Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marifeti te pompat, Konfindustria: Qytetarëve iu vidhet 5-8% e naftës, benzinës dhe gazit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Marifeti te pompat, Konfindustria: Qytetarëve iu vidhet 5-8% e naftës, benzinës dhe gazit
EkonomiKryesore

Marifeti te pompat, Konfindustria: Qytetarëve iu vidhet 5-8% e naftës, benzinës dhe gazit

Published: June 27, 2022
Shpërndaje

Rritja e çmimeve të karburanteve në Shqipëri është shqetësimi që ka shprehur Konfindustria.

Përmes një reagimi zyrtar, Konfindustria e quan problematike dhe shumë shqetësuese abuzimin që po bëhet me shitjen e karburanteve ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Ata bëjnë të ditur se nafta dhe benzina grabitet ndaj qytetarëve jo më pak se 5% për gazin e lëngshëm e jo më pak se 8% të sasisë së shitjes.

- Publicitet -

Për konfindustrinë, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

Reagimi i plotë:

Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të cmimit të karburanteve. Abuzimet me volumet e tregëtura janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe vecanërisht në tregëtimin e gazit të lëngshëm.

Sipas vlerësimeve të tërthorta krahësuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e cmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 258 lekë/litri.

Gazi ka shkuar në 83 lekë/litri nga 86 lekë/litri që ishte ndërsa çmimi i benzinës do të shitet me 239 lekë/litri.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Konfindustria berishjane says:
    June 27, 2022 at 10:10 am

    Konfindustria thotë se 60% e çmimit është taksa! I bije që benzinën tregtari t’a blejë me cent për litër, duke llogaritur transportin, fitimin e tregtarit, etj. Pra shkurt, është jo e vërtetë dhe spekullim. Këta, me emrin bombastik, Konfindustria, duhet të jenë të Berishës, i cili pasi shkatëroi industrinë e para vitit 1990, thoshte që vetëm Gjermania dhe Shqipëria kanë rritjen më të madhe ekonomike!

    Reply
  • shqip says:
    June 27, 2022 at 10:42 am

    Kete rradhe ,vjedhja eshte me bekimin e qeverise sepse ndryshe do ngelin kullat ne katin e 40 dhe nuk do shkojne me lart.Cmimi real i karburantit duhet te jete mbi 3000 leke litri po te marrim parasysh cilesine skandaloze dhe vjedhjen ne pompe ,e cila mendoj duhet te jete 10 %.Ky shtet bastard qe po rrjep qytetaret duke mbushur xhepat e oligarkeve ,pa meshire ,duhet te jape llogari.

    Reply
  • klemi says:
    June 28, 2022 at 6:43 am

    Akoma ne shqiptaret e kemi mendjen tek shteti dhe qeveria, ne kohen kur e gjithe ekonomija jone eshte private. As pompat, as pallatet, etj., nuk komandohen nga shteti. Ekonomia eshte ekonomi tregu, pra tregu rregullon cmimet nepermjet konkurences. Shteti vertete nderhyri ne cmimet, por kjo nderhyrje ne fakt nuk eshte ne perputhje me rregullat e ekonomise se tregut. Tregu duhet te funksionoje vete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?