Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A është objektiv vlerësimi i OSBE-ODHIR?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A është objektiv vlerësimi i OSBE-ODHIR?
Analizaopinion

A është objektiv vlerësimi i OSBE-ODHIR?

Published: October 24, 2025
Shpërndaje

Nga Ervin Lera

Pas shumë diskutimesh, analizash dhe opinionesh mbi vërtetësinë opozitare në zgjedhje dhe përzgjedhje, më në fund, me sebep raportin e OSBE-ODHIR, u hap një tjetër temë për të patur një sebep të ri mediatik, analizues, diskutues dhe opinionues. A janë të pranueshme dhe të vërteta zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri?

Le të themi – ashtu si edhe ju intereson mjediseve mediatike për të patur se me se të merren – se nuk janë të vërteta, të drejta, demokratike dhe në përputhje me rekomandimet e dishepujve perëndimorë.

- Publicitet -

Po sikur – me po sikur futet Parisi në shishe, ne në shqip me po sikur i themi hallës xhaxha – të shohim se çfarë ndodh në tempullin e demokracisë botërore, Shtetet e Bashkuaratë Amerikës pas zgjedhjeve?

Të gjithë kemi parë – të paktën në dy palë zgjedhjet ku pjesëmarrës ka qënë Presidenti Trump – se akuzat për manipulim – në rastin kur Presidenti aktual doli humbës, se akuzat për shpërdorim të burimeve shtetërore dhe manipulim ishin evidente, dhe, në rastin kur doli fitues, nga humbësi, nuk munguan akuzat për manipulim të rezultateve apo të manipulimit të qytetrëve votues.

Politika, e dimë dhe e pranojmë të gjithë, është një e keqe e padëshirueshme e domosdoshme., është e keqja që na ndihmon të gjithëve të mësojmë të dallojmë të mirën nga e keqja – e keqja është politika – të këqinjtë janë politikanët.

A kemi pranuar dhe dëshirojmë që të drejtohemi dhe qeverisemi nga politika? A jemi çdo ditë të pakënaqur nga politika dhe nuk heqim dorë nga politika dhe politikanët? A shajmë dhe ulërijmë çdo ditë kundër politikës dhe politikanëve, qeverisë dhe shumicave që bëjnë ligje dhe rregulla që na rëndojnë me taksa, gjoba dhe ndëshkime?

Kjo është ajo që na lidh pazgjidhshëm me politikën dhe, duhet ta pranojmë se pa politikë – më mirë dhe drejt e thënë , pa diktaturën demokratike politike, bota nuk ecën dot përpara mes ndëshkimesh, debatesh, konfliktesh dhe luftrash.

Pra, politika dhe politikanët e mallkuar, janë ata që na bëjnë të urrejmë dhe të ndërtojmë një qëllim dhe ideal që të gjithë të shohim përpara të pavarur nën hijen e rëndë të një fuqie që nuk e duam por e pranojmë njësoj.

U vodhën apo u manipuluan apo u keqtrajtuan apo u shtrembëruan në përfundim zgjedhjet? Dhe ne ende duhet të rrimë e të presim një fjalë nga ata që për 100 vite na robëruan dhe sot e lënë të rrokur për dore që j’u kemi shtrirë për t’ju bashkuar në kontinentin politik ku raca jonë është një nga themelueset.

Pa hegjemonizma nacionaliste, e vuajtura plakë Europë, është ngritur mbi themelet e Dakëve, Helenëve dhe Ilirëve ose në të kundërt le të njihemi me një histori të re europiane që na bën inferiorë, të përjashtuar dhe të padëshirueshëm në gjeopolitikën e origjinës.

Le t’i lëmë mënjanë pretendimet demokratike – pa përmendur sa e sa raste abuzive të fushatave elektorale të dënueshme me burg të demokracive të përparuara europiane, sa e sa akuza të demokracisë shembull amerikane – të mentorëve ndëshkues dhe vlerësues të proçeseve demokratike zgjedhore, që nuk gjejnë zbatim askund.

Po sikur – me po sikur futet Parisi në shishe dhe ne në shqip me po sikur e quajmë hallën xhaxha – të shikojmë se në Shqipëri funksionaliteti politik zgjedhor ka të bëjë me përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe individualiteteve intelektualë të secilës palë zgjedhore?

