Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Jam Agim Kaçi, socialist 24 karat, por socialist, jo hajdut. Jetojmë keq, s’ka ku vete më. Bashkia e Memaliaj është përtokë fare… Ti je burrë i nderuar, burrë i mirë, bën për popullin… PD-në e sjell ti në pushtet” – Agim Kaçi, Memaliaj
Po hajde o shoku, më fal… zoti Sali! Mirëserdhe! Gjithë populli shqiptar mezi po pret ardhjen tënde. Ku ke qenë kaq kohë? Ç’u bëre? Na ke munguar për besë.
Jetojmë keq e më keq. As kemi punë, as fabrika, minierat nuk punojnë, rinia sillet kot, ne pleqtë iu japim ndonjë kacidhe për të pirë një kafe. Pushteti qendror dhe vendor janë përtokë fare. Korrupsioni vuuu!
Ah sikur të kishe qenë ti në pushtet, qoftë dhe një herë të vetme këto 32 vjet, sa me fat do të kishte qenë Shqipëria dhe ne shqiptarët. As fabrikat e uzinat nuk do të ishin shkatërruar, as minierat nuk do të ishin mbyllur. Do të kishte pasur punë sa të duash, veç a je i zoti të punosh. Askujt nuk do i shkonte ndërmend të votonte kundër teje, madje as ne socialistëve 24 karat, pa lëre atyre pa karat fare që do t’i bashkoheshin idealit tënd të mirëfilltë.
Merreni me mend zoti Sali ku i ka vajtur halli Shqipërisë. Ka rënë në dorë të Erisës dhe Taulantit, kur duhej të ishte në duart e tua, të Flamur Nokës, Salianjit, Klevis Balliut e disa burrave 24 karatësh që të rrethojnë. Pa, lëre më atë sekretaren tënde, Fluturon Garo apo si e quajnë që, megjithëse plak sa ti, më dridhet mishtë kur e shoh në TV dhe mendoj se sa të mira do i sillte Shqipërisë ajo po të ishte në drejtim të punëve.
Mirëserdhe o gjigant! Shqipëria mezi po të pret ta drejtosh ti. Na ka marrë malli për kioskat dhe firmat piramidale që na sollën prosperitet dhe lumturi të pafund. Eh, atëherë hante qeni petulla!
Thonë se je burrë i lig, ke bërë këtë e atë. Po kush e thotë këtë?! Këtë e thonë armiqtë, e brendshëm dhe të jashtëm. Na marrshin të keqen! Ne këtu kemi qenë. Ti, veç mirë ke bërë. Jo, po ke futur ca njerëz në burg, ke rrahur deputetët mu në mes të sheshit Skënderbej dhe iu ke dhunuar votimet e 1996. Po atëherë, çfarë?! Ti, të gjitha këto i ke bërë për të mirën tonë, për të mirën e popullit.
Edhe ata gazetarët zevzekë, që s’të linin rehat me shkrimet e tyre, tani i kanë kuptuar gabimet dhe të lavdërojnë përditë, dikush me gazeta, të tjerë nëpërmjet TV-ve të tyre. Ti, për të mirën e tyre e kishe. E pe se kishin shkarë dhe ishin futur në rrugë të gabuar dhe bëre detyrën e babait, të prindit që ua do të mirën fëmijëve të vet. E rrahura nuk të bën dëm. Kush të do, të rreh, na mëson mençuria popullore. Ua dogje edhe redaksinë e gazetës që villte vrer kundër teje dhe të mirës së Shqipërisë. Po, kush nuk do ta bënte këtë po të kishte mundësi? Vetëm budallenjtë mendojnë dhe predikojnë ndryshe.
Thonë se ke sulmuar institucionet shtetërore në shtator 1998 për të marrë pushtetin me dhunë por s’të lejuan këta të Perëndimit që iu shoftë fara, sepse gjithmonë kundër nesh kanë qenë.
Gojët e liga na thonë se je edhe vrasës se, sipas tyre, paske vrarë protestues paqësorë në bulevard në janar 2011. Po, ç’donin ata atje?! Pse nuk ndenjën në shtëpitë e tyre? A protestohet kundër njerëzve të mirë dhe shpëtimtarëve të kombit?! Ç’të bësh, do të gjesh, na mëson populli.

