Nga Skënder Minxhozi
Gazetarët e kanë pyetur sërish Sali Berishën këtë fillimjavë në lidhje me domethënien reale të asaj që opozita e ka konsideruar si mosbindje civile e që në fakt nuk po duket askund në territorin e Shqipërisë, përveç rasteve kur deputetët e ndonjë zyrtar lokal partie djegin goma rrugëve apo karriget e Kuvendit. Kjo e quajtur mosbindje nuk është as civile dhe as masive e popullore. Është një përplasje fizike burokratësh partiakë e protestuesish politikë me forcat e rendit.
Me të drejtë deputetja Oriola Pampuri e sheh këtë që ndodh si një teatër politik pas të cilit mbahet fshehur sipas saj një marrëveshje e heshtur PD-PS. “Pas kësaj fshihet një pakt tjetër i madh. Jemi në kohën kur duhet të ketë debate për buxhetin. Nga nesër në komisione parlamentare diskutohet buxheti. Të bësh skena të tilla kur e di si do të jetë fundi, naiv nuk janë por duhet të ketë një pakt të radhës. Ata e ëndërrojnë komisionin Xhafa. Asnjëra palë nuk e do SPAK. Po bëjnë gjithçka që ta godasin SPAK. Të dy palët kanë një hall përballë SPAK. Pritet të kenë një reagim ndaj SPAK, mund të jetë komisioni Xhafa”, shprehet Pampuri.
Vogëlsia dhe rrezja e shkurtër e veprimit opozitar në këtë moment tejet delikat për politikën, kur SPAK po godet fuqishëm dhe kur zgjedhjet janë prag, pasqyron amullinë në të cilën noton sot opozita kryesore, Partia Demokratike. Po fryhet artificialisht situata në media dhe podiumet politike sikur vendi do të kalojë në revoltë masive kundër qeverisë nga një moment në tjetrin, e në fakt asgjë e tillë nuk ndodh. Njerëzit vijojnë të paguajnë faturat e taksat, jeta rrjedh në hullinë e saj kurse PD vijon të shohë ëndrra në beze, siç e quanin shkodranët dikur kinemanë.
Leximi i drejtë i Pampurit bëhet edhe më i vërtetë teksa sheh që Berisha ra dakord brenda javës me Ramën në korrik për rregullat e zgjedhjeve, e tani muaj më pas, befas shfaqet idea fluturake e qeverisë teknike. Një kërkese që më së pari ata që e artikulojnë e dinë sesa e pamundur dhe e improvizuar është. Të kërkosh qeveri teknike me 20 deputetë që djegin xhaketat është njëlloj si të kërkosh të fitosh Kupën e Botës me një ekip të kategorisë së dytë nga Oqeania!
Mosbindja civile e pretenduar, me përmasat e saj përtej modestes, duket një turravrap i kërkuar drejt vogëlsisë dhe arfiticiales, për të fshehur kënaqësinë e Berishës që ka nën kontrol, partinë, të Gaz Bardhit që ka një post që s’e shpresonte ta kishte dhe të të tjerëve që do të mund të rizgjidhen deputetë në listë të sigurtë pranverën e ardhshme.
Dje ambasadori i BE është habitur nga një skenë që ka parë t’i shpaloset para syve. Në ceremoninë e hapjes së shkollës së integrimit Evropian në ambjentet e Parlamentit, ka rënë në sy mungesa e kreut të këshillit kombëtar të integrimit Jorida Tabaku.
Siç e ka shpjeguar vetë më vonë, zonja Tabaku ka pritur që të dilte nga salla kryetarja e parlamentit Spiropali, për të zënë vendin e saj. Teksa ambasadori Gonzato kërkonte angazhim maksimal për reformat, Tabaku ka pretenduar se Spiropali i kishte vjedhur aktivitetin. Habia e heshtur e Gonzatos për këtë sherr protagonizmi në distancë ka qenë sipari i një aktiviteti që s’e meritonte këtë devijim programi. Sepse përballë malit të madh të kapitujve e stardateve që Shqipërisë i duhet të kalojë për t’u pranuar në BE, halli se kush e organizonte nëj takim studentësh në selinë e Parlamentit është vërtet i vogël, meskin dhe qesharak.
Së fundi, ka bërë të ngrihen shumë supe në Tiranë vendimi i grupit parlamentar demokrat (atij që shkumëzon e djeg ç’ti dalë përpara), për t’i shkruar letër zyrtare donatorëve të huaj, që të mos përshijnë në grupet e hartimit të raporteve, analizave apo vlerësimeve ekonomike për Shqipërinë bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën. Sipas opozitës, e cila ka rreshtuar në letër të gjithë donatorët kryesorë të vendit, prania e Linda Ramës në hartimin e këtyre dokumenteve ul paanshmërinë e vetë këtyre analizave.