A kemi një barazi të intelektit zgjedhor partiak të forcave konkuruese në zgjedhje në Shqipëri? A kemi personalitete përfaqësues të kauzave të drejta me barazi konkuruese mes palëve?

Asfare që nuk ka një garë të barabartë konkuruese politike në Shqipëri, ndërkohë që nuk ka identitete politike të spikatur njësoj mes palëve. Kjo, vërehet edhe në garën e saponisur për zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm në Tiranë – ku një personalitet politik i majtë do të gjoja-përballet me një pothuajse personalitet humoristik – por edhe nëpër ato pesë qytete të tjera ku, gara është zbehur sepse pretendimet brenda llojit të djathtë janë dërrmues kundërshtarë me zgjedhjet mes kaosit, padijes dhe asgjësë që ofron e djathta e papranishme – inekzistente për ata që nuk janë shume mirë me shqipen – në jetën qytetare, politike, sociale dhe ekonomike.

E vetmja mundësi që e djathta të fitojë ndonjë lagje në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë edhe Tiranën e padiskutueshme të fituar nga zonja Manastirliu, është që Armata Zgjedhore e Majtë – organizim i nevojshëm dhe i detyrueshëm politik për triumf ideologjik sipas bindjes – të harrojë ose të përtojë të angazhohet.

Sa për përdorimin e burimeve shtetërore dhe të tjera si këto të pakuptimtave që ndodhin rëndom në Europë dhe botë, ato janë vetëm një alibi e pakicës që nuk di, nuk bën dhe që konsumohet më kot.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
30 Comments
  • per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri says:
    October 24, 2025 at 9:24 am

    Ky i Lerosuri Ervin ne fund te shkrimit tij na ben nje goxha “zbulim” – Perdorimi i burimeve shteterore e te tjera si keto (qe i quan TE PAKUPTIMTAVE) ndodhin rendom neper Europe dhe bote..”
    Ne cilin vend te Europes u perdorkan rendom neper zgjedhje nga pushteti burimet shteterore e Administrata me se pari?
    Po te pakuptimtave te tjera qe jane ne fakt shkelje hapur e Ligjit si p.sh. amnistia e gjobave 10-vjecare vetem 3 dite para zgjedhjeve ku ka ndodh ne Europe pervec se ne Republiken e Bananeve te Edvinit?
    Ja pra pse kjo pacavure Lerosur e ketij Ervin nuk vlen per asgje vecse per leter higjenike neper zyrat e qeverise Rama.

    Reply
  • hallexhiu says:
    October 24, 2025 at 6:23 pm

    Komenti nr 1, te theme une qe ne europe jam perballur me; personi qe shkova per interviste per pune me pyeti: çfare do me japesh mua te te jape vendin e punes? Vrisja mendjen mos donte leke etj, pastaj thashe ta provoje fjalen me te moderuar: une do te jape voten, ate kam ne dore, i thashe. Bravo, me tha dhe mora punen, prandaj ai raporti osbe-se eshte fare i kot, bile ne çeshtjet shqiptare dhe te zgjedhjeve dhe drejtesise nuk duhet te nderhyje fare shtetet e ambasadoret. Me mire te “vrasin veten” me njeri tjetrin shqiptaret se sa te nderhyje Doris Pack apo kushdo tjeter se e lane Shqiperine çorbe ketu e 35 vjet. Kush e ka dhe ka pasur pushtetin, patjeter qe eshte me i favorizuar. Ti embelsiren do ta hedhesh ne gojen tende apo do ja percjellesh atij qe ke afer? Mos u beni fare, tani.

