Nga Sazan GURI
Po mund të jetë ajo në Prizren në vitin 1885, jo, po ka më herët se kjo si shkolla fillore për vajza në v. 1879 nga motrat Stigmatine, madje as kjo, po cila? Po mund të jetë shkolla laike për vajza në v. 1874 nga Dom Zef Ashta, ku mësohet gjuha shqipe, arithmetike e Shirokës, as kjo, po cila?! Po mund të jetë shkolla fillestare publike në Shkodër në v. 1861 nga françeskanët, ku mësohet gjuha shqipe, arithmetike e Shirokës, as kjo, po cila?!
Po a mund të jetë shkolla për vajza shkodrane në vitin 1858 nga Kushë Micja, jo, po cila?! Po mund të jetë shkolla e çelë si shkollë në familjen Kamsi në Shkoder në vitin 1698 nga Padër Filip Shkodra, jo, po cila?! Po mund të jetë rasti në vitin 1639, kur Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë, ku kishte një interes të ndjeshëm për zhvillimin e arsimit, as kjo, po kur?
Po mund të jetë rasti, kur më 1641 sillen dëshmi mbi Konferenca në gjuhën shqipe, si dhe mbi mësimin e katekizmit shqip dhe predikime shqip në Zadrimë, ku kërkohej që të mbahen konferenca në gjuhën epirote mbi rastet e ndërgjegjes dhe çështje të tjera për të mirën e besimtarëve, as kjo, po cila?! Po mund të jetë rasti, kur më 1637, studiusi dhe historiani Zassi dëshmon se shkollën e ndiqnin “shumë të rinj shqiptarë”, pra, edhe nga fshatrat përreth, as jjo, po cila?!
Edhe pas dy shekuj (1835), piktori dhe udhëtari anglez M. Leak, thotë per zonat e bregdetit Himarë Dhermi se greqishtja flitej nga burrat, ndërsa italishtja nga ata që kishin qenë jashtë, ndërsa gratë dinin pak e aspak gjuhë të tjera veç shqipes (“The greek language is spoken by almost all the men and Italian by those who have lived abroud; but the women in general know little of many languages, but the Albanian”, Travels I, pg. 88). Po mund të jetë rasti kur më 1636, kemi shkollë dhe predikim shqip në Kelmend, Hot, Grudë dhe Kuç, në të cilat mësohej shqipeja me anë të gramatikës së Andrea Bogdanit, as kjo, po kur?!
Po mund të jetë rasti që kemi shkollë kur Arqipeshkvi Pjetër Mazreku nga Prizreni në raportet e tij – të shkruem në vitet 1632-1633, thekson rolin e shkollës dhe nevojën e shkollimit të shqiptarëve, as kjo, po cila?! Po mund të jetë rasti kur Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë në vitin 1638, as kjo, po kur?! Po a mund të jetë rasti, kur Imzot Gjon Kolesi hapi një shkollë shqipe në Kurbinit në vitin 1632, as kjo, po kur?! Po a mund të jetë rasti, kur në vjetin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga klerikë katolikë në Stubllë (afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë, jo, as kjo, po kur?!
Po a mund të jetë rasti kur Lek Matrenga kishte hapur shkolla në shqip te arbëreshët në Itali më 1592 thotë astudiuesi Altimare dhe gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare në Romë e Vatikan, jo as kjo? Po a mund të quhen shkolla të para, si ato që përmend Prof. Dr. Lutfi ALIA prej literaturës së Romës dhe Vatikanit, ku më 1416 në Shkodër ka pasur disa shkolla si: La scuola overo frataglia de Santa Barbara; la scuola overo frataglia de San Mercurio; la scuola overo frataglia de Santa Croce; shkolla e vllaznve të ”Shen Barbara”; shkolla e vllaznve të ”Shen Merkurit” dhe shkolla e vllaznve ”Kryqi i Shenjtë”, jo, as kjo po kur?!
Po a mund të quhet shkollë e parë ajo në Drisht (1396), duke vazhduar nё shekujt XV-XVIII me shkolla tё tjera nё Shkodёr, Lezhё, Stubёl (1584), Trafandinё, Kunavi, Dibёr, Prizren, Shkup, Elbasan, Ohёr, etj., jo, po cilat?! Po a mund të quhet shkollë e parë ajo në Pult më 1367, jo, po cila?! Po Universiteti i Durrësit më 1380, pa ardhur mirë turqit e bekum apo të mallkum, a mund të quhet shkollë e parë, jo, po cila?! Po ajo në Tivar më 1349, mund të quhet shkollë e parë, jo, po cila?! Po ajo në Shkodёr (1345 dhe 1395), a mund të quhet shkollë e parë, jo, po cila?! Po dy shkollat nё Durrёs më 1278, a mund të quhen shkolla të para, jo, po cilat?! Mirë mor vllezër, po kjo shkolla nё Ulqin më 1258 dhe nё vazhdim, a nuk mund të quhet shkollë e parë?!
