Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
KronikeLajmi i fundit

Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi

Published: June 23, 2026
Shpërndaje

Ndryshimi i të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike dhe pagesat e energjisë elektrike për vilën F6 në Dhërmi u bënë nga Viola Haxhiademi dhe Laureta Omeri, dy të besuarat e Belinda Ballukut. Ky është një tjetër argument që përdor SPAK për të provuar që vila në fjalë është pronë e fshehur e Ballukut dhe jo të Igli Tares. Sipas prokurorisë, vila u pranua si ryshfet nga Balluku nga kompania Eurocol, të cilës i dha tender kur drejtonte Albcontrol.

Që të fshihte gjurmët e vilës, ajo vuri në shërbim të saj vartësit, për të kryer çdo veprim, përfshirë dhe ndryshimin e të dhënave të kontratës së energjisë nga Eurocol te Igli Tare e deri tek pagesat e energjisë.

Hetimet e SPAK

- Publicitet -

“Nga këqyrja dhe marrja e dokumenteve pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka rezultuar se në datën 02.08.2022, me çështjen nr. 02XXXXX, nëpërmjet dokumentit “Formulari i prezantimit të kërkesës ose ankesës” është paraqitur kërkesa për ndryshimin e të dhënave të kontratës me kod klienti AL000XXXX, konkretisht është kërkuar ndryshimi i emrit të kontratës nga “Eurocol” në “Igli Tare”. Në rubrikën “aplikuesi” është shënuar “Igli Tare”, në rubrikën “adresa” është shënuar “Dhërmi”, në rubrikën “nr. telefoni” është shënuar “06854XXXX”. Në rubrikën e “Aplikuesit” vërehet se është shënuar “Igli Tare”, por mungon shkrimi apo nënshkrimi i aplikuesit. Nga verifikimi i të dhënave në sistemin TIMS, rezulton se në datën e kërkesës së mësipërme 02.08.2022, shtetasi Igli Tare nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga këqyrja e sistemit online të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, rezulton se ndryshimi i emrit të kontratës është bërë në datën 04.08.2022”, thuhet në dokument.

Nga këqyrja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik nr. 203, datë 08.10.2024, të aparatit celular “Iphone 11 Pro”, sekuestruar shtetases Viola Haxhiademi, kanë rezultuar komunikime të bëra midis shtetasve Viola Haxhiademi, Laureta Omeri, Klevis Jahaj, si më poshtë:

Në datën 18.07.2022, në orën 08:54, shtetasja Laureta Omeri i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “Të lutem, libreza e Iglit a kaloi dot në emër? Edhe nëse jo akoma të ta marr unë pak sot, ty je jam në datat e pagesës”. Në orën 09:50, Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. E pagu unë me timen, pa merak për këtë radhë”.

Në datën 01.08.2022, në orën 19:12, shtetasja Laureta Omeri i dërgon shtetases Viola Haxhiademi dy fotografi. Njëra prej tyre është fleta e parë e kontratës së porosisë nr. 1059 rep., 650 kol., datë 05.12.2018, lidhur midis shtetasit Igli Tare, në cilësinë e porositësit dhe shoqërisë “Eurocol” sh.p.k. (përfaqësuar nga administratori Pandeli Carapuli) në cilësinë e sipërmarrësit, ku porositet vila individuale dykatëshe tip Begonia me nr. F6. Ndërsa në fotografinë tjetër është pasaporta e shtetasit Igli Tare.

Në orën 19:22, Viola Haxhiademi i dërgon mesazhin shtetases Laureta Omeri: “Thanks”. Pas disa minutash, në orën 19:24, të dyja këto fotografi, shtetasja Viola Haxhiademi ia dërgon shtetasit Klevis Jahaj (drejtor në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike gjatë kohës së komunikimeve, aktualisht deputet i PS-së për qarkun Fier).

Në datën 04.08.2022, në orën 11:39, shtetasi Klevis Jahaj i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “U vu ai # emrit”. Në orën 11:44, Viola Haxhiademi: “Rrofsh, kur të vij nga leja ma jep të rinovuar. Thank you, ose lëre te Juna”. Data e komunikimit të mësipërm 04.08.2022, ku shtetasi Klevis Jahaj informon shtetasen Viola Haxhiademi që u bë ndryshimi i emrit, është e njëjtë me datën në të cilën është bërë ndryshimi i emrit të kontratës për vilën F6.

SPAK thotë më tej se nga aktet e administruara ka rezultuar se pagesa e energjisë elektrike për vilën F6 në kompleksin “White Rocks”, është paguar nga shtetaset Laureta Omeri dhe Viola Haxhiademi, dy vartëset dhe të besuarat e Belinda Ballukut.

“Nga këqyrja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik nr. 203, datë 08.10.2024, të aparatit celular “Iphone 11 Pro”, sekuestruar shtetases Viola Haxhiademi, kanë rezultuar komunikime mes shtetaseve Viola Haxhiademi dhe Laureta Omeri, si më poshtë:

Në datën 18.07.2022, në orën 08:54, shtetasja Laureta Omeri i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “Të lutem, libreza e Iglit a kaloi dot në emër? Edhe nëse jo akoma të ta marr unë pak sot, ty je jam në datat e pagesës”. Në orën 09:50, Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. E pagu unë me timen. Pa merak. Për këtë radhë”.

