Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Non grata britanike dhe afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç: Si përfituan miliona Argita dhe Shkëlzeni (Dokumentet)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Non grata britanike dhe afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç: Si përfituan miliona Argita dhe Shkëlzeni (Dokumentet)
KronikeKryesorePolitike

Non grata britanike dhe afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç: Si përfituan miliona Argita dhe Shkëlzeni (Dokumentet)

Published: July 22, 2022
Shpërndaje

Tashmë është e konfirmuar, Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë më i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha pohoi me gojën e tij se është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurimin e tij personal dhe njerëzve pranë tij dhe si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

Sipas Sali Berishës, biznesmeni Damir Fazlliç ka qenë një investitor, që ka sjellë kapital në Shqipëri nëpërmjet bankave dhe në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe ndërkombëtar.

Po sipas Berishës,  Damir Fazlliç nuk ka përfituar kurrë, qoftë dhe një qindarkë të vetme nga ai apo qeveria e tij.

- Publicitet -

VoxNews ka publikuar disa dokumente ku vërtetohen lidhjet e Sali Berishës me Damir Fazlliç dhe aferën e Porto Romanos në 2008.

Damir Fazlliç u bë menjëherë epiqendra e debateve publike në atë kohë. Kryeministri Berisha, i kishte dhënë një besim të jashtëzakonshëm një njeriu me lidhje të dyshimta në Beograd.

Fazlliç synonte të ngrinte një perandori energjetike në zonën e Porto Romanos. Në kompanitë e tij, administrator ishte Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Eksperte kontabël ishte Shpresa Breçani, mbesë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Për ndihmë juridike, përkrah tij ishte zyra ligjore e Argita Malltezit dhe Flutura Kolës. Bashkëshortët e dy juristeve, përkatësisht Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola ndërmjetësuan për blerjen e tokës në Porto Romano.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Malltezi dhe Kola shfaqeshin edhe si blerës te fshatarët, duke ia shitur më pas tokën Fazllicit disa herë më shtrenjtë. Skemën e ka pranuar vetë Flutura Kola në dëshminë e dhënë përballë prokurorit, në një hetim që u hap nën dyshimet për pastrim parash.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Kola ka shitur plot 8 parcela me vlerë 257 mijë euro, referuar dokumentit që Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave i adreson Prokurorisë. Aty thuhet se mund të ketë kontrata të tjera që nuk janë paraqitur.

Në total, u siguruan për llogari të dy kompanive të Fazllicit, që administroheshin nga Erion Isufi plot 14 hektarë tokë. Çmimi i paguar nga Fazlliç ishte 18 euro ndërsa fshatarët kanë marrë vetëm 10 euro për metër katror.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Jamarbër Malltezi blen nga pjesëtarë të familjes Matmuja në Porto Romano parcelën me numër 18/24, me sipërfaqe 6512 metër katrorë.

Vlera e shitjes është rreth 7.8 milionë lekë të reja, kontratë ku e njëjta pronë, i shitet kompanisë së Fazllicit nga Malltezi. Vlera e shitjes plot 117 mijë euro apo rreth 15 milionë lekë, pra, dyfish. Në këtë formë është vepruar edhe me parcelat e tjera nga Malltezi dhe Kola. Për 14 hektarë ata kanë fituar në total nga kjo manovër mbi 1.1 milionë euro.

Fill pasi u mbyllën transaksionet, Berisha përfshin brenda parkut energjetik të Porto Romanos edhe tokat e Damir Fazllic. Vlera e tokës u 8-fishua. Për 14 hektarë tokë, janë paguar afro 2.5 milionë euro nga biznesmeni boshnjak. Fazllic e kuptonte se gjysmën e parave i morën Malltezi dhe Kola, por sërish ishte I kënaqur me pazarin. Ai e dinte me saktësi që Berisha do e favorizonte. Këtë, e ka zbuluar Flutura Kola para prokurorit.

