Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Afatet për pensionistët, ja deri kur mund të tërhiqet bonusi prej 8,000 lekësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Afatet për pensionistët, ja deri kur mund të tërhiqet bonusi prej 8,000 lekësh
AktualitetEkonomi

Afatet për pensionistët, ja deri kur mund të tërhiqet bonusi prej 8,000 lekësh

Published: January 11, 2023
Shpërndaje

Sikundër ndodh me pensionin mujor, edhe për bonusin e akorduar nga qeveria në masën e 8,000 lekëve, si mbështetje financiare për zbutjen e impaktit të krizës, afati i tërheqjes do të jetë 3-vjeçar. Të gjithë pensionistët që nuk arrijnë dot të marrin bonusin gjatë këtij muaji, nuk duhet të shqetësohen, pasi nuk do ta humbasin këtë përfitim. Autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se, të gjithë përfituesit që janë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore kanë afat deri në 36 muaj për të marrë shpërblimin prej tetë mijë lekësh.

Për të shmangur dyndjet dhe radhët e gjata të konstatuara në pikat e shpërndarjes së pensioneve gjatë ditëve të fundit (zyrave të postës apo bankave të nivelit të dytë), ekspertët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), sqarojnë se ndarja e bonusit po bëhet sipas grafikut të shpërndarjes së pensionit mujor. Në këto kushte, çdo pensionist, në ditën e marrjes së pensionit mujor do të mund të tërheqë edhe shpërblimin e akorduar nga qeveria nëpërmjet pakos së madhe të zbutjes së efekteve të krizës.

Mbështetjen financiare të menjëhershme në masën 8 000 lekëve e marrin të gjithë personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, pension minatori, ata që trajtohen me pension shtetëror të posaçëm, përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare që mbulon skema e sigurimeve shoqërore, personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, personat që përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr. 129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës, etj. Marrjen e këtij shpërblimi në masën e përcaktuar e përfitojnë edhe të gjithë ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit deri në datën dhjetor të vitit që lamë pas, përfshirë edhe këtë datë. Kjo kategori kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara të gjitha kategoritë që do të mund të tërheqin këtë bonus të akorduar nga qeveria.

- Publicitet -

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën pesë miliardë e gjashtëqind e pesë milionë e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë lekë. Efektet financiare do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, miratuar për vitin 2022.

Kur përfitohet pension i plotë, apo i reduktuar pleqërisë?

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, pension pleqërie do të mund të përfitojnë të gjithë të siguruarit që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, dhe që kanë arritur moshën e përcaktuar nga ligji përkatës. Ndërsa nënat, që kanë lindur 6 apo më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension kur: kanë plotësuar vitet e sigurimit, si dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Por duhet që të dini se pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj.

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Bonusin prej 8,000 lekësh e përfitojnë:

  • Personat që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
  • Personat që përfitojnë pension sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
  • Personat, që përfitojnë pension sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.
  • Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  • Personat, që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas vendimit nr. 190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar””, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr. 4171,datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
  • Personat, që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm, të caktuar në përputhje me nenin 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  • Personat, që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
  • Personat, që nuk përfitojnë pension nga ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar.
  • Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
  • Personat, që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr. 129/2021, “Për statusin fëmijë në përkujdesje të Republikës”.
  • Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të përfitimit deri në datën 31.12.2022, duke përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë të marrin vetëm një herë këtë shpërblim pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?
  • Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
  • VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Komentet e Fundit

  1. Toni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Belul Gjonomadhi on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  3. Toni on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot
  4. KTH S on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan
  5. Ethem Lalaj on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?