Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Agai i ri do ndërtojë…”, Braçe publikon pamjet, denoncon grabitjen e tokave në Lushnjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Agai i ri do ndërtojë…”, Braçe publikon pamjet, denoncon grabitjen e tokave në Lushnjë
KronikeLajmi i fundit

“Agai i ri do ndërtojë…”, Braçe publikon pamjet, denoncon grabitjen e tokave në Lushnjë

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Në fshatin Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnje, sipas Erjon Braçes, po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Duke ndarë pamje nga protesta e banorëve dhe përballja e tyre me policinë, Braçe akuzon këtë të fundit se “po vepron si përmbaruese e grabitjes së tokës”.

Në videon e publikuar prej tij, shihet një person që u thotë bujqve “boll bërtitët”, për të cilin deputeti thotë se është “agai i ri” që synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë.

- Publicitet -

Sipas Braçes, toka në fjalë shtrihet nga buza e lumit Seman deri te argjinatura dhe ligji “Për burimet ujore” e përcakton qartë si tokë lumi, pra tokë publike, të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme.

Ai thotë se prej një viti e gjysmë e ka kallëzuar çështjen në Prokurori dhe se javën e kaluar ka konfirmuar në Prokurorinë e Fierit që ajo është ende nën hetim dhe në fazën e dytë të veprimeve hetimore.

Braçe ngre pikëpyetje për praninë e Policisë së Lushnjës në terren, ndërsa çështja është nën hetim, dhe akuzon institucionet për shkelje të hapur të ligjit. Sipas tij, dy javë më parë i njëjti person ka qenë në zonë pa polici, por i shoqëruar nga persona të cilët i quan ‘kriminelë’ që kanë kërcënuar banorët dhe fëmijët e tyre.

Deputeti kujton se një tentativë e ngjashme për përvetësimin e kësaj toke ka ndodhur edhe më herët, me mbështetje politike, por është ndalur pasi çështja ka kaluar për hetim.

Në postimin e tij, Braçe thekson se, sipas ligjit, toka është pronë e shtetit dhe çdo veprim për ta përvetësuar përbën grabitje dhe shpërdorim detyre nga ana e policisë.

Kujtojmë se, Elton Çekrezi, pronar i EuroElektra ka blerë tokën shtetore dhe do të ndërtojë aty panele fotovoltaike

Postimi i plotë i Erion Braçes në Facebook 

“Lushnjë, njësia Bubullimë, fshati Imshtë Grabitje e tokës publike live! Habia e madhe? Bujqit po mbrojnë tokën publike, policia vepron si përmbaruese e grabitjes së tokës! Ky që shihni në video, që ju bërtet bujqve e ju thotë “boll bërtitet” është agai i ri që do të ndërtojë panele fotovoltaike mu në këtë tokë! Ç’ është kjo tokë? Është një sipërfaqe toke nga buza e lumit Seman deri në argjinaturë. Është kjo mbi të cilën po rrijnë bujqit. Ç’thotë ligji?  

Ligji “Për burimet ujore” përcakton qartë se kjo tokë është “tokë e lumit” pra tokë publike e pa tjetërsueshme dhe paparashkrueshme!  Një rrjesht i gjatë institucionesh publike janë përfshirë në grabitjen e kësaj toke dhe kanë shkelur kriminalisht ligjin.  Një vit e gjysmë më parë, si deputet i këtyre njerëzve, kam kallëzuar në prokurori gjithkënd; javën që shkoi konfirmova në Prokurorine e Fierit se çështja është nën hetim dhe janë në valën e dytë të kryerjes së veprimeve hetimore.  Pyetja që kam tani është e qartë: kur çështja është nën hetim në Prokurorinë e Fierit, ç’punë ka Policia e Lushnjës në krah të një personi që kërkon të përfundoje grabitjen e tokës nga një farë bilbili?

Dy javë të shkuara, ky tip ishte në Imshtë pa policinë, por me kriminelë që bënin çmos tu dukeshin armët; kanë kërcënuar banorët dhe ju kanë përmendur jetën e fëmijëve. A ka turp më të madh se Policia e Shtetit sot në mbrojtje të një grabitjeje ditën për diell kur ligji është shumë i qartë?! Është e përsëritur kjo!

Një vit e gjysmë më parë, me mbështetje të një politikani, i njëjti tip kishte përsëri policinë me vete deri ditën që politikani ra nga karrigia!

Nga ajo ditë, kjo përpjekje u shua dhe prokuroria po heton. Nuk di cili është politkani që po i del për zot këtë herë, por dua të theksoj me forcë: sipas ligjit, kjo është tokë e shtetit, e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme; Gjithccka që po ndodh është grabitje dhe shpërdorim detyre nga ana e policisë!”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Labi says:
    February 8, 2026 at 12:48 pm

    Ka kohe qe ne Shqiperi vjedhja eshte kther ne insitucion.Habitem pse Brace e quan aga, ne kete kohe ai quhet zoteri dhe vetem thjesht se di te korruptoj zyrtare shteterore e vjedh toka duke u mbrojtur me polic te shtetit.

