Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputeti që abstenoi rezolutën: Hipokrizi të dënosh Iranin dhe të ulesh në gjunjë para Netanyahut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Deputeti që abstenoi rezolutën: Hipokrizi të dënosh Iranin dhe të ulesh në gjunjë para Netanyahut
Politike

Deputeti që abstenoi rezolutën: Hipokrizi të dënosh Iranin dhe të ulesh në gjunjë para Netanyahut

Published: March 17, 2026
Shpërndaje

Deputeti i partisë “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi abstenoi rezolutën e PS përmes së cilës Irani shpallet shtet sponsor i terrorizmit. Në fjalimin e tij në Kuvend, Muçi dënoi represionin e regjimit iranian ndaj të rinjve e të rejave që janë ngritur në protesta para nisjes së konfliktit, por rezolutën e socialistëve e quajti hipokrizi.

Ai e akuzoi PS se po mban standarde të dyfishta. Sipas tij, është hipokrizi të dënosh Teheranin, ndërkohë që kryeministri Edi Rama “iu ul në gjunjë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu”, i cili ka urdhër arrest për krime kundër njerëzimit dhe krime kundër lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Për mazhorancën kishte kritika, duke thënë se para se të sillte këtë rezolutë, duhet të kishte dënuar gjenocidin serb në Kosovë.

Muçi tha se përmes kësaj rezolute duhej të kërkohej edhe fundi i këtij konflikti që destabilizon jo vetëm lindjen e Mesme, por të gjithë botën, duke theksuar se nuk është një luftë e nisur nga BE e NATO.

“Po na propozoni një rezolutë për shpallen e Iranit si shtet që mbështet terrorizmin, ndërkohë që vendet e BE kanë shpallur Gardën Revolucionare si organizatë terroriste për hir të atyre të rinjve e të rejave që kanë protestuar ne sheshet e Teheranit dhe janë përballur me represionin e regjimit. Do ishte në nderin tuaj që në anën e duhur të ishit jo vetëm kur është në interesin e me të fortëve, por edhe kur bëhet fjalë për të mallkuarit e kësaj bote. S’ka hipokrizi më të madhe të na paraqesin këtë rezolutë, ndërkohë që kryeministri juaj shkoi dhe u ul në gjunjë përballë Netanjahut një njeri që ka urdhër arrest për krime kundër njerëzimit dhe krime kundër lufte dhe që e përdori Izraelin për të masakruar 70 mijë civilë palestinezë. Kjo rezolutë duhet të përmbante edhe një kërkesë për dhënien fund të këtij konflikti pa asnjë logjikë, pas objektiva, por me pasoja të rënda ekonomike dhe destabiluzuese për rajonin dhe botën. Është një luftë jo e nisur nga BE, NATO dhe s’ka marrë miratimin as të Këshillit të Sigurisë dhe as Kongresit Amerikan.  Ne e kemi denoncuar represionin e shtetit Iranian, por që të jemi seriozë do duhej që para se të paraqisnit këtë rezolutë, duhej të kishit miratuar rezolutën që dënon gjenocidin serb ndaj Kosovës”, tha Muçi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • xxx says:
    March 17, 2026 at 3:17 pm

    Jo keq, por ky duhrt te informohet me mire per Iranin ne brendesi.
    Irani eshte nje shtet i hapur, ne territorin e tij hyjne e dalin edhe individe e grupe te sponsorizuar nga perendimi e cifutet per permysjen e sistemit. Keta jane furnizuesit kryesore te te ashtuquajturave protesta per demokraci atje, e qe ne te vertete jane aksione dhune, te ngjshshme me dhunen nga grupet diversante ne kohen e xhaxhit, por shumefishuar 1000 here per shkak te tolerances politike qe irani ka. Plus, ato “progresistet” e protestave, jane klasa e pasur, ata qe shesin lekuren e jo me te llogarisin interesin e atdheut, kundrejt parase e dominimit vetjak mbi te tjeret.
    Jane protesta te pista, te llumit dhe te te privilegjuarve. Si tonat ne 1990 qe e pame ku perfunduam sa i takon vendit e popullit.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    March 17, 2026 at 3:42 pm

    Duhet te mbeshtesim luften e Presidentit Donald Trump kunder Iranit, qe te behemi shti 51 i SHBA-ve, se BE-ja na e mbylli porten.

    Reply
  • Ela says:
    March 17, 2026 at 4:25 pm

    Po izraeli me genocidin ne Gaza?

    Reply
  • Endri Tafani says:
    March 17, 2026 at 4:31 pm

    Mbi ate hipokrizi qendron ajo hipokrizia jote or Redi Mu… qe shkon abstenon atje ne salle te parlamentit e del pastaj dhe e quan hipokrizi jashte asaj salle..

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    March 17, 2026 at 5:40 pm

    C’fardo nisme e marre ne keto 35 nga QIverrite antishqiptare,ne nje vend pa’ shtet e popull si ne Brenda dhe jashte perbejne tradheti kombetare me regji dhe skenaret te agjenturave te huaja dhe qe sot Tere Kjo tradheti perfaqesohen nga DY antishqiptaret me te mdhenj ne Histori SS -Serb i Sali dhe SS- Sorrogatua Surrelit me pasoja:
    T E RR O RR I Z E M!

    Reply
  • Xyz says:
    March 17, 2026 at 10:10 pm

    Ky aktë i ramës është një çmenduri ,që historia e humanizmit botëror nuk do ja falish.Të jesh sot në anën e Izraelit është tradhëti ,për ata që mbrojtën judët ne luftën e Il botërore.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 17, 2026 at 10:19 pm

    Vote ta harrojë ramë palla, jo që jam me iranin por jam ku der çifutëve. Kështu asht kur ska opozitë kujt me ja dhan votën, kriminelit viçidol, apo çifutit surrelit.

    Reply
  • ata qe perpiqen, s'j says:
    March 17, 2026 at 11:22 pm

    Ky eshte idiot fare !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    March 18, 2026 at 6:11 am

    Rdhe Ky idiot do të trrgojë se është kundër E.Ramës për gjithshka,duke dalë kundër SHBA,pse Rama shkoi në IZRAEL,kur Izraeli është njësh për SHBA.
    Me këtë rast mbështet nkn gratën kundër BOTËS DEMOKRATIKE.

    Reply
  • Socialist fierak says:
    March 18, 2026 at 11:37 am

    Zoti kryeredaktor
    I nderuar z.Thano
    Shqipëria po sillet gjithnjë e më shumë si një aktor me peshë në arenën ndërkombëtare, duke marrë pozicione të forta dhe të qarta në çështje të ndjeshme gjeopolitike. Qëndrimi ndaj Iranit dhe miratimi i një rezolute që e cilëson atë si shtet sponsor të terrorizmit është një shembull i qartë i këtij pozicionimi nga ana e duhur e historisë. Nuk jam kritik ndaj gazetës Dita, kam shumë respekt për qëndrimet tuaja. Por këtë meritë në politikën e jashtme duhet t’ia njihni Ramës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. Vurko on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?