    Reply
  • Skypion says:
    October 25, 2025 at 4:19 pm

    Nese Sali Berisha, ne zgjedhjet e vitit 2013, do te perdorte te njejtat marifete qe perdor Rama, do te ishte ne pushtet edhe sot e kesaj dite.
    Nese Sali BErisha, ne zgjedhjet e vitit 2013, do te ishte i deshperuar per pushtet, ashtu sic ishte dhe eshte kryeqenefi, do te ishte ne pushtet sot e kesaj dite.
    Nese Sali Berisha, ne zgjedhjet e vitit 2013, do te kishte nen kontroll te plote, drejtesine, prokurorine, gjykatat, policine, presidentin dhe Gjykaten Kushtetuese, do te ishte ne pushtet sot e kesaj dite.
    Por te gjithe e dime, se me Kryeprokuroren ishte ne armiqesi te hapur, me Presidentin ne armiqesi te hapur poashtu, Gjykata Kushtetuese i kiishte kthyer pafund ligje dhe vkm-ra, deri edhe marreveshjen e famshme te detit me greqine… por kjo Gjykate Kushtetuese qe ka miratuar cdo ligj te Rames, si per faljen e Sazanit, ishullit te vetem, si per Gjadrin, si per portine Durresit, te gjitha afera korruptive qe kuterbojne era qenef se largu.
    Nese Sali BErisha, ne zgjedhjet evitit 2013, do te kishte perdorur te gjitha bandat kriminale, per vota….. per kete nuk ka se c’them sepse eshte e paimagjinueshme.
    Eshte kjo arsyeja, se pse them fare e keqe per socialistet dhe mbeshtetesit e tyre mediatike. Eshte i rende si togfjalesh, por i drejte per ta.

    Reply
  • chp says:
    October 25, 2025 at 9:51 pm

    zoti Skyp
    Si snajperist klasi i Salih BYthishes je i talentuar por sa ke shkruar me lart jam dakord me ty
    …..se ta dinin shqiptaret ne 1992 qe SRB ishte nje kopil nga incesti Cia-Udb nuk do merrte asnje vote ne diten e zeze Rajersoniane te 22 marsit 1992.

    Po ashtu ta dinin shqiptaret ne 2013 qe Ramortja do shpikte Spakun me Kimen e Bidenit dhe te Trampit jo vetem per te shpetuar SRB nga 21 janari dhe Gerdeci por dhe te “egzekutojne ” si Veliaj dhe “qunin e Kiqos” nese nuk i hap krahun BYthishes sic beri ne maj 2011 kur i fali Bashes bashkine e Tiranes nen menget e perveshura te faqeziut Arvizu
    Sado qe ti hedhesh deodorant kufomes kriminale te BYthishes nuk i mbulon keto fakte me poshte qe jane turp jo vetem per shqipfolesit por dhe dipllomacine e sotme amerikane me Laciviten e Trampit
    lexim te kendshem !
    Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, identifikon UDB e ish-Jugosllavisë si themelin e lidhjeve të Sali Berishës me amerikanët. Në një intervistë të tij Haxhia komenton luhatjet e raporteve ndër vite të Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin vendimtar të qarqeve e lobeve serbe atje

    Izet Haxhia, për vite me radhë një ndër njerëzit më të afërt dhe të besuar të Sali Berishës, pohon se UDB kishte një dosje për Sali Berishën. Sipas tij, ish-ambasadori Rajerson, erdhi nga Beogradi në Tiranë, me një dosje të UDB, të përgatitur për Sali Berishën dhe politikanë të tjerë. Elez Biberaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjitjen e Berishës në krye të PD. Sipas Haxhisë, Sali Berisha nën urdhrat e padronëve në Beograd

    Për ata që njohin politikën e jashtme të Amerikës, sidomos për vende të vogla e parëndësishme siç është Shqipëria për Amerikën, e dine që kjo politikë është e drejtuar e orientuar sipas ndikimit që kanë lobet e interesit dhe persona të ndryshëm në administratën amerikane të lidhur me këto lobe.

    Duhet të mos harrojmë se Berisha ishte i ‘zgjedhuri ‘i Amerikës për të ardhur në krye të PD e më vonë në krye të shtetit pas lejimit të pluralizmit nga Ramiz Alia. Dihet tashmë se rolin kryesor për zgjedhjen e fitoren e Berishës dhe PD në ‘92 e luajti Elez Biberaj me Zërin e Amerikës, që e vuri në funksion të PD dhe Berishës dhe ambasadorin Rajerson, i ardhur çuditërisht nga Beogradi me një çantë, ku kishte dosjet e politikanëve të ‘rinj’ të pluralizmit shqiptarë të marra nëpërmjet kanaleve të UDB.

