Nga Bedri Islami
“Socialistët” e Ramës si duket, e kanë marrë lehtë përballjen e tyre elektorale , vitin e ardhshëm, me Foltoren e Berishës. Për më tepër, ata, që tani, kanë përcaktuar edhe deputetët që do të kenë, dhe se çfarë do të përmbysin përmes tyre. Si duket,atyre u mjafton fakti që drejtuesi i së djathtës, që në fakt është futur në betejën e jetës së tij me qëndrime të theksuara populiste të së majtës, është i shpallur non grata nga dy vendet e mëdha dhe përcaktuese anglo – saksone. Ky fakt i duket atyre i mjaftueshëm për fitoren plebishitare, pra është ndihma që u jep drejtuesi i opozitës.
Nga ana tjetër harrojnë se edhe vetë ata, pa e ditur, ose duke e mohuar edhe nga vetja, i japin atij një ndihmë të madhe, që nganjëherë është po aq e njëjtë sa edhe shpallja non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit : korrupsioni i pa masë brenda tyre dhe lodhja e njerëzve nga qeverisja e gjatë, jo si është pritur dhe jo nga sistemi që është menduar se të ngrihet.Zhgënjimi nga qeverisja dhe korrupsioni mund të jetë po aq ndëshkues, sa edhe shpallja non grata.
Berisha i dëmton të vetët me faktin e sanksionuar si i pa dëshiruar, që ka humbur betejën e jetës së tij me dy drejtësitë e mëdha, amerikane, përmes të birit, dhe angleze, përmes vetes. Socialistët e dëmtojnë veten me faktet e njohura tashmë të korrupsionit politik dhe financiar, por edhe me faktet e pashpallura që i di secili qytetar i vendit.
Njerëzit hallemëdhenj, që po shtohen në secilën ditë, mund ta harrojnë në çastin e votimit njeriun e shpallur non grata, por do e kenë të vështirë të harrojnë gjendjen e tyre, ata që i kanë lodhur me pushtetin dhe e kanë kthyer korrupsionin në sistem të qëndrueshëm. Që nga roja e parkingut , deri te majat e qeverisjes, korupsioni po konsiderohet normalitet, gjë e zakonshme, që duket si e ligjshme, por që rëndesën më të madhe e ka pikërisht tek ata që mezi përballojnë jetesën e tyre.
Është e lehtë të vësh përballë teje shembullin e gogolit politik, si Berisha, aq më e lehtë nëse ke përballë njeriun e mbushur me urrejtje, mallkim e pas vetes ka vrasje të mëdha, ende të pa gjykuara, ose , në të cilat gjykohen ata që nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të vënë përballë gjykatës; por, duhet pranuar, për të majtët në qeverisje, është e vështirë të vënë përballë votuesit shembullin e një qeverisje që e meriton me patjetër besimin për të katërtën herë. “ Nusërimi” i qeverisë edhe një herë ose duhet të ketë shembullin e madh të ndryshimit, ose duhet të ketë një fund. Partitë e reja, do i sulen së majtës , pikërisht nga dobësia e saj, korrupsioni, për të shkëputur nga një copë, dhe sado e vogël të jetë ajo, në fund do të përbëjë një numur të caktuar më pak deputetësh dhe një çarje të ndjeshme në pushtetin e saj. Ndryshe nga sa ndodh në kampin përballë: ku thuaj se të gjithë e kanë pranuar sundimin dhe autokracinë e Berishës, disa nga dëshira, disa nga halli, por të gjithë janë rënditur në hijen e tij.
Mendja e fjetur se kanë përballë njeriun e shpallur të pa dëshiruar, dhe kjo do të jetë fitore plebishitare, edhe më e thellë se ajo e vitit 1997, mund të zgjohet një mëngjes dhe të shohë se gjërat kanë ndryshuar, pikërisht nga një njeri që duket në buzë të humnerës dhe të cilin 11 maji i vitit 2025 do e hedhë përfundimisht poshtë, në harresën e historisë dhe do e vendosë përballë gjykimit të ndodhive të tij të prapshta.