Rendja pas manisë për të goditur me çdo kusht bashkëshorten e kryeministrit, një “sport” prej vitesh i preferuar i Berishës, anashkalon faktin se së pari Linda Rama ka qenë prej shumë vitesh pjesë e këtyre grupeve të ekspertizës që punojnë për llogari të institucioneve ndërkombëtare. Shumë para se të njihej me Edi Ramën e të merrte “ofiqin” e zonjës së kryeministrit.
Së dyti, ndoshta PD i ka shpëtuar fakti se paanshmëria e zonjës Rama është e provuar e zeza në të bardhë në raportet ku ajo ka qenë bashkëautore. Në korrik, fjala vjen, në një raport për llogari të UNDP, Linda Rama dhe një kolege e saj konstatonin mes të tjerash se “mungesa e analizës gjithëpërfshirëse të vlerës për para dhe rreziqet fiskale të lidhura me PPP/koncesionet tregojnë dështimin e qeverisë për të monitoruar rregullisht kontratat PPP”. Duhet integritet dhe paanshmëri të shkruash këto rreshta kur e ke burrin të parin e qeverisë që po kritikon.
E ku do të kishte më mirë për opozitën sesa të citonte si burim kritikash (e jo të kërkojë përjashtimin) vetë zonjën e kryeministrit në raportet që shkruan për donatorët e huaj?! Kjo është logjika normale, por edhe këtu pengon sërish hallakatja nëpër detaje, e cila nuk të lejon të shohësh pyllin!
Skender ne kohen e Sales ke qene Ambasador …..prandaj duhet ti dish keto pune shume me mire se turma. Pse i bije rrotull se kuptojm ……
Linda Rama me kujton “panteren e zeze”(kryekriminelen Nexhmie,keshtu e cilesonte populli , kur njeriu kishte frik edhe nga hija e tij)por nuk po gjej krahesusin e te afermit te Lindes me Skender Minxhozin,(i afert gjaku me panteren e zeze)antar super aktiv i diktatures se kuqe kriminale.Mbas vitit 1990 keta kriminele duhet te kishin mare denimin e merituar,sistemi orthokomunist u zevendesua me oerthoneokomunizmin,periudhat me te erta per shqiptarine.
@Mallkimi,
E po ne albaniston nuk ka ndryshuare gje keto 600 vitet e fundit. Akoma nen pushtimin turk, akoma nen komunizem modern etj.
Shtetet fqinje i vrane te 2 qe permenda me rrenje. Albanistanezet thjesht veshen hoxhen me rroba popullore dhe e quajten ismojl vlora etj, bolsheviket islamik i veshen piktor etj.
Minxhoja ky servil analist i Pushtetit ca i kamufluar e jo ashtu hapur si Frrocko a Mero Baze qenka i mrekulluar nga nje “zbulim” qe e ka bere ajo Pampurja qe askush nuk e mba mend ndonjehere se ka bere ndonje akuze a ka formuluar ndonje fjali prej opozitarje ndaj Pushtetit Rama.
– Rama e Saliu kane pakt mes tyre (te parin e emerton me mbiemer e te dytin me emer) !
Dhe kete ”pakt” ata mes tyre e bejne krejt fshehtas se i ndruhen fort Pampureve pseudo-opozitare qe as i njeh njeri as u var kush torben!
Keto pllaquritje rraca “opozitare” e Pampureve i bejne per tu faktorizuar ca si gjoja-opozite. Se asnje denoncim prej opozitari ndaj ketij Pushteti nuk i mba mend njeri. E per kete natyrisht kane edhe entuziazmin e MINXHOVE mediatike pro-Pushtet qe paguhen nga Borderoja e milionave te vjedhura te Inceneratoret e gjetke.
Dhe dihet se qente lehin aty ku hane.
Mosbindja apo… mospjerdhja cilvile?
Oriola Pampuri e merzitur nga mospjerdhja civili qe i behet kesaj opozitarje te thekur qe vetem se nuk e le Saliu se do ta kishte rrezu Ramen per 24 ore! Kesaj i qa hallin edhe Minxhua i mesuar ta pjerdhin sa here te kete nevoje pushteti.
Ymeri kampion olimpik në pjeshkëngritje, po “mbesa” e tij çfarë pret akoma?
