Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A përfshihet SPAK në pezullimin e fondeve amerikane? Çfarë dihet deri tani për urdhërin e Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > A përfshihet SPAK në pezullimin e fondeve amerikane? Çfarë dihet deri tani për urdhërin e Trump
BoteLajmi i fundit

A përfshihet SPAK në pezullimin e fondeve amerikane? Çfarë dihet deri tani për urdhërin e Trump

Published: January 26, 2025
Shpërndaje

Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u ka dërguar nga një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e urdhrit ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

- Publicitet -

Sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit, ndihmat e tanishme amerikane “nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe, në shumë raste, janë në kundërshtim me vlerat amerikane”.

Shtohet se programet e ndihmës “shërbejnë për të destabilizuar paqen botërore” duke promovuar ide që bien ndesh me marrëdhëniet e qëndrueshme brenda vendeve që ato shërbejnë dhe me marrëdhëniet midis atyre vendeve dhe të tjerëve.

Urdhri ekzekutiv kërkon një pezullim 90-ditor të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare të SHBA-së për të vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Ky urdhër prek shpërndarjet e reja të fondeve për vendet e huaja, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët, deri në përfundimin e rishikimeve të programeve.

A e prek reformën në drejtësi

Në Tiranë ka spekulime se urdhëri ka prekur edhe fondet për drejtësinë e re, dhe konkretisht Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë çështje, dhe derisa një i tillë të mbërrijë nga Ambasada Amerikane në Tiranë, duhet parë konkretisht shpërndarja e fondeve të USAID në Shqipëri.

Në faqen zyrtare lidhur me Shqipërinë, një nga pikat e ndihmave është pikërisht drejtësia.

“Që nga viti 1992, qeveria amerikane ka dhënë ndihmë të huaj për të mbështetur zhvillimin, stabilitetin dhe integrimin e Shqipërisë në Evropë. Programi aktual punon me Qeverinë e Shqipërisë dhe sektorin privat për reformat transformuese për të forcuar institucionet demokratike dhe për të mbështetur rritjen ekonomike. Konkretisht, USAID-i ndihmon Shqipërinë në:

1 – Forcimin e sundimit të ligjit duke rritur aftësitë e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe duke siguruar që gjykatat të funksionojnë siç duhet…” – thuhet ndër të tjera në faqen e USAID.

Trump dhe republikanë të tjerë ishin zotuar se do të ndërmerrnin masa kundër programeve të ndihmës ndërkombëtare amerikane, dhe memoja e Rubios justifikoi ngrirjen duke thënë se ishte e pamundur për administratën e re të vlerësonte nëse angazhimet ekzistuese të ndihmës ndërkombëtare “nuk janë të përsëritura, janë efektive dhe janë në përputhje me politikën e jashtme të presidentit Trump”.

Kryetari i ri i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, përfaqësuesi Brian Mast (republikan nga Florida), premtoi këtë javë se republikanët do të shqyrtonin “çdo dollar dhe çdo diplomat” në buxhetin e Departamentit të Shtetit për të siguruar që ai i plotësonte standardet e tyre për nevojshmëri strikte.

Mast tha në një deklaratë pas konfirmimit të Rubios si sekretar i Shtetit se ai synon të punojë me Rubion për të “eliminuar” shpërdorimin në Departamentin e Shtetit.

Reagimi i demokratëve në SHBA

Anëtari kryesor i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës reagoi ndaj këtij vendimi duke thënë se ai “minon udhëheqjen dhe besueshmërinë amerikane” në mbarë botën.

“Programet e ndihmës ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara promovojnë stabilitetin në vende të tjera për të ndihmuar në ndalimin e krizave që mund të përhapen drejtpërdrejt në pragun tonë”, tha përfaqësuesi Gregory Meeks (demokrat nga Nju Jorku) në një letër drejtuar Rubios.

“Ndihma ndërkombëtare nuk është një dorë e zgjatur; është një investim strategjik për të ardhmen tonë që është jetik për udhëheqjen globale të SHBA-së dhe për një botë më të qëndrueshme”.

Sipas tij, ndihma ndërkombëtare amerikane i shërben drejtpërdrejt interesave të SHBA-së dhe demonstron besueshmërinë e vendit ndaj aleatëve, partnerëve dhe njerëzve të cenueshëm që mbështeten në ndihmën amerikane për mbijetesë.

