Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Përplasjet politike në Kosovë, jo thjeshtë për targat e makinave të banorëve serbë, sidomos kundërshtimi i tashëm që kryeministri Kurti ka shfaqur ndaj disa propozimeve të Departamentit të Shtetit, protestaT e serbëve në Graçanicë, si “mbështetje për vëllezërit në veri”, dhe të serbëve në veri, mosmarrëveshjet me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, kanë shtruar pyetjen: Do të ishte kjo gjendje nëse Thaçi, lideri i deri para dy viteve, do të ishte ende në Kosovë? A do të ishte e domosdoshme prania e tij, apo, si ndodh jo rrallë në politikë, koha e tij ka mbaruar dhe mbështetësit e tij të hershëm, amerikanët e kanë braktisur përfundimisht atë?
Dy vite më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte në rrugëtim drejt Shteteve të Bashkuara për të qenë pjesë e takimit në Shtëpinë e Bardhë, ndoshta jo rastësisht për nga koha e zgjedhur. Më tej, tejet tendencioz në shfaqjen e tij, Prokurori i Specializuar, njoftoi se ndaj tij, Presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, që nga data 24 prill 2020 i ishte dërguar Dhomave të Specializuara të Gjykatës së veçantë, aktakuza. Nuk ishte një njoftim i zakonshëm, rëndesa politike dukej aq qartë.
Tani dihen se si kanë rrjedhur gjërat; ish presidenti i Kosovës, prej më shumë se dy viteve, jashtë çdo mendimi të arsyeshëm, është në Hagë. Janë zhvilluar dhjetëra seanca të gjata, fajësime, pyetje, deklarime, hedhje poshtë e akuzave, fshehje e qëllimshme ose jo e provave shfajësuese, pikërisht nga zyra e prokurorit që nisi gjithë hetimin dhe hartoi akt akuzën, që ndryshon vazhdimisht; e pjell ose hedh poshtë akuza të tjera, të cilat, ashtu si edhe mund të mos pritej, pak ose aspak kishin pasur të bënin me çështjet e ngritura nga një ish politikan zviceran. Ky e kishte marrë dosjen e plotë, ashtu si edhe Prokuroria, nga një strukturë jashtë tyre, prokuroria serbe, çka, me mburrje e bëri të njohur vetë Prokurori special serb.
Është ditur se burimet serbe më pas edhe ruse, ishin në duart e Dick Martyt dhe të Karla del Pontes. Kjo e fundit, para se t’i dorëzonte në strukturat përkatëse ia niste kolegëve serbë. Si nuk kishte ndodhur askund tjetër, ish-prokurori ndërkombëtar në Kosovë për hetimin e krimeve të luftës, sapo mbaroi mandatin shkon në Beograd dhe emërohet zëvendës i prokurorit serb. Sot mburret se ata e përgatitën dosjen Thaçi.
Lobe të fuqishme proserbe, nisur nga struktura të rëndësishme ruse, nuk u vunë rastësisht në lëvizje pikërisht kur Uashingtoni po merrte përsipër një rol të ri, ndoshta më ndryshe dhe me të vrullshëm se sa politika evropiane. Ashtu si nuk ka qenë e zakonshme një shpallje pas dy muajve e një prokurori, që krejt mirë e di se cilat janë procedurat e zakonshme.
Lëvizja e tashme duket më shumë një larje hesapesh, në një kohë të papërballueshme lehtë, mes dy forcave politike, andej e këndej Atlantikut, të cilat nuk e kanë parë njëjtë gjendjen në Kosovë.
Të duket sikur ka një pasgoditje politike evropiane, e cila, qofsha i gabuar, ka dashur të thotë se, nëse heqja e Albin Kurtit në mandatin e tij të parë qeverisës, ku ishte e ndjeshme dora amerikane është vepër e juaja, tani radhën e kemi ne, heqim njeriun tuaj, Hashim Thaçin, figurën tuaj kryesore, përmes së cilit kanë ndodhur lëvizje të mëdha politike.
Duket si një shkëmbim goditjesh në tisin e politikës, të cilat mund të shfaqen të plota shumë më vonë. Po sot, a e ka braktisur Amerika njeriun e saj të dorës së fortë, Hashim Thaçin?
