur.
    Amerika?
    Na perdor si karte ne lojrat e saj diolomatike

    Reply
  • Lan11 says:
    March 1, 2023 at 10:31 am

    Autori ka te drejte.
    Kur je dhi e zgjebosur nuk mund ta mbash bishtin perpjete

    Reply
  • Xherxhi says:
    March 1, 2023 at 10:31 am

    Ne shkaterruam ushtrine, ishim nder me te armatosurit ne rajon.
    Pa mbrojtje, nuk te respekton kush ne kete dynja.
    Sot qeverisemi nga snoba qe shkojne ne lufte per te bere foto
    Nuk kemi aasnje rruge vecse te përulemi para cdo padrejtesie qe na bejne

    Reply
  • SPAK says:
    March 1, 2023 at 10:33 am

    Duhet te kulturohemi me pare! Edukim,shkolle dhe Paqe jane te vetmet qe zgjidhin problemin Kosovar -Serb dhe Sali!

    Reply
  • durrsaku says:
    March 1, 2023 at 12:23 pm

    O Ethem partia demokratike eshte imperialiste qe ti ( mbas vdekjes se Enverit ) e ke me te dashuren dhe ate qe ke peshtyre deri dje duke e sulmuar ne emer te partise sot sulmon te tjeret se jane kunder Amerikes !

    Reply
  • Piro says:
    March 1, 2023 at 1:14 pm

    Anglia, Franca dhe Gjermania jane ne nje konkurence te forte ekonomike ne te cilen gjithenje fiton Gjermaina.

    Reply
  • Algorithm says:
    March 1, 2023 at 1:25 pm

    Fati i Shqiptarëve është i lidhur me trinomin, Gjermani-Turqi-Itali. Kur këta vende jane ne periudhë suksesi, Shqiptaria lulzon. Kur Greqia te fitojë pavaresinë nga Anglia dhe Izraeli, kufiri i Shqiperise me Greqine do jetë pa kuptim. Rreziku sllav kunder Greqise është i tmerrshem, por vazhdon të përballohet nga Shqiptarët për fatin e mirë te Grekerve.

    Reply
  • demo says:
    March 1, 2023 at 1:41 pm

    Disfatizmi i shitur si Kozmopolizm i ketij koke lopes vjen era tradhti kombetare.
    Ky eshte pjese e paraziteve te MAFT te g99 cave qe u kacavjorren neper partite politike,per te kapur ndonje korrupsion,.Te fituar nga takem i tyre dolli Veliu,Spiropalka,.Te humbur dollen ata qe ju kacavjerren LSI.
    Nuk jane me 20 vjec,,kane shkuar 40 prandaj po i lepihet Rames qy,po flet me gjuhen e Rames,,se mos i hedh nje kocke.

    Reply
  • Gjini says:
    March 1, 2023 at 1:55 pm

    E keni këtu përgjigjen:

    https://www.youtube.com/watch?v=F8DLtKCs9RU

    Reply
  • Dani says:
    March 1, 2023 at 2:25 pm

    L.Koka;nje qasje e tille si thua ti eshte ne rregul, nese ajo ndodhe aksidentalisht ne nje periudhe te caktuar.Por antishqiptare p.sh Maqedonia ,ka qene qe ne 1945, dhe para kesaj dhe po aq ndoshta edhe me shume eshte edhe tash.Shqiptaret ortodokse ketu u zhduken ose u sllavizuan,ata musliman po shperngulen me te madhe .Nje maqedon p.sh.qe jeton ne mesin e shqiptareve kurre nuk te thote mirdita. Edhe ai qe punon te shqiptari, dhe ti e pyet shqipe se nuk e njehe,ta kthen me nervozizem maqedonisht;nuk te kuptoj.Jane vetem disa shembuj.Ligji i Darvinit eshte ligj i qenjeve te gjalla qe vlen dhe do vleje:me i forti dhe me i qendrueshmi e zhduk me te dobtin“ Ky eshte realiteti.Shqiperia si shtet ,pas renjes se komunizmit,me vetedie ose jo ,po e zhduke shqiptarzmen si dicka e demoduar.Ma merre mendja se gjithe kjo ne kohen e fundit behet ne emer te Ballkanit te Hapur.Ne si shqiptare tkurremi ne te gjitha anet,nese vazhdon keshtu eshte vetem ceshtje kohe….