Berisha u shfajësua teksa tha se se Porto Romanon e kishte shpallur park energjetik Fatos Nano që në vitin 2001. Në fakt, thelbi i favorizimit të Fazlliçit qëndronte tjetërkund. Pikërisht te vendimi i Berishës për të zgjeruar hapësirën e parkut me tokat e biznesmenit boshnjak.

Tani, do të përqendrohemi te transaksionet. Flutura Kola vepronte lirshëm në llogarinë e Fazllicit. Aq i madh ishte besimi sa ajo tërhiqte cash përmes prokurës shuma deri në 500 mijë euro. Siç duket në dokumentin bankar të siguruar, në llogarinë e Fazlliç fut duart edhe partneri i Flutura Kolës, duke tërhequr 150 mijë euro.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Këtë aferë, prokuroria e hetoi nën dyshimet për “pastrim parash”.  Për të verifikuar kompanitë e Fazllicit në një parajsë fiskale si Qipro, prokuroria i nisi aso kohe një letër-porosi autoriteteve të këtij shteti.

Në shkresë theksohet se përmes kompanive guackë, shitblerjes së tokës dhe shitjes së aksioneve, janë krijuar dyshimet për pastrim parash.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Fazlliç shiti aksionet e “Croun Acquisitions”, për 1.7 milionë euro te kompania “Altaria Research Limited” e regjistruar në Qipro. Kjo kompani kontrollohej nga Vojin Lazareviç, një partner biznesi i Damir Fazllic i njohur shumë në rajon.

Aksionere ishte edhe “Plenexus”, një subjekt i vënë në qendër të skandalit “Panama Papers”.  Edhe “Alpha shpk” që bleu toka në Porto Romano iu shit për 1.25 milionë euro “Irongold LTD”, e regjistruar në Qipro dhe e kontrolluar nga Lazarevic.

Çuditërisht, Flutura Kola bëhet edhe përfaqësuese ligjore e Lazarevicit. Në fakt, Lazareviç dhe Fazlliç ishin bashkë. Fazlliç mbulohej si anëtar bordi në kompaninë e Lazarevicit. Kur skandali u bë publik, Fazllic, nuk u pa më në Tiranë.

Siç shihet, deri në datën 8 tetor 2008 kur bën fluturimin e fundit nga Rinasi, ai kishte hyrë dhe kishte dalë nga Shqipëria me dhjetëra herë. Ajo që bën përshtypje është fakti se Argita Malltezi nuk u thirr të dëshmonte në prokurori. Barra i mbeti ortakes së saj. Por, Flutura Kola ka pranuar se Fazliç e ka njohur prej Argitës.

Ish-kryeministri Berisha jo vetëm që nuk i përkrahu prokurorët, por i intimidoi hapur duke akuzuar se hetimi ishte nisur nga mafia. Në fakt, nëse ndjekim paratë e transaksioneve në atë çështje, e kundërta e asaj që thoshte Berisha është e vërtetë.

Financuesit:

Flutura Kola thotë se paratë i ka derdhur një shtetas rumun. Por, ka dokumente bankare që tregojnë të kundërtën. Në llogarinë e Fazllic, bën derdhje mbi 1 milion euro një kompani ndërkombëtare e quajtur “Pluto international”.

Disa kompani të tjera kanë bërë derdhje më të vogla. Totali shkon rreth 2.5 milionë euro, aq sa u paguan për tokat e Porto Romanos.  Pas këtyre parave qëndron biznesmeni i njohur serb Vojin Lazareviç, një oligark me kompani që qarkullojnë rreth 600 milionë euro.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Por, kush është Lazareviç dhe pse askush nuk ka rrëmuar pak më thellë për të?

Lazareviç është një person i akuzuar për trafik armësh dhe kontrabandë. Sipas medias kroate “Nacional”, Lazareviç ishte njohje e vjetër e ish-kryeministrit Sali Berisha. Shikoni cfarë thuhet në investigimin lidhur me bizneset në rajon të serbit Lazarevic.

