Nga Agim Vinca
Dënime drakonike për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin: 81 vjet burg!
Përse? Për shkak se gjatë luftës së Kosovës paskëshin shënjestruar, ndaluar, burgosur e torturuar njerëz të dyshuar si bashkëpunëtorë të armikut, në mesin e të cilëve edhe disa të ashtuquajtur “parlamentarë”.
Absurd! Ne që gjatë luftës, por edhe para e pas saj, kemi jetuar në Kosovë, e dimë se të tillë ka pasur, madje jo pak, në mesin tonë, por edhe se në çdo luftë, kudo në botë, dje dhe sot, të tillët ndëshkohen, në një mënyrë apo në tjetrën, nga ata që e bëjnë luftën.
Në Francë pas Luftës së Dytë Botërore janë pushkatuar pa gjyq mijëra kolaboracionistë, përfshirë edhe mareshalin Peten (Pétain), i cili, për shkak të moshës së shtyrë, qe dënuar me burgim të përjetshëm.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u arrestua dhe u mbajt 18 vjet në kafaz poeti i shquar modern amerikan, Ezra Paund (Pound), vetëm pse kishte qenë adhurues i Musolinit dhe kishte mbajtur fjalime profashiste në Romë.
Të mos flasim pastaj për vendet e “demokracisë popullore”, si ish-Bashkimi Sovjetik dhe satelitët e tij, përfshirë edhe ish-Jugosllavinë dhe Shqipërinë, ku ndaj kolaboracionistëve nuk kishte aspak tolerancë. Fundja, lufta nuk është operetë.
Në pretencën e kryetarit të trupës gjykuese, Çarls Shmit, hiq një rast, atë të Behajdin Hallaçit, një ish-luftëtari të UÇK-së, përmendeshin pjesëtarë të organizatave dhe formacioneve të tjera politike e ushtarake, si Lidhja Demokratike dhe FARK-u.
Në reagimet para dhe pas verdiktit të Hagës ndër ne flitet pa pushim për Serbinë dhe Rusinë si promotorë të akuzave ndaj UÇK-së dhe krerëve të saj, por pothuajse në asnjë rast nuk preket roli i faktorit shqiptar në këtë mes.
Serbia bën punë e vet si gjithmonë, duke mos lënë gur pa luajtur kundër nesh, po përse ne, bëhemi, me e pa dashje, aleatë të saj?!
Nëse nuk na ka lënë kujtesa besoj se na bie në mend, qoftë edhe për një çast, se çfarë qëndrimi ka mbajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, kreu i saj, ndaj UÇK-së dhe se çfarë fushate ka zhvilluar gazeta e afërt me LDK-në, “Bota sot”, ndaj drejtuesve të UÇK-së si Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sulejman Selimi, Rexhep Selimi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Agim Çeku etj., pa kursyer as familjen Jashari, sikurse edhe ndaj mbështetësve të kësaj lufte dhe kundërshtarëve të të a. q. “politikë paqësore”, si Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ukshin Hoti, një kohë edhe Ismail Kadareja, pastaj Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Bajram Kosumi, Ramë Buja, Luljeta Pula e shumë të tjerë, përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve.
Tek ato akuza e deponime, që patën filluar që nga dalja e UÇK-së në skenë dhe patën vazhduar vite me radhë, duhet kërkuar zanafillën e kësaj që po ndodh sot e jo të drejtohet gishti kah dikush që në asnjë çast nuk e ka mohuar luftën e UÇK-së dhe pastërtinë e saj, pavarësisht nga lufta politike që mund të ketë zhvilluar me ndonjë apo disa ish-luftëtarë të shndërruar në politikanë.
Mos na e fyeni ndërgjegjen dhe inteligjencën si njerëz dhe si shqiptarë!
Kur para disa muajsh Prokuroria e Dhomave të Specializuara ngriti aktakuzën dhe kërkoi dënime me nga 45 vjet për secilin nga katër të pandehurit, nuk pati asnjë reagim nga kryesia e LDK-së. Heshtje e plotë. Kurse tani u mjaftua me një kumtesë për shtyp, në të cilën lufta çlirimtare tkurret te “pragu i shtëpisë”.
A nuk flet diçka ky fakt dhe përse heshtet në debatet tona sfilitëse televizive dhe kahmos tjetër?
Absurditeti i dytë i aktgjykimit në Hagë, edhe më i madh se i pari, është mëtimi se drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dënohen “në emër të popullit të Kosovës”! Këso ironie rrallë është parë në analet e drejtësisë: çlirimtarët dënohen në emër të popullit për lirinë e të cilit luftuan!
Kjo është tallje jo vetëm me drejtësinë, por edhe me historinë!
Por, ajme! Juridikisht Dhomat e Specializuara janë themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ligjërisht janë institucion i Kosovës, sado që çdo gjë zhvillohet jashtë territorit dhe juridiksionit të saj!
