Nga Orgen Peci
Drafti i ri i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale është një ndërhyrje madhore prej 106 nenesh që prek rreth një të pestën e bazës ligjore proceduralo-penale.
Nisma është prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama si një “Paketë Garancish Procedurale”.
Gjyqtarë dhe prokurorë, të konsultuar nga DITA shohin tek ajo një përpjekje të kamufluar për të paralizuar hetimet anti-korrupsion ndaj funksionareve të lartë.
I mbajtur në fshehtësi të plotë deri në momentin e prezantimit zyrtar, projektligji i kapi në befasi edhe vetë ushtruesit e drejtësisë. Prokurorë e gjyqtarë të sistemit të posaçëm konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë akses në tekst përpara se ai të shpalosej në konferencën e organizuar dje nga Ministria e Drejtësisë.
Kjo ka ushqyer edhe jashtë sistemit dyshimet se ndërhyrjet nuk burojnë nga nevoja reale e procesit, por nga halli i zyrtarëve që presin të përballen me dyert e drejtësisë.
Në logjikën e tij publike, Ekzekutivi e ka arsyetuar paketën si një produkt të hartuar “me asistencën e akademikëve evropianë dhe Këshillit të Evropës”, me qëllim “vendosjen e ekuilibrit mes fuqisë së shtetit dhe të drejtave të individit”.
Duke iu referuar normave të larta të paraburgimit në vend – ku mbi 60% e të burgosurve janë pa një vendim të formës së prerë – Edi Rama mbrojti filozofinë se “peshorja e drejtësisë ka anuar së tepërmi nga pesha represive”.
Sipas variantit zyrtar, ndryshimet synojnë të vendosin në binarë kushtetues arrestin në burg, duke e ndaluar atë për veprat me dënim nën 5 vjet, si dhe duke detyruar gjyqtarët të bëjnë arsyetime të pavarura nën kërcënimin e masave disiplinore.
Pavarësisht kësaj retorike mbi garancitë e njeriut, leximi i imtësishëm i artikujve të projektligjit zbulon një prapaskenë krejt tjetër, ku goditja kryesore bie mbi kapacitetet hetimore të SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH):
Mbyllja e “derës digjitale”
Projektligji ndërton pengesa të shumfishta për këqyrjen e telefonave dhe pajisjeve elektronike. Edhe në kushtet e urgjencës apo flagrancës, hetuesit nuk mund të aksesojnë të dhënat pa një autorizim të detajuar paraprak nga gjykata, e cila duhet të përcaktojë paraprakisht profilin, fjalët kyçe dhe periudhën kohore.
Ndërsa krimi i organizuar apo terrorizmi përjashtohen nga disa kufizime, korrupsioni i zyrtarëve është lënë qëllimisht jashtë këtyre përjashtimeve, duke e bërë marrjen e provave digjitale pothuajse të pamundur.
Njoftimi paraprak 5 ditë para
Për zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion, drafti vendos detyrimin absurd që ata të njoftohen për akuzën dhe të merren në pyetje të paktën 5 ditë përpara se ndaj tyre të merret ndonjë masë sigurimi apo pezullim nga detyra – një hap hapësirë që u jep kohë të mjaftueshme për prishjen e provave ose shmangien e hetimit.
Mekanizmi i “retrodatimit”
Nenet 65 dhe 66 u japin të drejtë të pandehurve t’i kërkojnë gjyqtarit rikthimin e datës së regjistrimit të emrit si i dyshuar në një kohë më të hershme. Kjo bën që afatet e hetimit të digjen prapaveprueshëm dhe provat kyçe të mbledhura gjatë asaj periudhe të shpallen automatikisht të papërdorshme.
Transparenca dhe stepja
Neni 10 i draftit vendos bllokadë edhe mbi raportimin mediatik, duke ndaluar publikimin e akt-akuzave, përgjimeve apo pamjeve të personave në pranga deri në fillimin e gjykimit të themelit, madje duke kërkuar autorizim paraprak gjyqësor edhe për materialet që gazetarët i disponojnë tashmë.
Ajo që bie më shumë në sy është neni 105 i dispozitave kalimtare, i cili detyron gjykatat të rishikojnë kryesisht brenda 60 ditëve të gjitha masat e sigurimit aktive, dhe brenda 3 ditëve ato të arrestit në burg që nuk përputhen me pragjet e reja.
Kjo amnisti proceduriale rrezikon të nxjerrë nga qelitë dhjetëra të hetuar për vepra të rënda korruptive.
Gjithashtu prokurorët përballen me afate me ultranim prej 48 orësh për dhënien e akteve dhe kërcënohen me procedime disiplinore në çdo etapë, një presion i hapur për të stepur organin e akuzës.
Magjistratë të konsultuar nga “Dita” e cilësojnë këtë “reformë të reformës” në drejtësi si një përpjekje administrative për të çarmatosur SPAK-un në kulmin e hetimeve ndaj pushtetit.
Në vend të zgjidhë problemet reale të qytetarëve me vonesat gjyqësore, paketa duket e qepur me porosi për të mbrojtur funksionarët publikë nga përgjegjësia penale, duke e kthyer barazinë para ligjit në një nocion të zbrazët.

