Qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë “Air Albania” pas vështirësive financiare dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj.
Media e njohur ndërkombëtare “AeroTelegraph”, me bazë në Zvicër e raporton këtë, duke bërë me dije se bëhet fjalë për 100 milionë euro detyrime të papaguara nga kompania, përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin, shërbimin e ushqimit etj.
Sipas medias, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë përsipër të paguajë rreth 35 milionë euro për të shmangur procedurat ligjore.
“Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale.
Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë.

Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë. Air Albania ndërpreu operacionet afërsisht shtatë muaj më parë, pasi autoriteti i aviacionit pezulloi licencën e saj. Kompania ajrore është aktualisht në likuidim.”, thuhet në artikullin e medias së huaj.
Pak muaj më parë Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë pezulloi aktivitetin e “Air Albania” për shkak të shkeljeve kontraktore. Pas këtij vendimi, disa aeroporte ndërprenë shërbimet për kompaninë dhe kontraktorët bllokuan avionët e dhënë me qira.
j.l./ dita

Kur ke miq ha fiq
E keqja nuk eshte pagesa e ketij deshtimi, por se ky nuk eshte deshtimi i fundit. Deri kur keshtu . . .?
Ja dhe “sihariqi” i rradhes i kesaj qeverisje te diskretituar ne c’do aspekt qeverises Rama : do shtrengoje serish rripin e ekonomise rrenuar te shqiptareve duke paguar ato 100 milion Euro detyrime te pa paguara, apo te vjedhura me sakte se kot nuk e merr persiper kjo qeverisje ate fature, te Air Albania.
I ka harxhuar vete varra vingo neper bote me lasgushin me petrushin,Le ti paguaje nga xhepi vet,jo nga xhepi shtetit.
I trembet Gjyqeve Nderkombetare,se i ka humbur te tera 100%.
Ne gjykatat Nderkombetare nuk ja njohin IMUNITETIN PARLAMENTAR,.S`ka Belinda ne Strasburg.
po dole Hajdut ne Strasburg,mbaje sa te duash etiketen kryeministr,Nuk te ben pune.Shpallesh Hajdut kryeminister.Do paguash se s`ben cfare ke vjedhur.
T’marresh per siper borxher e kompanis Air Albania, do t’thote qe je pjese e kesaj grabitje, apo anarshie brenda lloit. Mjaft me grabitjen e taksapaguesve per luksin e cfrenuar te ramadurolubis. C’do mashtrim e grabitje me fuqin e pushteteve, vetem se ju shton hallkat zinxhirit t’varur tashme ne duart tyaja te tejperlyera me lumin e korrupsionit ne dit e vite. Koha juaj perendoj
Po biletat qe kishim prere a do te na kethehen
T’marresh per siper borxher e kompanis Air Albania, do t’thote qe je pjese e kesaj grabitje, apo anarshie brenda lloit. Mjaft me grabitjen e taksapaguesve per luksin e cfrenuar te ramadurolubis. C’do mashtrim e grabitje me fuqin e pushteteve, vetem se ju shton hallkat zinxhirit t’varur tashme ne duart tyaja te tejperlyera me lumin e korrupsionit ne dit e vite. Koha juaj perendoj
1 miliarde na kushtoi bordi i servilizmit
KAFKAT E RRUARA NE GIOTONE!
Maria Antonietes ,mbretereshes se Frances,i shkoi koka ne GIOTONE se u tall me protestiesit qe kerkonin BUKE:
PSE nuk Jane BRIOSH!?
Sllobodankat e serb Salise dhe Linda e psiko Bojaxhine 35 Vjet tallen me POPULLIN qe kerkojne BUKE:
PSE nuk Jane ne vend te BUKES- BATUTA KAPS- BETON-BERISHE-BATON-BEOGRAD-BALLI-BLUSHA-BOJAXHI- BLEDI…FEV ZIIIIII !?
Ore xha temja ca thot per kte
Apo nuk ia rrok truni kto tema
Moooossss….
Si do ti bëhet, me emrin e stadiumit
“Air Albania”?….
Apo s’ka gjë. I fusim një “Air Albania 100.000.000€“ mbrapa, dhe çdo gjë OK!….
Popull i vdekur.
Po mund te jete shteti shqiptar si bashke-pronar ose ka neshkruar shteti si garantor ne ndonje marreveshje financiare. Shkurt muhabeti ska nga luan bythen.
100 ketu, 100 atje, 880 para dy javeve, e beri grope ate te shkret buxhet. Nuk e kuptoj kush jane ate idiote qe i financojne borxhin shteteror. Sic e ka nisur si Sudja do perfundoj.
Si ka mundësi vjedhje hapur fare në mes të dites, dhe ky popull nuk reagon? Këta duhen dënuar të gjithë si tradhëtarë duhet t’u merret çdo qindarkë e vjedhur si nga e majta edhe nga e djathtë sepse vjedhin bashkë.