    Reply
  • Aldrin says:
    March 1, 2023 at 5:09 pm

    Kush eshte ky b,q,ri? Putana e Ramut Kurves? Kosocaret nuk kishin as arme e as mjete luftarake, dhe Serbia i zhduku, i vrau e i therri si delet, me burra, djem, gra e femije. Ca thote ky kellira per paqe?
    Te vije te te vrasi tjetri, dhe ti te thuash bej si te do bytha.
    Po vdis, mor kurve muti. Shko te ky Dan Hutra, dhe rri e shiko si ta fut me thike ne zemer. Bej sehir, dhe bile kendoji ndonje psallm si puna e ketij qe po i kendon ketu terrorristeve te Shqiperise. Le te shikojme sa te vlen kjo teori. Provoje njehere vete te rrish duarkryq kur te shkerdhen ne kocke tjetri, pastaj hajde derdellit dhe njehere tjeter, te shikojme cdo thuash.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 2, 2023 at 10:35 am

    Lexoni kete artikull ne internet me kete link:

    ikvi.at/?p=348441

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 2, 2023 at 10:37 am

    Në Maqedoni janë 1.480.000 shqiptarë edhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë

    Shqiptarët janë afërsisht 1.480.000 në Maqedoni e janë edhe 270.000 emigrantë shqiptarë. Pra gjithsej shqiptarët e Maqedonisë janë 1.750.000. Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2 % epopullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6 %. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Maqedoni janë 240 mijë nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Maqedoni banojnë 1,48 milionë shqiptarë.

    Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 68 % shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët shqiptarët kanë qënë shumica absolute e popullsisë edhe në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61 % shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni numri i shqiptarëve është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë sepse të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni kanë qënë të manipuluara. Numri i sllavo-maqedonasve është 700 mijë edhe me 120 mijë emigrantët janë gjithsej 820 mijë. Por nga këta janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që deklarohen sllavo-maqedonas edhe janë shumë të asimiluar. Minoritetet e tjera janë 200 mijë.

    Numri i shtetasve të Maqedonisë është gjithsej 2,77 milionë dhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë sepse janë 1,75 milionë shqiptarë. Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Përqindja e emigrantëve të shqiptarëve edhe të sllavo-maqedonasve është me afërsisht 15 % e barabartë.

    Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve. Prandaj shqiptarët janë në Maqedoni numerikisht plotësisht superiorë ndaj sllavo-maqedonasve.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 2, 2023 at 10:39 am

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët

    Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Shqiptarët janë popull numerikisht më i madh se sa spanjollët edhe 32 popuj të tjerë të Europës. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi.

    Kurse serbët janë gjithsej vetëm 3,7 milionë. Pra shqiptarë janë afërsisht sa 4-fishi i serbëve.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë popujt e tjerë të rajonit:

    grekët: 6,5 milionë
    (por grekët janë popull artificial i përbërë nga shqiptarë, arumunë edhe sllavë)
    serbët: 3,7 milionë
    boshnjakët: 4,1 milionë
    sllavo-maqedonasit: 0,85 milionë
    malazezët: 0,25 milionë
    kroatët: 2,3 milionë
    sllovenët: 0,9 milionë
    bullgarët: 7 milionë

    Duket shumë qartë që popujt e tjerë të rajonit janë numerikisht shumë të vegjel para shqiptarëve.

    Madje mund të thuhet që popujt fqinj të rajonit duken si popuj-xhuxhash në krahasim me shqiptarët.

    Vlen shumë të theksohet që shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve pra të gjithë banorëve me shtetësi greke të Greqisë.

    Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve. Kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Popujt e tjerë në Europë që janë numerikisht më pak se sa shqiptarët:

    spanjollët: 12 milionë
    hungarezët: 11 milionë
    katalanët në Spanjë: 5,5 milionë
    galicët në Spanjë: 1,5 milionë
    baskët në Spanjë: 1 milionë
    portugezët: 5 milionë
    suedezët: 8,5 milionë
    norvegjezët: 4,5 milionë
    finlandezët: 5 milionë
    danezët: 4,5 milionë
    islandezët: 0,3 milionë
    estonezët: 1 milion
    letonezët: 1,4 milionë
    lituanezët: 3 milionë
    bjellorusët: 8 milionë
    çekët: 10 milionë
    sllovakët: 5 milionë
    austriakët: 3,5 milionë
    zviceranët: 3 milionë
    hollandezët: 3,4 milionë
    belgët: 3,5 milionë
    luksemburgasit: 0,25 milionë
    irlandezët: 2,5 milionë
    skocezët në Britani: 5 milionë
    valisët në Britani (Wales): 3 milionë

    Këta janë 8 popuj në rajonin e Gadishullit Ilirik edhe 25 popuj të tjerë në Europë.