DITA

Kllouni Shurrelit po i provon te gjitha per ta shpetuar bythen e vet
Nga falja e territorit te pelivanllëqet ligjore
Edi Rama do perfundoj do qethet si dele ne sheshin Skenderbej
Pyetje retorike e Orgen Pecit ne titull ka nje pergjigje – PO, ky draft qesharak i qeverise Rama synon bllokimin e SPAK, ne tentative per te mbuluar serish petet e lakrorit te krimbur ne korrupsion te kesaj qeverisje qe qelbet ere kudo.
Domth qeveria eshte mbi ligjin vet ben dhe ligje vet i pranon ose i ndryshon varet ke i kapin etj.
E kam thene dhe e perseris. Qeveria kriminale PS duhen kapur dhe asgjesuar
Kodi penal kerkon kete ndryshim!1.nuk mund te mbahet qytetari ne burg,me shume se 28 dite kur nuk ka agrisivitet.2.Kur mbahet me gjate,demin ndaj qytetarit ta paguajne jo shteti,si ne rastin Fullani ,por prokuroret e gjykatesit?
O njerez mut njeni e mut tjetri, si majtas e djathtas jan mu….. t por ky eshte ligji me i mire i ketyre 35 vjeteve. Jan mbush burgjet nje prokuror ban cka te dojne. Rrisin rrogat vedit, kur kan interes bejne gjethcka per vedi. Ju njerzve leshatak tri pyetje kam.. Pse nuk ju drejtoheni prokurorve per djegjen e gazetes koha jone2- pse nuk ju drejtoheni prokurorve kur persekutoheshin exhe sot , rraheshin, burgoseshin gazetaret e gazetes Dita. Pse nuk ju drejtohen prokurve ku e keni marre tan ate pasuni sheikesh. .Prandaj te gjith duhet te bashkohemi qe ti jepet fund trajtimit mizor nga drejtsia e popullit.. Duhet ti themi bythqirve te qeveris mos ju co rrogat por ulju rrogat drejtesis kjo eshte por shkruani sipas interesit. Interesaxhi
Z.Orgen qenke njeri i nje anshem, me mendimet e diktatures. SPAK e GJKKO jane me keq se para 50 vitesh, si ka mundesi qe nje Duman apo Ols Dado te pergjojne, arrestojne e diskretitojne nje njeri te zgjedhur nga 160000 qytetare, e ta mbajn ne burg 2 vite pa akuze konkrete. Turp te keni. Pse keni inat Edi Ramen shpifni e mashtroni pa kufi. Po kur ishte Faton Nano kumarxhiu e qylxhiu ma i madh cfare thoshit ju?
Te vidhte sa Fatos Nano do ta votonja prape,por ky e shkretoi kte vend.Ku ve putren,nuk mbin bari.Do beje ligje nje injorant ne fushen e Drejtesise.,Po i hikin ato grifshat hajdute,qe e rrethojne atje ku e meritojne.Ne burg..Do rrezoje gjithe sistemin gjuqesor dhe Reformen e Pandeshkueshmerise.Nje injorant ne Ekonomi dogji e shkrumboi Shqiprine,se do ja fali pushtuesve strategjike.Nje injorant ne teknologji informacioni ngriti nje banjde hajdutesh e mafiozesh ne krye te Vendimarrjes.Jep edhe mend ne OKB Muskut,Bezos,Zukenbergut,,Mortjaaa,mortjaaa!
Bravo Rinia,qe i zute prite tek spitali!Flaken hajdutit!Ti digjet toka nen kembe!
S`ka polic qe e mbron me!
Ne emer te humanizmit dhe te clirimit te burgjeve nga te paraburgosurit ,behet nje perpjekje te veshtiresohet apo te pengohet puna e sistemit te drejtesise,kjo ceshtje nuk mund te jete pune vetem e qeverise apo nje ministrie-ajo kerkon perfshirje te eksperteve te pavarur te kesaj fushe,grupet e interesit dhe vete shoqerine.Nuk mund te importosh thjesht nje kod penal te nje sistemi tjeter drejtesie ne rrethana te ndryshme dhe ta zbatosh pa marre parasysh realitetin,pasi eshte i destinuar te deshtoje.Sidoqofte,denimet per korrupsion duhet te ashpersohen.
U kujtua Ramiu per te drejtat e njeriut tani we erdhi burgu te dera.
Para ca vitesh i mbiu ne goje fjala burg.