Mirë mor vllezër, po kjo shkolla nё Kurbin më 1228 dhe nё vazhdim, a nuk mund të quhet shkollë e parë?!
Janë pikërisht këto shkolla, që iu treguan prof. Sami Repishti sapo mbrriti në Francë, kur i kërkuan të dinin arsimimin e tij dhe mbasi iu dëftoi dëftesën e Kolegjit Saverian, që ata e njihnin dhe se ishte i vlerësuar njësoj me Liceun Klasik francez, i thonë se – bahet fjalë për shkollat e para shqipe në 1258 në veri të Shqipnisë nga klerikët katolikë (Françeskanёt albanezë dhe ata italianё), qё njihnin gjuhën shqipe dhe hapën shkollat në gjuhën albaneze pranë Kishave dhe Kuvendeve.
Kёto tё dhёna dёshmojnё se nё ato shekuj tё shkuar, Kisha katolike albaneze me françeskanёt nё vijёn e parё, i zhvillonin tё gjitha ritet fetare nё gjuhёn albaneze, andaj populli i frekuentonte Kishat e Kuvendet me dёshirё, duke marrё pjesё aktive nё meshat, pagёzimet, katekizmat, kresmat, nё celebrimin e martesave, etj. Ja pse françeskanёt kontribuan nё hapjen e shkollave nё gjuhёn albaneze, sipas “URDHËRI FRANÇESKAN NË SHQIPËRI”.
Ndaj dhe i madhi Faik Konica thotë: “…Me këto e të tjera, Kolegji Saverian mbahet në një shkallë të lartë dhe të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë, të vihet në një me to…” Ndaj, o popull, o qytetarë, o student, o profesorë, o akademik, mëso kush ke qenë, që të dish kush je sot dhe mos të kesh frikë nga e ardhmja nesër.
Me plot gojën mund të themi se shkolla e parë shqipe është kjo e vitit 1258, ku në gjurmët e studiuesve të mëhershëm në Arkivin Sekret të Vatikanit është zbuluar një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin, dorëshkrim i parë për gjuhën shqipe, i cili përbëhet nga 208 fletë. Për mos të thënë se Dhimitër SHUTERIQI, zbulon se tekstet shqipe dhe shkrime të shqipes datojnë qysh në vitet 879 – 1800, Fq.-39, v. 2005. Për të mos cituar disa fjalë shqipe a ndonjë shprehje të Fjalorit të Kodikut Beratas të mesjetës si: “Njëmënit (tani), të paudhmetë (të këqijat), u bëftë të dashurit (vullneti, tat, mo (mos), të perënduarit (perëndimi), punët të ti, të ngrehurat (krijesat), xhdo (çdo), ishtë, ishjam, buzë të ngazëlluame, ngazëllonem, lavduron, ndë të poshtrat (thellësi) të dheut, pandai, të luturit (lutja). Për të mos cituar 70 bibliotekat ilire të antikitetit, që nuk mund të ishin apo të ekzistonin pa praninë e shkollave pranë.
Ndaj dhe eruditi, astrologu, matematicieni, rektori, çami nga Konispoli, prof. Hasan Tahsin thotë se: Shkenca e njerëzimit është shkruajtur shqip qysh 3000 vjet përpara, pra nga koha e Trojës, sepse ishte një popull që kishte alfabet me 52 gërma, ku sipas Plini Plakut dhe Plini sekondit ishte Kadmi ilir që përcolli alfabetin pellazg te etrurët më 1500 p.e.s..
Kësisoj, me plot gojë mund të themi se shqiptarët ja u dhanë latinëve alfabetin e tyre dhe kur iu erdhi radha pas pushtimit turk ose në lirinë e tyre e morën prap atë, thjesht e depozituan në bankën gjenetike të etruskëve, më pas te latinët, më pas të venecianët, më pas te Vatikani, më pas në Romë derisa e hapën këtë bankë dhe e përdorën për vete alfabetin e tyre të lashtë, që historia na e mëson si të grekërve apo të fenikasve, turp e faqezezë?!