Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Abazoviç për vizitën në Serbi: Kemi bërë disa hapa përpara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Abazoviç për vizitën në Serbi: Kemi bërë disa hapa përpara
AktualitetBote

Abazoviç për vizitën në Serbi: Kemi bërë disa hapa përpara

Published: June 30, 2022
Shpërndaje

Vizitën e tij dy ditore në Serbi, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka cilësuar një hap përpara drejt zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura, por sipas tij, këto çështje nuk mund të zgjidhen brenda natës.

Këto çështje përfshijnë Marrëveshjen Themelore, teksti i së cilës është publikuar pak para vizitës së Abazoviç-it në Serbi, të cilën Mali i Zi duhet ta nënshkruajë me Kishën Ortodokse Serbe.

Kryeministri malazez deklaroi se shteti do të trajtojë të gjitha bashkësitë fetare në mënyrë të barabartë siç e parasheh Kushtetuta.

- Publicitet -

“Për ne është e rëndësishme vetëm një gjë – që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe se të gjitha bashkësitë fetare kanë trajtim identik”, deklaroi Abazoviç, transmeton gazeta malazeze Vijesti.

I pyetur nga gazetarët se a ka gjasë të bie Qeveria shkaku i kësaj marrëveshjeje, Abazoviç tha se  merret ekskluzivisht me interesin shtetëror.

Ai thekson se marrëveshjen themelore do ta nënshkruajë në Mal të Zi, në një afat që ende nuk është arritur.

“Ne nuk e kemi specifikuar, kemi pasur një takim shumë korrekt. Duhet të kryhen procedurat formale dhe më pas, do të caktojmë datën”, tha Abazoviç.

Kryeministri malazez beson se e ka arritur qëllimin e vizitës në Beograd që ishte “ngrohja” e marrëdhënieve me Serbinë.

“Nuk mund të presësh që vetura tipit golf të ecë me shpejtësinë e Formula 1, sepse nuk e ka atë motor. Tendenca jonë është që i gjithë rajoni të bëhet Formula 1, por në këtë moment mund të mos jetë as golf”.

Sa i përket nismës së Ballkanit të Hapur dhe anëtarësimit të mundshëm të Malit të Zi, Abazoviç theksoi se për këtë është diskutuar dhe është formuar një grup pune që përfshin disa ministri.

Ai potencon se të gjitha përfitimet duhet t’u sqarohen qytetarëve dhe thotë se kjo është një iniciativë ekonomike.

“Nëse bëhet fjalë që Ballkanin e Hapur është në kundërshtim me Procesin e Berlinit – nuk është. Ne jemi pro që Ballkani i Hapur të na ndihmojë të jemi ekonomikisht konkurrues me njëri-tjetrin”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. demo on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  3. aqif kapertoni on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  4. demo on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Jeta on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?