Lazareviç zbulohet si ortak i fortë i Vuk Hamoviç, një oligarku tjetër që u fuqizua gjatë sundimit të kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç. Referuar investigimeve, thuhet se partneri i Fazlliçit ka qenë financues i kriminelit famëkeq serb Arkan, paramilitari që kryente masakra ndaj shqiptarëve. Mes lidhjeve të afërta të Lazareviç përmenden edhe kriminelët e luftës Ratko Mlladiç dhe Vojislav Sheshel.

Lazareviç në fakt është njohje e vjetër në Shqipëri, qysh në kohën kur Shqipëria e drejtuar nga president Sali Berisha theu embargon dhe lejoi furnizimin me naftë të Jugosllavisë së Milloshevicit.

Në Porto Romano, dyshja Fazlliç-Lazareviç synonte të ndërtonte një impiant të gazit argjilor. Biznesmeni boshnjak deklaronte aso kohe se “ata mund të mbulonin deri në 50 % të tregut vendas”. Pra, biznesmenë me lidhje të dyshimta në Beograd e Moskë synonin kontrollin e energjisë në Shqipëri.

Furtuna e nisur ndaj Lulzim Bashës disa muaj më parë për rolin e dyshimtë të tij në dosjet e hetimit të ish-ushtarëve të UÇK-së duket se shkon përtej atyre që ishin thënë deri sot. Siç duket, fijet mes tij, kunatit Erion Isufi, vajzës së ish-kryeministritit Berisha shkojnë shumë më larg me miqtë nga Beogradi..

Veprimet për aferën e Porto Romanos u kryen përmes kompanisë ligjore “Kola & Associates” ku aksionere ishte Flutura Kola. Në të njëjtën zyrë ishin edhe kompanitë “Malltezi & Kola”, dhe “Malltezi & Associates”. Këto zyra avokatie kapën majat sapo u themeluan.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Referuar dokumenteve të siguruara, “Kola & Associates”, pra, ortakja e Argita Berishës u kreditua me plot 340 mijë euro brenda 10 muajsh në periudhën dhjetor 2007-tetor 2008. në një tjetër llogari, listohen mbi 250 mijë euro të tjera kreditime nga kompani të ndryshme.

Afera e Porto Romanos në 2008 me Damir Fazlliç, për të

Prapa transaksioneve, qëndrojnë disa prej kompanive më të mëdha. Mes tyre, shquhet edhe Rompetrol, e lidhur me projektet e Fazllic për parkun energjetik në Porto Romano. Pagesat për konsulencë ishin jashtë cdo llogjike të tregut shqiptar, plot 200 dollarë për orë./Voxnews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
29 Comments
  • Berisha do i bjere ne nje vrime fyellit perseri... says:
    July 22, 2022 at 4:10 pm

    …..Duke thene qe nuk di gje per keto lidhje dhe afera!!! Do te perpiqet qe te mohoje si zakonisht cdo njohje me cdo kriminel.
    Por faktet jane fakte.

    Reply
    • korçari says:
      July 23, 2022 at 9:05 am

      Saleh Berrisha duhet te damkoset si koka e shkaterrimit te shtetit shqiptar (shkaterrimi i drejtesise dhe zevendesimi me 3 mujor i gjygjtareve nga agronome,veterinere,mesues,elektiçiste e ordinere te tjere)shkaterrimi i ushterise,vjedhja e ekonomise ku i dhuroi pothuajse falas gjithe pasurite shteterore hajduteve apo krimineleve,shkaterrimi i arsimit(krijimi i universiteteve fabtazme qe shperndanin diploma te pa vleshme,vjedhja e tokes me nenin 1705 ,shendetsise,vrasja e protestuesve dhe tani pas shpalljes se dyte”non grata”akoma i bie gajdes se Rama ka urdheruar Britanine ashtu si USA dhe per çudi ndiqet dhe mbeshtetet dhe nga ata qe jane te shkolluar dhe pretendojne se jane shkolluar jashte shtetit,Kelliçi,Bylykbashi,etj .Po çon deri ne fund qellimin e tij se do t’a shkatrroje kete vend deri sa te kete force dhe jete …dhe se fundmi do t’a lere litarin perjashta…

      Reply
  • Cfare pritet? says:
    July 22, 2022 at 4:26 pm

    Sali Berishq te arrestohet urgjentisht.