Duke pezulluar programet aktuale dhe duke penguar të rejat, Shtetet e Bashkuara do të “lënë këtë hapësirë” për kundërshtarët e saj, thuhej në letër, e cila ishte nënshkruar gjithashtu nga përfaqësuesja Lois Frankel (demokrate nga Florida), anëtarja kryesore në Nënkomisionin e Sigurisë Kombëtare, Departamentit të Shtetit dhe Programeve të Ndërlidhura për Buxhetimin.

“Për vite me radhë, republikanët në Kongres kanë kritikuar atë që ata e shohin si mungesë të besueshmërisë së SHBA-së në raport me vende si Kina, Rusia dhe Irani. Tani besueshmëria jonë është në rrezik dhe duket se do të tërhiqemi nga angazhimet amerikane ndaj partnerëve tanë në mbarë botën”, thanë Meeks dhe Frankel.

Ndihma amerikane në Kosovë

Në tetor të vitit të kaluar, USAID-i shënoi 25-vjetorin e themelimit në Kosovë, ku ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Aktualisht, USAID-i në Kosovë është duke financuar një mori aktivitetesh. Në gusht të vitit 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi një grant tjetër me USAID-in, i cili ofronte ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Granti ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synonte ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas.

Çfarë përjashton

Urdhri i Rubios përjashton programet e emergjencës ushqimore, si ato që ndihmojnë në ushqyerjen e miliona njerëzve në Sudan. Urdhri ekzekutiv i Trumpit nuk përmend ndihmën ushtarake, por mesazhi i Rubios specifikon se ndihma ushtarake për Izraelin dhe Egjiptin janë të përjashtuara.

Nuk ka asnjë tregues për një përjashtim të ngjashëm për ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, megjithatë administrata Biden përshpejtoi shpërndarjen e ndihmës së miratuar tashmë për Ukrainën para largimit nga detyra, nga frika se Trump do ta ndërpriste atë. Ende janë rreth 3.85 miliardë dollarë fonde të autorizuara nga Kongresi për dërgesa të ardhshme armësh në Ukrainë, dhe i takon Trump-it nëse do t’i shpenzojë ato apo jo.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë, duke ofruar dhjetëra miliarda dollarë çdo vit.

Për këtë artikull u përdorën citime nga REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • K R says:
    January 26, 2025 at 7:51 am

    I zoti e nxjerr gomarin nga balta

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2025 at 7:59 am

    GRANTET E NDIHMES AMERIKANE NUK I PAGUAN RUBIO, AS TRUMP NGA XHEPI I TIJ, POR TAKSAPAGUESIT AMERIKANE, PERFSHIRE KETU TAKSAT NGA PENSIONI I INTELEKTUALIT,

    prandaj:

    Nuk ka sesi qe SHBA te vazhdoje te paguaje miliona dollare per SPAK rezil te Edi Rames dhe Noc Rrokut amerikan qe nuk ka guximin te hetoje per korruptin FAQEZI te FBI nga ai kryeminister qe e mallkoi Presidentin Trump nga CNN si:

    KERCENIM DHE FATKEQESI PER BOTEN

    Reply
  • Rruga e Elbasanit says:
    January 26, 2025 at 8:00 am

    Ambasada amerikane ne Tirane ka afro 3 vite pa Ambasador brenda! Zor se gjendet ndonje vend tjeter ne glob (nuk e di per Korene e Veriut) qe ta kete kete vecori.
    Ndaj dhe urdheri i Sekretarit Rubio do mbetet pa u konfirmuar. Sepse edhe vete fitorja e Trump si PRESIDENT nuk eshte konfirmuar nga Ambasada ne heshtje varri.
    Duket se aty brenda atyre mureve ka nje siklet te madh nga kjo prishje rehatije e pushimesh te gjata.

    Reply
  • Batman says:
    January 26, 2025 at 1:53 pm

    Gazeta Dita, Ju qe keni ngleur nga te paktat për te mos thene e vetmja Gazete pak serioze behuni pak professional dhe analizoni gjerat me kujdes dhe pak me etike. Dihet qe e gjithe Reforma ne drejtesi dhe ngritja e SPAK, pa mbeshtetjen dhe ekspetizen nga DASH dhe BE nuk do te ishte aty ku eshte sot. SPAK eshte institucion Shqiptar dhe paguhet nga taksa paguesit vendas. Ku eshte e shkrojtur qe po mos e financoj USAID pushon se funksionuari?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbarova punë me b… tënde në mendje”/ Kërkoi favore seksuale, ILD: Të shkarkohet anëtari i KLP Olger Eminaj
  • Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  4. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  5. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?