Kot të shajnë, këta të mitë dhe ata matanë oqeanit. Ti je burrë i nderuar, burrë i mirë, bën për popullin, por Shqipëria është katandisur keq sot, sepse ty s’po të lënë të vish në pushtet. Çfarë ke bërë ti për popullin shqiptar s’e ka bërë askush më parë dhe as pas teje. Pse, pak është t’iu japësh të drejtë mijëra njerëzve nga malet e pyjet të vërsulen drejt qyteteve, të zaptojnë fushat, lëndinat dhe kodrat, të ndërtojnë ku, si e kur të duan, pa i marrë leje kujt?! Pse, në diktaturë jemi ne që të marrim leje ndërtimi, me projekte e më the e të thashë?! Liria e vërtetë është ajo që solle ti. As kishe nevojë për leje ndërtimi, as paguaje taksa, as energji elektrike, ujë apo gjëra të tilla pa kuptim.
Lëre pastaj që korrupsionin, si e luftoje ti askush tjetër s’mund ta bëjë. Mijëra objekte të privatizuara për pesë lekë, gjithnjë për të mirën e fukarenjve, vetëm ti mund t’i bëje sepse ti gjithnjë ke menduar dhe mendon vetëm për popullin.
Thonë se humbën nja 230 milion euro në ndërtimin e Rrugës së Kombit apo miliona të tjerë në privatizimin e Kompleksit Sportiv “Partizani”. Po, pse, nuk e dinë këta dashakëqij që, për të mirën e kombit mund të humben jo qindra milionë, por edhe miliarda euro, mjafton që të ngrihet lart lavdia e ndërtuesit të rrugës dhe mjeshtëria e tjetërsuesit të parave?!
Kam vënë re se armiqtë të akuzojnë për përfitime familjare, për vila, pallate e biznese të tyre të bërë me ndihmën tënde. Pse, çfarë kërkojnë këta myteberë, që t’i linje familjarët e tu nëpër apartamente me qira dhe të mos kishin vila e pallate nga Lalëzi në Sarandë? A nuk e dinë ata se, siç thotë populli, kush s’është për vete, s’është për askënd?
Jo, po, thonë ata se ti je shumë gojëndyrë dhe i fyen njerëzit dhe kundërshtarët politikë duke iu marrë nëpër gojë gjithë njerëzit e familjes dhe, madje, duke u kujtuar dhe kërcënuar se i ke vrarë dhe do t’i vrasësh përsëri. Pse, çfarë presin ata nga një demokrat dhe atdhetar fisnik si ti? T’i respektojë, dëgjojë e mirëkuptojë kundërshtarët politikë?! Nuk e dinë ata fjalën e urtë që thotë se “ashtu i do mushka drutë”?
Tani po na thonë se Amerika, Anglia e ca vende të tjera evropiane të kanë shpallur non-grata dhe nuk të flasin me gojë dhe as të lejojnë të udhëtosh në ato vende pasi, sipas tyre ti ke minuar demokracinë dhe ndihmuar korrupsionin alarmant në Shqipëri. E, ç’rëndësi ka kjo? Ne bëjmë edhe pa ata. Të marrshin të keqen! Ata, asnjëherë nuk na e kanë dashur të mirën. Ty të mjafton që ke me vete popullin shqiptar dhe zotin Ilir Meta i cili, me të drejtë, ka thënë se ti je si vera që, sa më shumë rri, aq më e mirë bëhet, prandaj edhe ka lidhur aleancë me ty, për të mirën tonë dhe të gjithë Shqipërisë.
Ai dhe ne e dimë mirë se, sikur të kishit qenë ndonjëherë në pushtet së bashku ju të dy, Shqipëria do të njihte veç përparim, modernizim dhe aspak korrupsion, siç e dëshmon edhe ajo video e famshme e bërë dikur nga një Prift qoftëlargu.
Dhe tani, nga fundi, nuk mund të rri pa të vënë në dukje edhe ndonjë të metë të vogël që ke shfaqur gjatë karrierës tënde të lavdishme politike. Ke bërë gabimin më të madh që ke mbajtur gjarpërinjtë nën sqetull. Mos i thuaj më Alibej atij që po të konkurron në PD, por i thuaj Alibujku, sepse unë, si i majtë që jam, kam neveri për bujqit dhe shumë admirim për bejlerët.
Prandaj ai Enkelejdi e ka mbiemrin të vjedhur sepse, përderisa nuk është dakord me ty, nuk mund të jetë bej por një bujk i pavlerë. E ku ka qafë dhe këllqe ai të drejtojë PD-në? PD-në vetëm ti e sjell në pushtet dhe askush tjetër.