Për më shumë se 20 vite Thaçi ka qenë njeriu kryesor i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ka qenë porta e mendimit të tyre politik, e veprimeve praktike, e bashkëpunimit të frytshëm, por edhe e disa përplasjeve, të cilat edhe pse nuk janë zgjidhur kurrë përfundimisht, përsëri nuk krijuan hendek të madh mes tyre.
Hendeku që po krijohet tani mes qeverisë Kurti dhe Departamentit Amerikan të Shtetit duket se ka sjellë nostalgji për njeriun e tyre, me të cilin, edhe kur mosmarrëveshjet ishin të ngritura në tehun e keqkuptimit të madh, përsëri kanë gjetur një zgjidhje, pikërisht falë rrugës së gjatë dhe të vështirë të mirëkuptimit të mëhershëm.
Çështja e targave, që duket si lojë burokratike dhe paksa financiare është realisht vetëm maja e asaj që fshihet gjithnjë pas përplasjeve të ardhshme. Në fushë lojën e politikës mungon një staturë e rëndësishme për amerikanët, të cilin e kishin provuar se kishte çastet e tij të rebelimit, po aq sa kishte edhe momentet e rëndësishme të mirëkuptimit. Tani, njeriu i konsideruar krejtësisht i tyre, është në Hagë, në pritje të gjykimit, rënduar me një mal akuzash, të cilat janë ngritur me qëllim për të prerë shumë rrugë të tjera që mund të ngriheshin.
Amerikanëve u mungon Thaçi, po aq sa u mungonte dikur evropianëve Kurti! Kjo është postulati i politikës në Kosovë dhe ajo që ndodh tani, këto ditë, përplasjet politike mes Prishtinës dhe Beogradit, mes dy rrymave të ndryshme politike e kombëtare, braktisja e madhe e komunitetit serb nga funksionet e emëruara apo të zgjedhura, loja e presidentes aktuale të Kosovës për të bërë zgjedhje të reja, në të cilat askush nuk do të marrë pjesë, pasi askush nuk i lejon, janë të gjitha vetëm ajo që duket, për të mbuluar edhe më tej të padukshmen: planin serb për rikthimin në Kosovë përmes Zajednicës serbe!

A gabuan amerikanët që lejuan degradimin e së vërtetës në një çast të vështirë dhe ndikuan në krijimin e një institucioni që nuk do të vërtetojë asgjë, dhe që do të përpiqet deri në fund të hedhë në humnerë gjithçka? Prokurorët ndërkombëtarë këmbëngulin e pyesin vazhdimisht me këmbëngulje të llogaritur e jo përmes një lapsusi, nëse ka bërë ose jo krime UÇK-ja, duke e trajtuar si strukturë e organizuar kriminale dhe çuditërisht, si asnjë institucion drejtësie, deklaruan se nuk njohin asnjë nga 132 masakrat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Një ditë do të thonë se në Kosovë nuk ka pasur fare luftë, as të vrarë shqiptarë, por vetëm të humbur apo të zhdukur serbë, të cilët, fare mirë mund t’i gjesh edhe sot e kësaj dite në rrethinat e Beogradit apo të Nishit.
Thaçi ishte njeriu kryesor i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe tani të duket se pikërisht institucioni që ishte mentori i tij, për më tepër që ngulmoi se duheshin ngritur Dhomat e Specializuara, duke qartësuar se, nëse këtë nuk e bën parlamenti i Kosovës, atëherë, edhe më të ashpër do e bënte Këshilli i Sigurimit, e ka lënë mënjanë.
