Partia Socialiste refuzoi dje kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për masë shtrënguese ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
I ftuar në Top Story, në një lidhje direkte ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tregoi çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Socialiste.
I pyetur se si kishte votuar Elisa Spiropali, Balla u shpreh se asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenim.
Duma: A ka pasur dy vota abstenim?
Balla: Unë jam kryetar i Grupit dhe në fund të mbledhjes, ne bëjmë votimet, siç bëhen në seancë plenare. Unë kam drejtuar votimet për disa çështje sot. Në procesverbalin të mbledhjes time sot nuk më rezulton asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim për vendimin e mosdhënies së autorizimit të kërkesës në fjalë.
Duma: E ngriti dorën Spiropali? Po apo jo?
Balla: Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Sulo: Ju e dini qëndrimin e BE-së në këtë çështje. Ju keni votuar që mos t’i jepni lejen SPAK-ut për masën e arrestit. Pse ka votuar PS në interes të saj duke dëmtuar interesin e shqiptarëve për integrim.
Balla: Unë nuk marr përsipër të flas në emër të BE-së siç lehtësisht e merrni ju. Qëndrimi i BE-së është që Shqipëria ka bërë hapa…
Sulo: Jo për çështjen Balluku të lutem. Ka folur McAllister dhe Gonzato.
Balla: Çështjet individuale nuk janë kapituj ose grupkapituj për negociatat. Jemi vendi që kemi hapat më të konsiderueshëm aty duke krahasuar dhe me vendet që i kanë nisur negociatat 10 vite para nesh. Respektimi i të drejtave të njeriut është një pikë themelore në këto kapituj. Nuk ka asnjë pushtet mbi një pushtet tjetër, por ka një ‘check and balance’ mes pushteteve. Ndërkohë që respektimi i pavarësisë së Prokurorisë dhe Gjykatës, është thënë qartë dhe në qëndrimin sot, që hetimi ndaj znj.Balluku vazhdon i paprekur dhe i pavarur. Nuk e rrezikon kjo. Jam i sigurt për këtë.
Duma: Nuk do të kemi asnjë surprizë ditën e enjte? Do të ketë një votë unanime të Grupit…
Balla: Dua të sqaroj diçka. Po të mbani mend, në datën 23 shkurt, kur ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, unë e kisha mbajtur një qëndrim, kundër dhënies së autorizimit. Megjithatë kam deklaruar se do të shkoj në Grupin Parlamentar, do të parashtrojmë vendimet tona… Në rastin tonë, kemi bërë një diskutim sot dhe kemi marrë një vendim, ku të gjithë deputetët sot në mbledhje, kanë votuar kundër dhënies së autorizimit.

Poezi gjysëm erotike për Balluken.
Bela i fut drithërimën
Çdo mashkulli të vërtetë
Mua që jam luan prej Savane
Edhe Demon në tetëdhjetë.
Bela SPAK-un e bën lepur
Deputetët – minj ugaresh
Kurse Palloshin e Parë
E shkrin si qiri katedralesh.
Bela mjafton të nxjerrë zë
Zë të ëmbël prej kanarine
E bën dhe Palloshin e Parë
T’i duket si kokërr mandarine.
Le pastaj po buzëqeshi
Për Belindën, e ngas fjalën
Dhe i vdekuri ngrihet në këmbë
Dhe peshkun e egër e bën ngjalë.
Le pastaj në konference shtypi
Ku jetë dhe Thano* vetë
Kur ajo t’i shkelë syçkën
Adi nesër e puth me gazetë.
Le pastaj kur të hedhë shalkën
Këmbë mbi këmbë me krenari
Adi carit t’i bjerë kokës:
– “Ulu car, turp, mos u ngri !”
P.s.
*Demo, një komentues i DITA online i shumëditur, gati erudit, tetëdhjetëvjeçar, por hera herës i dhunshëm e agresiv në komentet e tij, por kjo vjen ngase është tepër i sinqertë dhe nuk duron padrejtësitë.
*Thano, Adrian Thano një gazetar i përsosur, edhe si kryeredaktor, nuk bie poshtë. “Viktor Malaj është pseudonimi i tij i mëparshëm” – më tha Demo në vesh një ditë, kur po pinim kafe e nga një teke prej koçimarre tek “1 Maji”.
Shoqe Spiropali me ulerimen “Edi Rama eshte Skenderbeu i sheklullit 21” u katapultua nga e shkarkuar ne Dogana per pa aftesi ne Ministre ne qeveri.
Tashme po mendon serish rehabilitimin duke ja marre kenges “Edi Rama e mprehu shpaten..” kurse sa per ate Ballukun vete shoqe Spiropali ne konfidence thote se eshte nje e vdekur e pa varrosur.
Teoria e luftës.. “.NUK KA RRETHIM PA NJË TË DALË.”.ËSHTË KTYER..
“..NJË E ÇARË MUND TË ÇOI NË NJË RREIM.!
SE ÇI DUHEJ GRIDËS(SALIANIT) QË E ÇOI SALIU SI KOLLONË E 5 NË TOPÇENELL,SE VOTOJË APO SI VOTOJË SPIROPALI EJA GJËJE.?
DHE SHPIFJET E 700 TENXHEREVE BËJNË KËRDINË PËR PLANETIN E HARIXHOFKAVE TË GABIT QË BËRTASIN PËR TË NXJER BUKËN E KALAMANVE.
KËSHTU DO VIJË NON GRATA NË PUSHTET.?
Ethemo, kur t’vij non grata n’pushtet, i pari qi do qihesh n’myth je tina, ta dish mir, kon me t’shkerdhy non gratat me rradh e kon me ta bo sumen satac