Sidoqoftë puna, nuk duhet të mërzitesh sepse jam i sigurt se të gjithë Alibujqit që po të kundërshtojnë tani brenda PD-së, në pak kohë do të jenë përreth teje duke t’u servilosur dhe lëpirë si kërmijtë dhe kuakur si bretkosat. Na e ka provuar jeta këtë. A të kujtohen Mocionistët dhe disa qindra karrieristë të tjerë të PD-së që ikën një herë nga ti, të quajtën diktator, antidemokrat, bandit dhe kriminel dhe pastaj, tak-fap, kur ua deshi puna u rikthyen tek ti, u shfaqën të penduar dhe me ndërgjegje të vrarë u shprehën se as ata nuk e dinin pse ishin prishur me z. Berisha? Historia është mësuesja më e mirë.
Sa për të huajt mos u merakos fare. Ata, çfarë thonë sot, s’e thonë nesër. Siç e ke vënë re, deri dje, me dhjetëra herë na thoshin se Ilir Meta kishte kryer krime dhe prandaj i kundërvihej Reformës në Drejtësi sepse besonte se ishte i pandëshkueshëm e tani është i shqetësuar nga mundësia e ndëshkimit, ndërsa këto kohët e fundit e takuan sepse kishin nevojë ta njihnin më mirë dhe të shkëmbenin me të mendime e të kuptoheshin me njëri-tjetrin. Ku i dihet. Ka edhe keqkuptime e keqperceptime. Një ditë mund të të kërkojnë ndjesë edhe ty.
Tani, më duket se u zgjata një çikë si shumë se ty të presin punë të shumta. Të duhet të shkosh edhe në Lazarat, në kërthizën e demokracisë së Jugut të Shqipërisë. Bën mirë që shkon aty sepse qeveria aktuale i mori në qafë duke ua shkatërruar kartelin e drogës, duke i persekutuar dhe, madje, duke kryer ndaj tyre krime kundër njerëzimit. Shko atje, përkulu me respekt përpara tyre dhe nderoje veprën e tyre madhështore për demokraci, të cilën ua ndërpreu padrejtësisht qeverisja socialiste. Duhet të ndihesh krenar që ata të kanë mbështetur vazhdimisht.
Unë jam socialist 24 karatësh. Më quajnë Agim mua. Ti duhet të vish në pushtet. Çfarë të mungon që të mos vish? Ashtu si edhe unë, je në moshën më të mirë, ke një program politik që s’e ka askush tjetër, gjë që ka munguar prej 32 vitesh, ke miq gjithandej në botë. Ata po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Evropës, si në Itali, Suedi etj.
Vetëm ata, dhe jo Amerika apo vendet e tjera që të kanë shpallur non-grata, do të na ndihmojnë e shpëtojnë ne si komb, do na mundësojnë vendosjen e demokracisë në Shqipëri, siç patën bërë paraardhësit e tyre shpirtëror e politikë, Duçja dhe Hitleri.
Mos u step për asnjë çast! Do të kesh shumë punë me këta kusarë, por ti dhe vetëm ti mund ta sjellësh PD-në në pushtet dhe të shpëtosh Shqipërinë. Me aleatë të tillë si Lazarati, Mamurrasi e ndonjë katund tjetër nuk do të kesh nevojë për Amerikë, Angli e rrumpallhane të tjera si këto. Mezi po pres të të shoh edhe një herë në timon, sepse ti e mban mirë, drejt dhe me ndershmëri, ecën në rrugën e moralit, drejtësisë dhe demokracisë….

Ore ne vend te atyre fatkeqeve me duar ne xhepa,,te kishte vrare KETE qe u betua te vrase,,do na kishte shpetuar edhe ne,edhe ty,qe po te digjet shpirti.
Te lumte more Agim Kaçi, socialist 24 karat, ! Ke bere nje retrospective mfate te mire vetem se ke lene shume gjera pa I then ku me duket se I ke ngren hakun Berishes !
Ke lene Gerdecin pa ja then more Vella. A mendon se Gerdeci qe u shua nga Flaka e Barotit nuk u be per te keqen e tyre pore per “hire” te popullit, Duhej te hiqej ai Baroti qe ai “budallai” I pare e kishte mbushur Shqiperin pllote Barot, se ai “tremej” edhe nga sogjet e malit e nuk ishte “trim”si Ti Berish qe ngrite fabriken e Demontimit mu ne mes te fshatit.