Që nga Konferenca e Rambujesë, kur gjithçka, ose thuaj gjithçka u përqendrua tek Thaçi, i cili kryesonte delegacionin shqiptar dhe që po kundërshtonte draftet e paraqitura, duke refuzuar nënshkrimin, kur anëtarët e tjerë kishin ditë që kishin përgatitur valixhet, figura politike e këtij njeriu enigmë u bë e domosdoshme. Shefja e diplomacisë amerikane, Zonja Ollbrajt do e cilësonte më pas si “negociatorin më të vështirë që kishte pasur në jetën e saj diplomatike”, do të ishte “kumbara” e hyrjes së tij, jo vetëm në Departamentin e Shtetit, por edhe zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Katër presidentë amerikanë, Klinton, Bush Junior, Obama dhe Trump, do e kishin atë njeriun çelës, të paprekurin nga kritikat, të veçantë dhe të domosdoshëm në momentet më të vështira. Edhe kur dukej se nuk do të kishte asnjë zgjidhje tjetër.
Përmes presidentit Klinton do të ishte Kosova shtet i lirë, ndërsa në presidencën Bush junior do të shpallej shtet i pavarur.
Për shumë kohë është folur, jo vetëm në media, por edhe lart, në qarqet politike se, si askush tjetër, Thaçi është njeriu i mbrojtur nga amerikanët, dhe, herë – herë është supozuar se lëshimet e tij kanë të bëjnë me garancinë e dhënë nga SHBA se do të ishte imun ndaj Gjykatës Speciale, të cilën deputetët e kishin miratuar nga këmbëngulja e Thaçit, dhe herë të tjera, akuzat do të ishin shumë më të hapura, më të drejt për drejta, sipas të cilave, gjithçka që po bënte Hashim Thaçi, në marrëveshje me amerikanët, qoftë nga ajo që u quajt afera e faljes së territoreve, shkëmbimi i tyre, kishte të bënte me garancinë që kishte ai nga struktura të fuqishme amerikane se, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, si askush tjetër, ai do të ishte i paprekur në folenë e tij presidenciale apo vetjake. Etj.
Amerikanët, deri në shkurt – marsin e vitit 1998 kishin pasur Rugovën njeriun e tyre të domosdoshëm. Do të vinte një ditë, fillim viti 1998, kur i brishti i Kosovës, si e quante Hollbruck, që nuk po lëvizte nga vendi, duhej spostuar, për aq kohë sa i duhej atyre, për të gjetur një figurë të re, që, edhe pse nuk e kishte fjalën, kishte armën. Dhe koha e armës kishte ardhur.
Tani jemi në një gjendje të re, të pamenduar nga kundërshtarët politikë të Thaçit, të përgatitur me kujdes nga prokurorët serbë, dhe të shërbyer në një pjatë të ftohtë nga njerëzit e saj në Kosovë. Miti, sipas të cilit gjithçka që po bën Thaçi, të gjitha lëshimet politike – nëse ka pasur; të gjitha marrëveshjet dëmtuese – nëse kanë ndodhur, kanë pasur të bëjnë me garancinë se atij nuk do i ndodhë asgjë, ka rënë.
Prej më shumë se 25 muajve ai dhe një grup i drejtimit të lartë të UÇK-së ndodhen në Hagë, dhe gjërat po rrjedhin ndryshe.
Kam qenë në dijeni të presionit që bënin struktura amerikane dhe evropiane ndaj zotit Thaçi për të miratuar sa më shpejt, në nivelin më të lartë të mundshëm, pjesë të Kushtetutës së Kosovës, krijimin e Gjykatës Speciale, ashtu si e di se asnjëherë, në bisedimet e zhvilluara, nuk është nisur as si fillesë qëndrimi ndaj figurës së tij në raport me ngritjen e Dhomave të Specializuara.
Ka qenë ndoshta momenti kur ndërlidhjet mes tij dhe mbështetësve të tij jashtë Kosovës të këputeshin, të krijoheshin hendekë të ndjeshëm dhe ndoshta të pakapërcyeshëm më, por rrjedha do të ishte normale.