Pse s’krijon ajo grupin opozitar brenda çetës PiDi dhe t’i hedhë në tuç si plakaruqin e viçidolit po ashtu dhe shoqen bardha? Ah sorry se harrova, edhe atë shalngjiturin që s’vuri dot as një tram nga universiteti deri ke stacioni i dikurshëm i trenit.
moshapja e dosjeve fill mbas diktatures …eshte nje e keqe qe do e paguajme de jure per 50 vitet e ardhsme edhe pse de facto…pinjollet e komunisteve qe trasheguan pushtetin po futen brenda njeri pas tjetrit.dhe mos hapjen e dosjeve e perpiloi berisha ne shenje te pajtimit kombetar..te atij pajtimi qe ne 97…u shkaterrua si te ishte pallat prej letre.dhe si opozita dhe pozita per mbajtjen e pushtetit apo marrjen e tij perdorin te njejten strategji.vec rama fiton ktu…pervec aftesive …te medha apo te vogla si politikan…eshte i perkedheluri i nderkombetareve.dhe babezia politike e ktyre shpellareve qe ramizi u dha pushtetin…u kthye ne nje babezi ekonomike.normal qe nje valixhederrase si beu i vidicolit…dhe nje kokepllake si shkurtabiqi i cepanit…do ishin ne krye te babezise…duke perdorur poziten politike per pasurim.kudo ne bote politikanet jane te perfshire ne sfera korruptive….po ne shqiperi….jane te paret .kete beri moshapja e dosjeve.nga tirania politike dhe e spiunllikut e ktheu shqiperine ne nje tirani ekonomike….ku politikani eshte me i pasur se bisnesmeni.paci vdekje sa me te mundimshme…qe te paguani te gjitha te keqiat qe i bete ktij vendi.
Dita ,kujtova se nuk do ta shihnja foton e ciftit kryeministeror.
Si cift veshjet jane katastrofe.
Nuk shkon bluja me te zezen.
Rama ne kete rast I duheshe kostum I bardhe ose gri.
Zonja me qe ka pasur deshire kete fustan dhe une nuk jam kundra por ketu duheshe kapela .
Llojet e kapelave jane te ndryshme por do I rekomandonja jo ngjyre te zeze.
Ato syze sikur I ka blere ne gabi.
Me mire pa syze kjo veshje.
Vathet duhet nje pike loti qe rrjedh qe te lidhet me qaforen e bardhe .
E leme me kaq.
Gjithe analistet shqiptare jane kthyer si gjelat e detit..te cilet kur ndegjojne ndonje fershellime ( lexo pordhe te Berishit)japin pergjigje po duke fishkellyer me gjuhen e tyre..Nuk dua te merrem me pazarin mikroskopik qe mund te jete bere midis Rames dhe Berishes per ta lene ndeshjen midis tyre”barazim” ne porten e Lindes…Me shume me shqeteson ne menyre kozmike pazari qe duhet te jete bere midis lobit greko-amerikan ( qe aktualisht ben ligjin ne Shqiperi) qe ne kembim te mbrojtjes se dyshes kriminale Berisha-Meta nga ky lob te sigurohej fitorja e terroristit Beleri ne votimet e Himares gje e cila ndodhi..Nuk ka ndodhur ne historine boterore qe nje terrorist i certifikuar 100% nga drejtesia dhe mediat greke ne vitet 1995-2005 te lihet te konkuroje per votimet ne Himare duke i shpetur ligjit te dekriminalizimit te Juri Qimes Bidenit apo Edi Ramortjes qe ra viktime e kapjes Belerit per faje financjare dhe mbylli sqepin per Nazi-Vorioepirotin Beleri….E njoh persosmerisht shtypin dhe mediat greke per terroristin Beleri gjithashtu dhe 2 intervistat e prokurorit qaf rjepur Eugen Beci qe pasi argumenton zyrtarisht qe Beleri ka qene ne masakren e Peshkepise ne rol kryesor..thote qe pjesa kryesore e dosjes se masakres Peshkepise eshte vjedhur pas 2005 pra pasi erdhi Qirje Berisha ne pushtet…Si ka mundesi qe asnje nga Minxhozet & Lapanjozet e shtypit shqiptar anashkalojne krimin kozmik te Belerit me Berish-Metet e tyre dhe merren me kinkalerinat e Lindes…A mos eshte dhe nje pazar i miqve porno-perendimore me Usaliun e tyre qe i injektuan Non Graten me paramendim qe po i sherben si Viagra per te mbytur te majten e leshit Rames per te treten here..
Chp.
Politika pune muti.
Mos e vri mendjen shume.
Deshiron dicka pe shlodhje?
Te rekomandoj te degjosh nga kompiuteri dicka qe te kuptosh qe ka edhe nje tjeter jete.
Vendos: non stop cha cha Lagu Barat -Iron feat …..
Kenaqu familisht.