E po su be qameti perse u dogjen 26 veta ne flak te barotit , si Oso Kuka ne Kull te Barotit. Kate e bere vetem e vetem per te” miren” e kombit dhe jo per te fituar ti. Gojet e liga edhe per kete te akuzojn, pore jo jo Berisha e beri per te ” ndihmuar” Shqiptaret !
Agim ti ke lene shum probleme pa ja then Berishes pore ndofta shoket e tjere do t`ja numeroj me radhe e me sere, ato qe ke lene mangut ti Agimi !
AH MOJ QERIME
SI DO TI VEJ HALLI
KETA CARET TANE
NUK ZBRESIN NGA KALI
KY POIULL KA NGORDHUR
APO ESHTE DROGUAR
SA.ME SHUME I VJEDHUR
ME SHUME I NENSHTRUAR
NJE PALO PIKTOR
HEDH SHURREN PERPJETE
SA I VLEN LEKURA
ME MIRE E DI VETE
FITOREN E SHPALL
ENDE PA VOTUAR
PUSHTETI I MBETI
DOPIO GJASHTE NE DUAR
Shkrim i persosur, natyrisht edhe me plotesimin e Aliut nga Selenica qe e ka per detyre te ndihmoje Agim Kacin nga Memaliaj.
Exelent. Artikull shume i bukur.
Kur te vije ne pushtet perbindeshi i Vicidolit dhe spiuni Agush askush kokducja me hanxhar ne dore do kemi vepra te medha. E para Mamurrasi do shpallet Republike autonome si San Marino ne Itali te cilen do ta administrojne naziskinet e mamurrasit me molotov ne dore qe dogjen deren e kryeministrise nen drejtimin e Muli horrit dhe Sahit dollap tritolit.
e dyta Lazarati do shpallet Republike me president Muli horrin i cili menjehere do marre ne kabinet kengetaren tallava Greta Koci nga rruga drejtore kulture per ti bere fresk ne pushimin e drekes kur Muli te numeronte leket qe vijne nga Republika e Lazaratit. Po ashtu dhe z. Garo do emerohesh zv. ministre ne kabinetin e Mulit se ka dhene nje kontribut te madh ne takimet e foltores me byzqeshjen e sforcuar per te ngritur pak entusiazmin ne salle kur fliste perbindeshi se dukeshin njerzit shume te merzitur duke degjuar perralla me mbret per trefishim pensionesh apo per trefishim rrogash qe do bente perbindeshi me fondet e Sudes kur te vinte ne pushtet. Po ashtu dhe spiuni Agush askush kokeducja do bente ministre arsime te pashkolluaren Kejdi dhembcakallja te cilen e beri deputete 18 vjece pa asnje cv por vetem per kontributin e madh qe kishte dhene ne kampingun me te degjeneruar te planetit , haremin erotiko naziskin te Jales.
Ah… sikur te kish.. Halla koqe. Socialisti 24 Kar.. at do ja mbante ne goje gjithe diten. Me sicuri, jugu do merrej nga greqia, Shkodra republike e pavarur e lidhur ngushte me Malin e zi DHE serbine. MBASE DHE KRAHINE Autonome. Shqiperia? Ciflik I saliut DHE patrioteve te shquar te Malokerise. Dikush kerkon te numurohen krimet e Saliuut. Po’ te ishin krime me sicuri do te ishte prapa hekurave. POR jo, Jane akte heroike, efekte anesore ne luften per shqiperi demokratike te tipit fashist, shkalla me e l’arte e demokracise. Saliu dhurate nga SHaBAni DHE mikja jone UDB.
Politika eshte nje teater sepse jane te gjithe te komanduar nga elita globale.
politika e sotme ësht një kurvë në dorë të imperializmit.
e dredh dhe e përdredh si të dojë.
O ndyresire burre qe sa here ha mut,vetem ate te Saliut do.
24 Karateshi ne Pushtet – Edi Rama nga 1998 si Minister Kulture, Kryetar Bashkie Tirane e Kryeminister, pra 24 VITE (me shume se Berisha e Meta se bashku), pra aq Karatesh (24) Socialist sa je ti o Viktor M…d.m.th.