Si të gjithë politikanët normale, edhe Thaçi ishte dakord me ngritjen e kësaj Gjykate, duke kërkuar që të mos kishte përjashtime etnike, shqiptarët veçmas të akuzuar dhe, nga ana tjetër, serbët mbi të cilët kishte rënë abuzimi. Mungesa e mendimit të qartë politik shqiptar në Kosovë, për të qenë shumë hapa para strukturave serbe, solli gjendjen e njohur, kur akuzat monstruoze, të pamenduara, si ajo e Shtëpisë së Verdhë, ku ka ende gazetarë shqiptarë që e njohin si të vërtetë, dhe u pikëlluan që nuk u shfaq në aktakuzën kryesore, kur numri i mjekëve shqiptarë në UÇK ishte aq i paktë dhe tejet më i paktë ai i kirurgëve që nuk kishin as mjete të zakonshme, dhe ku, veç fantazisë dhe trillimit, nuk ka asnjë fakt të vërtetë, sepse nuk ka pasur asnjë ngjarje e tillë.
Diplomacia amerikane është ndodhur edhe ajo në të papriturën e saj përballë njoftimit të prokurorit të Specializuar. E mësuar të respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë, ajo, nëse do të kishte qenë sado pak në dijeni, nuk do të kishte përgatitur takimin e lartë, ndoshta nga më të rëndësishmit të pas luftës në Kosovë, e po ashtu nuk do të kishte ndërmarrë gjithë atë punë paraprake dhe njohëse.
Duke qenë asnjanëse në proceset që mund të zhvillohen, por që kanë pesë vite jetë dhe hulumtime ajo asnjëherë nuk ka bërë marrëveshje të fshehta me liderë të veçantë, por i ka kushtuar vëmendje figurës së gjithë secilit. Mbi të gjitha Hashim Thaçit.
Kjo vazhdon edhe tani.
Figura të rëndësishme të politikës amerikane, të cilët kishin rol të jashtëzakonshëm në lirinë e saj, tani, si është bërë e ditur, do të jenë në ekipin e dëshmitarëve të mbrojtjes për të saktësuar të vërtetën, dhe kjo do të jetë hera e parë që ndodh kështu.
Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar tashmë listën e përkohshme me 40 dëshmitarët e parë që do të thirren në gjyq në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Heshtja e diplomacisë amerikane nuk do të thotë miratim i një procesi që shpall fajtorë të akuzuarit që ende nuk janë gjykuar dhe as nuk ishin thirrur ende nga Dhomat e Specializuara, rasti Thaçi; nuk bëhet palë në zgjidhjen e rebusi të vështirë politik, por, ndryshe nga sa mund të veprojnë struktura evropiane të vendeve të veçanta, që mbështetin liderë, por jo ide dhe vizione, duke i ndarë si ngastrat, ku është i imi dhe ai tjetri është i yti, mendimi politik amerikan, edhe pasi u bë e njohur hapja e “çështjes Thaçi, Veseli dhe të tjerë”, nuk ka anatemuar dhe as nuk ka bërë shkëputje nga institucioni i presidentit dhe nga vetë ai.
Është e vërtetë se Kosova ndodhet para një gjendje të re, kur shumë nga drejtuesit kryesorë të luftës në Kosovë, sidomos nga tri zonat kryesore, Drenicë, Dukagjin dhe Llap mund të përballen me akuza të rënda, por jo rrallë herë ngritja e akuzave me burim serb ka qenë e rreme, tinzare, e sajuar dhe e ngritur mbi mashtrimin, si art i politikës serbe.
Dhe kjo nuk ka të bëjë me heshtjen e diplomacisë amerikane; gjendja në Kosovë, edhe nëse do të shkohet më tej në ngritjen dhe miratimin e aktakuzave, do të vazhdojë të jetë vëmendja e saj, dhe, nëse në 20 vite e më tepër, bashkëpunimi mes saj dhe Hashim Thaçit, nuk ka të bëjë me atë që ngrihet sot.

Hashim Thacin,Fatmir Limajn,Jakup Krasniqin e te gjithe herojte e Kosoves nuk i ka braktisur populli shqiptar.KJO KA RENDESI.
Ata jane Clirimtaret e Kosoves
U perdoren intelektualet per te kurdis shqiptaret. U vran intelektualet dhe u zevendesuan me shtas. Tash eshte radha te likujdohen shtazet dhe do te zevendesohen me….
Amerikanet kane investuar tek Albin Kurti dhe tek ai ata shohin nje lider qe do ndjeke and urdherat nga lart .
Lexova me vemendje artikullin per te madh in Fan Noli nga Fatos Tarifa.