Burgosi njerzit dhe per nje fatur dritash
Sa plwh njeri qe eshte
Le t bejn vila keta me parat e vjedhura
Le te blejn keshtjella
Le te blejn avion
Ne burg do shkoj vetem fukarai
Ky eshte atentati i dyte qe Edwin Rama po i ben Sistemit Demokratik ne Shqipёri, pas atentatit te parё: Marreveshja Famёkeqe “Berisha – Rama“, 21 prill 2008. Duke pasur ne dore edhe Pushtetin Legjislativ, Kryeministri zgjedh “Presidentin“, ose mjek ose oficer dhe e perdor si „Noter“ te vendimeve te tij. KETU qendron i fshehur edhe lepuri. Mё 21 prill 2008 sistemi qeverises mori formёn e Republikes Kryeministrore, nё vend tё asaj Presidenciale. Pra problemi thelbesor sote ne Shqiperi eshte korigjimi i Kushtetutes nga nderhyrjet Berisha -Rama dhe kalimi nё Republikё Presidenciale, me President te zgjedhur direkt nga populli dhe te mos kete tё drejtё tё mbajё edhe Pushtetin Ekzekutiv. Presidenca duhet te jetё Institucioni kryesor i Republikёs, garant i Kushtetutes dhe kontrollues e balacues i katёr pushteteve: Legjislativ, Ekzekutiv, Gjyqesor dhe Mediatik. Presidenca duhet te perbehet nga 4 drejtori te specializuara nё fushat e Legjislacionit, Administrimit, Gjyqesorit dhe Medias. Legjislativi jo me shumё se 71 deputetё tё zgjedhur direkt nga populli dhe asnje deputet te mos marre poste ministroe ne Pushtetin Ekzekutiv. Pushtetit Ekzekutiv te mos kete me shumё se 12 ministri; Pushteti Gjyqesorte te fuqizojё mё tej Prokurorine dhe Gjykaten Speciale Kunder Krimit dhe Korrupsionit. Pushteti i Medias me mё pak gazeta dhe televizione, por cilesore. Gjithsesi ripunimi i Kushtetutes se republikes se Shqiperise do te kerkoje diskutm masiv ne gjirin e popullit.
Me ligjin e ri sa miliarda do i detyrohet policia e burgjet Like Metes per trajtimin special
Retrotardem, ultradem, ultracorten, ultraqeneria e qeverise qiptare bejne ligje, ose rregulla, qe te mos preken
Kane nxjerre kerbacin dhe thone mos na cani, k. rin
Doni me o popull debil qiptar?
Doni ta dini se perse nuk behet kurre Shqiperia: shikoni se sa shume i dalin ne mbrojtje Rames, Veliajt, Berishes. Edhe ketu tek Dita, por akoma me shume tek Tema e gazetat e tjera proqeveritare. Mungesa e plehradjegesve qe kostojne qindra miliona Euro ne Tirane e gjetke dhe breket 1-milion Euro te Arioles nuk mjaftojne si argumente, as betonizimi i cdo metri katror ne Tirane e kudo ne bregdet, as tenderat qe ndahen si te jete malli i lene trashegim prej babait, as rruget qe kostojne me shtrenjte se ne Zvicer dhe kane nje kualitet me keq se ne Afrike, as Aeroportet qe ndertohen dhe edhe perse nuk perdoren kostojne miliona Euro cdo vit, sepse mungesen e fitimit te grantuar e merr persiper taksapaguesi shqiptar sikurse edhe do te ndodhe me gjithe autostradat me pagese te ndertuara dhe qe do te ndertohen, as mungesa e ujit me keq se ne Afrike, as rritja marramendese e cmimeve, as ulja e prodhimit bujqesor/blegtoral dhe e industrise se paket ne vend, as rritja e importeve dhe e bilanzit tejet negativ tregetar te Shqiperise, as ulja e Euros/Dollarit qe po i rrjep bashkekomabsit qe i fitojne ato me djerse dhe gjak dhe qe po mendohen dy here para se te vijne ne Shqiperi, as shpopullimi i Shqiperise dhe mbushja me te huaj nga Azia dhe Afrika, as as as … lista eshte e pafund.
Kjo protestë popullore është një shperthim i papare dhe i padëgjuar ne historinë tonë, veper 100% e popullit te thjeshtë qe hodhi ne koshin e pleherave partite e degjeneruara politike , te gjitha pa përjashtim, ashtu siç e meritonin .
Flitet per revolucion !
Fjala revolucion u kall tmerrin politikaneve hajdute e tradhetare te së ashtuquajtures demokraci , por ata maskarenj e dine mirë qe kjo sot eshtë e pamundur dhe tallen me ketë thirrje te popullit .
Por ka edhe nje rrugë tjetër, me te shkurter se revolucioni e që jep po atë rezultat, rruga që ndjek presidenti Tramp me politikanët e huaj qe e pengojnë – plumbin kokës!
Nuk duhet mbeshtetur inflacioni i fjalimeve , ç’do ditë duhet hedhur ne efir diçka e re , nuk do qe keq të jepeshin edhe ultimatume për kerkesa te caktuara .
Fryma revolucionare duhet të mbahet lart që fitorja te jetë e sigurtë !
Kam bindjen se fitorja do arrihet , ndryshe s’mund te ndodhë kur populli ngrihet në këmbë .
Vox populi , vox dei ( zeri i popullit , zeri i zotit) thoshin latinët !
Kjo tregon se politikës 36vjeçare, i ka ardhur fundi. Kjo politikë është pak të thuash armiqësore, sepse e ka shkatërruar këtë vend nga themelet, atë që nuk e bëri fashizmi, nazismi e bëri politika 36vjeçare shqiptare.