👏👏👏
Ky Socialisti AGIM KAÇI nuk bën mirë që nuk ja ka numëruar të gjitha të mirat që ka bërë në 32 vite SaliMilloshi i Viçidolit.Ka harruar gjën më të rëndësishme për Kombin e Kosovës:Embargon e NAFTËS DHE TË ARMËVE në favor të vëllait të tij Millosh.Nuk duhet të linte pa përgëdhelur edhe Shefin e SHQIPONJËS TRITAN SHEHU(preshi) që e ndihmoi Saliun duke gjetur në në Libohovë PD-istin e flaktë që i tha Shefit Sali: “..Me pushkë druri nuk rrëzohet Edi Rama..” Ndërsa në Pukë zonjën plakë 65 vjeçare S.Berishës ja gjeti F.Noka e cila i kërkoi leje Saliut që të vriste kundërshtarin politikë të Sb që nuk po e lëshon karrigen e KM edhe për mandatin e 4,5..deri në 2030 kur KM “mut” të bëhet Saliu,Like,Mona dhe e bija e Monës.
-Nuk më vjen mirë që Socialisti ka harruar 2 prillin 1991 Shkodër kur me urdhër të agjentit ” Penicilina” u vranë 4 dëshmor..e cila ishte si MËSIM TRRGUES për ngjarje të tjera në vite me teorinë e UDB..” Vrit nga të tut dhe hidhja fain kundërshtarit politikë për të marr pushtetin pa votime..”
-Po kështu Socialisti ka lën mangët meritën e Sb që në 92 hapi universitetin e plepave për të bër JURIST militantët me 6,7,8 kllasë që në 32 vite nxorën nga burgu të dënuarit për jetë me €,$..duke vjedhur mbi 350 mild.$ të 46 viteve duke e lën popullin pa brekë.. që sot po vrasin njëri-tjetrin në rrugë sipas porosisë së shefit..që çdo familje duhet të ket pa tjetër një apo shumë ARMË për të mbrojtur veten dhe për të krijuar grupe (banda) të armatosura për të mbrojtur votën e lirë ..pasi nuk duhet të ketë polici vetëm SHTETI por edhe opozita e PD..Shtet brënda Shtetit për çdo fatkeqsi që i ndodh PD në humbjen e zgjedhjeve siç ka ndodhur në 32 vite veç 92-Shit,Athere kur Sb quhej si mjek blloku për zëmrën që në fakt më pas doli që në vënd të zemrës kishte një copë GUR të rëndë.
-Nuk po i shkruaj më Socialistit harruq që nuk i ka përmëndur të 155 krimet që ka bërë Sb në vite,Pasi Zotëria VIKTOR MALAJ do të shkruaj përsëri në DITA si e vetmja shpresë për Socialistët,Pasi Sb ka kapur 800 TV e Pordhëtale që në 2005 të cilat financohen edhe nga agjenturat e huaja(Yuri Kim)
-Kështu,Kapja e DREJTËSISË NË 92=99 % DHE E MEDJEVE = 99.99 % në 2005 është meritë e Sb që ndonse u shpall non grata nga DASH dhe INGLITERA,nuk do që tja dij se sa shkon ORIZI NË KINËN KOMINISTE..!!
-FLM V.MALAJ
Viktor Malaj!
Me te njeten cilesi cfaqesh ne komedi,ashtu si ne drame dhe tragjedi.
Mendoj,qe me shume vend se cduhet i jep skizofrenit Sali.
Deshiroj,qe per Salen vetem te kujtosh,skenen e arrestimit te KADAFIT.Si miu qe perpelitet i lyer ne gjirizet e Libise.Qe do jete identike me gjirizet e Tiranes.
Anonim Trimi tallet bukur me te gjithe nga vrima e miut ku eshte futur.
ah mor ethem lalaj mor pall kari
ti thuash kinës komuniste është njësoj sikur ti thuash amerikës socialiste.
po ju aq tru kini sa dëgjoni 30 vjet pordht e ramës e të salës dhe duartrokisni si budallenj kloun cirku shpëtimtare amerikën.
