Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ishte Mikhail Zorin, i rekrutuar nga spiunazhi rus?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A ishte Mikhail Zorin, i rekrutuar nga spiunazhi rus?
AktualitetKronike

A ishte Mikhail Zorin, i rekrutuar nga spiunazhi rus?

Published: May 28, 2023
Shpërndaje

Blogeri i dyshuar si spiun rus, është vetë inkriminuar në një rrëfim para hetuesve që konsiderohet sekret i sigurisë së lartë. Megjithatë nëntë muaj pas arrestimin me bujë të tre blogerëve Svetlana Timofeeva, Fedir Alpatov dhe Mikhail Zorin, me akuzën për spiunazh, Gjykata e Elbasanit me 25 maj urdhëroi lirimin e tyre nga burgu pasi Prokuroria e Elbasanit nuk arriti të vërtetonte me prova akuzat e ngritura ndaj tyre brenda afateve ligjore të hetimit.

Por hetimi vazhdon në gjendje të lirë për rusen Timofeeva dhe ukrainasin Alpatov. Ndërsa për rusin Mikhail Zorin, gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Zorin 25 vjeç, një student kimie në Çeki, ka pranuar që është rekrutuar nga agjencia ruse e inteligjencës FSB, gjatë një proteste qytetare në Moskë ku edhe e shoqëruan.

“Kam hyrë në Shqipëri me biçikletë nga Mali i Zi. Kam ardhur me detyrën për të fotografuar disa vendndodhje që më pas i nisja me telegram. Kam shkrepur fotografi në Bovillë, Poliçan, Patos dhe Gramsh”, citon Zorinin një burim shumë i sigurt pranë antiterrorit shqiptar.

Mikhail Zorin sipas të dhënave të sistemit ‘TIMS’ hyri në Shqipëri nga Muriqani. Për të ishte hera e parë dhe sipas të dhënave kaloi kufirin në datën 30 korrik 2022 , ora 20.04. Mikhail Zorin ishte njohur me Svetlana Timofeevan si bloger dhe të dy ishin anëtarë të rrjeteve studentore.

“Gjithë plani i guidës tonë në Shqipëri ishte përpiluar nga Mikhail, ishte përpiluar me detaje, me kërkime në internet. Ai më shkroi; jam në Shqipëri, hajde se ke shumë gjëra për të parë”, rrëfeu në Exclusive, Svetlana Timofeeva.

Si e gjetën ish uzinën e armëve në Gramsh? Ja ç’thotë për Timofeeva:

“Nuk e di se si e ka gjetur Mikhail, por ai e ka gjetur. Ishte në planin e tij për ta vizituar atë vend. Ne kemi arritur atje në drekë, kemi qëndruar tek një piceri, sepse po binte shumë shi dhe po prisnim të qetësohej koha. Dhe kur filloi duke u errësuar thamë të hyjmë të bëjmë fotografi. Fabrika ngjasonte në pamje të parë me diçka të braktisur, që nuk punonte. Hymë aty. Kemi shëtitur gati një orë brenda dhe hynim nëpër sektorë të ndryshëm. I bënim fotografi gjërave të vjetra. Aty nuk kishte ushtarë nuk kam parë asnjë. Secili nga ne lëvizi në mënyrë të pavarur dhe për llogarinë e tij, sepse nuk donim të fotografonim njëri- tjetrin. Dhe për këtë arsye ai që mbaronte dilte”.

Në dosjen që disponon Exclusive, është edhe dëshmia e ushtarëve që pikasën lëvizjet e tre të rinjve në uzinë, që hedh poshtë pretendimin e tyre që objekti ishte i braktisur.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?