    Reply
  • alphade says:
    July 22, 2022 at 5:04 pm

    E gjithe lukunia , te gjitha konet e Saliut:
    Gazetare, analiste, televizipni, shtypi jane
    hedhur ne sulm kunder Hapjes se Nego/
    ciatave duke u perpjekur te gjejne “qimen
    ne quall” qe edhe kur nuk ekziston, lakejt
    e Saliut perpiqen t’a sajojne me cdo kusht
    Dhe poligon qitje eshte bere si gjithmone
    KM aktual, EDI RAMA qe per opozites ky
    Kryeminister nuk ka bere asgje, absolu-
    tisht asgje ?! Valle e pranojme shqiptaret
    nje qendrim skandaloz nihilist e Dadaist !
    Shqiptaret nuk jane as qorra dhe as te
    shurdher , dijne fare mire te konstatojne
    negativen dhe positiven ! RAMA megjithe
    kusuret qe ka, mbi te gjitha ne fushen e
    mireqenjes se shqiptareve, vecanerisht
    te pensionistet qe mezi e nxjerrin jo
    muajin por as 10 diteshin e pare te muajit
    me ate pensionet qe marrin! Ndersa ne po-
    litiken e Jashteme qeveria aktuale ka arritur
    suksese historike ! Pak i duket nje fare analist
    Krasniqi qe megjithese hiqet spartiak ne fakt
    zvarritet prapa karroces se kalbur te Sali Beri-
    shes ! Neveri, vetem neveri per keta gazetaruce
    qe rendin si marathonomaku per nje brusht qe
    u jep PADRONI ose PADRiNOJA !
    O zoti Krasniqi nuk e shpetoni dot Saliun nga
    NON GRATA …..Emrat tuaj jane shkruar me ger-
    ma sterr te zeza nga DASH ! Do vije nje dite qe
    vraponi pas Qoftelargut te Vucidolit nuk do arrini
    te kaperceni Adriatikut , Ju dhe familjet tuaja !
    Gazetaret shqiptare jane shndrruar ne struce !
    Kur flas per gazetaret nuk i pergjithesoj: E kam
    fjalen per fevzite, zheit, shkullazet, nje vemje
    e mbushur me zeherr, mecajt, bejtjat, krasniqet,
    e shume te tjere qe jane komplet te vende ne
    sherbim te nje te semuri pa sherim i damkosur
    nga SHBA si person i padesherueshem : NON –
    GRATA dhe eshte Sali Berisha ! Sot nje hap te
    tille e mori edhe ANGLIA, neser nje vendimtar
    tille do ta marre e gjithe Europa Perendimore
    ( e civilizuar ) Dhe gjasat jane qe vertete “Nuk
    do ta kalojne Adriatikun ! U mbetet vetem Rusia
    dhe Kina e XI- se ! Ju duke qene antiamerikane
    do te damkosuni edhe si antieuropiane ……!

    Reply
    • ali baba me 40 hajdutet says:
      July 22, 2022 at 8:48 pm

      Dmth qe e ke fjalen per te gjithe ato gazetare qe jane kunder Rames.

      Reply
    • K says:
      July 23, 2022 at 4:25 am

      Gjithë bota e shpall non grata , ne shqipëri rri gjithë diten nëpër TV duke u perkedhelur. Gazetaria shqiptare ne shërbim të se keqes pa asnjë etike profesionale dhe civile. Turp i madh .

      Reply
  • Pilo Lala says:
    July 22, 2022 at 5:14 pm

    Anglia ka nje denoncim te atij Indianit me tokat ne Porto Romano, qe u dhunua nga kriminelet qe vuri Argita Berisha.
    Denoncimi i tij ne Londer, eshte marre parasysh nga Anglia.

