Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Afera CEZ-DIA dhe lobimi amerikan, GJKKO kalon për gjykim Metën, Kryemadhin dhe tre të tjerë! Ish-deputetja: Gjyq politik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Afera CEZ-DIA dhe lobimi amerikan, GJKKO kalon për gjykim Metën, Kryemadhin dhe tre të tjerë! Ish-deputetja: Gjyq politik
KronikeLajmi i fundit

Afera CEZ-DIA dhe lobimi amerikan, GJKKO kalon për gjykim Metën, Kryemadhin dhe tre të tjerë! Ish-deputetja: Gjyq politik

Published: March 18, 2026
Shpërndaje

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi.

Pas gati 8 muajsh seancë paraprake, GJKKO ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA.

Tre prej të pandehurve, Xhixho, nëna e Kryemadhit dhe mikesha e saj Çoku kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërsa ish-çifti Meta-Kryemadhi kërkojnë gjykim me procedurë të zakonshme. Gjyqi ndaj 5 të pandehurve do të nisë pasi të zgjidhet treshja e gjyqtarëve relatorë, ndërsa gjyqtarja e seancës paraprake Irena Gjoka rrëzoi të gjitha kërkesat për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave.

- Publicitet -

SPAK i akuzon Metën dhe Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie dhe sipas hetimeve të nisura që prej vitit 2019, ish-çifti duke shfrytëzuar pushtetin dhe influencën politike kanë favorizuar biznese të caktuara kundrejt përfitimeve monetare. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash.

Meta, i vetmi prej 5 të pandehurve që ndodhet në qeli prej tetorit 202, ishte vetë i pranishëm në seancë, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Kryemadhi pas vendimit të GJKKO hodhi akuza për një gjyq politik. Sipas saj, gjyqtarja Gjoka e mori vendimin për kalimin e dosjes për gjykim nën presion, pasi GJKKO bën afërmendsh atë çfarë kërkon SPAK. Ish-deputetja tha se vetë gjyqtarja pranoi se për 90% të akuzave të ngritura nga SPAK mungojnë provat.

“Sa i përket vendimit të sotëm, mund të them ishte një vendim nën presion. Pranoi që në dosje 90% e akuzës së prokurorëve nuk ka asnjë provë. Prokurorët në 80% të akuzave thonë që ne i kemi perceptime, unë mund t’iu them që në dosje s’ka asgjë. Do shikoni, kam paguar për dashnorët apo jo”, tha Kryemadhi.

SPAK mbylli hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi më 28 korrik të vitit të kaluar dhe në fund të gushtit e dërgoi çështjen në gjykatë. Dosja përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

KUSH KALON PËR GJYKIM

Ilir Meta
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Monika Kryemadhi
Akuzat: Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Pirro Xhixho
Akuza: Korrupsion
Fatime Kryemadhi
Akuza: Pastrim Parash
Ema Çoku
Akuza: Pastrim Parash

m.a. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Xha Temja says:
    March 18, 2026 at 11:57 am

    Ore te gjith ti denoj ky Skapi i partis vetem princeshen Belinda jo se ajo eshte “jona”

    E jona more e jona packa se ka grabitur parat e t gjitheve.

    Reply
  • Humoristi says:
    March 18, 2026 at 12:04 pm

    Opinista e bigbraller,me pronar nje lapraks dibrane,akuzon gjykatat nga topqenidibran ,per akuza politike!?

    Reply
  • Filoni says:
    March 18, 2026 at 12:33 pm

    O teme,o cun i ri,harrove berishajt or tej!
    hajd puc puc

    Reply
  • Valbona says:
    March 18, 2026 at 2:35 pm

    Familje hajdutesh qe as u zverdhet as nuk u nxihet fytyra, rrace e keqe!

    Reply
  • ANA says:
    March 18, 2026 at 5:51 pm

    ‘GJyq politik’,kane akoma humor.

    Reply
  • demo says:
    March 18, 2026 at 10:17 pm

    Nje nga nje po ikin shoket
    Flamurtaret per Evropen.

    Reply
  • vlonjati says:
    March 19, 2026 at 7:51 am

    Ky mund te jete nje gjygj politik por qe ju e meriton sepse kete popull e keni rjepur bashke me Berishen e Ramen .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?