Po pse o Kari ?+ ne Kine kush eshte ne pushtet, a nuk eshte Partia Komuniste e Kines? Apo ate emrin Komutist e mbajne per t’u maskuar. Ik or idioti ?+, mjaft e qelbe kete forum, o idiot, o debil, o pordhac me kafken plot me mut.
mësoni njëher ça ësht komunizmi dhe pastaj etiketojeni një vend si socialist apo si të doni ju.
mesa duket ju dëgjoni amerikën që thotë ne jemi demokraci por në të vërtet atje është imperializëm dhe imperializmi është në dorë të disave pra oligarki
duke qenë se kina vetquhet komuniste dmth që qenka komplet pa dije për komunizmin
Shyqyr qe te paskemi ty o xy teoricieni i shkolles se Partise se Pushtave te Shqiperise, se vetem ju e dini cfare eshte komunizmi, e maksizem – lenipordhizmi e imperializmi se ua pat mesuar merhumi bastard Enver shkerdhata. O koqe gomari, kur kinezet e quajne Partine e tyre Partia Komuniste e Kines, kush je ti o koqe hajvani te thuash qe ata nuk marrin vesh nga komunizmi?
Poshtë Komunizmi-Liri Demokraci Per Popullin Shqiptar Të Vuajtur nga Makabi i Klushave Kommukiste me Enver Satrapin. Lavdi intellectualeve të vërtetë Shqiptar që u kalbën në Makabet e Pronarit Të Shkrimtarit “Enver Kasapit”. 30 e ca vjetë i thënshin Demokraci me Klushat e Kurvave Komuniste në krue. Ohhhh ky vëndi i shkretë-30 e ca vjetë pa Drejtsi për ata që dhanë jetën e tyre në sistemin Makab Komunist për Lirin e Vërtetë Të Popullit Shqiptar. po ata u shuan-pse? Pse nuk Drejtësi në këtë të quajtur Demokraci- ahhh e mjera Shqipëri për këta plera që ke linduar edhe vashdon të lindësh. Psr asnjë njeri nuk interesohen për Intellectualle u eksekutuan ose u varosën për së gjalli në Birucat e Makabit Komunist-Ju Doç Kumunistër-O Shqipzar mos haroni 10 Tetorin 1947 dita që Enver Kasapi vrau Opoziratirizmin. Zgjohuni o Shqipni me kta Doça që tëbkan Pirë Edhe Po Tpijnë Gjakun!
Poshtë Komunizmi-Liri Demokraci Per Popullin Shqiptar Të Vuajtur nga Makabi i Klushave Kommukiste me Enver Satrapin. Lavdi intellectualeve të vërtetë Shqiptar që u kalbën në Makabet e Pronarit Të Shkrimtarit “Enver Kasapit”. 30 e ca vjetë i thënshin Demokraci me Klushat e Kurvave Komuniste në krue. Ohhhh ky vëndi i shkretë-30 e ca vjetë pa Drejtsi për ata që dhanë jetën e tyre në sistemin Makab Komunist për Lirin e Vërtetë Të Popullit Shqiptar. po ata u shuan-pse? Pse nuk Drejtësi në këtë të quajtur Demokraci- ahhh e mjera Shqipëri për këta plera që ke linduar edhe vashdon të lindësh. Psr asnjë njeri nuk interesohen për Intellectualle u eksekutuan ose u varosën për së gjalli në Birucat e Makabit Komunist-Ju Doç Kumunistër-O Shqipzar mos haroni 10 Tetorin 1947 dita që Enver Kasapi vrau Opoziratirizmin. Zgjohuni o Shqipni me kta Doça që tëbkan Pirë Edhe Po Tpijnë Gjakun!
Te gjithe ju palaco qe sulmoni saliun haroni tradhetarin rugacin qe ju ka hyre brenda ne shtepi vetem shalli i kuq ju mungon kmeret e kuq ta gezoni pisin RAM bashke me rilindjen.
o rrot kari që ke hëngër mutin e tër burgaxhinjve të spaçit.
edhe edi rama e quan partinë e vet socialiste po sdo të thot që është vërtet socialiste dhe shqipëria ndodhet në socializëm.
injorant.
ik mëso ça ësht komunizmi e pastaj hajde fol.
pasi të lexosh marksin dhe leninin hajde debato për komunizmin. ti komunizmin e njeh nga fjalët e salës
o ti muti burgaxhi edhe diçka tjetër.
edhe hrushovi thoshte ne jemi komunistë, partia e tyre quhej komuniste. por ata ishin revizionistë.
kshu dhe kinezët. ata janë neorevizionistë, tradhtarë të klasës punëtore dhe aleatë të imperializmit.