    Shqiptarët janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Shqiptarët janë madje numerikisht më shumë edhe se sa spanjollët se në Spanjë kanë ngelur vetëm 12 milionë spanjollë. 40 milionë spanjollë kanë ikur në vendet e Amerikës Latine.

    Në gati të gjitha vendet e Europës Perëndimore numrat e popullsisë manipulohen duke i deklaruar 2-fish se sa janë në të vërtetë. Vetëm Italia edhe Franca nuk e bëjnë këtë mashtrim me numrin e popullsisë. Vendi me më shumë banorë në BE është Franca me 68 milionë banorë edhe pastaj vjen Italia me 60 milionë banorë.

    Spanja ka vetëm 20 milionë banorë pa emigrantët e huaj edhe jo 40 milionë si mashtron me këtë manipulim Spanja. Këtë manipulim të numrit të popullsisë së Spanjës e vërtetojnë të gjitha qytetet e Spanjës si Madridi, Valencia, Barcelona, Sevilla etj. Edhe nga banorët e Spanjës janë 12 milionë spanjollë, 5,5 milionë katalanë, 1,5 milionë galicë edhe 1 milionë baskë.

    Prandaj 12,8 milionë shqiptarët janë më shumë se sa 12 milionë spanjollët.

    Shqiptarët duhet ta dinë që janë një popull kaq i madh.

    Reply
  • Tani says:
    March 2, 2023 at 10:50 am

    Trap

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 2, 2023 at 10:54 am

    Tani pordhamani, ti je nje serb prandaj ik shkerdheu ne sume me nje derr.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 2, 2023 at 10:56 am

    Tani qeni,
    ra nga meni,
    theu kemben,
    c’i qi t’emen.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 2, 2023 at 8:30 pm

    Une jam milioner edhe shkruaj vetem per te miren e kombit shqiptar se une nuk kam nevoje per pagesa per komentet e mia. Une keto shkrimet e mia i publikoje te portali patriotik Bashkimi i Shqiperise ( linku: ikvi.at ), te Forumi Shqiptar edhe ketu te gazeta Dita qe t’i dine shqiptaret keto te verteta te medhaja.

    Une shkruaj qe kombi shqiptar te ndricohet. Nje komb i ditur edhe i ndricuar eshte nje komb i fort edhe une dua qe kombi shqiptar te jete nje komb i fort edhe i ndricuar.

    Reply
  • mali says:
    March 2, 2023 at 11:31 pm

    Mjaft e pertypet si camcakiz idealizmen shqiptare.Shprehuni hapur qe kosove-shqiperi te jete nje.Nga kush e presin kete ?Nga akademiket ,kufoma te pa kallura,nga serbet dhe mafia amerikane-europiane?Amerika e vertete e beri punen e saj .Shkeputi Kosoven dhe I u tha shqiptareve:Bashkohuni dhe beni shtet.Erdhi koha qe tani ndahet Shapi nga sheqeri.

    Reply
  • Erdogan says:
    March 3, 2023 at 3:24 am

    Keshtu eshte kur shumica e te vetequajtureve Skiptare luftuan per Turqine.
    Ata qe luftuan kunder Turqise u consideruan Kaurri te Derrit.
    Andoni i biri i Zahos nga Zagoria (Cajupi) ua tha nga Egypti Ismaileve,Naimeve,Abdullaheve,Samive
    Kur bere Derr e Arine
    Cdeshe qe bere Turqine dhe Turkoallvanine.

    Reply
  • !!? says:
    March 3, 2023 at 6:37 am

    Qy Laerti, në momentin që kusari i nderuar, antishqiptari më i math deri më sot, shoku Rama, është zhyer kokë e këmbë nga afera McGonigalit, i heth me këtë shkrim ca parfum mediatik mbi fekalet që kutërbojnë duke filozofur me iden e Ballkanit të hapur. Shoku Rama, si politikan i nivelit global, ka shpalosur idenë që “mjaft më duke qëndruar shqipëtarë e sërbë në dritare me pushkë në dorë për të vrarë njeri tjetrin” por

    kur sërbi vllau Vuçiç, mbasi jep alarmin ndërkombëtarëve që “krimineli Albin Kurti
    po vret serbët e Mitrovicës me armën e tmerrshme të targave duke bër hatanë” dhe rreshton në “dritaren” e shqipëtarëve të gjith armatën serbe dhe i dërgon ultimatum NATO dhe Çambërlenëve të BE që po nuk ndaluan raprezaljet e Albi Kurtit, për dy ditë do të vërsulet me të gjithë armatën e Arkanëve serbë për të ndëshkuar shqipëtarët e Kosovës, duke bër copë e çika Open Ballkanin bashkë me idenë e mospërballjes me dyfek në dritare,

    liderit global shokut Rama çfarë i ngelet nga teoria e tij mbi shmangien e dhunës shekullore midis serbëve dhe shqipëtarëve ku ai me dhelpëri barazon agresorin me të dhunuarin.