    Reply
    • Mali says:
      July 22, 2022 at 9:41 pm

      SAPO ZURI FRONIN
      RAMA TASH SA MOT
      ME TE U MARTUA
      SDIVORCOHET DOT

      KUSH KERKON TJA MARRE
      E DAMKOS NON GRATA
      ME NDIHMEN E MIQVE
      QE JU FAL DHURATA

      SI PO DUKEN BATHET
      DO TJA SHKOJ ENVERIT
      IKU KOHE E DRITES
      ERDHI E FENERIT

      RENKON SHQIPETARI
      NEN ZGJEDHEN E RE
      DOLI FJALE E FISHTES
      NA LAN PA ATDHE

      Reply
      • 3D says:
        July 23, 2022 at 7:25 am

        Mjaftë ma i shki kungulli mbi ujë familjes Zullumçare ndaj fukarenjve dhe shqiptarve të mirë dikur do tu fundoset vetëm vonim se sdo të kenë shpëtim

        Reply
      • Trimi says:
        July 23, 2022 at 7:59 am

        O mal, qeke nje koqe kanari ti që se paske shokun.

        Reply
      • Na mbyten budallenjte says:
        July 23, 2022 at 12:26 pm

        Po , paguan Shba,Angline ,Francen,Italine, Europen ,etj etj ….Ik o koqe, qe ne momentin qe thua Rama paguan boten ,je jashte realitetit

        Reply
  • Plaku i urte, jo si Saliu says:
    July 22, 2022 at 5:20 pm

    O Sali, hap krahun, se po e ben “mullar”.
    Ke bere aq shume, sa duhen vite per ti treguar te gjitha. Mjafton fakti se askush nuk ka frike ligji dhe e pamoralshmja shitet si e moralshme.

    Reply
  • Kastrioti says:
    July 22, 2022 at 5:29 pm

    Ky Fazllici ka marre fonde publike, koncesione apo favore financiare nga qeveria e djathte? Mundet dikush me i informuar te na thote dicka, thjesht per informacion

    Reply
    • MALI says:
      July 23, 2022 at 10:00 am

      JAM ME TY O TRIM
      VEC E KE GABIM
      NUK JAM SHOKU YT
      QENKE GJYTYRYM

      Reply
  • Rita says:
    July 22, 2022 at 5:58 pm

    Nuk me intereson as Saliu e as ‘non gratat ‘ Por nje pyetje qe e ben dhe nje femije pse kjo ‘non grata ‘ pas 9 viteve te doreheqjes se doktorit nga politika ? Hekuri i nxehte goditet qe te marre formen e duhur thote nje proverb. Pas nje viti te ‘non grata ‘ amerikane nuk shohim fakte qe me te vertet te vejne Saliun para pergjegjsise e tash qe qarte ai u rikthye triumfiator si krytar i PD del bishti amerikan dhe jep ‘sihariqin ‘ e sotem .Por jo rastesisht keto dy superfuqi kane nje linje politike ndaj Shqiperise qysh nga LB e dyta e deri me sot ku perpara KORRUPSIONIT , shitblerjen e votave ne te tre mandatat ( ka incizime dhe me emra e mbiemra ) kontrabante Droge nga ish ministra dhe Amerika + GB.nuk reagojne por shikojne Ramen si shenjtorin e vendit. Le te dalin dhe Ambasada te tjera Por popullit cfare do t’i bejne ? Ai don Berishen si nje mundësi per te hequr hajdutet nga qeveria. Dhe pas tij le te vije nje i paster , jo frikacak e trathtar i se djathtes dhe i Opozites si Bash Brava. Me kete Amerika tregoi se nuk ja del me Doktorin e perdor Angline si paterice.Te shohim si do te perfundoj gara. Eshte dhe nje plan qe Partine e Monikes / Metes t’a nxjerrin si force e dyte dhe ne zgjedhjet e para apo te kohshme te dale e pare e vendi te udhehiqet vec nga te majtet. Pra te shkrihet e djatha ,e gjymtuar shqiptare. Dhe ne Greqi nuk ndodhi keshtu ? PASOK qe qeveriste dekada sot eshte parti e trete me 10 – 15 % .Politika ecen me plane por populli don buke , jetese mesatare , punesim dhe drejtesi. Por kujt po i bohet galje per popullin qe vetvritet , mbledh kanoce , e oligarket miljonere vjedhin diten e naten. Mjere shqiptari e mjere ky vend ! Gabimet e 1992 po lajme dhe sot. Perderisa lejuam ish persekutoret , fëmijët e tyre ( Rama me Gjiknure ) te qendrojne ne politike Per kete FATALITET e KRIM unë do te denoja Berishen si Napolon Bonapartin . Ne nje ishull i internuar me gjithe familjen.

