Hetuesit e SPAK po vijojnë të marrin në pyetje të tjerë ish zyrtarë që kanë pasur dijeni mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Këtë të martë, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur për t’u marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.

Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Gazment Oketa, si dhe ish- gjenerali Vladimir Qirjazi.
Ky i fundit është i vetmi zyrtar që doli kundër makinerisë së Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish- kompleksit Partizani, i cili u kërcënua, shantazhua, transferua dhe më pas u ndëshkua me shkarkim.
Për çështje ditësh, në zyrën e prokurores që po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.
Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, i cili edhe pse nuk ka firmosur më dorën e tij, ka vendosur në rresht ministra dhe drejtorë për të kaluar pronën publike në duart e dhëndrit Jamarbër Malltezi.
Përfituesi kryesor është Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë, ku në këmbim të kthimit të pronës falë pushtetit të vjehrrit, do t’u merrte në këmbim sipërfaqen në fjalë.
Mbi këtë pronë, Malltezi ngriti 19 kulla, me para që nuk u dihet burimi, në të cilat është pronar me 40 %.
Nga investigimi i Report Tv rezulton se kanë marrë pjesë dhe janë implikuar tre ish ministra të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Gazmend Oketa dhe Arben Imami, ish- ministri i Financave, Ridvan Bode, ish- ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ish- presidenti Bamir Topi, ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Gjergji Lezha, ish-drejtori i Anti-korrupsionit në Kryeministri Oerd Bylykbashi, ish-inspektori i Anti-korrupsionit Ilir Kadiu, i cili ishte edhe në konflikt interesi dhe gjenerali i Brigadës Xhemal Gjunkshi.
a.m/dita

Idiotër me certifikatë! Mbi 140 m2 nuk mund të ndërtosh as një hale për qentë e macet dhe jo 9 kulla.
Pushti Genc Ruli dhenderi i Eleni dhe Josif Pashkos, Mata Hari dhe Prokurori i Enverit te dy kriminele komuniste, vegla te regjimit satrap komunist,
HA HA HA CFARE ESTRADE ME AKTOR SALI GERDECIN, SALI VARKARIN, SALI SEKRETARIN E PARTISE SE PUNES
por:
Po te shtojme emerat e spiuneve te Sigurimit dhe pinjolleve te tyre ne listen alla Bylykbashe&Lukuni cituar me poshte, por po te shtojme edhe emerin e Ish Presidentit rezil demokrat, Bamir Topi qe deklaroi se nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes per t’i shpetuar pergjegjesise si Baba i Kombit dhe Kumandar i Ushtrise dhe shkoi dhe beri krushqi me familjen e Enver Hoxhes,
atehere:
CIRKU ENVERIST NE PD BEHET ME I PLOTE
Nje dite saliu me ndihmen e Serbeve dhe Biberajt u be i pari i Shqiperise! Genci u be minister! Nje veteriner u be gjyqtar ne moshen 30 vjecare pasi mbaroi shkollen profesionale,te organizates,nje tjeter na qenka bere K/redaktor i Syri. tv. I ri! Cfare meritash ka? Cfare artikujsh ka shkruar,ndonje liber, ndonje veper! E mbron Saliun me kaq zjarr sq edhe vete ai,Saliu,nuk di te mbrohet! Dhe te vjen ne mendje Pali miska,Simon Stefani me shoke te Enverit, domethene te Saliut! Dhe nje zonje me emrin e Rozafes se Shkodres, na i mbron Saliun njelloj?! Habi e madhe mes shqiptaresh! Sejamini thote pakica te hyje ne shumicen nga dritarja! Bolshevizem i paster! Jane budallenj,injorante? Jo jane dinake berishiane! paguhen jane rrogtare te Saliut! Provincializem!
Genc ruli eshte kryehajduti,tano karidi i saliut.
Ketij grupi qe eshte thirrur ne SPAK, i duheshin vene prangat dhe te kaloheshin ne qeli deri sa (me ngadalsine e duhur) te vertetoheshin dhe te dilnin te gjitha provat e procesit gjyqesor. Nderkohe le te benin amnisti dhe ti lironin burgjet nga gjithe vjedhesit e vegjel, grate dhe femijet.
Zoterinj te SPAK gjeja e fundit per te cilen duhet te thirret e te merret ne pyetje Genc Ruli eshte grabitja e Klubit Partizani.
Mbi te rendojne dhjetra afera, koncensione ne kundershtim me ligjet dhe shperdorime si Minister i Financave, i METE dhe i Bujqesise, eshte 3 here minister eshte nje nga kokat e krimit dhe bashkepunetor i ngushte ne vjedhje e krime me Sali Serbin.
Genc Ruli duhet te dilte nga SPAK me duar te lidhura i prangosur.