Dihet se kjo gjykatë u formua me kërkesën e “miqve tanë ndërkombëtarë” (BE-SHBA), por teksa e ndiqnim me ankth shpalljen e aktgjykimit në Hagë na u kujtua se Hashimi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, qe dënuar në mungesë nga organet serbe me 20 vjet burg, kurse dje u dënua me 25 vjet! A s’është monstruoz ky fakt?!
Absurditeti i tretë, por jo edhe i fundit, i farsës gjashtëvjeçare të Hagës, është fakti që edhe kryeprokurori, në të vërtetë kryeprokuroja, Kimberly West, e edhe kryetari i Trupit gjykues, Charles Smith, janë amerikanë! Pra jo rusë, as kinezë, as spanjollë, francezë a italianë, por amerikanë, shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjëma nganjëherë të vjen nga s’e pret!
U pa qartë se kjo Gjykatë nuk është dashur të formohej fare, me kurrfarë çmimi.
Urojmë që klasa politike e Kosovës të nxjerrë mësim nga pësimi dhe të sillet konform situatës së krijuar.
Nga Prishtina për DITA

Vendimi i Gjykates Speciale qe nje godtje e rradhes kunder shqiptareve. Sulmi kundrashqiptar ka qene, esht dhe do jete vetem e vetem sepse jemi shqiptar-arbane-albane-madhedone-epirote-ilire dhe flasim gjuhen shqipe. Te tjeret kane pervetsuar toke, njerez dhe dije shqiptare dhe e para menyre per ta mbajtur esht te mohohet origjina e vjedhjes.
https://www.instagram.com/reel/DdXKrbxR-Oy/?stkn=MWlxMXl1cDRtZGkyZQ==
Kthetrat e Serbise jane te gjate.Arrijne edhe ne Amerike,Jane ngulur ne Evrope,Arrijne ne UYkraine,aq sa ambasadori shetites Zelenskij nuk ka hallin qindra mijra banoreve te pafaj qe vriten perdite nga raketat ruse,nuk ka hall territorin e Ukraines nen pushtimin rus,por ka hallin e Serbise,qe te mos njohe Kosoven. Kaq thelle jane ngullur kthetrat e Serbise ne Lindje dhe Perendim. Ne do bejme tonen.Te ckulim nga Trupi Kosoves,krijesen kanceroze DHOMAT SPECIALE TE KOSOVES NE HAGE.
Me vendim Parlamenti,apo me Referendum Popullor le ta vendose populli Kosoves.Te mos degjohet ajo shpallje e turpshme:Ne emer te popullit te Kosoves! Gjykata speciale e Kosoves ne Hage te shpallet e paligjshme,diversioniste,e Imponuar djallezisht,,antishqiptare.Te ndalet menjehere veprimtaria e saj,,Te shqelmohet,Te shporret nga Kosova,
TE MOS NJIHEN NGA DREJTESIA KOSOVES VENDIMET E DHOMAVE SPECIALE.
Ne kete menyre i bie pertoke i gjithe Cerermoniali,i gjithe Autoriteti,e gjithe ngrefosja Abramaike e palacos deshtak Smith.
Vudi Xhymshiti,ose kush i futi shqiptareve te Kosoves pasionin per te fantazuar sherbime sekrete,per agjentuara spiunazhi,teori konspirative.Ky viruz ka bere ate qe nuk e beri dot asnje uishtri serbe.Po shkaterron Kosoven. I ka armiqesuar shqiptaret e Kosoves me njeri tjetrin.Ka kultivuar dyshimin mbi kedo dhe mbi gjithcka.
Kjo fryme veteshkatrruese vjen nga ketu,Nga Shqiperia poshte Drini.Ketu cdo kosovar ishte nje agjent potencial i UDB.
Pse?Sepse Agjenti i pare,Adami i Serbise ne Shqiperi,ishte Enver Hoxha.
Nuk eshte veshtire,qe nje popull naiv,te perveluar per Atdheun,te dashuruar pas Tokes Ame,ta qorrollepsesh me agjentura,me konspiracione,,me kombinacione te Sigurimsave.Po fusin vllavrasjen ne Kosove.
As Hashim Thaci,as Ata te kater qe po denohen nga ALEATET PERENDIMORE nuk kane kryer Tradhti ndaj Kosoves,krime ndaj bashkekombasve.
Vudi Xhymshyti mbaj gojen.Llapaqeneria jote,si ato grate e keqia.Po demton Kosoven.
Vudi Xhymshyti!Portali ntv ka nevoje per ty.Car quhet ai Ervini,,klevi,evi qe ferkon duart,,se i futi Kosoves fitilin e dynamitit.
Vudi Xhymshiti mbaj gojen!
