Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar! Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar! Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet
EkonomiLajmi i fundit

Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar! Ministria e Ekonomisë: Skema do rishikohet

Published: February 20, 2026
Shpërndaje

Gati 12 përqind e 763 mijë pensionistëve mbeten jashtë skemës së bonusit mujor, sipas shifrave zyrtare të atyre që përfituan gjatë janarit. Mbi 36 mijë qytetarëve që kanë pension mbi 40 mijë lekë, iu shtuan dhe 54 mijë të tjerë që u penalizuan për shkak të skemës.

Bonusin 1800 lekë në muaj e marrin vetëm ata që kanë dalë ne pension urban me vite të plota pune por që nuk marrin më shumë se 40 mijë lekë në muaj. Po kështu e marrin 800 lekëshin ata që kanë pension urban të pjesshëm por që nuk kalon vlerën 22 mijë lekësh. Kurse pensionet rurale s’duhet të jenë më shumë se 18 mijë lekë, në mënyrë që të përfitohet bonusi mujor 1 mijë lekë.

- Publicitet -

Por jo vetëm kaq. Tavanet e vendosura, nuk lojojnë në disa raste përfitimin e plotë të bonusit. Një qytetar që merr pension rural në vlerën 17 mijë e 500 lekë, nuk e përfiton bonusin 1 mijë lekë, por merr vetëm 500 lekë, pasi nuk mund të kalohet tavani i caktuar nga qeveria, në këtë rast prej 18 mijë lekësh.

Sipas shifrave zyrtare të siguruara nga Report TV nga rreth 762,740 pensionistë që ka Shqipëria, bonusin mujor e kanë përfituar në janar 672,982 prej tyre. Prej tyre vetëm 33% e përfituesve kanë marrë 1800 lekë, ndërsa shumica ka marrë më pak.

Nëse skema do të mbetet e tillë, numri i pensionistëve që s’do të përfitojnë do të rritet në 2027-ën, pasi vlerat mujore të bonusit do të dyfishohen. Por në një reagim zyrtar për Report TV, Ministria e Ekonomisë është shprehur se skema do të rishikohet, por jo tavani prej 40 mijë lekësh.

“Në lidhje me vitin 2027, po, këto tavane do të jenë objekt rishikimi në kuadër të analizës së vazhdueshme të politikave sociale dhe reformës së sigurimeve shoqërore. Skema e kompensimit do vijojë të aplikohet për pensionet deri në 40,000 lekë në muaj, ndërsa fashat konkrete të përfitimit dhe masa e kompensimit mund të rishikohen, në varësi të: ecurisë së inflacionit, qëndrueshmërisë financiare të skemës dhe rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë”, thotë Ministria e Ekonomisë.

Ndërkohë qeveria ka vendosur ta japë edhe shpërblimin e fundvitit dhe e ka parashikuar në listën e akteve që do të miratojë brenda vjeshtës së këtij viti.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • vlonjati says:
    February 20, 2026 at 8:21 pm

    Eh ç’po tallin menderen keta me ne pensionistet !

    Reply
    • Tirana Tirana1 says:
      February 22, 2026 at 10:11 am

      Pesioni duhet te jet sipa kontributit dhe jo sopas tekave te shtetit.Nuk duhet te kete tavan.

      Reply
  • ¿? says:
    February 20, 2026 at 10:10 pm

    Hej me hajer jo, kjo qeveria jone te gjitha gjerat i zgjidh me by7he. pra mundesisht sa me te komplikuara qe nuk i merr vesh as gomari me i mencur i tufes. Gjithe bota punon me indeksim bazuar ne inflacionin vjetor. Te gjithe pensionet pa perjashtim indeksohen me perqindjen perkatese dhe s’ka as tavane as dyshemera.

    Reply
  • Zyrtar i shtetit ne pension. says:
    February 20, 2026 at 10:21 pm

    Te japin urgjentisht atyre 90 mije pensionisteve ate qe u takon si gjithe te tjeret. Shteti paguan nje administrate te tere, qe te interpretoje ligjet, vendimet, udhezimet e qeverise. Kush nuk eshte i afte te beje punen te iki te shes banane e domate, jo te beje llogarite lemsh e njerezit te pakenaqur. Dihet jo vetem sot, qe jo te gjithe zyrtaret i pershtaten punes, p.sh. Nga 50 nepunes e sigurte me pak se 10-12 jane te afte, te tjeret jane dru me pre, militante, qe nuk dine as te shkruajne mire shqip,prandaj ecin punet mbapsht.