    Reply
    • Mario says:
      July 22, 2022 at 7:34 pm

      Sepse ky ligj hyri ne fuqi nga Amerika, por edhe perendimi ne pergjithesi ne 2018 per non-gratat per korrupsionin e madh. Kjo eshte thene shume here.

      Reply
    • Non Grada says:
      July 23, 2022 at 7:33 am

      Ka marrë krimineli çetnik Fazlič lezo investigimin o je i kastruem edhe në krye

      Reply
  • orwell says:
    July 22, 2022 at 6:48 pm

    nuk e di kush jane keta ‘MADHERFAKERS” qe publikojne keto carcafe..
    .
    Ky muhabet eshte mbyllur nje here kur para 15 viteve e vune SALIUN me shpatulla ne parlament dhe ai SI KARADUZ THA;
    .
    PO FAZLLICIN E KAM MIK SHTEPIE ..DONI TA SJELL PER KAFE KETU
    .
    E kam thene qe demi kapet prej briresh…
    SI ????
    .
    Merreni kryegjeneralin Luan Hoxha dhe cojeni forcerisht te nje prokuror te deponoje fakti qe XEN SAL BERISHA e ka kerrcenuar me vdekje..

    POR JU NUK JENI BURRA..
    .
    Shikoni si arrestojne disa sekte euroamerikane Thacin apo Tahirin qe kane bere nje te miljonten e krimeve te Usaliut te Biberisheve..

    Ka ardhur koha te pyesim

    Pse Amerika e ka frike Saliun…apo pse po e perdor akoma qe ne vend te prangave e akuzon me bombone dhe cokollata tip non grata..
    .

    Reply
    • TROPOJA says:
      July 22, 2022 at 9:57 pm

      Nuk mjafton vetem “non grata”, per te korruptuarit ne sasira te medha. Patjeter qe duhet te shoqerohet me masa penale dhe kthimin e pasurise se pervetesuar.
      Si SBerisha jane shume si Meta, Luli, Mehdiu, e shume shume nga e majta.
      Keta nuk duhet te drejtojne as parti.
      Amerika apo Britania e Madhe nuk duhet ti lene kaq gjate dhe te veprojne pas 30 vitesh.
      Po SPAK, cfare pret, apo ti shpalle edhe ndonje shtet tjeter “non grata”, keta qe i morren frymen popullit te shumevuajtur.
      Meqenese ne vendin tone mungojne organet e drejtesise, qendrimi nga shtetet e tjera duhet te jete me i ashper dhe te veprohet me shpejt.

      Reply
    • Ki says:
      July 23, 2022 at 7:16 am

      Me vjen mire qe ka ende shqipetare qe analizojne faktet dhe jo lajmet e TV.
      Bravo!

      Reply
      • Shpalosësi says:
        July 23, 2022 at 12:48 pm

        Drejtshkrimi i mbiemrit,
        E nderuara redaksi e gazetes Dita. Mbiemrat sllav kryesisht e kane mbaresen viq / pra JO viç. Gabimi tjeter te mbiemri behet, verehet edhe te nje shkronje tjeter. Nuk shkruhet Fazlliç/ drejt eshte Fazliq.
        Po ta kishit pyetur Sali Gerdecin, sigurisht do ju kishte treguar se si shkruhet mbiemri i sakte i mikut te tij. Ai e dine kete, pasi qe eshte dhender i tyre.

