Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ajo që pritej po ndodh…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ajo që pritej po ndodh…
Lajmi i fundit

Ajo që pritej po ndodh…

Published: October 18, 2026
Shpërndaje

Prof. Përparim Kabo

Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos, tani pakënaqësia ushqen protestimin mbarë popullor në të gjithë atdheun.

Hedonizmi aventurier, grabitja e llahtarshme e pasurive kombëtare nga një grusht njerëzish pranë dhe në pushtet, vjedhja e pronës publike dhe asaj private të qytetarit, zhvillimi ekonomik i munguar, shkatërrimi i tregut të prodhimit vendas, ç’popullimi i territoreve të tëra, hilet me investitorë stradegjikë dhe paketën e maleve, ligji vllavrasës 7501, arsimi dhe shëndetësia me investime mjerane, dhe nga ana tjetër jeta lluksoze e qeveritarëve dhe e fëmijëve të tyre bejnë kontrastin therrës.

- Publicitet -

U besua që nga 2016 kur u votua paketa antikorrupsion se organet e reja të sistemit të drejtësisë do bënin pastrimin ligjor të klasës politike, por kjo nuk ndodhi. Ndryshimet janê minimale dhe me sfond të dyshimtë të interesave të errëta.

Shumica parlamentare me arrogancë dhe fodullëk e ka kthyer aprovimin e ndryshimeve ligjore në një formalitet procedure, ndërsa opozita bashkëshoqëron kundërshtimin e hapur me bashkëpunim të individëve të saj për interesa tregu me pozitën. Të dy palët janë të humbur.

Gjendja e sotme e pakënaqësisë masive është një histori e vetme 35 vjeçare. Nuk ka politikan me jetë normale, të gjithë janë shumë të pasur nga bizneset jo nga paga. Popullit i lanë varfërinë, pasigurinë për jetën dhe ikjen nga sytë këmbët.

Qeveria aktuale hiqet se blenë modernitetin por nuk ka garantuar normalitetin, garancitë sociale të jetës. Reforma administrative territoriale është shprehje e përqëndrimit të pushtetit në pak duar, veçse kjo gjendje shpreh krizë të thellë në qeverisje. Sa më shumë pushtet në pak duar, po aq shumë mungese sovraniteti të deleguar për popullin. Pushteti nuk është forcë administrative, por marrje përsipër i të qenit shërbenjës publik.

Protesta me futjen e studentëve morri përmasa të një uragani shoqëror. Ajo nuk ndalet sepse shpreh idealin më të lartë, dashurinë për atdheun, për një Shqipêri të denjë me qytetarë të respektuar ekonomikisht në dinjitetin njerëzorë. Çfarë duhen vinçat dhe ndërtimet ngado kur të rinjtë edhe në dy jetë nuk e blejnë dot atë shtëpi banimi. Pa punë të garantuar, pa shtëpi , çfarë mbetet si zgjidhje? Ikja.

Por ja studentët nuk duan më të ikin, ata duan atdheun e tyre që politika e kthehu në treg dhe po don me e tregëtu.

Protestës iu vesh edhe shpagimi i verrbër me zjarre dhe thyerje. Kryesisht nga adoleshentë nga familjet e këputura, të cilat nuk i mirërrisin dot fëmijët jo se nuk duan, por se nuk munden. Veçse edhe ata janë pjesë e shoqërisë sonë, fatkeqësia e tyre është përgjegjësi mbarë shoqërore.

Vërtet ata kanë shkaktuar dëme në objektet urbane dhe aktivitete private, por dëmi më i madhë është motivimi i tyre për t’i bërë ato veprime. Ata janë rritur pa fëmijëri, pa kinema, pa teatër kukullash, pa cirk, pa rrethe jashtëshkollore, pa kampe pushimesh. Demokracia pushtetore atyre iu la liri vetëm rrugën dhe veset e saj.

Policia e ka humbur qetësinë, është nën trysninë e urdhërit dhe ndeshjen me shkelêsit, porse dhuna ndaj një të pambrojturi nuk të bën polici të rendit. Mjaft zbatuat urdhëra që ju shpien në veprime të pakontrolluara , ju jeni shqiptarë , jeni familjarë dhe disa prej jush edhe prindër. Bashkohuni me protestuesit paqësorë sepse dalja nga ky sistem hajnash është edhe në të mirën e fëmijëve tuaj.

Në historinë e ndryshimit do hyj ai deputet, që i pari do largohet nga parlamenti duke hequr dorë nga mandati. Eshtë koha për një qeveri tranzitore, dhe nisjen e ribërjes së demokracisë funksionale, me mirqënie dhe shërbime publike dinjitoze.

Shqipëria (dhe fati e ecuria e saj) nuk është e pilitikanëve por e shqiptarëve.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse duhet të largohet…
  • Ajo që pritej po ndodh…
  • 141 pedagogë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare
  • Përleshjet përhapen nëpër Tiranë, ndjekje këmba-këmbës në rrugët e kryeqytetit
  • Hita: Dhjetë efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3

Komentet e Fundit

  1. Skypion on A ka refuzuar Rama dy propozime për tërheqje nga Berlini e Vjena gjatë orëve të fundit
  2. Nudisti Rama on A ka refuzuar Rama dy propozime për tërheqje nga Berlini e Vjena gjatë orëve të fundit
  3. Vlora 97 on A ka refuzuar Rama dy propozime për tërheqje nga Berlini e Vjena gjatë orëve të fundit
  4. Për Etemin dhe pensionistat si Etemi on Anulimi i vizitës në Austri, oferta për azil politik dhe largim pa pasoja penale nga pushteti
  5. Asllan on Anulimi i vizitës në Austri, oferta për azil politik dhe largim pa pasoja penale nga pushteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?