Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Afera e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’, ish drejtori i klubit: Abuzim nga Berisha dhe dhëndri! Gati të dëshmoj në SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Afera e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’, ish drejtori i klubit: Abuzim nga Berisha dhe dhëndri! Gati të dëshmoj në SPAK
KronikeKryesorePolitike

Afera e privatizimit të ish-Kompleksit ‘Partizani’, ish drejtori i klubit: Abuzim nga Berisha dhe dhëndri! Gati të dëshmoj në SPAK

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

Ish drejtori i klubit Partizani, Isa Tare ka folur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ duke thënë se ka gisht Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Në një intervistë për mediat ai u shpreh se e hoqën nga puna duke dërguar ish shoferin e autobusit që të dërgojë zarfin me shkarkimin dhe në vendin e tij vunë ish futbollistin Afrim Tolja.

Ky i fundit e dha dorëheqjen pas 3 muajsh për t’ia dorëzuar atyre që e kërkuan. Sipas Tares, kishte lidhje me Fatmir Mediun pasi menjëherë pas largimit nga drejtimi i klubit ‘Partizani’, mori një post tek Ministria e Mjedisit.

- Publicitet -

“Klubi ka qenë fidanishte por është bërë për qëllime fitime se mesa di unë janë bërë mbi 15 kulla. Janë prishur fusha e futbollit, palestra, janë rrafshuar për t’u bërë pallate. Sa kohë kam qenë drejtor, kam tentuar por nuk gjenin mbështetjen time. Mua më hoqën në mënyrë demonstrative, madje ish shoferi i autobusit më gjeti në rrugë, më dha zarfin që jam shkarkuar. Në vendin tim erdhi Afrim Tolja, ish futbollist, njeri shumë negativ për klubin. Qëndroi 3 muaj dhe tha se do të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore. E dorëzoi klubin te ata që e kërkuan dhe e emëroi Fatmir Mediu tek ministria e Mjedisit. Pra ka qenë e lidhur”, tha Tare.

Ndër të tjera, u shpreh se nuk e kanë thërritur ende por është i gatshëm të dëshmojë në SPAK pasi ka qenë për 47 vite pjesë e klubit Partizani.

“Arben Imami ka përgjegjësinë e vet. Ministria e Mbrojtjes ka bërë procedurën komplet. Ka qenë në varësi të saj, me fondet e saj, bazën materiale e çdo gjë e kishim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila dhe e dorëzoi. Ai donte ta kishte mirë me Berishën dhe e dorëzoi klubin. Ka shumë abuzim. I kanë shitur e fituar 150 milionë euro. Kanë shitur hyrjet me çmime shumë të larta. Unë jam i gatshëm që të paraqitem para SPAK e të dëshmoj. Deri tani nuk më kanë kontaktuar. 47 vjet kam qenë pjesëtar i klubit dhe me shumë funksione. Për sporte të tjera si volejbolli e basketbolli, të gjitha kanë mbetur pa shtëpi”, tha Tare.

Ditën e sotme, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pa praninë e një avokati, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi ‘Partizani’.

Ndërsa për çështje ditësh, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani. Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Pilo Lala says:
    September 21, 2022 at 3:25 pm

    Krime makabre te Saliut, hajdut ordinere.
    Ka marre para Fatmir Mediu dhe Arben Imami?
    Nuk besoj qe kane marre para, apo kane perfituar gje.
    I vuri Saliu te firmosin, tani do i fusi ne burg, se do thote nuk di gje, ata kane firmosur.
    Me vjen keq per Fatmir Mediun, se do lere rrugeve Eli Faren dhe krushken ne Vore.
    Imami le te veje ne burg, nuk ka asnje qe ta kujtoj, as gruaja asnjeri.

    Reply
  • Na myten says:
    September 21, 2022 at 3:28 pm

    Isai ne Boten e Cudirave. Habitet Isai si u privatizua Klubi sa nje apartament.
    Me pak se nje apartament u privatizuan te gjitha ndermarrjet Isa, u shiten per skrap dhe u bene pallate. Ku ishe ti ne ate kohe?
    Isai si Nastradini kur i thane po digjet fshati. U kthye ne krahun tjeter te vazhdonte gjumin po ja qe i paska ardhur flaka (letra me shofer autobuzi).