Amerikanët , është e vërtetë, e kanë shpallur non grata Berishën, dhe, nga ana tjetër nuk do ia heqin këtë, edhe sikur dhjetë herë dhjetë pushtete të ndërrohen, por, e ndodhur prej kohe, dhe në politikë harresa është gjëja më e shkurtër, ajo mund të jetë një ditë të bukur e vendosur një anë, pasi, të njëjtët, kur ua do politika e tyre e stërgjërë gjeostrategjike, nuk e kanë të jashtëzakonshme të vendosin kontakte dhe të bëjnë marrëveshje edhe me struktura të tëra të shpallura , jo thjeshtë non grata, por terroriste dhe , nga ana tjetër, të përkdhelin sedrën e figurave për të cilët , jo shumë larg në kohë kanë vënë miliona dollarë për kokën e tyre, por që tashme u duhen për të përmbysur diktatura, edhe pse ata mund të sjellin revanshe që askujt nuk ua ka marrë mendja. Shembulli i Sirisë është shumë pranë për t’u harruar.
Socialistët joshen nga pushteti i katërt i qeverisjes së tyre. Janë në të drejtën e zakonshme të forcave politike, të cilat, përballë vetes, kanë , ose mendojnë se kanë liderë të lodhur, të sanksionuar nga perëndimi, të joshur nga e keqja e të plakur, alternativa e të cilëve është pa vizionin e së ardhmes. Socialistët harrojnë se Berisha e ka 11 majin betejën e jetës së tij, më të vështirin dhe më të domosdoshmin.
Despotizmi i tij brenda forcës politike që drejton dhe synimi që, përmes përmbysjes të rikthehet në njeriun e ditës, ndërsa e përligj atë, nuk e përligj despotizmin e qeverisjes së tanishme, që, megjithëse të gjithë këmbanat bien për rritjen e korrupsionit të qeverisjes, e kanë mendjen e qetë se do të kenë edhe mandatin e katërt, e ndoshta edhe përtej tij.
Si çdo asamble që qëndron gjatë në pushtet e majta në qeverisje është kthyer tani në një autokraci kolektive. Ajo ndjehet aq e fortë në krenarinë e saj të furishme, saqë mendon se fitorja e pazakontë mund të ndodhë vetëm nga fakti se drejtuesi i tyre, karizmatik dhe autoritar, mund të bëjë mrekullinë e katërt. Ata, dalngadalë, por ngulmueshëm, e kanë humbur në një masë të madhe cilësinë pa të cilën nuk mund të qeveriset, ndjenjën e së mundshmes.
Përballë tyre ata nuk kanë vetëm një njeri të shpallur non grata, por populist, shpesh herë të pa skrupullt në sulmet e tij, agresiv dhe që politikën e ka drogën e tij. Atë nuk e bren ndergjegja dhe as që shqetësohet nga loja e pistë, përbaltja e sistemit të drejtësisë, ku është objekt i saj, përbuzja ndaj atyre që dëshmohen në ndershmërinë e tyre, çfarëdo të jenë, të vjetër, gra, burra, fëmijë; ai do të përdorë jo vetëm një fotografi të zakonshme dhe lidhje familjare deri në brezin e dhjetë, por gjithçka që mund t’i afrohet. Në fund të fundit, gojëtar i furishëm, njeri që beson lehtë dhe hakmarrës, që në adhurimin e tij ndaj pushtetit nuk ngurron të përdorë çdo mjet të mundshëm – 21 janari e saktëson këtë; të pasurohet e gjithë familja e tij, edhe përmes gjakut – Gërdeci është njëri ndër shembujt, Berisha ka në duart e tij një armë po aq të fuqishme, sa është edhe non grata e tij për të majtën . Korrupsionin e qeverisjes, në të gjitha hallkat, duke qenë rreziku më i ndjeshëm i humbjes së të majtës. Çdo e dhënë që do të kalojë nga qytetari digital – një ndër shpikjet – shpifjet më të rrezikshme, e deri të dhënat e sakta të militantëve të tij, të dëbuar nga pushteti ose në pushtet, do të përdoret në këtë betejë, që, sido të jetë, në fund politikën do e lehtësojë nga një pjesë e figurave të vjetra politike. Humbja do të jetë seleksionimi i pashmangshëm.
Hapësira ku e majta do të ketë shansin të rritë dukshëm përparësitë e saj është jashtë Shqipërisë. Fakti që ata kanë vënë në krye të fushatës në mërgatën e madhe shqiptare, një figurë politike, i njohur për versuljen e madhe politike dhe përmbysje zgjedhore, si Taulant Balla, tregon se e kanë kuptuar të vërtetën se aty do të mund të jetë hambari i votuesve të ardhshëm.
Dhe kjo, veç të tjerave, ka edhe një shkak të madh : ne, që jemi jashtë, nuk e harrojmë lehtësisht se dy fuqitë e mëdha anglo – saksone e kanë shpallur non grata Berishën dhe familjen e tij, por, pak e kemi ndjerë direkt, mbi kurriz shprishjen e vizionit qeverisës përmes korrupsionit të saj.
