Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja kush i fiton kontratat 50 milionë euro për lotin III dhe IV të Elbasan-Qafë Thanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ja kush i fiton kontratat 50 milionë euro për lotin III dhe IV të Elbasan-Qafë Thanë
EkonomiLajmi i fundit

Ja kush i fiton kontratat 50 milionë euro për lotin III dhe IV të Elbasan-Qafë Thanë

Published: December 7, 2023
Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur bashkimin e kompanive 2T dhe Hastoçi si fituese të tenderit për fazën e tretë të zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, në tenderin me fond limit 2.5 miliardë lekë u paraqitën gjithsej 7 oferta.

Dy ofertat më të ulëta u dhanë nga kompanitë Albstar dhe Salillari respektivisht me 1.97 miliardë dhe 2.08 miliardë lekë. Por ARRSH i ka skualifikuar të dyja duke shpallur fituese ofertën e tretë, atë të bashkimit mes 2T dhe Hastoçi me vlerë 2.11 miliardë lekë ose rreth 20.7 milionë euro.

Ndërkohë e njëta situatë u paraqit edhe në tenderin tjetër, atë të fazës së katërt për zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë. Edhe për tenderin e fazës së katërt ishte përcaktuar një fond limit prej rreth 2.5 miliardë lekë.

- Publicitet -

Në këtë prokurim u paraqitën 5 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e kompanisë A.N.K, e cila u shpall dhe fituese. Kompania e zotëruar nga ish deputeti i Partisë Socialiste Ndue Kola, ofertoi me vlerën 2.085 miliardë lekë ose 20.5 milionë euro. Në total faza e tretë dhe e katërt e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë do të kushtojë 41.2 milionë euro sipas fituesve të shpallur në tenderat përkatës.

Projekti i Elbasan-Qafë Thanë është një nga akset më të rëndësishëm në vend për shkak se është pjesë e Korridorit 8 dhe ka një gjatësi mbi 50.1 kilometra. Në muajin gusht MIE pranoi se projekti ka ndryshuar pas negociatave me palën e Maqedonisë së Veriut dhe pika e re e daljes është afër Urës së Bushtricës. Aktualisht po punohet në Lotin 1 dhe Lotin 2 të gjatë përkatësisht 5 dhe 4.5 kilometra.

Faza e parë është fituar nga kompania Alb Building me një çmim 18 milionë euro, ndërsa e dyta nga një bashkim kompanish i kryesuar nga 4 A-M me çmim prej rreth 24 milionë euro. Në total, për katër fazat e para kostoja e rrugës ka arritur në gati 85 milionë euro, për vetëm gjysmën e gjatësisë së saj.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?