    Reply
  • zgalem says:
    September 21, 2022 at 4:42 pm

    Manovrat e privitazimit , jane perdorur , per te krijuar te cara , per vjedhje galopante . Te tera privatizimet kane kete motiv . Une do te paraqes privatizimin e ish Ndermarjeve bujqesore , qe ishin nje kapital i instaluar gati nje miliard $ . Besoj u arketuan ne arken e shtetit , me pak se 50 mije $. Keto quhen vjedhje me thes ne koke . Kush i realizoi ? Nepunesit e viteve 1990- 93 . Te tere sot i keni pronare biznesesh te tjetersuara . Lopet e fameshme te Ish fermave u vodhen me autokollona policie. Aktualisht lopet , delet i keni ne Greqi , ne fermat greke , maqedonse , mbase dhe sllave . Ai , qe do te zbertheje , kete mega korruopsion , meriton dekorimin , Hero. Zgalem

    Reply
  • Tironci says:
    September 21, 2022 at 4:49 pm

    Paska ngelur Tarja pa Leke si Avukat Idajet Biqiri.Deshmo Tare deshmo se qenin e ngordhur do gjeshe,çeshtja eshte mbylluir me koh,por eshte halli 400 milion eurove per incernatoret qe ka vjedhur dhe po vjedh çdo Dite rilindja e hajduteve dhe drogaxhinjve.Nuk i shpetojn dot burgut Erion Shpifaraku dhe Edvin Droga,vetem po i dha azil politik Amerika apo Erdogani.

    Reply
  • demo says:
    September 21, 2022 at 5:19 pm

    Ti shkohet deri ne fund ,mos mbetet vetem tek faza e deshmive ne Prohurori.Ceshtja arkivohet,,po qe se heshtin keta te Inceneratoreve.Se edhe Rama me horrat e vet jane zhytur der ne mut me Inceneratoret dhe mund te bejne kompromise.
    Burg per horrat e Berishes qe i grabiten terrenet sportive te Klubit Partizani,sa nje kanace birre dhe i prene te ardhmen qindra femijeve dhe sportisteve qe sterviteshin ne ato terrene.Terrenet sportive jane Asset Kombetar dhe jo zissa ushtarake ne varesi te Ministrise Mbrojtjes qe te talli bythen dhendri kryeministrit malok.

    Reply
  • PD-ja bëri grabitjen says:
    September 21, 2022 at 6:05 pm

    Zgalem, e ke gabim, këto grabitje i bënë militantët e PD-së, kur PD-ja erdhi në fuqi në pranverë të vitit 1992. Menjëherë sa PD-ja morri pushtetin, nxorri ligjin 24/1 dhe i largoi të gjithë specialistët e mëparshëm, edhe sikur të mos ishin antarë të PPSH-së. I zëvëndësoi me militantë të PD-së, që të kryente më lehtë grabitjen. U shkatrua ekonomia, që të bliheshin sa më lirë asetet dhe nga “brekë grisur”, u bënë për një kohë të shkurtër të pasur. Të parët që duhet të dërgohen pas hekurave, janë Berisha dhe Meta, por edhe të tjerët, dhe t’u sekuestrohet pasuria nga shteti.

    Reply
  • Asd says:
    September 21, 2022 at 6:06 pm

    Tare jep detaje interesante se si eshte zbatuar plani duke eliminuar gjithe zerat kunder ose cdo deshmitar. Nuk e ka menduar keq Berisha, por ja qe Tare eshte gjalle dhe do mund te jape nje deshmi te vlefshme.

    Reply
  • Nje malok says:
    September 21, 2022 at 6:41 pm

    Tarja te merret ne ruajtje. Rrezikohet nga MM (mafja e maleve)…!

    Reply
  • Tani says:
    September 21, 2022 at 6:48 pm

    Mei interesanti fakt ne te gjithe kete histori eshte qe deshmitar i ofrohet SPAK-ut vete dhe Spaku nuk e ffton.
    Konkluzionegt secili i nxjerr vete ku eshte katandisur vendi yne.

    Reply
  • Titi says:
    September 21, 2022 at 8:20 pm

    Pontek Klubet e tjera cfare u be , klubi Dinamo psh. Po klubit Tirana a inka ngel na i prone se bejne stervitje ne Lac te shkretet.
    Grini sallate me berishe me fatos e me enver nderkohe qe kta vazhdojne grabisin diten per djelle edhe pa stil fare por si terroriste.
    Marrin pronat e pronareve ne bregdet, ne mes te tiranes tek 15 kateshi e kudo ku i vete mendja.
    Rilindja eshte fundi Shqiperise

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën
  • Përfundon raundi i parë i negociatave midis SHBA-së dhe Iranit

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  2. realisti on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë
  3. realisti on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. Vlora 97 on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?