Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A po i punëson Serbia “spiunët rusë” pas dëbimit nga vendet e BE?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A po i punëson Serbia “spiunët rusë” pas dëbimit nga vendet e BE?
AktualitetRajoni

A po i punëson Serbia “spiunët rusë” pas dëbimit nga vendet e BE?

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Rusia ka rritur praninë diplomatike në Serbi pas valës së dëbimeve nga shtetet e BE-së, si pasojë e luftës në Ukrainë. Në muajt që pasuar nisjen e agresionit, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kryesisht nën dyshimin për spiunazh.

Por një hetim i Radios Evropa e Lirë zbulon se të paktën 3 prej tyre, u rishfaqën më vonë si diplomat të akredituar në Serbi. Mes tyre, dy kanë lidhje të vërtetuara me shërbimet ruse të inteligjencës.

Sipas Radios Evropa e Lirë, Aleksei Ivanenko, i cili shërbeu si sekretar i dytë i Ambasadës ruse në Zagreb të Kroacisë u dëbua pas 2 vitesh detyrë, por brenda gjashtë muajve ai mori postin e ri në Beograd, ku u emërua si sekretar i parë i Ambasadës. Sipas të dhënave ai rezulton se kishte punuar si inxhinier, për FSB-në ruse.

- Publicitet -

Mikhail Generalov është një tjetër diplomat rus i cili pasi u dëbua nga ambasada në Varshavë, u punësua si këshilltar në ambasadën në Beograd. Media ka mundur të verifikojë lidhjet e tij me shërbimin e inteligjencës së jashtme në Rusi.

Aktualisht në shtetin ballkanik gjenden 62 diplomatë të akredituar në krahasim me 54, sa ishin në mars të vitit 2022, tregon një analizë e listave diplomatike që mbahet nga Ministria e Jashtme.

Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk i vendosi sanksione Moskës për luftën në Ukrainë, diçka kjo që ka nxitur kritikat dhe thirrjet e vazhdueshme të BE, për t’iu bashkuar politikës së jashtme të bllokut.

Ndërsa aspiron të bëhet pjesë e unionit, qeveria e Vuçiç përpiqet në të njëjtën kohë të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë, e cila është ndër të tjera edhe përkrahësja më e fortë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Colpo grosso on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  4. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  5. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?