Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ADN-ja e Martinajt në hotelin “Zeus Garden”, pas katër vitesh zhdukje, Gjykata e Lartë merr vendimin për dosjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > ADN-ja e Martinajt në hotelin “Zeus Garden”, pas katër vitesh zhdukje, Gjykata e Lartë merr vendimin për dosjen
KronikeLajmi i fundit

ADN-ja e Martinajt në hotelin “Zeus Garden”, pas katër vitesh zhdukje, Gjykata e Lartë merr vendimin për dosjen

Published: May 30, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj.

Me vendimin e datës 10 mars 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka përcaktuar se kompetente për shqyrtimin e dosjes nr. 417 të vitit 2022 është Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe jo GJKKO.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se procedimi penal lidhet me kontrollin e ushtruar nga policia në muajin maj të vitit 2022 në hotelin “Zeus Garden”, ku dyshohej se qëndronte Ervis Martinaj. Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, portofolë me stemë policie, maska, doreza antiplumb dhe pranga.

- Publicitet -

Në përfundim të hetimeve, Ervis Martinaj është marrë i pandehur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ndërkohë, Armand Merlika, Ergys Merlika dhe Dea Pistolja akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Një nga provat kryesore të administruara në dosje është ekspertiza biologjike e ADN-së, sipas së cilës materiali gjenetik i gjetur në disa sende të sekuestruara në ambientet e hotelit rezulton i përputhshëm me profilin gjenetik të Ervis Martinajt, i cili vijon të jetë i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.

Prokuroria dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishin vlerësuar se procedimi lidhej me një hetim tjetër të SPAK-ut ndaj Martinajt për vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye dosja duhej të kalonte për shqyrtim në GJKKO.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme kundërshtoi këtë qëndrim, duke argumentuar se në këtë procedim penal nuk ekziston asnjë akuzë formale për grup të strukturuar kriminal dhe se gjyqtari i seancës paraprake nuk mund të shtojë kryesisht akuza të reja pa një vendimmarrje të prokurorisë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se në fazën e seancës paraprake vetëm prokurori ka kompetencën për të ndryshuar ose shtuar akuzat. Sipas Kolegjit Penal, për sa kohë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë që lidhet me grupin e strukturuar kriminal, çështja duhet të gjykohet mbi bazën e akuzave ekzistuese.

Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë vendosi se ky procedimi penal do të vijojë të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ky vendim nuk lidhet me themelin e çështjes dhe nuk përcakton fajësinë ose pafajësinë e të pandehurve, por vetëm gjykatën kompetente që do të shqyrtojë dosjen.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • A ka shtet? says:
    May 30, 2026 at 11:48 am

    Në maj të vitit 2022 në hotel iu gjendën: një armë zjarri tip pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, portofolë me stemë policie, maska, doreza antiplumb dhe pranga(!) Ndërsa në gusht të po atij viti materiali gjenetik i gjetur në disa sende të sekuestruara në ambientet e hotelit rezulton i përputhshëm me profilin gjenetik të Ervis Martinajt, i cili vijon të jetë i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022. Po nga maji deri në gusht ku ishte Martinaj?! Po shteti?!

    Reply
  • deda says:
    May 31, 2026 at 6:12 am

    po deshët shtet si në kohën e enverit hajde të bëhemi si kina.Se skandinavë sbëhemi dot edhe po të ndërrojmë ADN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
  • Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin
  • Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, nuk pranon të bëj kallëzim: “I kam çuna lagjeje”
  • “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  • Një mjeke nën akuzë pas vdekjes: Ikona e muzikës greke, Mazonakis u përkeqësua në klinikën private

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  2. K R on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  3. Tahir Gashi on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. Ethem Lalaj on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. 1thundrak on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?