Padituria ka edhe ajo nganjëherë vlerat e saj.
“Padituria ka edhe ajo nganjëherë vlerat e saj.”
(Bedri Islami)
“Padituria përherë është pasuria e të diturve”
(Demo Islami)
“Mendo se ka, ose mund të ketë më keq se ty kur ty të duket se po vuan.”
(Gjyshja ime)
“Njerëzit me shpirt të madh, nuk vuajnë e nuk ankohen kurrë.”
(Unē, i nënshkruari: Ahmet Bereqeti)
Mua gjate ketyre koheve me kane bere pershtypje drejtuesit e ketyre partive te reja. Keto dite pashe nje Adriatik Lapaj qe shkoi ne Toronto Kanada, nje dite me vone ne Piza Itali, me pare ne Londer e Bruksel e Gjermani, çdo dite neper bote dhe ne darke ne Shqiperi ne Tirane. Ore ka avion personal ky njeri? Sa para paguan ky per keto udhetime dhe per ato salla ku shkon? Kush eshte burimi ketyre parave? Kush duhet te kontrolloje kete hajduteri kriminale dhe a ka ndonje instrument te kontrolloje kete baderdi parash qe haxhohen? Keshtu do ndertojme shtet me keta njerez qe akoma pa pushtet sillen sikur jane boset e botes? Po ç’ngelet po te marrin pushtet keta njerez? Valle kjo do te jete vazhdimi demokracise ne Shqiperi. Mendoj se dikush duhet ta kontrolloj kete levizje miljoneshe euro neper bote, hyrje dhe dale dhe ajo eshte zyra administrative dhe prokuroria e gjykata. Ndiq parate se e perveluat prape vendin me keto monstra populiste !!!
RAMA DHE.MUND TE FITOJ
LEKU CON UJIN PERPJETE
AQ ME SHUME QE EUROPA
SHQIPOT DON TI ZHDUK PERJETE
RAMA KA ARREN DHE GURIN
BISHTIN DARDHA VEC PRAPA E KA
QAFEN E THYEN QE TE GJITHE
QE BEN SHQIPON BUDALLA
O do lejme hajdutin,mashtrusin,hypokritin Edvin te na vjedhe e te na shese,o do ti japim shqelmin perfundimtar Berishes,dhe bandes maloke,qe le toke te djegur pas.Ku shkel Berisha me banden maloke NUK MBIN BARI.
UNE THEM TI JAPIM SHQELMIN PERFUNDIMTAR BERISHES. TA ZHDUKUM BISHEN E TROPOJES NGA MJEDIISI JONE.
Zonja Tabaku,Jeni e vetmja qytetare me tradite qe keni mbetur ne ate parti kafshesh.Kritikat tuaja per Ligjin klientelist te investitoreve strategjike kane rene ne vesh te shurdher.Rama eshte hajdut ne ceten e hajduteve straytegjike,Une s`kam degjuar kurre nga Rama dhe Berisha:Do qeverrisim pa vjedhur!
Ti moj zonje je ne Parlanemt si delja rude mes ujqve dhe cakejve.
Blegerimat e tua nuk i bindin,por i ndezin me keq.
Rama i dikurshëm na ngjalli shpresën, tani na ngjall neveri me qeverisjen.
Korrupsioni në sistem u bë normalitet, shpresa vdiq. Tani Rama meriton 1milion shuplakat e forta të shqiptarëve. (për të mos i harruar përjetë)
Shpesa u kthye në zhgënjim, besimi në urrejtje!
E nisi si fitimtar, triumfator, simbol i unitetit dhe përparimit shoqëror do të përfundoj si humbës i madh.
Keqardhje për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Me ate, Gogolin, keta “Socialistet” e Rames mund te frikesojne vetem ata qe kane punesuar ne administrate me certifikata Patronazhistesh e me detyren e vetme per te spiunuar ato qe kane perreth. Si dhe ata qe ne keto vite te tyre ne pushtet u kane dhene Tendera e Koncesione njeri me hajdut se tjetri.
Te tjeret pastaj Gogolin e shohin aty ku eshte, ne maje te gjithe pushteteve. sepse e kane te pamundur mos ta shohin mbasi u duhet qe 3 here ne dite te ulen familjarisht ne sofer e te konsumojne fukarallekun qe e kane me bollek fale bujarise qeverisjes se atij Gogolit, pra.