    Reply
  • xxx says:
    February 8, 2026 at 1:08 pm

    Rrezoni ligjin per oferte te pakerkuar, o strofkulla e bashibozukeve te Edvinrames atje ne Parlament.
    Ky ligj eshte alibia me te cilen rrugaceria ordinere shpallin kerkese per te xanun toke publike duke u vetequajtur biznesmene investitore.
    Rrugaceria jane investitoret e Edvinrames, rrugac i kulluar per vete, qe per para e lluks shet nenen, lekuren e tij, neve, e kedo qe i del para. Hiqeni ate ligj te qelbur.
    Nga rrugecerit kriminelet ordinere po grabitet cdo pellembe toke qe mbetet pasi Edvinrama shet llokmat e medhaja te saj. Ne jug te vendit para pak kohesh banoreve te fshatit protestonin se po u zaptohej faqja e malit ku kullosnin bagetine, nen sebepin per ndertim Park Voltaik. Ne veri sapo morem vesh se Ulaj po ndertonte MBI pronaret e ligshem te tokes, per resort!!. Keta jane te gjithe rrugecer te inkurajuar nga Edvinrama qe po u vene shqelmin ne fyt banoreve te vegjel ne cdo cep te vendit. Nuk mundet me te protestohet vetem ne rang lokalitetesh.

    Reply
  • Zdromsi says:
    February 8, 2026 at 1:21 pm

    Ai po ndertohet aty me shpresen qe te permbytet dhe te marre kompensim me nai firmë të Braçes.
    E keshtu investimi nuk shlyhet per 25 vjet por per 25 muaj.

    Reply
  • xxx says:
    February 8, 2026 at 1:31 pm

    Nese mban syte nga kompensimi shtetit, e Para, ajo pjese (nga bregu lumit der te argjinatura) eshte shpallur publike pikerisht per shkak se e pashtfrytezueshme pasi e ekspozuar ndaj permbytjeve. E dyta, nese ia arrin ta zaptoje, Organet pergjegjese per kompensim kane detyrimin ti kerkojne Siguracion, ta paguaje muaj per muaj. Kush nderton , investon, ne toke te pambroktur nga fatkeqesia natyrore, te paguaje paraprakisht Siguracion nese do mbeshtetje.

    Reply
  • skela says:
    February 8, 2026 at 3:49 pm

    Çfarë bëhet në Shqipëri!!! Kanë dalë minjtë nga haletë dhe po bëjnë ligjin. Kemi edhe një kryeministër kot na si koti dhe vendi po shkon per sadaka. Braçe thotë se ai e paska blerë tokën që është publike, megjithëse ligji nuk e lejoka! Dikush tjetër thotë se ai përfiton nga një ligj i “biznesmenëve investitorë” për ta zaptuar këtë tokë! Tjetri shkruan se në rast përmbytjeje investimi u shlyeka për 25 muaj! Me sa shoh vetëm shtet nuk ka në Shqipëri. Se nuk ka një kryeministër për të qënë, të aftë dhe autoritar. Por ka një piktor që ia hedhin të gjithë, duke ngrënë kumbulla pas kurrizit të tij?! Po kush i emëroi në këto poste?! Kush i vendosi pas kurrizit të tij?! Mjerë Shqipëria dhe ajo pakicë, (20 për qind), njerëzish të ndershëm. Se të tjerët llum janë. Nuk e kuptoj pse e hoqi Braçen ky nga posti i zv/kryeministrit?! Apo se nuk vidhte që t’i ndanin paratë së bashku?!

    Reply
  • Aldrin says:
    February 8, 2026 at 4:16 pm

    Hehe, dalin kermillat rrugace se mbrohen dhe promovohen nga Rama. Dalin si cuba te vjedhin token e shtetit.
    Sepse vjedh Rama
    Njehere e nje kohe ju turrem Zani Caushit si bandit, se donte te merrte tokat e Zverncit me dhune.
    Po gabim e kish Zani.
    Po te kish vesh kostum e kollaro, do ti mbante armet hapur dhe me nder, dhe do kish marre dhe tendera e toka pa mbarim
    Zani i djeshem na eshte kthyer sot ne Edi Ramen qe perdor policine per te grabitur Shqiperine me bandat e tij te rrugaceve.
    Te keqen e Zanit, se hidhte ndonje leke per fukarane. Vente neper lagje e shperndante buke e leke.
    PO Rama po i merr te gjitha..
    Zani i djeshem dhe Rama i sotem..

    Reply
  • Saimir says:
    February 8, 2026 at 7:00 pm

    O Brracee tu rrit boja sa shume mut te ha goja…lapidare thenia e rruspijes pd-iste per kete miun e haleve brrace qe vetem mjaullin po nuk zgjidh asgje…ky socialisto-rilindjar morracak e i piset….

    Reply
  • demo says:
    February 8, 2026 at 8:17 pm

    N`ate turme deputetesh si lopet ne stalle,te pakten Brace eshte nje macok rebel.

    Reply
  • Lala i Myzeqesë, pa Myzeqe says:
    February 9, 2026 at 6:12 am

    Nëse ajo pjesë toke privatizohet duhet të ju jepet arxhinjëve dhe vetëm arixhinjëve që mbajnë familjet gjallë me koshat që bënin nga përtekat e shelgjeve të lumit.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    February 9, 2026 at 11:59 am

    Pak ka teritore malore, ku nuk perdoren as per kullota l, te ngrene parqe fotovoltaike, por duan t’i ngrene ne Myzeqe ku cdo cm² eshte bukë? Shteti nuk duhet shperndaje toke per oligarket si sherndatne Nene Tereza ushwim per te varferit!

    Reply
  • Ilir Fico says:
    February 9, 2026 at 9:12 pm

    Erjon Braçe je bastard i shtirur kokër legeni xhave pis … bën si proletar sikur qan hallin sikur je njësh me “masat e tjera të popullatës” por je një kodosh… kokërr muti ti je i të njëjtit stan. Nuk ke as din as iman je më i keq më i neveritshëm se ata që t’i i ” demaskon” bën shpëtimtarin bën lojtarin opozitar brenda pozitës vrastare! Zoti të ndërshkoftë pasi i i sheh i gjykon më mirë se kushdo tjetër ….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?