    Nashti, në qoftë se në lagjen ku banon filozofi Laert, kriminelë që kanë bër hatanë në mëhallë, Arkani, Prigozhini bashkë me Hutrën i zen derën e shtëpisë dhe po pregatiten të vërsulen brënda në shtëpi për të grabitur dhe si kriminelë që janë mund të bëjnë çdo gjë sikurse kan bër edhe më parë, jo vetëm të grabisin, por të shkatrrojnë, ti ven flakën shtëpisë,të përdhunojnë gruan dhe vajzat në shtëpi, të vrasin sikurse kanë vrarë, çfarë do të bëj shoku Laert, nga brënda shtëpisë a do të pregatitet ti përgjigjet dhunës me dhunë apo do tu nxjer Arkanit, Prigozhinit dhe Hutrës me kallashnikov në dorë tek dera e shtëpis tabelën paqsore Open Ballkan të kusarit të nderuar, vllaut të Vuçiçit, mikut në kuptim anglez të fjalës të McGonigalit, shokut Edi Rama? A do të funksionoj tundja e tabelës Open Ballkan prej Laert Kolës përball Arkanit, Prigozhinit dhe Hutrës? A do të shpëtoj shtëpin e tij, larg qoftë, nga grabitja dhe shkatrrimi, a do ti shpëtoj gruan dhe vajzat nga përdhunimi, a do të shmang vrasjen , pse jo, të gjithë antarëve të shtëpisë bashkë me atë vet?

    Reply
  • intelektuali says:
    March 3, 2023 at 10:43 am

    MONSTRA DAN HUTRA U LIRUA NGA DREJTESIA NJASHTU SIC U LARGUA NGA PARLAMENTI MONSTRA EDI RAMA

    Kryeministri gangster shqyptar nuk i dha asnje pergjigje pyetjeve te ngritura qe permblidhen ne nje fjali te vetme:

    PSE KORRUPTOI FBI PER TE GODITUR OPOZITEN DUKE CENUAR SIGURINE KOMBETARE TE SHBA?

    Sot Edi Rama eshte kryeministri nje nga liderat me te urryer ne Boten Demokratike, ne SHBA amerikanet e tregojne me gisht si Al Capone albanezi qe korruptoi FBI dhe qe cenoi sigurine kombetare, njashtu sic piketojne sot shqyptaret killerin vrastar Dan Hutra qe Drejtesia e ka lene te lire per te vazhduar vrasjet e tij. Edi Rama u tall ne Parlament me oponentet e tij, njashtu sic u tall Dan Hutra me viktimat e tij, Edi Rama talljen kur perballet me faktet e ka ne gjenin komunist nga Killeri i Enverit, Kristaq Rama qe Drejtesia po keshtu nuk e ka ndeshkuar per varjen ne litar te Havi Neles, kur Drejtesia enveriste e kishte liruar me kohe kete poet disident antikomunist dhe Edi Rama nuk ka kerkuar asnjehere falje per krimet e babait te tij Killer dhe Vrastar i Enverit, perkundrazi kryeministri Edi Rama e ka akuzuar babane e vet per incest ne familje se i ka palluar gruan e tij te pare Matilda Makoci dhe ka mohuar atesine e djalit te vet pa asnje medyshje, me pas i ka mohuar te gjitha akuzat e tij ne nje ceshtje gjyqesore publike, sic mohon sot lidhjet e kriminale me McGonigal dhe me sekseret e tij qe rezultojne spiuna te Sigurimit te Enverit dhe qe kur Mero Baze publikoi dokumentat e gjyqit rezil te kryeministrit shqyptar lind pyetja:

    PSE NUK BERI ASNJEHERE EDI RAMA TESTIN DNK TE DJALIT TE TIJ PER TE MBYLLUR KETE CESHTJE TE TURPSHME TE FAMILJES SE TIJ?