Ne mes te dy te keqiave,zgjidhet e keqia me e vogel.Midis bandes se “malokeve”(SHQIPETARE)dhe bandes se “llacifaceve”(VLLAHOGREK) pa diskutim do te zgjithnja banden e gjakut tim SHQIPETARET. Shyqiptare kure mos haroni CAMERINE.Banda llacifaci dhe varet e
te pareve do te na i zhduke bashke me emerin shqiptari
I vetmi ndryshim i dëshiruar ështê që vota kësaj rradhe tê shkojë drejt partive të reja. Kush mund të votojë përsëri për vampirin nga Viçidoli?! Ai duhet të ishte futur deri më tani 100 herë në burg me 100 vjet dênim. Do ishte mirë që Rama tê mos fitonte më shumicën absolute. Dhe të detyrohej të bênte koalicion me partitë e reja.
Z.Bedri!
Jeni nje pene e zgjuar dhe trime.
Shkrimi i sotëm eshte per mua zhgënjim i madh pasi ke dashur qe P.S te jete e kujdesshme por shkrimi e nxin ate.
Shërbim me te mire per Berishën nuk mund te kete.
Na ke boxh ne lexuesve nje sqarim.
Tung
OK,B.ISLAMI:
Analiza Juaj është KUJTESË jo vëtëm për PS & E.Ramën,por për të gjithë Ata që kan vuajtur pasojat e TIRANIT të Viçidolit fatkeqsi për këtë vënd që në 1990,kur LOBISTËT kondra KOMUNIST e prunë në Pushtet për të mos ikur më nga PD me 70 % Komunist e Spiun & 30 % agjent të DDB,ku nga 435 Antar të PD 91,sot është i vetmi që KAKARISË kundra SPAK,SHBA,ANGLISË,AMBASADORVE,SOROSIT..vetëm ndaj Putinit nuk e kemi dëgjuar ta sulmoi siç sulmon E.Ramën,të cilin në 96,97 horrat e SHIK të tij e lan të vdekur & në 21 janar 2011 kur urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve selektiv në bulevard,deklaroi se si SNAIPERIST i 5-të do të vriste edhe të birin e komunistit-KRISTAQIT,nëse do e shqetësonte përsëri me protesta.
Edhe në politikë armiku më i madh është INDIFERENTIZMI,NËNVLEFTËSIMI,HARRESA,ku për çudinë tonë zgjat 3 DITË.
E.Rama nuk duhet të harroi BABIN politik F.NANO,I cili ndonse bëri 4 vite burg me URDHËRIN E PËRBINDSHIT S.BERISHA-PRESIDENT-PREKUROR,GJYKATËS-MBRET..NË 2005 E PRRITI NË ZYRËN E TIJ SB DUKE I DORZUSR ÇELSAT E K.MINISTRISË,PASI SB KISHTE ORGANIZUAR DISA GRUSHTE SHTETI: NË 1991,94,96,97,98..!
Për të ardhur tek vet E.Rama,kur në HIROSHIMËN E GËRDECIT ME 27 TË VRARË(përfshi Kosta Trebickën) e FALI ATË DUKE I RËN KRAHËVE..VAZHDOI më pas kur i vodhi votat për KRYEBASHIAK në Tiranë në 2011 dhe më pas në 21 janar kur i vrau 4 SOCIALIST DITËN PËR DIELLË & deri sot SPAK+GJKKO e tredhur prej tij nuk e ka thirrur asnjëherë nga FRIKA,duke dribluar edhe GJL & GJNDNJ (GJ.EUROPIANE).
E.RAMA KUJDES:S.Berisha.ka deklaruar:1.JAM SB UNË OR BUDOLLEJ.” ! 2.ME MILITANTËT E LAÇIT,MAMURRASIT,BATHORES..QEVERINË E PS E RRËZOI PËR 7 MINUTA.” 3.NUK LARGOHEM NGA PD SIKUR 1 MILITANT TË JETË NË SHQUP..4.DO E BIE PD NË PUSHTET SEZBËN,etj. !!
A do flën gjumë socialistët+ E.Rama si LULI 7×7=42.?
FLM DITA,B.ISLAMI.
O TemO, mos e kij ate merak ti kujtosh BABIN politik Fatos Nano ketij Rames se ate thenien e tij lapidar “E solla me thonj pa prere nga Franca” ky Rama e ka ne bythe edhe sot e kesaj dite e nuk i del prej andej sa te jete gjalle.
_____________________________________
Situata eshte shume e turbellt,
e komplikuar dhe kerkon gjak
te ftohte, durim dhe kohen e duhur.
