Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A e ndikojnë vërtet zgjedhjet kursin e këmbimit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > A e ndikojnë vërtet zgjedhjet kursin e këmbimit?
EkonomiLajmi i fundit

A e ndikojnë vërtet zgjedhjet kursin e këmbimit?

Published: May 7, 2025
Shpërndaje

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut preku një minimum të ri historik ditën e martë, duke zbritur për herë të parë poshtë 98 lekëve. Rënia e kursit të Euros në pjesën e dytë të prillit dhe në ditët e para të majit përkon me fazën përmbyllëse të fushatës elektorale të 11 majit.

Për këtë arsye, ka agjentë të këmbimit valutor që mendojnë se kjo ecuri e kursit të këmbimit mund të jetë ndikuar pjesërisht edhe nga fushata zgjedhore.

Nëse shohim të dhënat e kursit të këmbimit gjatë katër zgjedhjeve të fundit, përkatësisht dy javë përpara dhe dy javë pas zhvillimit të tyre, vërehen disa luhatje, por ato nuk tregojnë një tendencë dhe kah të njëtrajtshëm në të gjitha rastet.

ANALIZA: A e ndikojnë vërtet zgjedhjet kursin e këmbimit?

- Publicitet -

Në zgjedhjet e fundit lokale, të 14 majit 2023, në ditët para zgjedhjeve pati një rënie të kursit të Euros në 110.82 lekë (nga 111.32 lekë që ishte një javë para zgjedhjeve). Pas zgjedhjeve, kursi shënoi një rritje të shpejtë deri në 113.4 lekë, por kjo rritje nuk zgjati shumë dhe deri në fund të muajit kursi arriti në nivele edhe më të ulëta se para zgjedhjeve.

ANALIZA: A e ndikojnë vërtet zgjedhjet kursin e këmbimit?

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 (25 prill), luhatjet “zgjedhore” nuk ishin shumë të mëdha dhe as në të njëjtin kah. Edhe në atë rast, pati një rënie shumë të vogël pak ditë para zgjedhjeve (nga 123.13 deri 123.06 lekë), por kursi u rrit sërish qysh para zgjedhjeve dhe në ditët e para pas tyre. Më tej, gjatë majit kursi pësoi përsëri rënie në nivelet e mëparshme, poshtë 123 lekëve.

ANALIZA: A e ndikojnë vërtet zgjedhjet kursin e këmbimit?

Në zgjedhjet vendore të vitit 2019 (datë 30 qershor), nuk u vërejt një rënie e kursit të Euros në ditët para zgjedhjeve, përkundrazi, lëvizjet ishin kryesisht në kahun e një rritjeje të lehtë. Në 10 ditët e fundit para zgjedhjeve, kursi u rrit nga 121.65 lekë në 122.65 lekë. Në vazhdim, kursi iu kthye rënies dhe dy javë pas zgjedhjeve arriti afërsisht në ato nivele ku ndodhej dy javë para tyre.

ANALIZA: A e ndikojnë vërtet zgjedhjet kursin e këmbimit?

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 (25 qershor) pati një tendencë më të qartë të rënies së kursit të Euros para zhvillimit të zgjedhjeve. Në dy javët para zgjedhjeve Euro humbi afërsisht 1.6 lekë (nga 133.57 lekë në 131.98 lekë), ndërsa më pas u rrit sërish sipër 132 lekëve. Niveli prej 131.98 lekësh ishte edhe më i ulët i regjistruar për të gjithë vitin 2017.

Nga vrojtimi i ecurisë së kursit të këmbimit në periudhat zgjedhore, vërehen luhatje, megjithatë ato nuk tregojnë një tendencë gjithmonë të njëkahshme.

Për më tepër, në vitet e fundit kursi i këmbimit në përgjithësi është karakterizuar nga një shtim i luhatshmërisë në intervale kohore afatshkurtra. Periudhat zgjedhore nuk përbëjnë përjashtim dhe as nuk shfaqin amplituda lëvizjeje që të bien veçanërisht në sy në kurbën vjetore të kursit.

Edhe për këtë arsye, është e vështirë të thuhet nëse dhe në çfarë mase luhatja e kursit të këmbimit në një periudhë zgjedhore është domosdoshmërisht e lidhur me zgjedhjet. /Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Cami says:
    May 7, 2025 at 4:50 pm

    Per te qene te sakte, duhet te paraqitej e njeti grafik per vitin 2024 , kur nuk ka zgjedhje.
    Per me teper, Guvernatori Bankes ka qene anetar i PD Fier, dhe i Partise Came. Kjo eshte e sigurte

    Reply
  • Ppsh says:
    May 7, 2025 at 5:51 pm

    Kembimi i lekut me monedhat e tjera eshte nje afere mafioze e politiqenerve shqiptar nje vjedhje e paster ndaj cdo monedhe qe hyn ne shqiperi qe ne kohen e diktatures dhe vazhdon edhe sot

    Reply
  • prec Ulaj says:
    May 7, 2025 at 6:46 pm

    Kuptohet qe ne dite zgjedhjesh valuta, Wall Street shkon siper.
    Ne Amerike Dow Jones shkoi afersisht 8% me lart nje dite mbas zgjedhjeve.
    E njeta gje kur fitoi Biden 4 vjet me pare.

    Reply
  • capi says:
    May 7, 2025 at 9:54 pm

    Z. gazetar kesaj ne gjuhen e financave quhet “elevator analysis’ Praktikisht ska asnje vlere, thjesh perdoret per ilustrim pa hyre ne shkaqet.
    Ne keto qe thua ti ka nje paradoks. Normalisht kur ka pasiguri, tregjet tentojne tek monedhat me te forta dhe stabel. Nuk eshte cudi qe dhe cmimi i arit te rritet. Tek ne ndodh e kunderta, qe del se leku eshte monedhe me e forte se euro.
    Ndoshta shkaku eshte thjesht kerkese/ oferte. Ndoshta ne tregun valutor hidhet me shume euro, qe e con cmimin poshte.

    Euro po kuptohet ka hyre nga jashte se nuk ma mer mendja eshte prere ne shtypshkronjen “Mihal Duri”. Kete gjej ti nga hyri dhe kush po i perdor. Te tjerat jane llogje kafenesh, cdo njeri i shikon tek afishet e kambistave.

    Po nuk nderhyri ai cami i bankes qendrore, problem do e kene ata pak eksportues, ose sektori i turizmit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?