Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A po rikthehet ligji “Anti-shpifje”? PS ngre komision parlamentar për dezinformim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > A po rikthehet ligji “Anti-shpifje”? PS ngre komision parlamentar për dezinformim
Lajmi i funditPolitike

A po rikthehet ligji “Anti-shpifje”? PS ngre komision parlamentar për dezinformim

Published: April 3, 2024
Shpërndaje

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në kryesinë e Kuvendit.

Në rendin e ditës është për diskutim edhe ngritja e komisionit parlamentar për dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në Shqipëri.

Partia Socialiste i ka paraqitur një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë për krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

- Publicitet -

Përmes një deklarate për mediet, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, bëri të ditur se Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike.

Ky Komision i Posaçëm parlamentarvjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së dhe deklaratës së Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore mbajtur në Tiranë.

Sipas TCH, në krye të këtij komisioni mund të jetë ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe ose ish-kryeministri, Pandeli Majko.

Një vit më parë qeveria shqiptare u tërhoq zyrtarisht nga ligji anti-shpifje.

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Socialistëve, Taulant Balla, gjatë punimeve të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri tha se qeveria ka hequr dorë.

“Qeveria e ka tërhequr ligjin anti-shpifje. Tërheqja e ligjit i është komunikuar konferencës së kryetarëve dhe është pranuar, ashtu si edhe gjatë seancës plenare. Kjo verifikohet lehtësisht”, theksoi Balla.

Ligji anti-shpifje

Në vitin 2018 kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi dy ndryshime në ligjin e medias që preknin median online përmes një pakete të njohur si anti-shpifja.

Në të përfshihej detyrimi i portaleve për t’u regjistruar, gjoba të larta kur konsumohej shpifja dhe ngritja e Këshillit të Ankesave si pjesë e AMA-s dhe disa rregulla të tjera.

Propozimet shkaktuan pakënaqësi e kundërshtime nga ndërkombëtarët.

Përpjekjet për ndryshimin e ligjit mori disa rekomandime aspak në favor të qeverisë nga Komisioni Venecias në vitin 2019.

VOX

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Spak says:
    April 3, 2024 at 6:31 pm

    Moe lejon Cim kari e Saliut te shpife bashke me njerezit qe paguan Saliu! Erla, Grida,Eni, Sidorela, Fiori etj! Ndaloni idiotin Bardhi dhe te tjeret!

    Reply
  • Phoenix says:
    April 3, 2024 at 7:17 pm

    C’fare ndryshimi ka ligji i agjitacion e propagandes ne kohen e diktatures se vjeter, me ligjin e dezinformimit nen diktaturen e re? Asnje lloj ndryshimi. Qe te dy jane nje sulm kunder lirise se fjales. Keta gjithmone kane sherr me lirine e fjales, sepse ajo ju a nxjerr te palarat sheshit.

    Reply
  • capi says:
    April 3, 2024 at 11:18 pm

    Nuk e kuptuam objektivin e ketij komisionit, nese nuk eshte per konsum te brendshem, ose kobure kundra ndonje medie per ti mbyllur gojen. Me kete komisione me kujtove estraden e Fierit, kur mblidhej komisioni kunder thatesires, e perjashta ishte permbytur nga shiu. Po qe per nderhyrje te huaj, ty po te shkepin e-albanian cdo jave, dhe spo i ben dot derman.

    Pastaj. skane nevoj te nderhyjne te huajt fare, ate qe po i beni ju Shqiperise besoj dhe dyndjet barbare do te dukeshin 100 here me te civilizuara.

    Mire eshte te mbeshtet te amerikanet, por po te shikosh dhe ata ankohen nga nderhyrjet e ruseve ne zgjedhjet (Trump, email-et e Klinton) ose kinezeve me spiunazhin ekonomik.
    Megjithate suksese paci, pse vetem Bardhi te kete komision, te keni dhe ju nje.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 3, 2024 at 11:29 pm

    Shpifjet dhe intrigantet qe jane te ndergjegjshe per gjenerimin e ketyre shpifjeve, duhet te bllokohen per te miren e popullit. Keto individe, si budallenjte ashtu dhe ato qe jane te kalkuluar, mbajne te njejten pergjegjesi, sepse krijojne kaosin
    qe desherojene te gjithe ato qe kane prirje anarkike, si dhe te gjithe te korruptuarit e tjere qe levrijne lirisht ne sistuata te tilla te turbulluara, per shkak te aktivitetit te ketyre perbind qe gjymtojne demokracine, qe perpiqen qe ligjet ti nxjerrin jashte loje dhe te deklarojne se “kjo turbullire e qelbur” nga shpijet disinformuse, eshte nje “demokraci e vertete”, qe e kerkojne edhe disa individe nga platformat televizive.

    Nderkaq duhet sqaruar se kjo nuk eshte “Nje forme e fshehur inkuizicioni” qe quhet “CENSURE”.
    Te gjithe duhet te shprehin mendimet e tyre personale me fakte apo me te dhena qe nxjerrin
    ne pah individet qe i kane gjeneruar keto “Infeksjone” te shendetit mendor te Shqipetareve.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    April 4, 2024 at 7:50 am

    Ligji nuk ka hallin e shpifjeve, por të penalizojë propogandën dhe kundërshtarët!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    April 4, 2024 at 8:47 am

    Po mire ky ligji anti-shpifje, po ndonje ligj per fshehje-te te vertetave nga polititikane dhe qeveritare do kete ??

    Se te vertetat dine t’i fshehin, shtremberoje dhe manipulojne, me makinazmat dhe njerezit qe ju sherbejne atyre fshehtas dhe haptazi..??

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nafta drejt 300 dollarëve për fuçi? Paralajmërimi që trondit tregjet globale
  • Kosova shfaqet në hartën e Trump, çfarë fshihet pas marrëveshjes me SHBA-në?
  • LETRA: Ligji i ri i pagave të magjistratëve, Rama fton në takim krerët e drejtësisë
  • Sherri mes dy kushërinjve në Pogradec përfundon në plagosje me thikë, arrestohet autori
  • “PS dhe PD të punojnë në një klimë më të qetë”, Kryetari i delegacionit të BE: Reformat të zbatohen në praktikë

Komentet e Fundit

  1. Detari on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  2. Mufka on Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  3. Zyllo prej AKBN on Kush po bën pazar me Bankers?
  4. Greta on Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  5. O trap me zyle on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?