____________________________________
“Figurat e medha” kapercejne nga majta ne djathte dhe anasjelltas.
Sulmojne njera tjetren e pastaj bejne kompromise te shemtuara ne
erresire per te mbrojtur egzistencen e tyre, sepse jane zhytur ne
shume ne akte korruptive qe SPAKU po I analizon dhe “dita e gjykimit final”
po afrohet. ATO ne heshtje po bejne nje lufte klandesine kundra SPAK-ut.
Shume individe i konsidrojne si baras te pergjegjshem Berishen, Meten, e tjere,
per gjendjen e vendit, qe mund te ishte me e mire, apo shume me e mira, po
te kishin vepruar keto personalitete te larta sipas ligjeve te shtetit, te interpretuara
jo sipas oreksit personal, por ne perputhje me Interesat e Shqiperise.
Me gjithe ate Berisha po levrin per sa kohe qe ekujvalentet e tij Po trajtohen
me te tjera standarte.
Por me te drejte mund te themi, se piramida e zullumit nuk mund te shembet
duke vene minat tek themelet e piramides, sepse do fundose, shkaterroje
shume njerezve te ndershem se bashku me familiet e tyre.
Ate here si do veprohet?
Piramida 33 vjecare e tranzicionit duhet te cmontohet hap pas hapi,
pra duhet durim se faktet te reja do dalin ne drite, dhe ne shume raste
do provohet se “intuita” e shume njerezve te ndershem, por “jo shpifjet”
e intriganteve, do rezultojne te drejta.
zoti Bedri ose nuk je i sinqerte (me sakte je hileqar apo frikacak) ose ke nje harrese kriminale te perzier me mungese te madhe intelekti..zgjidhni cilen te doni….ju ne paragrafin e SHTATE thoni me te drejte shprehimisht ( citoj)…Amerikanët , është e vërtetë, e kanë shpallur non grata Berishën, dhe, nga ana tjetër nuk do ia heqin këtë, por kur ua do politika e tyre e stërgjërë gjeostrategjike, nuk e kanë të jashtëzakonshme të vendosin kontakte dhe të bëjnë marrëveshje edhe me struktura të tëra të shpallura , jo thjeshtë non grata, por terroriste..(fund citimi).. si ne Siri me “liderin e blere” Abu Mohammed al-Jolani qe per vrasjen e tij para pak vitesh USAIZRAELI jane afruar 10 miljon dollare dhe sot eshte “mik” me Izraelin dhe Ameriken…Në fakt amerikanët për Grushtin e Kriminal të Shtetit te 14 shtatorit 1998 e mbrojtën hapur fare Usaliun e tyre duke i bërë shantazh qeverisë kohës që të mos arrestohej njeriu i tyre..biles me hipokrizi KOZMIKE lavdëruan Berishalen se ktheu armatimin e rënde tanket , topat dhe mitralozet me “deshire” dhe më e rënda i morën një interviste te pistë brënda mureve te ambasades ndaj nje prokurori amerikan që nuk ndodh as në kolonite e pjerdhura te Paqsorit.. Për të qënë korrekt me artikullin …humbja e socialistëve mund të ndodhë nga euforia e te majtes qe ka gjasa vetem 1% …sepse 99% mund te ndodhe nga tradhetia e Edi Rames me Arvizinjte e Usaliut si ne votimet e majit 2011 kur eshte rasti i vetem ne bote per REKORD GINES ( Guinness World Record) që një humbës si DebiLul Basha fiton votimet…me zgerdhimje Arvizinjsh,,me breket e ulura te Ramortjes dhe me Gojet e Mbyllura te Bedrinjeve te Dites tone…(vijon)
Boll se na e shpifët me këto “partitë” e reja me një pronar dhe me një anëtar. Ka plot shembuj që dëshmojnë se sa produkt skarco del nga paaftësia për të krijuar qoftë dhe një çetë me dyqind sorrosakë, makar dhe petrita. Para këtyre llapistave të rinj që bredhin botën me paratë e nongradave, e provuan dhe mjaft kuklla të tjera. Ku u shkretua aleanca kuq e zi e tim kaçurrelsit, ku u sikteros liri e drejtësi e tak torollakut, ku u pshurr libra e bibilushit, po fyroma demokarotike e taptopit?
Hidhe e përdridhe nga të duash tespinë, situata e rëndomtë parapolitike do mbetet e pandryshuar për aq kohë sa lideruci suprem nuk do e hapi me dëshirë krahun, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri të sukseshëm, pa skandale e korrupsione madhore, dhe pa zhgarravina e fasada sipërfaqësore.