Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: AI: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi. A përgjon shërbimi sekret serb në Shqipëri?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > AI: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi. A përgjon shërbimi sekret serb në Shqipëri?
BoteLajmi i fundit

AI: Serbia përdori teknologjinë e një kompanie izraelite për një fushatë spiunazhi. A përgjon shërbimi sekret serb në Shqipëri?

Published: December 16, 2024
Shpërndaje

Shërbimi sekret serb ka instaluar programe spiunazhi në dhjetëra telefona celularë, tha Amnesty International në një raport të publikuar më 16 dhjetor, duke cituar prova forenzike digjitale dhe dëshmi që thanë se ishin hakuar në muajt e fundit.

Në dy raste, softueri i ofruar nga kompania izraelite e mbikëqyrjes, Cellebrite DI Ltd, u përdor për të hapur telefonat, thuhet në raport.

Nuk është e qartë deri ku kanë shkuar përgjimet por dyshohet se ato janë përdorur gjerësisht. Shërbimi inteligjent shqiptar tha para disa kohësh në një raportim në Kuvend se shërbimet ruse dhe serbe ishin shumë aktive së fundmi në Shqipëri – shkruan gazeta DITA

- Publicitet -

REL ndërkohë raporton se programi spiun serb, i quajtur “NoviSpy” nga Amnesty, më pas realizoi fotografi të fshehta të pajisjeve mobile, kopjoi kontaktet dhe i ngarkoi ato në një server të kontrolluar nga qeveria, thuhet në raport.

“Në disa raste, aktivistë dhe një gazetarë raportuan shenja aktivitetesh të dyshimta në telefonat e tyre celularë menjëherë pas kontakteve me policinë dhe autoritetet e sigurisë serbe”, tha Amnesty.

Agjencia serbe e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) njoftoi më 16 dhjetor se vepron ekskluzivisht në përputhje me ligjet e Serbisë dhe se nuk mund të komentojnë “deklaratat absurde” të raportit të Amnesty.

“BIA mund vetëm të konstatojë se sensacionalizmi trivial i përmbajtjes së raportit tregon qëllimin e Amnesty International, i cili pasqyrohet në punën për interesat e disa agjencive dhe grupeve të presionit”, thuhet në reagimin e BIA-s.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë deklaroi se mjetet forenzike janë përdorur vetëm në përputhje me ligjet vendore.

“Gjithashtu, theksojmë se i njëjti mjet forenzik përdoret në mënyrë të ngjashme edhe nga policitë e tjera të botës, dhe pretendimet e raportit të Amnesty International janë absolutisht të pavërteta”, thuhet në reagimin e MPB-së serbe.

Produktet e Cellebrite përdoren gjerësisht nga forcat e zbatimit të ligjit, përfshirë FBI-në, për të zhbllokuar telefonat inteligjentë dhe për t’i hetuar për prova.

Shefi i marketingut i Cellebrite, David Gee, tha se kompania po hetonte akuzat e Amnesty.

“Nëse këto akuza janë të sakta, ato mund të përbëjnë një shkelje të marrëveshjes sonë të licencës për përdoruesit”, tha Gee për Reuters. Nëse rezulton të jetë kështu, tha Gee, Cellebrite mund ta pezullojë përdorimin e teknologjisë së saj nga autoritetet serbe.

Vendosja e softuerëve të mbikëqyrjes në pajisje “absolutisht nuk është ajo që ne bëjmë”, tha Gee. Ai shtoi se Cellebrite kishte filluar të kontaktonte zyrtarët serbë, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.

Një nga personat e përmendur nga Amnesty në raport i tha Reuters se ua kishte treguar telefonin ekspertëve forensikë digjitalë, të cilët zbuluan se programi spiun NoviSpy kishte eksportuar kontaktet e tij dhe kishte dërguar fotografi private nga pajisja e tij në një server të kontrolluar nga BIA.

Sipas Amnesty, Serbia kishte marrë pajisje për thyerjen e telefonave nga Cellebrite si pjesë e një pakete më të gjerë ndihme për të ndihmuar Serbinë të plotësojë kërkesat për integrim në Bashkimin Evropian.