O shkerdhata xy, me logjiken tende i bie qe une te them edhe Enver Bastardi thoshte qe ishte marksist leninist, komunist, po ne te vertete ishte nje kasap injorant qe kujdesesh vetem per pushtetin e vet. Dhe meqe ra fjala, ju karave enveriste, ata qe ju kundeshtojne ju duken te gjithe o burgaxhinj, o ballliste, o zogiste, o imperialiste (hahahaha) o Rrote kari, a nuk e kupton qe skota juaj mori fund diten qe loqendari juaj vajti te gjeje piçken e anesë?
o, ti qe identifikohesh me jashteqitje;
komunizem, do te thote qe pasurite e natyres,
te ndahen ne perpjestim te drejte .
nuk je aq kafshe, sa te pranosh se musk,
hysenbelliu mane trump, apo fevzi
qerosi, duhet te marin miliona e
miliarda, se jane “me te zote” .
ja te thote ndonjeri ty;
un dua te q..i gruan tende, se jam me
i forte, ti do pranosh ?!?…
Edhe ky ….keshtu pra. qeka derr pseudonimi debilash.
@ kështu pra
komunizmi si edhe socializmi ecin sipas parimit që kush punon ha.
komunizmi ësht socializmi i çliruar nga çdo botkuptim klasor, pra shoqëri e emancipuar e pavarur nga prodhimi.
psh fevziu nuk punon por ka më shumë lek se filani që rropatet tër ditën.
ai nuk punon por ha si derr. ky është kapitalizmi.
socializmi dhe komunizmi,( mos e ngatërro me pseudokomunizmin e shekullit 20 që të paaftët bënin shtetin e diktaturës së proletariatit pa sovjetë, gjë e re kjo shpikje e revizionistëve) ecin me parimin që aq sa punoi filani aq ha dhe fevziu meqë spunoi ska buk.
se di a më ka kuptuar ndopak komentuesi vejeni mutin se nuk futet në burg.
komunizmi është e ardhmja sepse proletariati është i pavdekshëm.
ndaj revolucioni proletar është gjithnjë një alternative.
pyete veten çdo ti ndodhë imperializmit në një të ardhme të afërt gati 50 vjet kur të mbarojë nafta.
ta them unë.
do falimentojë.
atëherë populli do ngrihet në protestë dhe proletarët do bëjnë shtetëzimin e fabrikave e do bëhet diktatura e proletariatit.
Shqipëria nuk do ketë kurë Demokraci derisa klushat, bushtrat edhe akoma sotë Komunistët e enver Satrapit të japin loogari për mëkabet që kanë bërë tek populli Shqiptar-ppr e keqja është se ka disa bushtra në Media që influincion Gjeneratën e re, e cila është verbruar nga Klushat E Kurvave Kommuniste në Media-Problemi gjithmonë do jetë në Shqipëri deri sa Klushat e Kurvave Komuniste janë në Pushtet edhe në Media-ebkeqja është se ka akoma analfetar që ju mungonë shkopi i Enver Satrapit në vrimën e tyre të puthes. se Komunistave iu pëlqen të lvdërpëohen me Satrap Enverin si disa puth plasur komentues këtu.
Ahhhh Moj E Mjera Shqipëri Me Këta Puthqira që ke Libdur Edhe Vashdon Të Lindësh:(!
o partizani i lirisë. e kuptojmë o vllai që 30 vjet u prish edhe çmendina në elbasan ku rrinin psikopetërit si puna jote po skemi çti bëjm. apo mos je këlysh kurve ti edhe inatin ua nxjerr komunistëve sepse në rrugë ke dëgjuar që komunistët janë të këqinj.
po shtohen në mënyrë shumë progresive psikopatët.arritje e 30 vjetëve aleancë me usa shpëtimtaren
?+
Po po aty në Elbasan linde ti o Klush i Kurvave Komuniste. Ti o far e qelbur që sotë i puth buthën Padranove të ty si “Personi Digital” edhe “Njeriu IbFacebukut” -ti i Zagar Klush Komunisti ske gjë tjetër përveç të shash edhe të ulurisës se këshru ju mësoi Shkërllata i Parë i Komitetit Qëndor Të Kurvave Komuniste Enver Satrapit.
Po thue o doç i doçave qç të mungojnë ato ditë që kalbët, barbaruat Popullin edhe Intwllwktualët Shqiptar. Po ske faj se edhe ti si Zoti jptë Enver Satrapi je Dobiç. Ai nga Gjiro ti nga Elbasani ku Komunistat Barbarë vranë me qindra e mijra Intellectual Shqiptar.