    Elez Biberaj ka qenë një shqiptar i arratisur në Jugosllavi e pas qëndrimit disavjeçar të familjes se tij u ndihmua nga UDB të emigronte në Amerikë. Aty, ai, me ndihmën e njerëzve të lobit serb në Amerikë, arriti të bëjë karrierë deri si këshilltar i Departamentit të Jashtëm Amerikan.

    Pra Berisha erdhi në pushtet i mbështetur nga lobi serb ne Amerikë që ka pasur ndikim të madh në administratën e Bushit në vitet ‘90 nëpërmjet Igellberger, i cili kishte lidhje e interesa ekonomike me Serbinë e konkretisht firmën Zastava. ect ect…..vijon

    Reply
    • ¿? says:
      October 25, 2025 at 11:25 pm

      Obobobo, paske rreshkit fare….

      Reply
  • chp says:
    October 26, 2025 at 1:39 am

    zoti Skypykepyetje
    Mener me thonë Salih BELERishaj ne nje fare menyre ishte rob i serbo-amerikaneve nga 1990 ne 1997….Ne menxyren kombetar te 1997 pasi doli ne opozite e kuptoi se lobi grek i Washingtonit i beri gjemen qe u hakmorr per minoritaret qe i futi ne burg ne 1993..ect ect
    .GOMARdanti i Forcave te Carmatosura Mener me thonë Salih BELERishaj dha urdher qe me Greqine si vend i NATOS te behej stervitje me pushke druri dhe kaq duhej qe terroristi i certifikuar F.Beleris me grupin e tij MAVI pshurri ushtrine e Skypionallones dhe mavripykeputjes te Salihorrit dhe vrau ushtarake dhe grabiti municjon te bollshem. dhe thane e KENI NGA MAVI…..Ne ate kohe ne 1993-1994 mener me thonë Salih BELERishaj shpalli me te drejte NON GRATA koken e gjarperit te VORIO EPIRIT ne Amerike Nick Geixh ( Nikollaq Gaxojani) shume i fuqishem ne kupolen e Shtepise te Lyer me te Bardhe….
    Ujku grek Nick Geixh nje nga arkitektet e katastrofes se 1997 erdhi ne Shqiperi ne 2002 dhe sipas Gery Kokalarit i beri “zbor” jo vetem komplet liderrave shqipfoles majtas dhe djathtas por dhe ambasdorit amerikan Xhefri…Por qellimi kryesor ishte nje marreveshje poshtrimi me Mener me thonë Salih BELERishaj qe te lepinte peshtymen qe kishte hedhur ndaj N.G dhe te bente “deal” qe te behej KOROFILLAK i grekut ne kembim te kolltukut qe ju dha ne 2005..Ne kete poshtrim te Viqidolsit u kekua falje per arrestimin e minoritareve dhe per mbylljen e problemit te masakres Peshkepise…ect (nuk po permendim faljen e Detit Jon apo varrezat greke sipas vijes se vorio epirit)
    Prolog:
    Nese GOMARdanti i Forcave te armatosura te RSH Mener me thonë Salih BELERishaj te cilit eurodeputeti Beleri i vrau 2 ushtarake ne 1994,,arrin ben kualicjon me vrasesin dhe poshtruesin e ushtrise shqiptare ketu nuk është më problem Sali-krimineli apo Beler-terroristi por dipllomacia euro amerikane qe ka rreshqit fare ne lidhje me Shqiperine
    Shenim
    Persa i perket OSBE dhe vleresimit te saj as mish as peshk eshte humbje kohe te merresh se eshte nje administrate mamuthesh qe nuk i pyet njeri …thjesht jane kthyer ne TURISTE VOTIMESH (vijon)

    Reply
    • ¿? says:
      October 26, 2025 at 11:48 am

      Edhe i rreshkit sic je o KriptoEnverist nuk e ke shume gabim. Je si sahati i prishur qe sidoqofte dy here ne 24 ore tregon oren e sakte.

