Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve
AktualitetKronike

AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) denoncoi të hënën, më 19 tetor, pesë incidente të reja të dhunës policore ndaj gazetarëve që po mbulonin protestat kundër qeverisë në Tiranë, duke e çuar në 32 numrin e rasteve të raportuara gjatë shtatë ditëve të fundit.

Sipas AGSH-së, 29 prej incidenteve lidhen me veprime të punonjësve të Policisë së Shtetit ose personave të dyshuar si pjesëtarë të saj, ndërsa vetëm tri raste u atribuohen protestuesve.

Dy prej gazetarëve raportohet se u goditën me plumba gome gjatë ndërhyrjeve të forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve.

- Publicitet -

Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, u godit me plumb gome ndërsa po raportonte drejtpërdrejt nga protesta, sipas AGSH-së. Një incident i ngjashëm u raportua edhe ndaj gazetarit të KlikNews.al, Gazment Seiti.

Asociacioni i cilësoi këto dy raste veçanërisht shqetësuese për shkak të rrezikut të dëmtimeve serioze fizike nga përdorimi i plumbave të gomës ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë, gazetari i Andale.al, Hamza Jaupi, raportoi se ishte goditur me shkop gome dhe ishte spërkatur me spraj nga efektivë të policisë. Sipas AGSH-së, veprimet ndaj tij janë dokumentuar.

Një tjetër gazetar i së njëjtës media, Sergei Senka, raportohet se është spërkatur drejtpërdrejt me spraj nga punonjës të policisë. Asociacioni njoftoi gjithashtu një incident që përfshin gazetarin Endri Cuka të Andale.al, pa dhënë hollësi të mëtejshme mbi rrethanat.

AGSH vlerëson se përsëritja e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve dhe përdorimi i mjeteve të forcës nga policia përbëjnë një përshkallëzim serioz të rrezikut për lirinë e raportimit dhe sigurinë e punonjësve të medias.

“Është e papranueshme që gazetarët, të cilët kanë detyrën të dokumentojnë veprimet e autoriteteve dhe zhvillimet në terren, të ekspozohen ndaj përdorimit të forcës nga institucioni që ka detyrimin ligjor t’i mbrojë”, deklaroi asociacioni.

Organizata u bëri thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë të nisin hetime për incidentet e raportuara, të administrojnë pamjet filmike dhe dëshmitë, si dhe të identifikojnë efektivët përgjegjës.

AGSH kërkoi veçanërisht hetimin e rrethanave të përdorimit të plumbave të gomës ndaj Armand Bajramit dhe Gazment Seitit.

“Gazetarët nuk janë objektiva të ndërhyrjeve policore. Ata janë aty për të dokumentuar ngjarjet dhe për të garantuar që publiku të informohet”, theksoi organizata.

Denoncimet vijnë ndërsa protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të përshkallëzuara që prej 13 tetorit me përfshirjen masive të studentëve dhe gjimnazistëve, janë shoqëruar me përleshje të dhunshme, arrestime dhe përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës nga policia.

Gjatë ditëve të fundit, organizata vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve kanë shprehur shqetësim për sulmet dhe pengimin e raportimit gjatë protestave, duke kërkuar respektimin e sigurisë së punonjësve të medias dhe hetimin e incidenteve.

AGSH deklaroi se do të vazhdojë dokumentimin e rasteve dhe ndjekjen e tyre pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe informimin e organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias.

Pretendimet për përfshirjen e efektivëve në incidentet e raportuara nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur për secilin rast. Në deklaratën e AGSH-së nuk përfshihet një reagim i Policisë së Shtetit ndaj akuzave të ngritura.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • AGSH denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve
  • “Të rinjtë ndihen të tradhtuar”, filozofi italian jep alarmin për krizën e thellë të Europës
  • SPAK i komunikon akuzat Ballukut: 9 raste për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe pastrim parash
  • Pedagogë e studentë refuzojnë dialogun: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën
  • Dhuna policore në protestë, 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën

Komentet e Fundit

  1. Glaukias on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. Qerratai on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. demo on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Momenti i duhur... on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Doktor Mortja on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?