        Reply
  • Fjala ime says:
    July 22, 2022 at 8:01 pm

    Sipas Nenit “Monika dhe Liria” te gjykates kushtetuese te drejtuar deri pasneser nga Ilir Meta, urdheroj Gazeten Dita te pergenjeshtroje dukumentat kriminale te Sali Sheqeres dhe pjelles tij sepse presidenti SPAK-ut, Arben Kraja, nuk i do keshtu por ne euro dhe nje vile ne Lalez! Njekohesisht Sherbimi informativ kombtar te, sidomos Bahri Shaleqiri, te raportoje tek Arben Kraja se te gjitha keto dokumenta nuk jane te verteta dhe serioze, por fallsifikime dhe çpifje njesoj si Londra dhe Uashingtoni qe bejne per Sali Sheqeren. Avokati qafederr, Gjokutaj, te marri persiper dhe te mbulohet me keto dokumenta e ti fshehi ne sirtaret e Arben Krajes. Ej , e kuptoni qe po lozet me nje popull te tere?! Po lozet me nje Shqiperi, prandaj duhet pastrim me fshese te hekurt, pa meshire.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 23, 2022 at 6:57 am

    Rama në opozitë e akuzonte Fazliqin, kur erdhi në pushtet e shpërbleu me tendera qindra milioneshe

    Shkrim nga intelektuali per fanatiket dru me pre Te Rilindjes Enveriste te Edvinit:

    “…Vite më parë kur qeveriste Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç ishte shfaqur vërtet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë krah ish-kryeministrit. Por ai nuk është një personazh që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës u zhduk krejtësisht. Jo vetëm kaq, por ai ka përfituar gjithashtu kontrata nga qeveria “Rama”. Në shkurt 2014 disa muaj pasi socialistët kishin ardhur në pushtet, tenderin e linjës së tensionit të lartë, të financuar nga gjermanët e KFW, që lidh Tiranën me kufirin e më pas me Prishtinën, e fitoi pikërisht kompania boshnjake “Energoinvest”, me një vlerë prej 29 milionë eurosh. Kjo e fundit, e akuzuar nga socialistët atëhere në opozitë si firma e Damir Fazlliç, është firmosur si fituese nga drejtori i OST asokohe i emwruar nga qeveria “Rama” në fund të vitit 2013. Ndryshe nga akuzat e atëhershme të kohës kur ishte në opozitë, qeveria “Rama” jo vetëm që e gjeti fituese firmën e Fazlliçit, por e shpalli atë edhe me një ofertë rreth 2 milionë euro më të lartë. Përtej kësaj Damir Fazllic ka qenë gjithashtu i pranishëm në evente me pjesëmarrje të Edi Ramës. Në shkurt 2020, biznesmeni kontrovers qëndronte i ulur në konferencën për shtyp që po jepte Edi Rama në Uashington. Ndryshe nga akuzat e kohës kur ishte në opozitë për marrje tenderash të dyshimtë në emër të lobimit për Sali Berishën në SHBA, Damir Fazlliç vijoi të ishte i afërt edhe me Edi Ramën. As sot pas 9 vitesh nga pushteti i Berishës, nuk i ka hyrë “gjëmb në këmbë” nga qeveria “Rama 3”. Berisha “non grata” nga Britania e Madhe edhe prej lidhjeve me Damir Fazlliç, por ndërkohë biznesmeni serbo-boshnjak është gjithashtu i lidhur me Edi Ramën. Pikëpyetjet mbeten!…”

