Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Afatet për përzgjedhjen e teksteve mësimore për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Afatet për përzgjedhjen e teksteve mësimore për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet
AktualitetShoqëri

Afatet për përzgjedhjen e teksteve mësimore për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

 

Ka nisur përzgjedhja e teksteve mësimore që do të përdoren nga shkollat e arsimit parauniversitar gjatë vitit të ri shkollor. Nëpërmjet një urdhri të ndarë tashmë në të gjitha institucionet arsimore, MAS u ka lënë pesë ditë afat shkollave për përzgjedhjen e teksteve, me të cilat do të punojnë gjatë vitit të ri shkollor 2023-2024.

Përzgjedhja do të bëhet nga katalogu zyrtar u teksteve të miratuara nga MAS, ku çdo shkollë do të përzgjedhë individualisht alternativën më të përshtatshme për të punuar me nxënësit. Mësuesit e klasave dhe ekipeve lëndore fillimisht njihen me të gjitha alternativat e teksteve shkollore të përfshira në katalogun zyrtar të MAS dhe pas diskutimeve për to, do të vendosin për tekstin që do të përdoret në secilën klasë dhe lëndë.

- Publicitet -

Autoritetet e dikasterit të arsimit sqarojnë se përzgjedhja brenda këtij afati të përcaktuar po realizohet për të gjitha tekstet që do të përdoren nga klasa e parë tek e treta, nga e gjashta tek e shtata, si dhe të gjitha klasat e tjera të arsimit të mesëm. Për tekstet me të cilat do të punojnë nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta, si dhe ata të klasave të teta dhe të nënta, përzgjedhja do të bëhet në një moment tjetër.

“Procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollorë për vitin 2023-2024 do të përfundojë në datën 28 prill”, thuhet në urdhrin e MAS. Sipas afateve të vendosura, drejtori i çdo shkolle duhet që të përcjellë zyrtarisht çdo shtëpie botuese listën me tekstet e përzgjedhura për të punuar brenda datës 4 maj. Po ashtu këtë listë do ta dërgojë edhe pranë njësive vendore të arsimit parauniversitar.

Tekstet shkollore do të vijojnë të ofrohen falas për të gjithë nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar, si dhe për 16 kategori të nxënësve në arsimin e mesëm. Kushti për kthimin e teksteve në fund të vitit shkollor nuk do të jetë më i detyruar për të gjitha klasat e arsimit bazë. Pak muaj më parë, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që nxënësit e klasave nga e para deri tek e treta, do të punojnë çdo vit me tekste të reja. Kjo për shkak të moshës së vogël të fëmijëve që punojnë me këto tekste, të cilët nuk mund të kujdesen siç duhet për to. Autoritetet e arsimit konfirmuan se librat në këtë kategori nxënësish kanë rezultuar që të jenë edhe më të dëmtuarit. Për nxënësit nga klasa e katërt, e deri tek e nënta, apo edhe ata të gjimnazeve (sipas kategorive të përcaktuara), do të mbetet në fuqi detyrimi për kthimin e librave në përfundim të vitit shkollor që janë duke ndjekur. Këto tekste do të përdoren sërish gjatë vitit pasardhës nga nxënësit e tjerë që do të ndjekin të njëjtën klasë.

Tekstet shkollore do të shpërndahen dhe shiten në mjediset shkollore. Drejtoritë e institucioneve arsimore ofrojnë një ose dy mjedise shkollore, që përdoren nga të gjitha shtëpitë botuese, që lëvrojnë tekste në institucionin arsimor në fjalë. Çmimi i shitjes është ai i vendosur në kopertinën e tekstit shkollor të certifikuar. Çmimet e teksteve shkollore, të miratuara nga ministria përgjegjëse për arsimin, indeksohen çdo vit, në përputhje me rritjen e inflacionit, të publikuar nga INSTAT-i. Tekstet duhet të jenë të pajisura me pullën me hologramë të certifikimit, të ministrisë përgjegjëse për arsimin. Pulla me hologramë u shitet botuesve nga ministria përgjegjëse për arsimin, kundrejt pagesës. Tekstet, që tregtohen pa këtë pullë, i nënshtrohen procesit të konfiskimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Si bëhet përzgjedhja nga mësuesit e klasave?
• Mësuesit e klasave dhe ekipeve lëndore fillimisht njihen me të gjitha alternativat e teksteve shkollore të përfshira në katalogun zyrtar të MAS dhe pas diskutimeve për to, do të vendosin për tekstin që do të përdoret në secilën klasë dhe lëndë.
• Përzgjedhja e tekstit do të bëhet me konsensus. Në rast se mësuesit e klasave , ose të ekipeve lëndore nuk do të bien dakord, përzgjedhja do të bëhet me votim. Fitues është teksti që merr shumicën e votave.
• Në procesin e përzgjedhjes së teksteve shkollore ftohen për të qenë të pranishëm edhe prindërit.
• Mbledhja e mësuesve të klasave dhe ekipeve lëndore për përzgjedhjen bëhet e hapur për prindërit dhe median. Në përfundim mësuesit e klasave dhe ata të ekipeve lëndore, plotësojnë dhe nënshkruajnë procesverbalet e përzgjedhjes së teksteve. Në këto procesverbale pasqyrohet detyrimisht dhe saktë titujt e përzgjedhur, botuesi përkatës dhe sasia që do të përdoret.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?