Nje shprehje e rilinndasve tane . 1909.
Lufton i per vend8n e fitoni vete lirine se keshtu je me i forte dhe nuk te futen te tjeret ne punet e brendeshme te vendit. Mos harrojme se rusi france dy armi me te ligj te shqiptarve dhe te dashurit e serbit. Vetem Bashkimi kombetare i mbyll keto probleme. Me te mira e te keqija Por nje komb nje shtet rron gjate e I forte. Shpetojme dy shtetet.
VO:
1.Shumë saktë.Ky artikull besoi do zgjoi nga gjumi Ara që duan DREJTËSI NË KOSOVË.
2.Krijimi gjykatës Speciale ka kën kurth i sajuar nga qarqe ekstremiste Europiane në përkrahje të Sërbisë,Pasi për kohën ishin sajuar shumë fakte kundër UÇK.
☆Vidio e KRUSHËS me ushtar e popullatë Kosovare të vrarë nga U.Sërbe u konvertua në të kundërt sikur të ishin ushtar Sërb të vrarë..Vidion e Krushës e përgatitur nga një trim i Krushës(nuk ja mbaj mën emrin që foli në TV) ja mori Lulzim Basha me të drejt kthimi..dhe nuk e ktheu kurrë.Kjo e shumë fakte të tjera rënduan gjendjen.. që sot po e vuajnë padrejtësisht drejtuesit e UÇK në HAGË.
2.Amerika,Joe Biden nuk don që ti dali ballas BE.Ndërsa TRAMPI ishte më i prerë ndaj qëndrimeve indiferente të BE.
3.BE,qarqet ekstremiste ja u ka qejfi që A.Thaçi të përfundoi si S.Millosheviçi që të barazohen udhëheqsit e dy vëndeve dhe në këtë mënyrë të quhet e pa drejtë lufta dhe fitorja e UÇK+NATO.
4.Përpjekjet më të mëdha për kauzën e drejtë të UÇK..po i bën më shumë Shqipëria-E.Rama me rezolutën e Kuvëndit drejtuar KIE,Sesa drejtuesit aktual Kosovar që nuk preferuan të sigurojnë shokët e tyre në arrest Shtëpie.Dhe populli shqipëtar thot:
“..O balo të hëngër tënja se e ke të keqen nga brënda. ”
-FLM DITA,BI.
Bedri Islami:
KOSOVA NUK MUND TE BEHET PJESE E BOTES DEMOKRATIKE E KILLERA DHE VRASTARE SI SHQYPNIA E RLINDJES ENVERISTE QE DREJTOHET NGA CUNI I KRISTAQIT, KILLERIT TE ENVERIT
Po e bere prokurorin amerikan te Gjykates Speciale si poliagjent o enveristi fanatik Bedri Islami, keshtu si ty i shkruante Enveri dacibaot e gjata ne pleniumet e Partise me plot agjente dhe poliagjente te Imperializmit dhe Social-Imperializmit qe e kishin hale ne sy Shqypnine si fanar ndricues apo si kopesht i lulezuar i komunizmit ne Bote me tollona dhe bunkere. Po Bush Junjori ishte miku me i afert i Sali Berishes, Pentagoni i Bush Junjorit financoi firmen Saliu&Son me 300 meleone dollaro USD qe groposi ne Gerdec 26 femije dhe prinder te pafajshem dhe nuk mbajti asnje pergjegjesi per kete krim shteteror amerikan ne nje shtet tjeter, qysh keshtu ti thua me krenari se Bush Junjori ka qene mentori i Hashimit qe ka vrare me urdherat e tij qindra kosovare dhe gabele, te piketuar si tradhetare, por qe ka ekzekutuar edhe deshmitaret pas luftes si nje mafie vrastare e vertete? Po si nuk te vjen pak turp o enveristi i pacipe, Bedri Islami qe hedh llogje propagande te shemtuar kur thua se Hashimi kishte garanci amerikane per ta ndare Kosoven si “byreku ne tepsi” me Vucicin dhe Edi Ramen dhe per kete arsye nuk duhej te prekej per krimet e tij kunder njerezimit? Keshtu ja fali Enveri Kosoven Titos ne Mukje 1943 ne kembim te pushtetit te tij absolut dhe me bekimin e Kremlinit dhe kjo histori tradhetore rrezaton edhe mendesine e shkrimit rezil qe poston ne gazeten DITA pa asnje