      Reply
  • Edi says:
    October 26, 2025 at 11:55 am

    Pithpietje do ta ras

    Reply
    • ¿? says:
      October 26, 2025 at 12:30 pm

      Edi shko rrasja sat’eme se ngordhi per kar qe kur nnuk i punon tyt’eti

      Reply
  • chp says:
    October 26, 2025 at 3:37 pm

    zoti zoti Skypykepyetje
    Sinqerisht me zbavit me keto “kilikosjet” e tua dhe po te kisha mundesi do te paguaja per kete..
    Qe te vazhdojme muhabetin me TURISTET E VOTIMEVE TE OSBE (leshit)
    Nese do kishe nje kandar te peshonte verejtjet ordinere qe u konstatuan ne votimet e fundit me talljen qe po i bejne atij populli haleatet tane ne lidhje Usaliun e Marikes kjo e fundit eshte miljona here me e madhe..
    Nese Biden – Trampat e Amerikes i japin karton te kuq Salihit te Skypit per
    KORRUPSION MADHOR
    SHANTAZH NDAJ DREJTESISE
    MINIM TE DEMOKRACISE
    dhe gjasme i japin Non Grata Gallata nga njera ane dhe nga ana tjeter i cojne Kaubojsin e votimeve LaCivita te Trampit me viagrat e kohes se faqezinjeve Biberaj-Rajeson atehere te psh..rrsha OSBE E LESHIT
    .
    Nese terroristi Beleri behet eurodeputet dhe kjo Europa dhe BE e Ramortjes & Berishales me OBEZET E OSBESE atehere mos kerko “kriptoenverizmin” ne komentet e mia por te haleatet tane qe ne 1992-2025 shkruajten me doren e tyre librin
    “Rrezili RamUsaliu i Angloamerikaneve”

    Shkurt
    me pak i keq eshte nje pushtim nga armiqte
    se sa nje pshurrim 33 vjecar i miqve me hallatet e Rom BELERIshes

    Reply
  • ¿? says:
    October 26, 2025 at 7:10 pm

    Mos u lodh kaq shume o YÇ-o, shko ne ndonje ujitje ullinjsh, a prashitje misri te djelen dhe kujto kohen e shkuar. Pastaj po nuk te mjaftoi merr edhe ndonje pushke druri dhe shko piknik me çeten vullnetare. Mos e lodh trurin tend delikat me probleme kaq te veshtira korrupsioni dhe shantazhesh. Pi luminal para gjumit se te qetson.

    Reply
  • chp says:
    October 26, 2025 at 10:37 pm

    zoti Skypykepyetje
    Te falenderoj per keshillat mjeksore dhe jo vetem kaq
    por ke filluar te behesh cuni i mire se nuk perdor me fjale te pista …Urime !

    Vetem nje pyetje:

    Biden – Trampat e Amerikes i dhanë karton te kuq Salihit te Skypipykepyetjes per

    1-KORRUPSION MADHOR
    2-SHANTAZH NDAJ DREJTESISE
    3-MINIM TE DEMOKRACISE

    kështu që pyetja është:

    A e dine kuptimin e ketyre fjaleve Uncle Biden & Barba Trampi
    apo mendojne se c’i qi tëmën se shqyptarë janë…??

    Reply
    • ¿? says:
      October 27, 2025 at 1:54 am

      YÇ-o a e di ti qe vetem psikopatet (nuk eshte fjale e ndyre) si puna jpte i marin kaq seriozisht gjerat. E kam me verte, luminali do te te qetsoje, te pakten kur te jesh duke fjetur.

      Reply
  • demo says:
    October 26, 2025 at 11:26 pm

    O kontrolli Inventarit zgjedhjeve OSBE-ODHIR. Saliu te hyje perdite ne gare zgjedhore me Edi Ramen,HUMBET,Bertet e therret se do ti fitooje zgjedhjet ne Tavoline aforfe,me presione,me qeveri teknike,qe ti numuroje vete.