Në datën 15.09.2022, në orën 08:11, shtetasja Laureta Omeri i dërgon sms shtetases Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. Kam një pyetje. D… i ka ardhur faturë për energjinë për mjediset e jashtme? Se kur pagova më dhanë një faturë ekstra nja 45 mijë të reja. Po thanë mund ta apelosh. Jo se do e apeloj, po sa për ta ditur”. Në orën 08:31, Viola Haxhiademi: “Mirëmëngjes. D… në Itali? Ta pyes se nuk e kam idenë”. Në orën 08:31, Laureta Omeri: “Në jug”. Në orën 08:31, Viola Haxhiademi: “Oooo, s’di gjë, duhet të pyes mamin se ajo i pag”. Në orën 08:32, shtetasja Laureta Omeri dërgon faturën e energjisë elektrike, “Faturë sistemuese – Notë Debiti”, lëshuar në emër të “Igli Tare”, ku është faturuar 3,671 kWh energji elektrike për ambientet e përbashkëta, me vlerë totale fature 41,849.4 lekë. Në orën 08:33, Laureta Omeri: “Faturë sistemuese. Po më thanë për mjediset e përbashkëta”. Në orën 12:57, Viola Haxhiademi: “Ça është kjo moj motër? Çfarë periudhe?”. Në orën 13:19, Laureta Omeri: “Ja kalova tani Klevit, që e takova për gjë tjetër. Ta verifikojë një herë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Koha says:
    June 23, 2026 at 2:44 pm

    Sherbetorja e sllavomongolve u katapultuar ne majat e shtetit shqiptar. Me jahte çon ne Greqi te padronet e saj sllavomongol paratë e taksapaguesve shqiptar. Do te mbahet mend me shekuj kjo katandosje e shtetit shqiptar.

    Reply
  • Demostruesja says:
    June 23, 2026 at 3:23 pm

    Mjaft more Spak. Akoma do të na rrijë nëpër këmbë kjo hajdute mafioze. Arrestojeni sa më parë dhe i sekuestroni pasurinë e vjedhur.

    Reply
    • Patriot says:
      June 24, 2026 at 3:59 am

      Nuk e ka fajin spaku por Rama qe e mbrone dhe ne qe nuk rrezojme Ramen. Ky eshte nje system domino hajdutesh. Po ra Rama zinxhiri rrezimit vazhdone deri ne funde.

      Reply
    • Anonymous says:
      June 24, 2026 at 5:15 am

      Populli shqiptar e ka ne gjak te vjedh ,pa mare parasysh cfare pozicioni dhe roli shtetror.te gjithe edhe ata qe do vijne pas keture hajduteve nisen nga motoja vidh sa ke ne dore .njerez qe njohin vetem vjedhjen .nuk behet ai vend asnjehere pa cka zoti e ka dhene vend te bukur.popull hajdut.
      Nuk behet vetem nga njerz te kqinj dhe kjo nga te gjithe..

      Reply
      • K R says:
        June 24, 2026 at 6:02 am

        Populli shqiptar esht i mrekullueshem
        Ti je gjakprishur

        Reply
    • hila says:
      June 24, 2026 at 5:31 am

      Jam me banim jasht shqiperise kam shtepin ne shqipni dhe te gjitha veprimet per pagesa energjije e uji e taksa te ndryshme (rivlersim e riparim etj) mi kryejt miq e shoke te feminise. Nuk kam asnje lidhje me pushtetare as nuk njoh asnje nga keto emra, por po beni me keq se spijunet e kohes se komunizmit qe shpifnin per inate e smire apo per grada si sigurimsat. Popull pis spijuj, pisa, kurre mo u ikte smira qe keni ne shpirt si shpellare e druvare

      Reply
  • Ela says:
    June 23, 2026 at 3:23 pm

    Z Rama Cfare na thua ?????

    Reply
  • Aldrin says:
    June 23, 2026 at 3:45 pm

    Pse nuk arrestohet Igli Tare per bashkepunim ne krim?

    Reply
  • Emigranti says:
    June 23, 2026 at 3:57 pm

    Me vjen për të bërtitur sesi kjo mjeshtre u ktapulua atje ku ishte. E thjeshtë e përgatiten e hodhën në treg dhe i thanë shkatërrojë atë vend të vogël e të bekuar. Dhe ajo e bëri në zell e dëshirë për ca franga të ndyra.

    Reply
  • Ela says:
    June 23, 2026 at 5:59 pm

    Z Rama Cfare na thua?

    Reply
    • K R says:
      June 23, 2026 at 7:20 pm

      Jane vila iraniane

      Juaji
      Edi Rama

      Reply
  • capi says:
    June 23, 2026 at 7:56 pm

    Si keta te SPAK si dhe ju gazetar, kesi gjerash veshtire te provohen ne gjyq qe lidhen direkt me Balluqen. Me shumta mund ti shtrengoni k…et Iglit dhe ketij mender deputeti qe lidhin kontrata sherbimesh pa qene personi ose perfaqesuesi i tij.

    Ka gjera te tjera dhe te firmosuar, qe me nje rene te lapsit i thau nje 50 milioneshe nga flloshi.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 23, 2026 at 10:16 pm

    Keto jane thermijat e para te vjedhjeve te saj,kur brente si miu,Po perdoren per te harruar Grabitjet e medha kur hante si ariu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shkarkohet Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, njeriu që kërkoi urdhërarrest për Netanyahun
  • VIDEO: Momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng
  • Vuçiç u lë mesazh ushtarëve: Kosova është e jona dhe duhet mbrojtur
  • “65 mijë minoritarë”, PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
  • U përplas me shefin? Braçe sqaron: Dola vetë jashtë

Komentet e Fundit

  1. topoja on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë fjalimin
  2. zaimja on Nga “kolektivizimi i fajit” te dështimi institucional ndaj autizmit
  3. demo on U përplas me shefin? Braçe sqaron: Dola vetë jashtë
  4. DINJITETI NUK BLIHET ME BROSHURA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. demo on VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?