    Reply
    • Hena says:
      February 21, 2026 at 4:53 pm

      Te ritet pensioni me % njelloj pwr te gjithe..Qeveria nuk duhet te bej dallime . Ne cdo vend te botes ,pavaresisht se sa e ke pensionin , vendos vleren kaq perqind dhe kjo eshte me e drejte Cpun ka qeveria se sa te larte e kam pensionin un…A kam derdhur sigurime me shume se ai qe mer me pak ? Po..Atehere qeveria te vendosi 20 % ritje dhe tu takoj sa tu takoj cdo kujt .

      Reply
  • Parku Rinia says:
    February 21, 2026 at 5:37 am

    Premtimet boshe e ne stil banditesk,

    ¨una tantum¨ ketu & ¨una tantum¨ atje,

    te ‘clown-it’ Kryeminister Edvin Kristaq Rama,

    i cili,

    edhe pse eshte betuar mbi Kushtetute per 4 here me radhe,

    nuk e respekton ate si te tille ….. ,

    vecanerisht

    ne Kapitujt e Nenet themelore te te Drejtave te Njeriut !

    Reply
    • Anonymous says:
      February 21, 2026 at 2:52 pm

      Na rroftë që kemi paguar më shumë se të tjerët sigurime shoqërore dhe shëndetësore ne 90000 pensionistëve që nuk marrim bonus

      Reply
  • Parku Rinia says:
    February 21, 2026 at 5:43 am

    Premtimet boshe e ne stil banditesk, ——

    ¨una tantum¨ ketu & ¨una tantum¨ atje, ——

    sipas momentit dhe ‘hallit’ te Tij e te shpures se Tij, ——

    te ‘clown-it’ Kryeminister Edvin Kristaq Rama, —–

    i cili, —–

    edhe pse eshte betuar mbi Kushtetute per 4 here me radhe, —–

    nuk e respekton ate si te tille ….. , —–

    vecanerisht ——

    ne Kapitujt e Nenet themelore te te Drejtave te Njeriut e/o ato Ekonomiko-Financiare !

    Reply
    • Anonymous says:
      February 21, 2026 at 6:17 pm

      Padrejtesi në këtë vend nuk kanë të sosur .Para pak vitesh thanë se do ndihmohen pencionet më të ulëta me ma shumë lek .Kur kryeministri dekleroj se te gjithë pencionet do marrin bonusin e fundvitit te shperndar në muaj .Por nuk doli ashtu ,tani doli se do shperndahet sipas kotribureve te dhena .Nje nene me shume fëmijë e dalë në pencion para 2014 nuk e merr ndersa ajo e dalë pas 2014 po ku te dalesh atehere përse I howi nga lista ata që kanë mbi 40000 lek pra eshte falcon deklerimet e bera .per mue te gjitha fashot e dhëna jane padrejtesi se I varfri mbet perseri I varfer dhe ata qe kanë kontribue ma shumë u hiqet e drejta .

      Reply
  • Drita says:
    February 21, 2026 at 6:02 am

    Rishiko skemen mos Beni luftë klasash duke percare pensionistët qe nuk kane përfituar poshte tavanit te caktuar se nuk po kerkoj ne lemoshepor ate qe ju takon per pak dite e muaj quhen me pension te pjesshme

    Reply
  • Rahim Merkohitaj says:
    February 21, 2026 at 2:29 pm

    per nje vit vjetersi pune (te cilin e kam te dokumentuar)nuk me quhet pension i plote pleqerie dhe barazohem me ate qe ka 15 vjet e sperfitoj asgje 🙈🙈

    Reply
  • Anonymous says:
    February 21, 2026 at 4:32 pm

    Qeveri sorosjane ..te jep 5 dhe te mer 105…c’ti besh kur gjen popull dele !!

    Reply
  • Drita says:
    February 21, 2026 at 4:33 pm

    Qeveri sorosjane ..te jep 5 dhe te mer 105…c’ti besh kur gjen popull dele !!