Absurditeti ne kete ceshtje dhe ne kete gjykate eshte mbizoterues;nuk mund te mbash nje njeri gjashte vjet ne paraburgim,qofte edhe kriminelin me te madh, duke shperfillur te gjitha normat juridike procedurale boterore dhe ne shkelje flagrante te te drejtave te njeriut ,dhe e gjithe kjo ne emer te drejtesise.Me pas,te pretendosh se ke dhene drejtesi te paanshme me nje vendim qe nuk buron nga procedurat standarde penale,por nga pergjithesime-si “ata dinin””,toleruan”dhe “nuk ndalen”-(cfare autoriteti kishin ne te vertete keta njerez te dale ne male nga nevoja per te mbrojtur vendin dhe si mund te vendosnin rendin ne mes te nje lufte guerile?)-dhe duke u mbeshtetur ne deshmi te njerezve me fytyre te mbuluar…vetem ideja se kjo ka ndodhur eshte cmenduri,prandaj besoj se apeli do ta permbyse kete vendim absurd.Sa per politikanet,mes tyre gjithnje ka nbizoteruar ngushtesia e mendjes;ne si qytetare nuk i mbeshtesim ata kater burra politikisht,por si clirimtare te atdheut te pushtuar,si burra qe nuk u fshehen perpara pergjegjesise historike.Publiku i njeh mire politikanet qe kane dominuar pas renies se komunizmit-ata kane vene interat personale dhe veten mbi interesat e vendit dhe te kombit.Le t’i largoje populli me vote,ne menyre qe te kete shprese,per t’i ndryshuar gjerat per mire.
Gjykata e Hagës gjeti teren të pjellshëm në Kosovë.Me ardhjen e AlbinitVjosa Osmanit,Donika Gërdallës,Dimal bashës….u krijuan kushtet optimale për dënimin e UÇK ,në fillim liderët e sajë dhe pastaj shtetësin…
Megjithë respektin per profesorin Vinca, mendoj se ai kete here nuk eshte korrekt.
Para disa vitesh lexova nje citat te publicistit dhe shkrimtarit italian, Curzio Malaparte i cili thot se jane dy menyra per ta dashur vendin tend:
“Te thuash hapur te verteten mbi te keqijat, mjerimet, turpet qe na bejne te vuajmë ” dhe
“Te fshehurit e se vertetes nen veshjen e hipokrizise , duke mohuar plagë, mjerime e turpe”.
Fatkeqesisht kete here prof. Vinca zgjedhi kete te dyten.
Të lumtë Profesor,si gjithëmon,pa logarit për veten,për pasojat,të vërtetën e thotë ashtu si është..Për LDK,këtë që thoni ju është 100% e vërtetë.Këtë e dinë kosovarët ,ata që nuk e dinë le të shkojnë në bibliotekë dhe të lexojnë Bota sot të viteve ‘90.Profesor Isa Mustafa ,provoj ta bëjë LDK parti serioze por nuk ja arriti, nuk e lanë abdigjikat.Ajo që dua të shtojë është ,po të mos ishte psikopati Albin kryeministër dhe psikoja Donika ministre e drejtësis, Çlirimtarët do ishin këthyer triumfalisht në Kosovë.P.S.Bota Sot është qe disa vite,zëdhënëse e LVV.
Respekte profesor Vinca!Dardania qet jo vetem burra trima,por edhe te mencur.Ne kendej do bejme si do bejme.Halli eshte Atje.
Autor i komentit te nenshkruar me .(pike) jam une.Ashtu e ka pare te arsyeshme moderatori ta nenshjkruaj,ndoshta sepse ne shkrimet per Kosoven une postoj shume komente.
Tek Thaci kurre nuk kam pare nje kriminel,,.Kurre nuk kam pare nje skuth qe te vret naten dhe te qan diten,siklunder po e trajtojne.Une tek Thaci kam pare gjithmone nje Trim Dragua,qe bashke me shoke i dolen Zot Kosoves dha ja arriten.
Ate qe nuk ja fal Une Hashim Thacit eshte I DASHURI EDI. Eshte pikerisht shqiptimi me veneracion i emrit Edi,.Nenshtrimi i pajustifikuar ndaj Nderkombetareve,edhe kur propozimet e tyre ishin kunder Interesave te Kosoves.Lirine nuk ja dhuruan Kosoves.Lirine e fitoi me gjak.Mua me bente schifo Hashim Thaci kur priste e percillte,,ju hapte dy kanatesh dyert e Zyres kodosheve te Ures se Lanes,Edi Rames dhe Blendi Fevziut,sikur priste Presidentin e Amerikes dhe Drejtorin e BBC..
O kosovaree.Plasaaaa!Keta zarbot e llastuar te Bllokut,kur shperthyen revoltat e 81 ne Kosovee me pas,zgerdhiheshin ne procesionin e xhiros:-Cfare duan kosovaret?Duan flamurin,?Le te ma jape mua kerrin,se po ja jap une flamurin.
Keta kodosherit e bulevardit e pershendesnin njeri tjetrin-Sa shoi dollari!! O kosovar!Rruga pare e Edei Rames ne Gjermani,bleu kasetofon me kufje,qe te degjonte Zdrafko Cosicin..Keta e kane bshpirtin me mut ere Hashim djali,,!
Keta nuk nkasne Atdhe,Jane si Vrima zeze,qe nuk ngopen me para,pasuri prona.
Shqipera ta gezoje Liderin Boteror, te tjeret nuk kane asnje rendesi.