    Reply
  • chp says:
    October 27, 2025 at 2:26 am

    zoti Skypykepyetje

    Sinqerisht më defren me keto receta me ilace…..aq me shume ti ,qe me miliona debatet qe ke bere me komentuesin “Treni” ke treguar shenja terbimi mediatik keshtu qe nuk ke moral te na tregosh ilacet..
    Kalojme ne teme per Obezet e OSBE qe kane detyra si;
    stabiliteti dhe siguria politike në Evropë,
    zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik, shtetëror, kulturor dhe te pakten qe ne konfliktin Rusi-Ukraine i ka bere keq detyrat jo vetem ne Europe por edhe ne Shqiperi pra ka deshtuar
    Per Shqiperine eshte gabim krim i OSBE qe ne rastin e terroristit Beleri si Eurodeputet i kanë bere “çiçën” Stabilitetit dhe sigurisë…
    Keto te OSBE na bene “çiçën” dhe ne maj 2011 kur faqeziu Arvizi i dha fitoren humbesit Basha me menget e perveshura per votat e gabuara ne kutite e Arvizuara ect ect…

    Reply
    • ¿? says:
      October 27, 2025 at 10:50 am

      Meqe ra llafi o YÇ-o, a e di ti qe TRENI u terbua aq shume mediatikisht saqe perfundoi ne çmendine, prandaj mos e krruaj shume dhe merr ilacet qe te rekomandova po te mos duash te perfundosh edhe ti si TRENI. Dhe mjaft e tensionove trurin me keteo SherlokHomslleqet e tua. Hajt pirdhu tashti.

      Reply
  • Edi says:
    October 27, 2025 at 5:51 am

    Pithpietje do ta ras fort

    Reply
    • ¿? says:
      October 27, 2025 at 10:48 am

      RrotKarLuli, shko rrasja sat’eme qe ngordhi per kar qekur tyt’eti nuk i punon me.

      Reply
  • info analitike says:
    October 27, 2025 at 12:58 pm

    Nuk e kuptoj artikullshkruesin! A e shqeteson fakti se ne Shqiperi akoma sot nuk jane gdhendur per te votuar sipas rregullave? A e shqeteson fakti qe nje parti thuajse shtet ka kontroll qelizor te qytetareve? Po dhuna e presionet qe ushtrihen me vendet e punes apo interesa te tjera banale? A e shqeteson fakti qe Kryeministri ngre ne qiell figuren e patronazhistit? Ketu nuk behet fjale per te majte a te djathte, Edi apo Sali por per shkallën e emancipimit te shoqerise. Ndoshta artikullshkruesi ndiget rehat ne rolin e ” edhe pa buke e drita na lini por vec ju mos u grindni”. Me vjen keq qe edhe gazetaria eshte shprehja me emblematike e kesaj gjendje.

    Reply
  • chp says:
    October 29, 2025 at 12:29 am

    Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt para pak vitesh tha
    se si rezultat i pakënaqësisë madhe publike ku më kryesoret janë
    -niveli i korrupsionit
    -sistemi arsimor
    -sistemi shëndetësor
    – siguria publike
    -deshtimi i drejtesise
    -ect ect
    sondazhi i votuesve shqiptarë nëse votonin atëhere (2016) i fitonte Enver Hoxha me 52 %

    Shenim: Keto rrjeshta me lart jane marre nga artikulli me titull :”””Alarmi për fitoren e Enver Hoxhën, sondazhi tronditës tregon dështimin e politikës sot””””” Ora News 6 Dhjetor 2016, 20:09
    i shkreti Bernd Borchardt ka harruar te marre ilacin e luminalit te prof.dok. Pykepyetja

    (vijon)

    Reply
  • ¿? says:
    October 29, 2025 at 10:56 am

    Po lere Dr Borchardt-in ti se ai di te kujdeset per veten. Shiko ti qe “nuk je Enverist” se mos ngjallet Enveri dhe te denon me vdekje me gjithe pislleqe qe thua kunder liderit boteror te proletariatit me gisht ne bythe.

    Reply
  • chp says:
    October 29, 2025 at 3:12 pm

    Zoti ¿?
    Sado ofendime te beni ndaj komenteve te mia,sinqerisht me argeton dhe me jep numrin e llogarise te te fus nje shume qe te kenaqesh..
    Rastesisht komentova te nje artikull i Temes Bazes per tragjedine e doktor Edi Tushe dhe lexova komentin tuaj ( qe sinqerisht me pelqeu ne nje fare menyre) qe bente fjale se i biri i tij kishte cerekshekulli qe nuk i fliste nga Kanadaja…Ne fund te komentit e prishe me fjalite e fundit duke i sugjeruar Editushes qe ta braktiste djalin perfundimisht se do ti dilte dhe me mire se kishe eksperience ??…Nga sa me siper me lini te dyshoj se ti qenke i braktisur nga njerzit e tu te afert qe spjegon dhe miljarda komente qe qenka dhe gezimi i juaj i vetem ne jete…Keqardhje !

