Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Abuzimet në Kadastër, Lame: Në regjistrat e Tiranës mungojnë mijëra faqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Abuzimet në Kadastër, Lame: Në regjistrat e Tiranës mungojnë mijëra faqe
KronikeKryesore

Abuzimet në Kadastër, Lame: Në regjistrat e Tiranës mungojnë mijëra faqe

Published: 18 Qershor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame në një konferencë për shtyp njoftoi regjistrimin e saktë të AMTP-ve në Tiranë. Lame theksoi se ky proces u krye për të gjithë fshatrat e qarkut Tiranë, ndërsa tha se janë zbuluar abuzime të shumta që janë kryer ndër vite me regjistrat e pronave.

“Aktualisht kemi një korpus të qartë të të gjitha AMTP-ve të ligjshme të lëshuara ndër vite. Ky saktësim i shërben shmangies së abuzimeve të bëra në dekada. Pasi konkluduam nga ana e ASHK-së u krye fotokopjimi dhe skanimi i të gjithë formularëve. Ky proces u krye për të gjithë fshatrat e qarkut Tiranë. Deri më sot e regjistruar gjysma e pasurive. Nuk ekziston rreziku i zhdukjes së kufijve fizikë. Nga ky moment, ky rrezik nuk ekziston më, pasi askush nuk mund të prodhojë më AMTP te Rruga e Kavajës, e dinë të gjithë historinë te Rruga e Kavajës”, tha ai.

Kreu i Kadastrës, bëri të ditur gjetjet gjatë kontrollit në qarkun e Tiranës, që u krye njësoj si edhe në Durrës. Lame tha se janë gjetur një sërë shkeljesh. Ai tha se janë hasur qindra faqetë grisura në regjistra. Në Tiranë, Lame zbuloi se janë konstatuar po ashtu mijëra faqe bosh.

- Publicitet -

“Janë grisur regjistrat. I mbetet hetimit për të kuptuar për qindra faqe. Janë të dyshuara si të zëvendësuara. U gjetën 914 faqe të dubluara. Pra e njëjta pronë ekziston në dy faqe. Janë 180 faqe të grisura. Që do të thotë se nuk ekziston në regjistër, por në themel duket faqja e grisur.

Fenomen që në Tiranë ishte shumë më i madh se në Durrës janë 13 mijë faqe bosh në regjistër. Janë mijëra faqe pronash shtetërore që kanë përtuar ti plotësojnë. Është punë që duhet të ribëhet tani.

Janë dëmtimet që u evidentuan dëmtimet në regjistra. Ka edhe ndërrime fletësh që nuk kuptohen menjëherë, të bëra me art. Shumica e regjistrave janë të palidhur. Në rastin e Tiranës, pesha është rreth katër herë më e ulët.

Regjistrat më të dëmtuar më shumë janë ato që kanë të bëjnë me zona në zhvillim të qytetit, si Farka, Yzberishti, Farka etj. Ndërsa për zonën Kamëz, Vorë, do të veçoja qytetet, pastaj Paskuqani, Babrruja dhe Domja”, tha Lame.

Lidhur me këtë situatë, Lame bën përgjegjës, çdo ministër, kryeministër dhe drejtor në këto vite, për të shkuar më pas tek hallka e fundit që është punonjësi i arkivës, i cili ka bërë dhe ndërhyrjen në regjistër.

“E kujt është përgjegjësia? Unë ndjehem i lodhur që është shumë e thjeshtë të gjejmë përgjegjësinë te një punonjës arkivi para 10 apo 20 vjetësh. Kur shikojmë anën juridike mjafton që s’ka pasur asnjëherë rregullore të qartë se kush i rregullonte regjistrat. Edhe sikur të merremi, do të thoja që përgjegjësinë në të gjithë historinë e ka çdo ministër, çdo kryeministër, çdo drejtor, çdo gjykatës që ka bërë këtë mish mash në këto vite, për të shkuar më pas te hallka e fundit që është ai punonjësi i arkivës”, tha ai.

Sakaq, me regjistrimin e ri të AMTP-ve, Lame tha se vjen edhe fundi i abuzimeve. “Vlera e parë e këtij inventari është që vendos një ditë zero. Pas kësaj dite nuk ka më rrëmujë. Tani arkivi i pronave në Tiranë dhe Durrës është me sistem kamerash dhe alarmi. Siç u veprua për Durrësin edhe raporti i Tiranës do ti përcillet ministrisë së Drejtësisë”, u shpreh Lame.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Komente
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike thotë:
    18 Qershor, 2022 te 9:49 am

    thone nje fjale te urte – “Faji u bo Qyrk e nuk e veshi njeri”!
    Kush eshte pergjegjesi direkt me emer mbiemer per kete krim shteteror o Lame, apo leshon ca bajga ti si lopa e vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgje ne krye te detyres ne ate Kadaster te masakruar.

    Përgjigjiuni
  • Sokoli thotë:
    18 Qershor, 2022 te 10:03 am

    Pika qe su bie ! Shani arkivat e Enver Hoxhes,te cilat edhe ne vitet e para te demokrasise se zeze qe na sollat ishin aq te sakta e te paprkeshme. E kete gje ekam pare me syte emi. Kur gjeta token e babes , ishte edhe me cilat perswona kufizohej ,sa ha. ishin . Kuerse Ju barkemedhenjte i shkaterruate e kini qelbur dynjane . te pakten mos shani sistemin e Enver Hoxhes se delni lakuriq.

    Përgjigjiuni
  • sapa thotë:
    18 Qershor, 2022 te 11:25 am

    PLEHRA QE VETEM KONSTATONI PREJ 10 VITESH!Per cfare keni ardhur ne pushtet o kurvat e rilindjes?

    Përgjigjiuni
  • Shoku Zylo thotë:
    18 Qershor, 2022 te 1:06 pm

    Bravo ke mbi 5 vite drejttor ne ate institucion dhe pas gjithe kesaj kohe e zbulove se paska patur abuzime . Kete shoku Zylo e dinin dhe ne si popull i thjeshte por presim qe ti gjesh emrat e personave qe kane abuzuar dhe ti padisesh ne SPAK se po marrin rroge 3 milion dhe po rrine pa pune. Kjo eshte detyra jote te gjesh abuzuesit nder vite apo ke frike se mos je mpleksur dhe vete nga nje cike. Nese nuk ke emra pergjegjesish qe kane abuzuar mos dil te tregosh qe je i paafte te besh detyren se kete e dime s’ka nevoje per jusifikime.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
  • Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë
  • Begaj takim me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
  • Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur
  • Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

Komentet e Fundit

  1. Llaf Dibre në Letër një kameleoni
  2. Dashi në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  3. Antiturk në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
  4. 3D në Letër një kameleoni
  5. Arben në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?