    ©LAPSI.al

    Reply
    • Krimi dhe mosndëshkimi says:
      July 23, 2022 at 7:53 am

      Se Salih Berisha kultivoi zyrtarizoi dhe legalizoi krimin dhe lidhjen me rrjetin ndërkombëtarë të krimit që nga Anglia e deri në Dubaj nga Avganistani deri te Amerika Latine dhe ky rrejt kriminal aq i forcuar edhe në Shqipëri ka qenë dhe është financusi i destabilizimi në Shqipëri dhe rrezik i sigurisë kombëtare mjafton vetëm të numrohen demonstratat dhe protestat e Salihut ato janë rekord në numër ato i ka financu dhe i finacion ato shpenzime kuleta dhe xhepi i Salihit sigurisht jo me të vetmin qëllim që krimi prap të veproj i lirë në Shqipëri

      Reply
      • intelektuali says:
        July 23, 2022 at 8:21 am

        O KRIMI DHE NDESHKIMI DOSTOJEVSKIT TE PUTINIT:

        OK! me keto qe thua plotesisht dakort me Sali Sekretarin e Enverit dhe beniaminin e Bush Junjorit qe i dhuroi 300 meleone dollaro per Bumjen e Gerdecit,

        por:

        Pse Edvini po keshtu djali i Killerit te Enverit e ka lene Salihin te livadhosi dhe te gezoje jeten me pinjollet e tij ne tre mandate pushteti socialist alias pushtet enverist, por jo vetem kaq por e ka lene edhe deputet te Parlamentit dhe ja ka lene Sali Gerdecin anglezeve te zoriten me non graten e tyre explicite te panjohur per UK ne histori, si nje estrade socialiste per katunare dru me pre, sepse Bosi i rilindjes eshtei friguar nga protesta e fundit e 7 korrikut qe mund ta rezoje nga pushteti i tij plot me inceneratore dhe PPP alla Bashkim Ulaj&Lukuni.

        Reply
  • kam kohe says:
    July 23, 2022 at 7:18 am

    Xhorxh Soros i ka dhene E Rames 50 milion $ per te blere toka ne jug te Shqiperise ,per te mbjelle hashash,qysh ne vitin 1997(eshte deklaruar nga deputetja Italiane Irane Pivetyi)Gjendet kollaj ne internet

    Reply
  • 3D says:
    July 23, 2022 at 7:28 am

    Mjaftë ma i shkoi kungulli mbi ujë familjes Zullumçare ndaj fukarenjve dhe shqiptarve të mirë dikur do tu fundoset vetëm vonim se sdo të kenë shpëtim

    Reply
  • Trimi says:
    July 23, 2022 at 8:03 am

    Ca boni argita dhe xeni sa shiten vetëm token që ja ka lon baba.
    Shyqyr qenuk nejti dhe ca sala ne pushtet se do të kishin shit gjithë shqiperin.

    Reply
  • I fundit i Mojkaneve says:
    July 23, 2022 at 8:14 am

    Nese jane gjitha keto fakte pse nuk arrestohet Saliu nga SPAK? Mosvalle eshte i perfshire dhe Luli i Kimes ne kete mesele? Pse nuk u shpall dhe Luli non grata? Perderisa drejtesia shqiptare nuk e arreston Saliun , ai do vazhdoje te drejtoje PD-ne dhe jam i bindur qe qumeshtoret Sorrosian nuk ja marrin dot. Qumeshtoret Sorrosian te bejne ndonje parti te re opozitare si G99 nese kerkojne te bejne opozite .Po nuk u arrestua Saliu gjithe bota le ta beje nongrata ai nuk e dorezon partine . Une urroj qe te arrestohet dhe ti marre me rradhe dhe kasken politike hajdute me vete por jam shume skeptik . Edi e di qe po u arrestua Saliu dhe po doli nje figure e re ne drejtim te PD-se fundi tij eshte shum i afert, prandaj keto jane shashka politike per te larguar vemendjen nga vjedhjet masive te inceneratoreve dhe vrasjet mafioze qe po ndodhin per dite ne mes te qyteteve dhe askush nuk eshte arrestuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?