    Edi Ramen e kemi pare shume here qe perdor me shume qef dokumenta reale si letra bythe te perdorur per interesa te pushtetit te tij personal, njesoj sic i perdorte Enver Hoxha para tij, po keshtu valaviti Edi raportin e Dick Marty para KE ne Strasburg gjasme te te mbrojtur Hashim Thacin dhe banden e tij vrastare qe po gjykohet ne Hage per krime kunder njerezimit duke futur ne perdorim nje propagande te shemtuar patriotike enveriste pa kurfare llogjike elementare per forumin ne fjale, po keshtu Edi Rama perdor letra bythe te perdorura demagogjie ne te gjitha aferat e tij kusare dhe vrastare, qe nga PPP, inceneratoret, Porti i Durresit etj e deri tek Saje Qorri e Dritan Zagani apo regjistrimi i zerit te Babales ne Angli, e gjithe kjo propagande me vrasjet e termetit palo gje 6 ballesh qe groposi 56 vete poshte betonit nga injoranca e shtetit te tij dallkauk dhe deri tek vrasjet mafioze te policise se shtetit qe te vrasin dhe ta hapin barkun dhe ta mbushin me kokaine,

    atehere:

    EDI RAMA ESHTE NJE MASHTRUES GJENETIK QE MOHON CDO KRIM TE TIJ, POR FSHEH DHE NUK BEN DNK E KRIMIT AS NE MEDIA, AS NE PARLAMENT, NJASHTU SIC VEPROI ME DJALIN E TIJ

    Kjo spjegon pse Drejtesia liroi Dan Hutren

    Reply
  • Rita says:
    March 3, 2023 at 12:34 pm

    Me testin DNA te Rames per atsine e djalit te tij shtoj dhe “dorezen ” qe nipi i Mbretit Zog i ka hedhur Rames vite me pare ,,,se eshte gati te bej testin DNA per te vërtetuar se jane ,,kushërinj te pare.Baballaret djem te Zogut. Asnje pergjigje nga Rama .

    Reply
  • berka says:
    March 3, 2023 at 12:35 pm

    Shkruan “Europa ku aspirojmë si Ballkan të hyjmë nuk është një aktualitet politik, por një koncept dhe ajo na ka treguar me shembullin e saj se paqja ruhet vetëm kur popujt bashkëveprojnë ekonomikisht me njëri-tjetrin, kur nuk ka kufi, ku punëtorët, intelektualët e profesionistët e cilësdo kategori mund të jetojnë e punojnë në gjithë gjeografinë e saj. Europa, që njohim sot, ajo e paqes më të gjatë në histori erdhi si një marrëveshje ekonomike e më pas politike” Nuk besoj qe je kaq i pa dijshem dhe te mos te shkoje mendja qe keto qe shkruan jane te vlefshme per popuj qe qeverisen nga qenie qe pavaresisht sa te koruptuar jane mes vetes brenda vendit, e duan vendin e tyre, investojne per rritjen e mireqenies dhe pavaresise ekonomike me aq te te munden. Nuk mund te kete Ballkan te Hapur ndermjet Shqiperise dhe Albanistanit kur krahason qe ne serbi vucici fashist jep subvencione te shumta per bujqesine, blegtorine … etj ndersa ne Shqiperi ka falimentuar gjithcka Kjo ndodhne te gjitha fushat Ku e ke “bashkeveprimin ekonomik” I bie qe ballkani i hapur do jete nje treg i sigurte per serbine, qofte edhe per maqedonine e greqine. Nuk e kuptoj e ke nga padia apo eshte shkrim i porositur

    Reply
  • intelektuali says:
    March 3, 2023 at 12:43 pm

    Spjegim plotesues:

    DNK = ADN = DNA do te tote ne gjuhe shkencore “Deoxyribo Nucleic Acid” eshte gjeni qe percakton prejardhjen apo origjinen e cdo njeriu.

    intelektuali

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 3, 2023 at 12:43 pm

    Shqiptarët janë popull më i madh se sa spanjollët

    Shqiptarët janë sa 2-fishi i grekëve edhe sa 4-fishi i serbëve edhe kjo është e rëndësishme për ta ditur.

    Reply
  • mentealternativa1.blogspot com edhe whale.to says:
    March 5, 2023 at 11:09 am

    Lexoni kete artikull ne internet me kete link:

    ikvi.at/?p=348457

    Reply
  • Victor T says:
    March 7, 2023 at 10:06 pm

    Kur Learti (i rrugeve :)) te Kundershtoje fashizmin ne aktet e partise qe tradhetoi te majtet, e me se shumti kur te filloje (too late) te artikuloje ndonje ide, teze, origjinale, atehere mund ta botoni serish.

    Reply
  • Dani says:
    March 14, 2023 at 1:05 pm

    Intelektu ale, beje nje ADN, jame i sigurt do dalish ne gjake me Mlladiqin dhe Karagjiqin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?