Kjo paketë, e financuar nga qeveria norvegjeze dhe e administruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), iu ofrua Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga viti 2017 deri në 2021 për ta ndihmuar Serbinë në luftën kundër krimit të organizuar, thuhet në raport.

Qeveria norvegjeze e ndaloi përkohësisht dërgimin e pajisjeve të Cellebrite në Serbi në vitin 2018, tha Amnesty. Ambasada norvegjeze në Beograd gjithashtu ngriti shqetësime për programin, shtoi raporti, por UNOPS-i përfundimisht dorëzoi pajisjet në qershor të vitit 2019.

“Pretendimet e bëra në raport janë alarmante dhe, nëse janë të sakta, të papranueshme”, tha zëvendësministrja e jashtme e Norvegjisë, Maria Varteressian, për Reuters. “Ne do të takohemi me autoritetet serbe si dhe me UNOPS-in më vonë këtë muaj për të marrë informacion të mëtejshëm mbi çështjen”.

“Ne presim që UNOPS të hetojë akuzat”, shtoi ajo.

UNOPS tha në një deklaratë se mirëpriste raportin e Amnesty dhe tha se, që nga viti 2017, agjencia kishte “forcuar më tej mekanizmat për të vlerësuar dhe zbutur efektet e mundshme negative”. Agjencia nuk dha detaje mbi këto masa – shkruan REL.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh says:
    December 17, 2024 at 7:53 am

    Sherbimi sekret serb ke do pergjoje ne Shqiperi, Edi Ramen per te cilin gazetat gjermane kane shkruar se “Edi Rama eshte kryeministri me i mire qe Serbia ka patur ne Tirane qe nga koha e Pashiqit (1913)..”?
    Edi Ramen do pergjoje sherbimi sekret serb qe eshte i pari kryeminister shqiptar pas 70 vitesh qe shko ne Beograd, e kur? Fill pas asaj ndeshjes skandaloze Serbi-Shqiperi ku lojtaret tane u nxorren me shkelma nga fusha!
    Rilindjen e Rames do pergjoje sherbimi sekret serb qe eshte ne nje gjatesi vale ne sulme mediatike kunder Albin Kurtit njesoj si gazetat e mediat e Beogradit?
    Ca si zor pra, megjithate edhe ne pergjofte ai sherbimi serb ate e ben qe mos ti prishet ky relacion i shkelqyer qe ka me kete Rilindje te Rames. Kushdo te vije ne pushtet perpos kesaj Rilindje, e pamundur te gjendet per Beogradin nje pushtet me i vyer ketu ne Tirane.

    Reply
  • Phoenix says:
    December 17, 2024 at 8:39 am

    Te gjithe telefonat e prodhuar nga 2022-i e pas jane te pergjueshem. Kjo, sepse teknologjia eshte e inkorporuar te mikroprocesori i telefonit qe nga fabrika qe e ka prodhuar. Ju a shesin si Inteligjence Artificiale per gjoja ndihmuar perdoruesin. Procesoret kane te inkorporuar nje njesi e cila quhet AI NPU ( Neural Processing Unit ), i cili analizon dhe regjistron c’do veprim, foto, ze e video qe beni me telefonn, me pike e me presje. Paguani nje qerre me para, per te blere nje spiun personal. Keshtu qe ate qe ndoshta ka bere Serbia ne kete rast, e bejne te gjithe 24 me 7 sidomos Google, Facebook, Insta, Apple, Amazon etj etj.

    Reply
  • XYZ says:
    December 17, 2024 at 8:48 am

    Kjo eshte propaganda para zgjedhjeve .Sherbimi serb eshte cdo kundi ne Tirane ,ai mbron Ramsin nga shqiptaret mos po i ndadhe dicke.Ramsi eshte kryeministri me i mire jo vetem per serbet,por edhe per maqedonet,malazezet,per greket te mos flasim.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 20, 2024 at 7:09 pm

    Mbrojtja nga aleati strategjik kryesor eshte e domosdoshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?