Ahhhh Moj E Mjera Shqipëri Çke Lindur eshe po Lind!
Zgjohu o Popull Shqiptar eshe mësoni Historinë Makabe Të Satrapit Enver Hoxhës me Klushat e Kurvave Kommuniste që qiheshin në Puthë pa lekë edhe Torturonin Popullin Liridashës Shqiptar!
A e kupton ti o “komunisti i paepur” qe kundeshton vetveten. Me nj’ane thua qe proletariati eshte i pavdekshem, me ane tjeter thua do te vije komunizmi i cliruar nga botkuptimi klasor dhe i pavarur nga prodhimi??? Po a e kupton cfare thua, apo citon permendesh ato broshurat idiote te ores se edulimit politik. Nqs proletariati na qenka i pavdekshem, ku do te veje kur te mos kete me botkuptim klasor, apo do te kerkoje tet’eme. S dyta ajo shoqeria e pavarur nga prodhimi me se do te rroje, apo me manaferrat e pyllit. Dhe o rrote mulliri, po pse or taj kapitalizmi na u varka nga nafta dhe kur te shterroje nafta(!) do te mbaroje edhe kapitalizmi. TI o zoteri o e pi pa uje dhe pastaj ia fut rroma per toma, o te eshte lodhur truri nga te harbuarit ne literaturen “karmaksiste-leminpordhiste.
o ti muti burgaxhi e paske keqkuptuar më duket. të thash repliko me mua pasi të lexosh marksin dhe leninin.
diktatura e proletariat vazhdon derisa të zhduket çdo rrënjë kapitalisto borgjeze derisa çdo klasë unifikohet dhe të tërë bëhen punonjës.
pra ska më as proletarë e as fshatarë.
në kapitalizëm proletariati është i pavdekshëm.
nqs vjen komunizmi që është rend global atëherë nuk ka si të ikë më.sepse çdo rrënjë kapitaliste është zhdukur.
a e kuptova tani që termi komunizëm në një vend ose disa vende nuk ekziston.
kjo është çështja.
por revolucioni është tjetër gjë dhe akoma më e vështirë është të ruash fitoret e revolucionit pra diktaturën e proletariatir e aq më e vështirë është të shkatërrosh çdo rrënjë borgjeze.
diktatura botërore e proletariatit mund të dojë shekuj që të shndërrohet në komunizëm.
që të mos lexosh tër veprat e klasikëve të marksizëm leninizmit shih:
http://www.ciml.250x.com
aty do kuptosh kush është socializmi shkencor dhe komunizmi shkencor.
pra me pak fjal komunistët këtë shkencë duhet ta hedhin në praktikë
O bolja xy, ?+, pordhetare bashkohuni, enver hoxha tu qifte bytha, etj. etj. etj. qenke komplet pa shprese dhe per t’u lidhur. U bere dhe ti si ai idioti.com qe na tregon cfare te lexojme dhe ku ta gjejme, a thua se nuk na ngopi Enver Bastardi me broçkulla e me dokkra, e ti tashti na tregoke cfare te lexojme. Ik or pirdhu. Po me ate qe thua qe:
“diktatura botërore e proletariatit mund të dojë shekuj që të shndërrohet në komunizëm.”
ia ke kaluar edhe hajvanllekut te atyre qe thone “Toka eshte e sheshte”. Pa me thuaj duhet te rrojme aq shekuj sa thua ti qe ta shohim komunizmin, apo kur shkojme te fleme ta shohim ne enderr. Ik e gjej ndonje doktor te mire te te sheroje trute o i gjore. Kot po te pyes, po me familjen i ben keto muhabete, apo vetem pjerdh ketu neper forume se nuk ke me ke luan domino.
Edhe nje fjale tjeter shume e njohur latine qe shpjegohet me gjuhen shqipe shume sakte:
seria – së ri – së rish – nje gje e bere prap ose e perseritur – seria, gjuha shqipe e ka fjalen “ri” edhe fjalen “së” kurse latinishtja nuk i ka keto fjale edhe prandaj nuk mundet dot latinishtja qe ta shpjegoje fjalen e vet seria, por shqipja i ka te dyja keto fjale edhe e shpjegon shume sakte kuptimin e fjales seria
O bolja.com nuk ka nevoje per me teper prova. E ke vertetuar me mijera here qe je debil e shkuar debilit, prandaj stop.