pike morali ne nje kohe qe i meshoni papushim patriotizmit fals hipokrit enverist si kameleone te vertete. Po sikur viktimat e Hashimit te ishin familjaret apo femijet e tu o kontraversi enverist, Bedri Islami, sepse nuk besoj se do te shkruaje dacibao te tilla justifikuese dhe totalisht amorale te papranueshme per nje shoqeri qe kerkon te antarsohet ne BE. Lere propaganden e shemtuar enveriste me agjente dhe poliagjente por mendo me koke perpara se te shkruash me bythe: Cfare i solli Hashimi Kosoves? Korrupsionin, hajnine pushtetare per pasurimin personal dhe te banditeve te tij, varferimin dhe mafien, asgjesimin total te prodhimit kombetar dhe emigrimin e kosovareve qe si shqyptaret po bredhin ne Bote si cifutet ne shkretetire, te intimiduar nga te gjithe popujt si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu. Ja ke pare Sarajet e Hashimit ne Prishtine o Bedri Islami? Po kliniken Frankenshtajn ne kerrthize te Prishtines dy hapa larg zyres se Hashimit per trafik kriminal organesh njerezore qe shteti mafioz i Hashimit nuk e shikonte, por e pane amerikanet dhe e denoncuan menjehere si nje vertetim i asaj qe kishte shkruar Dick Marty dhe jo vetem ai, por edhe prokurorja Carla del Ponte para tij qe kishte pare me pare me syte e saj te prokurorit me pervoje nderkombetare si mafia ne Hindi, Meksike apo Kolumbi trafikonte organe njerezore qe perftoheshin me dhune edhe ne garazhe fshati ne kushte shume me primitive se ne Shtepine e Verdhe ne Burrel, ku u zbulua se pishte gelqeres murret ishin lyer me gjak njeriume njolla deri ne tavan dhe spiunet e Sigurimit u justifikuan me argumentin se ky ishte gjaku i lehonave qe kishin lindur aty qe shasrisi dhe lemerisi grupin hetimor duke nderprere me tmerr invesigimin. Po kete avaz vrastar do te vazhdoni ju o pushta patriotike te Enverit? Te vrsisni njerez sikur te ishin zogj pule dhe te justifikoni vrasjet me propagande cinike komuniste? Keshtu si ju o pushta fanatike te Enverit i vrau Shevqet Peci intelektualet ne Keneten e Maliqit dhe i hodhi kufomat ne nje grope duke mbjellur miser siper dhe me pas mburrej te Enveri me rendimentet e larta me kallamoq sepse “…plehrat ishin shume vlera intelektuale…” keshtu gajasej Shevqet Peci me viktimat e tij qe groposte ne Keneten e Maliqit, qe ngjajne shume me viktimat e Hashimit ne pyllin e Llapushnikut ne Kosove, sot Edi Rama e ka bere nipin e Shevqetit kryetar Bashkie te Tepelenes nga lista e Rilindjes, nderkohe qe shume kumandare te Hashimit jane duke vuajtur denimet e gjata ne Hage si ekzekutues direkt te krimeve monstruoze te kryera, Albin Kurti ka zgjedhur nje rruge tjeter per Kosoven, rruga e zgjedhur nga Albini eshte shume e veshtire se kanperballe Bajlozin e Zi, Vucicin e Millosheviqit qe e perkrah Putini i Rusise, por veshtiresite behen akoma me te medha edhe nga trashegimnia mafioze qe la pas Hashim Thaci qe hapi rrugen e shtitjes se teritoreve kombetare per interese personale qe ti i quan garanci amerikane me nje cunizem te papare enverisy
Ka nje kohe per cdo gje dhe per gjithekend. Duke njohur kontributin e luftetareve te Kosoves, pa e zmadhuar ate, sepse perendimi e njeh te verteten, duhet pranuar se koha sjell ndryshime ne politike,ndaj nderrohen politikanet.