    Per kortezi dy fjale per OSBE ( e leshit)
    Dje terroristi eurodeputet Beleri ishte bere si Olsi Dado i Bashkimit Europian dhe i vuri kryq te kuq Shqiperise per hyrjen ne Europe…(sipas tij)

    2 rrjeshtat e fundit kane kete kuptim
    Me pak i keq ishte bari dhe dajaku bio i Enverit
    se spermazoidet e Belerit te Gerqise dhe Salise ect..(vijon)

    Reply
  • ¿? says:
    October 29, 2025 at 3:41 pm

    Aha, bukur:
    1. Numrit tim te llogarise ti i shef kurrizin. Ato pak leke te tuat mbaji per vete te pish ndonje kafe a te hash ndonje tufe bar. Sa per argetimin, argetohu sa te duash, meqe s’ke me se te argetohesh tjeter.
    2.Qe je Rrote Mulliri eshte marre vesh me kohe, po me kete e ke kaluar cdo kufi, o Budalle (argetohu) Dr. Tushe eshte ndare me kohe nga i biri qe mesa kuptohet eshte burre. Burrat nuk braktisen, por braktisin, keshtu Dr. Tushe ne kete rast eshte i braktisuri nga i biri dhe une i them “te mos e çaje bythen” po te shohe jeten e vet.
    3. Dyshimet e tua te vine nga paaftesia jote mendore per te lexuar e kuptuar gjerat sic jane dhe jo ashtu si ta do bytha ty. Lexoje mire komentin tim dhe do te shohesh qe une nuk kam shkruar “e kam nga eksperienca PERSONALE”, por thjesht nga Eksperienca, qe do te thote o trubajge qe ne jeten time kam pare plot raste, dhe keto perbejne ELSPERIENCE, apo jo o gjeni. Sipas kesaj eksperience kam pare njerez te lumtur qe nuk mendojne per ata qe i kane braktisur dhe njerz qe vuajne se pjella e tyre s’do te dije per ta.
    4. Edhe nje koment tjeter qe tregon se ju “anti-enveristet” qe ju pelqen me shume “bari dhe dajaku bio i Enverit” jeni te kufizuar menderisht dhe akoma mendoni me tru te lidhur nga prangat e Liderit Global te Proletariatit me gisht ne bythe.
    5. YÇ-o, mos e krruaj shume se do te perfundosh si TRENI.

    Reply
  • chp says:
    October 29, 2025 at 8:12 pm

    Zoti ¿?
    Qetesohu ,mos turfullo kaq shume !
    Me kete nevrikllek qe te kapur ne komentin e fundit nuk zgjidh gje por i beni dem vetes
    Ne te gjitha komentet tuaja ne debatet me CHP asnje fjale nuk thua per artikullin ose per argumentet por merresh me ofendime dhe ngre turbo-sprucatorin e fekaleve…
    …e kalove “klasen” me veretjen time qe dyshova se je i vetmuar ,i braktisur nga familjaret e afert dhe kenaqsine e jetes e ke te ofendoni njerzit sidomos kur na derrmoni ne “enveristat” e mcefet..
    Kur bej debat me ty nuk e kam ne numrin njejes dmth per ty por per gjithe “antikamunistet” qe bejne si trima me kufomen e Enverit dhe lepijne hallatet e Sali Belerit..

    PER KORTEZI TE ARTIKULLIT PER OSBE-ene e Leshit..
    Ne ngjarjen makabre te Peshkepise ka dy probleme qe i bejne dhe OSBE-istat fajtore..
    Ne mars 1995 kapet ne Kallpaq te Janines Beleris me armatim luftarak pasi po ktheheshin ne panik pasi u zbulan ne Llongo te Gjirokastres sapo ishin gati te sulmonin..
    Armet ishin grabitur ne Peshkepi…Drejtesia dhe shtypi grek i kohes eshte i tejmbushur me kete fakt…
    Nese drejtesia ne Shqiperi dhe Greqi e ka akuzuar Belerin per masakren e Peshkepise dhe me vone u kalua ne “gallaten” armbajte gjahu pa leje…. te pakten ky terrorist nuk duhet te kandidonte ne Himare sepse MASAKRA E PESHKEPISE NUK KA AUTOR PER VRASJET….kaq mjafton te themi se me te keqinj se Vrasesi Beleri eshte OSBE-ja se per kete pune paguhet..
    pa harruar dhe Ramortjen apo ate xhambasdoren Kimete (vijon)