    Reply
  • Vera says:
    February 21, 2026 at 4:41 pm

    Po pse ata qe marin 400 mije nuk kane te drejte te kerkojne ritje pensioni ? ….Por ata kane derdhur sigurime me shume , kane punuar me shume dhe ne industri te rende, pse mos tu ritet pensioni? Qeveria ska pse te beje dallime, ai qe mer me pak ,ka paguar me pak sigurime, Nuk i jep nga xhepi sorosjania qe ben bilancin e ekonomise, jane djersa e tyre , kane derdhur sigurime per vite me radhe ata qe e kane 400 mije pensionin.

    Reply
  • Hena says:
    February 21, 2026 at 4:49 pm

    Te ritet pensioni me % njelloj pwr te gjithe..Qeveria nuk duhet te bej dallime . Ne cdo vend te botes ,pavaresisht se sa e ke pensionin , vendos vleren kaq perqind dhe kjo eshte me e drejte Cpun ka qeveria se sa te larte e kam pensionin un…A kam derdhur sigurime me shume se ai qe mer me pak ? Po..Atehere qeveria te vendosi 20 % ritje dhe tu takoj sa tu takoj cdo kujt

    Reply
  • 1thundrak says:
    February 21, 2026 at 6:03 pm

    Pune bythqirash

    Reply
  • Anonymous says:
    February 21, 2026 at 6:25 pm

    Mjere ky popull në dorte kuj ka ra tash 35 vjet ku qeverit nuk e kane dhe nuk e dinë se ka popull vetem dinë se jane vete zot i toke . Sot ka shume e me shume te varfer se në kohen e Partisë Punese .

    Reply
  • Anonymous says:
    February 21, 2026 at 6:28 pm

    Petriti
    Tavani, siç e kuptoj unë që jam me pension të pjesshëm, më lë me pension mujor 22 mijë lekë deri në vitin 2030, pra as indeksim as bonus

    Reply
    • Vera says:
      February 22, 2026 at 7:28 am

      Poo e vertete ….Kesaj i thone te ushqen me luge zbrazur !!….Turp per kryeministrin qe mashtron pensionisteet! Pse nuk zbaton ligjin qe duhet ..2 here indexim ne vite , se per rritje s’behet fjale, por te pakten indexsimi eshte i detyruar,per shkak te cmimeve te shportes.

      Reply
    • Ylli says:
      February 22, 2026 at 7:36 am

      Fix ashtu eshte. Cdo lajm behet pet te genjyer opinionin, qe gjoja po rit mirqenien. Vetem protestat e zgjidhin kete !
      Duhet te zbatohet ligji ,i cili thot :
      Pensionet indexohen 2 here ne vit , ne Prill dhe ne Tetor . Kurse kryeministri thjesht mashtron.

      Reply
  • Vera says:
    February 22, 2026 at 7:38 am

    Poo e vertete ….Kesaj i thone te ushqen me luge zbrazur !!….Turp per kryeministrin qe mashtron pensionisteet! Pse nuk zbaton ligjin qe duhet ..2 here indexim ne vite , se per rritje s’behet fjale, por te pakten indexsimi eshte i detyruar,per shkak te cmimeve te shportes.

    Reply
  • Beglije Bylyku says:
    February 22, 2026 at 1:28 pm

    .
    Përderisa pensioni i plotë ish 35 vite kontribut deri në vitet 2014-2015, pse duhet të kaloja në i pjesshëm, kur, 10 vitet e fundit, jo vetëm në arsim, por edhe me banim në qytet, jo vetëm e aksidentuar keq në vendin e punës me mbingarkesë përtej limitit, por edhe e gjendur derë mbyllur kur trokita me kosto të papërballueshme në çdo institucion ligjor për rikthim në punë pas rehabilitimit shëndetësor? Jo kaq padrejtësi të paktën për heronjtë e punës!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Refuzimi i Arta Dades
  • Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
  • NON GRATA në pazar! Por historia nuk jep “waiver”
  • Operacioni i SPAK: Urdhër arresti edhe për vëllezërit e arratisur në Dubai
  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Komentet e Fundit

  1. RETROSPEKTIVE on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. Artan on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Ela on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  4. Artan on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Dudumi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?