Por ne politike nuk ka miq te perjetshem, ndersa ka perputhje interesash mes vendeve, te cilat ndryshojne me kohen, aq me shume mes te medhenjve e te vegjelve te kesaj bote. Ndaj nuk mjafton nje lufte per te garantuar paqe e mireqenie, por duhen politikane te mirefillte.
Nuk e dime edhe ne se si do te ishte Shqiperia me Ismail Qemalin e jo me kopjet e shemtuara te tij…
Gjeniu “INTELEKTUAL ‘ si gjithmone me fakte percjell perlat e tij qe i merzit enveristet se nuk mund te hedhin poshtë argumentat e faktet reale. Dhe si gjitjmone hidhen nga nje dege ne tjetren si majmune.Pergezimet dhe urime per ju zoteri i nderuar. Shkoj nje dyshim se diçka kurdiset ne Hage me nderrimin e Gjykatesit Smith.Por te shikojme se cfare.
I paemer pa din dhe pa iman:
SHQYPNIA ME ISMAIL QEMALIN SOT DO TE QUHEJ GREQI
Nuk e di do te ishte me ire apo me keq, por te rekomandoj te lexosh Konicen qe te mesosh te verteten lakuriqe historike pa propagande te shemtuar enveriste dhe te gjesh nje tjeter shpetimtar me te dnje te kombit tone
hahahajahahaj
intelektuali më në fund e pranoi që ësht rita.
me kët lëvizje ai donte të thoshte ja shikoni sjam un rita por duket hapur që komentet jan të shkurtra dhe njëri pas tjetrit. të lumtë mor fatos. e pranove krimin enverian që ke bërë ktu te dita.
Nga amerika presim istitucione te fuqishme dhe politikan te dobet dhe jo e kunderta
Amerika nuk qeveris me fis por me istituzione ate duam dhe ne
Te tjerat jane fukarallek
DITA: Mekënse ky “..INTELEKTUALI”ANONIM.. berishist shkruan për ditë e fyen si Sali Nograta SPIUN I SHUMFISHT..Shtoi:
1.Sa të jet S.Berisha në politikë,I gjallë dhe ca më keq në pushtet-A Thaçi-sidomos nuk del nga burgu.Bilez Sb është nga më kryesorët që ka ndikuar arrestimin e tyre.Kjo lidhur me votimin e REZOLUTËS NË KIE 2011 dhe me kontradiktat e thella midis tij dhe A.Thaçit dhe kupolës në Kosovë me A.Thaçin dhe E.Ramën.
2.Dosjet,Vidiot kundër UÇK u përgatitën në UNMIK-KOSOVË-SËRBI nga i dërguar UDB+S.BERISHËS..Lulzim BASHA.Kjo është 100 % e sigurtë.
-Këto vidio e dosje ju dhanë Dik Martyt..Pasi ky i fundit nuk e dinte shtëpinë e VERDHË BURREL,etj skuta që dinte L.Basha edhe ky Spiun që në moshën 15 vjeç.
Albini eshte prodhim mediatik i Serbis ne shaqet televizive qe organizoheshin nga i ashtuquajtur burg.
Albini se bashku me Presidentin e Ballkanis, Adem Demacin perfaqesonin UCK-n ne zyren dhurat qe ja kish be Miloshevici.
Po plasi lufta në Kos.shqiptarët do të çfarosen për 2 orë nga Serbia deklaronte I.Rugova në do far konferencas para ca çobanëve të ndonji pamfleti kjo propagandë shkepej në popull edhe nga aktivist të LDK ku numroheshim rreth 800 mijë dhe kur i shtohet edhe presioni nga Millosheviq dhe Salih Berisha kurse UÇK kishte vetëm.20- 30 mijë anētarë atëherë rezultati i Thaqit dhe Co është ma se i sukseshëm pë Kosoven dhe gjithë shqiptarët kudo në Botë
Dhe Konica faqe nderron
Dje shante, sot levdon…
(Fan Noli)
Ky ishte Konica si karakter dhe politikan, ndersa bashkekohesit, duke ia njohur aftesite e quanin “percares”, ose “dhjame ne lekuren e qenit”.