    Reply
  • ¿? says:
    October 29, 2025 at 11:10 pm

    Hahahaaaaaaaaaaaaaaaa turfullon thote…… ai qe turfullon dhe pjerdh me shume se te gjithe ketu…. antienevristi i terbuar, lojtari i famshem i YÇ-it me 9 chp-ja, katunr 7 brezash…. E ke vizituar TRENIn kohet e fundit ne halene ku ka vajtur pasi u krruajt deri sa plasi? Kij kujdes, fillo luminalin qe te mos e pesosh edhe ti si ai. Je dashuruar aq shume pas fekaleve te mia saqe inatosesh kur nuk i permend une dhe fillon t’i mbash ne goje vullnetarisht. Dhe kij kujdes mos e shaj shume ENVERIN se kane thene qe do te ngrihet nga varri dhe do t’ju ndeshkoje te gjithe ju Antieveristave qe hiqeni si Enveriste.

    Reply
  • chp says:
    October 30, 2025 at 12:17 am

    Pershendetje doktor pyka x 2

    Qe ta mbyllim muhabetin bashke me kete shprehje me poshte ke vertetuar se je nje nga antishqiptaret me MAVRI qe komenton ne mediat shqipfolese…biles ja ke kaluar dhe Belerit…pra nuk ke hallin e Enverit

    ¿?
    10 Maj, 2025 te 11:46 am
    Nuk eshte se shqiptaret sillen si popullsi, Shqiptaret jane nje popullsi heterogjene ku ka pak mbeturina arberore, shume turq, greke, vllehe, sllave te te gjitha llojeve, evgjiter nga India dhe nga Egjypti qe historia i ka grumbulluar ne kete qoshe te Ballkanit.

    (vijon)

    Reply
  • ¿? says:
    October 30, 2025 at 12:14 pm

    Aham shoh qe te paskam futur ne siklet te madh te hapesh arkivat. Dukesh qe ke qene Kalec, Sigurims demek dhe nuk i ke harruar metodat e punes. Sa per ate postimin, ai nuk mbeshtetet ne antishqiptarizem, ai thote nje te vertete te madhe. Ti o “anti-enverist” si e shpiegon ndryshe qe shqiptaret vec i hane koken njeri tjetrit, me thika per nje cope proshute, vellai vret vellain per nje gardh, nona hedh ne lume kalamajt se e pengojne te punoje ne zanat, hajdutlliqet qe ben cuni i Ahmadinaxhadit, Vllahu Bastard qe shqipKARET e zgjedhin me plebishit per Karminister, Sali Karaxhiçi, bastard dhe dhender serb etj. etj sa te duash nga keto. Keshtuqe ai postimi qe sjell ti eshte:
    >
    E VERTETA
    >
    TI shko lexo ndonje veper nga ato te bastardit te bimbashit turk qe te marresh vesh se shqipKARET jane kombi me i dhjere i Europes. ARBER eshte kombi origjinal i ketyre trojeve.
    >
    Te fala TRENIT. Nuk e di nunmrin e dhomes, po ne çmendine e njohin te gjithe keshtuqe nuk ke problem t’i çosh ndonje pako biskota.

    Reply
  • ¿? says:
    October 30, 2025 at 3:39 pm

    Kam thene vetem te verteten qe u dhembka shume edhe ketyre shokeve te dites se ma kane censuruar pergjigjen qe te dhashe ty. Po ta perseris:
    >
    E DUA SHUME SOKRATIN, POR ME SHUME DUA TE VERTETEN.

    Reply
  • ¿? says:
    October 30, 2025 at 5:16 pm

    FLM DITA qe e leshove komentin…..

    Reply
  • ¿? says:
    October 31, 2025 at 11:37 am

    Vajti edhe YÇ-i te gjeje TRENIN….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?