Armiqte e Ismail Qemalit ishin kusherinjte e tij dhe Konica, meqe nuk i dha poste…
Ndersa Konica la amanet ta varroste Noli, rivali i tij aq i sulmuar, Ismail Qemali tha:
Varrin ma beni ne Kanine
Te shoh gjithe Shqiperine,
Se aty e kam shtepine…
Arnautine Islamike te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Hoxhallareve, Muhipeve, Dervisheve etj zoti “Intelectuali” e krijuan (create angl) Fuqi e Medha Imperialiste.
Se sa “Skiptare” ishte Ismail bej Vlora,Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj e treguan me vajtjen tek Baba Sulltani i tyre ne Stambollin e pushtuar.
Kur populli (popola ital) Greke i Epirit me Heronjte e ashtuquajture Arvanitas kishin dekada te tera qe ishin per Clirim.
Vete Jeorgios Kastriotis ishte Epurote Greke.
You jini Osmanllinj.
Ah sikur ti ? ,,te isha unë ‘Intelektuali ‘ !! Jo vetem nder por kaluar nderit te jem ai qe thua ne cdo koment.Inatin e mosdijen e zevendeson me akuzat femijesh se un jam ai e ai eshte ky.Merru me aktualitetin mor plak se je bo i merzitshem.Honepse vec pak se kam kete emer qysh ne lindjes time e nuk kam nderrua asnjehere pseudonim si ty qe nga Mirel ne ? ,pastaj me nje + e tjera budalleqe. S’ke faj shume ,kete ngulmim per te hetuar e hajmendsuar se kush eshte tjetra e tjetri e ke nga profesioni si te nje ish hetues , oficeri apo polic i kohen se Dulles.
Rita ,Ti je nje analfabet rugovist qe Shqiperia dhe UCK,ti kan humbe privilegjet qe ti kishte dhene udba dhe miloshi.Per ti dhe „intelektualin“shqiptare i mire eshte shqiptari i keqe,tradhetare,mosmirenjohes….
Nje korigjim Gzim , se jam nje analfabete dhe jo anafalbet . Ate UDB – ne e kam njohur nga librat shkollore e s”kam pasur kontakt per faktin qe jam lindur e rritur ne Shqiperi e tash e mot ne emigrim . Te burgosurit ne Hage nuk perfunduan nga deshmite e te nderuarit ” INTELEKTUAL ” apo te mijat ,por nga familjet e shume viktimave shqiptare . Shume here e kam shprehur se Thaci me shoke u mashtruan paq nga politikanet enveriste te Tiranes qe u sollen me djallezi e me keq se serbet ndaj vellezerve shqiptare , duke i vrare ne prite se jane Rugoriste , se jane kunder enveriste , se kane bashkpunuar me “shkaun ” kur krejt populli i Kosoves studjonte per dekada ne shkollat e ish Yugosllavise duke folur gjuhen sllave njejte me ate te shqipes . Distancimi nga kultura sllave vjen kur clirohesh me ligje e demokraci si nje shtet i pamvarur e jo me vrasjet e shumta qe pasuan nga viti 1998 e deri pas lufte .Per kete akuzohen e jo se don UDB apo Rusia . Perpara vrasjeve te padrejta une personalisht nuk kam e nuk njoh ATDHE por vec DREJTESI .
Komenti i Rites eshte objektiv.
Intelektual.
You are the Best.
Kush jane amerikanet njehere? Nje koloni e Anglise. Dhe Anglia nje koloni e Italise.
RENJA e te gjitha te kqijave eshte PARAZITIZMI, SATANIZMI.
https://www.bitchute.com/video/hsr9bJcHdUNx/
Rusia ndali zhdukjen e shqiptareve.
Ti Olsi Jazexhiu si e shpjegon turpin qe bere ne Fushe Kosove me tre gishtat e tu?
Tru-pellazgu mentaealternativa, me sa po shof mendon se une jam Olsi Jazexhi.
Nuk jam.
Po me tre gishtat e tij ne Fushe Kosove ca mendon ti cirku?